Surja Buruxh indeksuar me numër 85 , numri i ajeteve 22
1 Pasha qiellin me plot yje,
WE ES-SEMA’I DHATIL-BURUXHI
2 Pasha ditën e premtuar,
WEL-JEWMIL-MEW’UDI
3 Pasha atë që dëshmon dhe atë që dëshmohet!
WE SHAHIDIN WE MESH/HUDIN
4 Mallkuar qofshin ata të zotët e hendeqeve,
KUTILE ‘ESHABUL-’UHDUDI
5 Të zjarrit me plot lëndë djegëse,
EN-NARI DHATIL-WEKUDI
6 Kur ata rrinin ulur rreth tij,
‘IDH HUM ‘ALEJHA KU’UDUN
7 Dhe dëshmonin atë që bënin me besimtarët.
WE HUM ‘ALA MA JEF’ALUNE BIL-MU’UMININE SHUHUDUN
8 E nuk patën pse t'i urrejnë, përveç që e besuan All-llahun, ngadhënjyesin, të lavdëruarin,
WE MA NEKAMU MINHUM ‘ILLA ‘EN JU’UMINU BILLAHIL-’AZIZIL-HEMIDI
9 Të cilit i takon sundimi i qiejve e i tokës; e All-llahu është dëshmitar i çdo sendi.
EL-LEDHI LEHU MULKU ES-SEMAWATI WEL-’ERDI WEL-LAHU ‘ALA KULLI SHEJ’IN SHEHIDUN
10 Është e sigurt se ata që i sprovuan besimtarët dhe besimtaret dhe nuk u penduan, ata kanë dënimin e xhehennemit dhe dënimin e djegies.
‘INNEL-LEDHINE FETENUL-MU’UMININE WEL-MU’UMINATI THUMME LEM JETUBU FELEHUM ‘ADHABU XHEHENNEME WE LEHUM ‘ADHABUL-HERIKI
11 Ata që besuan dhe bënë vepra të mira, ata kanë xhennete nën të cilët burojnë lumenj, e ai është suksesi më i madh.
‘INNEL-LEDHINE ‘AMENU WE ‘AMILU ES-SALIHATI LEHUM XHENNATUN TEXHRI MIN TEHTIHAL-’ENHARU DHALIKEL-FEWZUL-KEBIRU
12 Është e vërtetë se goditja e Zotit tënd është e fortë.
‘INNE BETSHE RABBIKE LESHEDIDUN
13 Në të vërtetë, Ai është që e fillon (krijimin) dhe e rikthen.
‘INNEHU HUWE JUBDI’U WE JU’IDU
14 Ai është që falë mëkatet, është i dashur.
WE HUWEL-GAFURUL-WEDUDU
15 Është i zoti i Arshit të madhëruar!
DHUL-’ARSHIL-MEXHIDU
16 E punon atë që dëshiron.
FA’’ALUN LIMA JURIDU
17 A të ka ardhur ty lajmi i ushtrive,
HEL ‘ETAKE HEDITHUL-XHUNUDI
18 Të faraonit dhe të Themudit?
FIR’AWNE WE THEMUDE
19 Por, këta që mohuan (idhujtarët), vazhdojnë me gënjeshtër.
BELIL-LEDHINE KEFERU FI TEKDHIBIN
20 Po All-llahu ata i ka rrethuar (nuk mund t'i shpëtojnë)!
WEL-LAHU MIN WERA’IHIM MUHITUN
21 Përkundrazi, (ata që gënjejnë), ai është Kur'an i famshëm.
BEL HUWE KUR’ANUN MEXHIDUN
22 Në një pllakë të ruajtur mirë (në Levhi Mahfudhë).
FI LEWHIN MEHFUDHIN