Surja Infitar indeksuar me numër 82 , numri i ajeteve
19
1
E kur të çahet qielli.

‘IDHA ES-SEMA’U ENFETERET
2
Dhe kur të shkapërderdhen yjet.

WE ‘IDHAL-KEWAKIBU ENTETHERET
3
Dhe kur të përzihen detet.

WE ‘IDHAL-BIHARU FUXHXHIRET
4
Dhe kur të trazohen varret.

WE ‘IDHAL-KUBURU BU’THIRET
5
Atëbotë secili njeri e din se çka ka punuar dhe çka ka lënë prapa!

‘ALIMET NEFSUN MA KADDEMET WE ‘EHHARET
6
O ti njeri, po ç'të mashtroi ty kundrejt Zotit tënd që është bujar e i urtë?

JA ‘EJJUHAL-’INSANU MA GARREKE BIREBBIKEL-KERIMI
7
I cili të krijoi, të përsosi dhe të drejtoi.

EL-LEDHI HALEKAKE FESEWWAKE FE’ADELEKE
8
Të formësoi në formën që Ai dëshiroi!

FI ‘EJJI SURETIN MA SHA’E REKKEBEKE
9
Jo, nuk është ashtu. Ju përgënjeshtroni ditën e përgjegjësisë.

KELLA BEL TUKEDHDHIBUNE BID-DINI
10
Kurse ndaj jush kanë përcjellësit!

WE ‘INNE ‘ALEJKUM LEHAFIDHINE
11
Janë shkrues të ndershëm te All-llahu.

KIRAMÆN KATIBINE
12
Ata e dinë se çka punoni.

JA’LEMUNE MA TEF’ALUNE
13
E s'ka dyshim se të mirët janë në kënaqësinë e përjetimeve (në xhennet).

‘INNEL-’EBRARE LEFI NA’IMIN
14
Dhe se mëkatarët janë në xhehennem.

WE ‘INNEL-FUXHXHARE LEFI XHEHIMIN
15
Aty futen ata ditën e gjykimit (të cilën nuk e besonin).

JESLEWNEHA JEWME ED-DINI
16
Dhe nuk kanë të larguar prej tij.

WE MA HUM ‘ANHA BIGA’IBINE
17
E ç'të mësoi ty se ç'është dita e gjykimit?

WE MA ‘EDRAKE MA JEWMU ED-DINI
18
Përsëri, ç'të mësoi ty se ç'është dita e gjykimit?

THUMME MA ‘EDRAKE MA JEWMU ED-DINI
19
Është dita kur askush, askujt nuk do të mund t'i ndihmojë asgjë; atë ditë e tërë çështja i takon vetëm All-llahut!

JEWME LA TEMLIKU NEFSUN LINEFSIN SHEJ’ÆN WEL-’EMRU JEWME’IDHIN LILLAHI