Surja Fexhr indeksuar me numër 89 , numri i ajeteve
30
1
Pasha agimin!
WEL-FEXHRI
2
Pasha dhjetë netët!
WE LEJALIN ‘ASHRIN
3
Pasha çiftin dhe pasha tekun!
WE ESH-SHEF’I WEL-WETRI
4
Pasha natën që shkon!
WEL-LEJLI ‘IDHA JESRI
5
A janë këto betime për të mençurin?
HEL FI DHALIKE KASEMUN LIDHI HIXHRIN
6
A nuk e di ti se ç'bëri Zoti yt me Ad-in?
‘ELEM TERE KEJFE FE’ALE REBBUKE BI’ADIN
7
Me banorët e Iremit me ndërtesa të larta?
‘IREME DHATIL-’IMADI
8
Që si ata (populli Ad) nuk është krijuar askush në tokë!
ELLETI LEM JUHLEK MITHLUHA FIL-BILADI
9
Dhe me Themudin, të cilët shpuan shkëmbinj në luginën (kura),
WE THEMUDEL-LEDHINE XHABU ES-SEHRE BIL-WADI
10
Dhe me faraonin i fortifikuar me tenda (ushtarake)!
WE FIR’AWNE DHIL-’EWTADI
11
Të cilët e tepruan me krime në tokë.
EL-LEDHINE TEGAW FIL-BILADI
12
Dhe në të shtuan shkatërrimin.
FE’EKTHERU FIHAL-FESADE
13
E All-llahu kundër tyre lëshoi lloj-lloj dënimesh.
FESEBBE ‘ALEJHIM REBBUKE SEWTE ‘ADHABIN
14
Pse Zoti yt është që përcjell (u rri në pritë).
‘INNE REBBEKE LEBIALMIRSADI
15
E njeriu, kur e sprovon Zoti i tij, e nderon dhe e begaton, ai thotë: "Zoti im më ka nderuar!"
FE’EMMAL-’INSANU ‘IDHA MA EBTELAHU REBBUHU FE’EKREMEHU WE NA’’AMEHU FEJEKULU RABBI ‘EKREMENI
16
Por, kur për ta sprovuar ia pakëson furnizimin (e varfëron), ai thotë: "Zoti im më ka nënçmuar!"
WE ‘EMMA ‘IDHA MA EBTELAHU FEKADERE ‘ALEJHI RIZKAHU FEJEKULU RABBI ‘EHANENI
17
Jo, nuk është ashtu! Por (punoni edhe më zi) ju nuk përfillnit bonjakun,
KELLA BEL LA TUKRIMUNEL-JETIME
18
Nuk cytni njëri-tjetrin për ta ushqyer të varfërin,
WE LA TEHADDUNE ‘ALA TA’AMIL-MISKINI
19
Dhe ju e hani me të madhe trashëgimin (pa drejtë).
WE TE’KULUNET-TURATHE ‘EKLÆN LEMMÆN
20
Dhe pasurinë e doni së tepërmi.
WE TUHIBBUNEL-MALE HUBBÆN XHEMMÆN
21
Jo, mosni ashtu! Kur të dridhet toka njëpasnjëshëm!
KELLA ‘IDHA DUKKETIL-’ERDU DEKKÆN DEKKÆN
22
Dhe kur të vijë Zoti yt dhe engjëjt qëndrojnë radhë-radhë!
WE XHA’E REBBUKE WEL-MELEKU SEFFÆN SEFFÆN
23
Dhe atë ditë sillet xhehennemi, e atëherë njeriut i bie në mend, e prej nga atij përkujtimi?
WE XHI’E JEWME’IDHIN BIXHEHENNEME JEWME’IDHIN JETEDHEKKERUL-’INSANU WE ‘ENNA LEHU EDH-DHIKRA
24
E thotë: "Ah, i gjori unë, sikur të isha parapërgatitur për jetën time!"
JEKULU JA LEJTENI KADDEMTU LIHEJATI
25
Atë ditë askush nuk mund të dënojë si Ai.
FEJEWME’IDHIN LA JU’ADHDHIBU ‘ADHABEHU ‘EHEDUN
26
Dhe askush si Ai nuk mund të lidhë me pranga.
WE LA JUTHIKU WETHAKAHU ‘EHEDUN
27
O ti shpirt i bindur plotësisht!
JA ‘EJJETUHA EN-NEFSUL-MUTME’INNETU
28
Kthehu te Zoti yt i vetëkënaqur e i pranuar!
ERXHI’I ‘ILA RABBIKI RADIJETEN MERDIJETEN
29
Hyn në turmën e robërve të Mi!
FADHULI FI ‘IBADI
30
Dhe hyn në xhennetin Tim!
WE EDHULI XHENNETI