Surja Ala indeksuar me numër 87 , numri i ajeteve 19
1 Madhëroje larg të metave Zotin tënd, më të lartësuarin!
SEBBIHI ESME RABBIKEL-’A’LA
2 I cili krijoi dhe përsosi,
EL-LEDHI HALEKA FESEWWA
3 Dhe i cili përcaktoi e orientoi,
WEL-LEDHI KADDERE FEHEDA
4 Dhe i cili mundësoi mbirjen e kullosës.
WEL-LEDHI ‘EHREXHEL-MER’A
5 E pastaj atë e bëri mbeturinë të zezë.
FEXHE’ALEHU GUTHA’EN ‘EHWA
6 Ne do ta lexojmë ty e nuk do të harrosh (Kur'anin).
SENUKRI’UKE FELA TENSA
7 Përveç asaj që All-llahu dëshiron. Ai e di të haptën e të fshehtën.
‘ILLA MA SHA’EL-LAHU ‘INNEHU JA’LEMUL-XHEHRE WE MA JEHFA
8 Dhe Ne do të drejtojmë ty në më të lehtën.
WE NUJESSIRUKE LILJUSRA
9 E ti këshillo aty ku këshilla bën dobi.
FEDHEKKIR ‘IN NEFE’ATI EDH-DHIKRA
10 Do të këshillohet ai që ka frikë,
SEJEDHDHEKKERU MEN JEHSHA
11 E do t'i shmanget asaj, ai që është shumë i keq,
WE JETEXHENNEBUHAL-’ESHKA
12 I cili do të hyjë në zjarrin e madh.
EL-LEDHI JESLA EN-NAREL-KUBRA
13 Dhe aty as nuk do të vdesë, as nuk do të jetojë.
THUMME LA JEMUTU FIHA WE LA JEHJA
14 Ka shpëtuar ai që është pastruar.
KAD ‘EFLEHE MEN TEZEKKA
15 Që e përkujton madhërinë e Zotit të vet dhe falet.
WE DHEKERE ESME RABBIHI FESELLA
16 Po ju po i jepni përparësi jetës së kësaj bote,
BEL TU’UTHIRUNEL-HEJÆTE ED-DUNJA
17 E dihet se jeta e botës tjetër është më e dobishme dhe e përjetshme.
WEL-’AHIRETU HAJRUN WE ‘EBKA
18 Vërtet, kjo (këshillë) gjendej edhe në broshurat e para:
‘INNE HADHA LEFI ES-SUHUFIL-’ULA
19 Në broshurat e Ibrahimit dhe të Musait.
SUHUFI ‘IBRAHIME WE MUSA