Surja Mutafifin indeksuar me numër 83 , numri i ajeteve 36
1 Të mjerët ata që mangu masin e peshojnë.
WEJLUN LILMUTEFFIFINE
2 Ata që kur matin prej njerëzve, për vete e plotësojnë,
EL-LEDHINE ‘IDHA EKTALU ‘ALA EN-NASI JESTEWFUNE
3 E kur u matin të tjerëve ose u peshojnë, u lënë mangu.
WE ‘IDHA KALUHUM ‘EW WEZENUHUM JUHSIRUNE
4 A nuk e dinë të tillët se kanë për t'u ringjallur?
‘ELA JEDHUNNU ‘ULE’IKE ‘ENNEHUM MEB’UTHUNE
5 Në një ditë të madhe,
LIJEWMIN ‘ADHIMIN
6 Në ditën kur njerëzit ngrihen (prej varrezave) për të dalë para Zotit të botëve.
JEWME JEKUMU EN-NASU LIREBBIL-’ALEMINE
7 Jo, të mos rrini gafil! Se shënimet e veprave të mëkatarëve janë në Sixhxhin (në një libër shënimesh të të këqijave më të dëmshme).
KELLA ‘INNE KITABEL-FUXHXHARI LEFI SIXHXHININ
8 E, ku e di ti se ç'është Sixhxhin-i?
WE MA ‘EDRAKE MA SIXHXHINUN
9 Ai është një libër i qendisur (në një qeli në fund të burgut).
KITABUN MERKUMUN
10 Atë ditë është shkatërrimi për gënjeshtarët.
WEJLUN JEWME’IDHIN LILMUKEDHDHIBINE
11 Të cilët nuk e besojnë ditën e përgjegjësisë.
EL-LEDHINE JUKEDHDHIBUNE BIJEWMI ED-DINI
12 E atë ditë nuk e mohon kush, përveç atij që ka sharruar tepër në mosbesim e në punë të këqija.
WE MA JUKEDHDHIBU BIHI ‘ILLA KULLU MU’TEDIN ‘ETHIMIN
13 E që kur i lexohen atij argumentet Tona, thotë: "Legjenda të të parëve!"
‘IDHA TUTLA ‘ALEJHI ‘AJATUNA KALE ‘ESATIRUL-’EWWELINE
14 Jo, nuk është ashtu! Por të këqijat që i punuan, zemrat e tyre ua mbuluan.
KELLA BEL RANE ‘ALA KULUBIHIM MA KANU JEKSIBUNE
15 Jo dhe Jo! Atë ditë do të jenë të penguar prej (ta shohin) Zotit të tyre.
KELLA ‘INNEHUM ‘AN RABBIHIM JEWME’IDHIN LEMEHXHUBUNE
16 Pastaj ata do të hyjnë në xhehennem.
THUMME ‘INNEHUM LESALUL-XHEHIMI
17 Dhe do t'u thuhet: "Ky është ai të cilin e keni përgënjeshtruar!"
THUMME JUKALU HADHAL-LEDHI KUNTUM BIHI TUKEDHDHIBUNE
18 Jo, nuk janë të njëjtë! Se libri i të mirave gjendet në Il-lijjinë!
KELLA ‘INNE KITABEL-’EBRARI LEFI ‘ILLIJINE
19 E ku e di ti se çka është Il-lijjuni?
WE MA ‘EDRAKE MA ‘ILLIJUNE
20 Është një libër i qendisur qartë.
KITABUN MERKUMUN
21 Të cilin e dëshmojnë engjëjt që janë më të afërmit.
JESH/HEDUHUL-MUKARREBUNE
22 E s'ka dyshim se vepërmirët janë në përjetime e kënaqësi (në xhennet).
‘INNEL-’EBRARE LEFI NA’IMIN
23 Të mbështetur në kolltukë vështrojnë.
‘ALEL-’ERA’IKI JENDHURUNE
24 Në fytyrat e tyre mund të kuptosh kënaqësinë e përjetimeve.
TA’RIFU FI WUXHUHIHIM NEDRETE EN-NA’IMI
25 U jepet të pijnë pije në enë të mbyllura.
JUSKAWNE MIN REHIKIN MEHTUMIN
26 Pije që në fund asaj i vjen era misk! E për shpërblim të tillë le të garojnë ata që lakmojnë të mirën.
HITAMUHU MISKUN WE FI DHALIKE FELJETENAFESIL-MUTENAFISUNE
27 Dhe përzierja e asaj pije është me tesnim (uji më i mirë).
WE MIZAXHUHU MIN TESNIMIN
28 Krua nga i cili do të pijnë më të afërmit e Zotit.
‘AJNÆN JESHREBU BIHAL-MUKARREBUNE
29 Mëkatarët ishin ata të cilët i përqeshnin ata që besuan.
‘INNEL-LEDHINE ‘EXHREMU KANU MINEL-LEDHINE ‘AMENU JEDHEKUNE
30 Dhe kur kalonin (besimtarët) pranë tyre (idhujtarëve), ata ia bënin me sy njëri-tjetrit.
WE ‘IDHA MERRU BIHIM JETEGAMEZUNE
31 E kur ktheheshin te familjet e veta, ktheheshin të kënaqur.
WE ‘IDHA ENKALEBU ‘ILA ‘EHLIHIMU ENKALEBU FEKIHINE
32 Dhe kur i shihnin ata (besimtarët), thoshnin: "S'ka dyshim se këta (besimtarët) janë të humbur!"
WE ‘IDHA RE’EWHUM KALU ‘INNE HA’UULA’ LEDALLUNE
33 Po Ne, nuk i caktuam ata (idhujtarët) si roje të atyre (besimtarëve).
WE MA ‘URSILU ‘ALEJHIM HAFIDHINE
34 E sot, (në ditën e gjykimit), ata që besuan do të tallen me jobesimtarët.
FALJEWMEL-LEDHINE ‘AMENU MINEL-KUFFARI JEDHEKUNE
35 Duke qëndruar të mbështetur (besimtarët) në kolltukë e duke shikuar.
‘ALEL-’ERA’IKI JENDHURUNE
36 A thua a u shpërblyen jobesimtarët për atë që punuan? (Po)
HEL THUWIBEL-KUFFARU MA KANU JEF’ALUNE