Hadith nr.985

Libri Rijadus Salihin

Kategoria TEKBIRET E UDHËTARIT NËPËR KODRINA DHE FALËNDERIMI NËPËR RRAFSHINA SI DHE NDALIMI I NGRITJES SË TEPËRT TË ZËRIT GJATË TEKBIREVE

Hadithi 985 Ebu Hurejra r.a. tregon se një njeri ka thënë: “O i Dërguari i All-llahut, kam ndërmend të udhëtoj, prandaj më porosit diçka.” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. i tha: “Të porosis takuallukun (frikën nga All-llahu) dhe të marrësh tekbire në çdo kodrinë.” Pasi njeriu shkoi, Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. tha: “O Zoti im, shkurtoja largësinë dhe lehtësoja udhëtimin!”

(Transmeton Tirmidhiu dhe thotë hadith hasen)