Surja Abese indeksuar me numër 80 , numri i ajeteve 42
1 Ai vrenjti (fytyrën) dhe u kthye.
‘ABESE WE TEWELLA
2 Ngase atij i erdhi i verbëri.
‘EN XHA’EHUL-’A’MA
3 E ku mund ta dish ti, ndoshta ai do të pastrohet.
WE MA JUDRIKE LE’ALLEHU JEZZEKKA
4 Apo do të këshillohet dhe këshilla do t'i bëjë dobi!
‘EW JEDHDHEKKERU FETENFE’AHU EDH-DHIKRA
5 E ai që nuk ndien nevojë (për Zotin) pse ka pasuri,
‘EMMA MENI ESTEGNA
6 Ti atij i vë veshin (i drejtohesh)!
FE’ENTE LEHU TESEDDA
7 Po ti nuk ke përgjegjësi, pse ai nuk pastrohet.
WE MA ‘ALEJKE ‘ELLA JEZZEKKA
8 Ndërsa ai që nxiton dhe vjen te ti,
WE ‘EMMA MEN XHA’EKE JES’A
9 Dhe meqë ai frikësohet,
WE HUWE JEHSHA
10 E ti nuk e zë asgjë (dhe nuk ia vë veshin fjalës së tij),
FE’ENTE ‘ANHU TELEHHA
11 Jo ashtu! Në të vërtetë këto janë këshilla.
KELLA ‘INNEHA TEDHKIRETUN
12 Kush do të merrë mësim nga kjo (nga Kur'ani).
FEMEN SHA’E DHEKEREHU
13 Është këshillë në fletë të çmueshme.
FI SUHUFIN MUKERREMETIN
14 Me vlerë të lartë e të ruajtur.
MERFU’ATIN MUTEHHERETIN
15 Në duar të udhëtuesve (engjëjve udhëtues mes All-llahut e njerëzve).
BI’EJDI SEFERETIN
16 Të nderuar e të ruajtur.
KIRAMIN BERERETIN
17 Qoftë mallkuar njeriu, sa mohues i fortë është ai!
KUTILEL-’INSANU MA ‘EKFEREHU
18 Po prej çkafi e krijoi Ai atë?
MIN ‘EJJI SHEJ’IN HALEKAHU
19 Atë e krijoi prej një pike uji dhe e përgatiti.
MIN NUTFETIN HALEKAHU FEKADDEREHU
20 Pastaj atij ia lehtësoi rrugën.
THUMME ES-SEBILE JESSEREHU
21 Mandej atë e bëri të vdesë dhe atij i bëri varr (të varroset).
THUMME ‘EMATEHU FE’EKBEREHU
22 Pastaj kur të dojë Ai e ringjallë atë.
THUMME ‘IDHA SHA’E ‘ENSHEREHU
23 Jo! Ai nuk zbatoi atë që urdhëroi Ai.
KELLA LEMMA JEKDI MA ‘EMEREHU
24 Njeriu le të shikoje ushqimin e vet.
FELJENDHURIL-’INSANU ‘ILA TA’AMIHI
25 Ne lëshuam shi të mjaftueshëm.
‘ENNA SEBEBNAL-MA’E SEBBÆN
26 Pastaj e çamë tokën sipas nevojës së bimës,
THUMME SHEKAKNAL-’ERDE SHEKKÆN
27 Dhe bëmë që në të të mbijnë drithëra
FE’ENBETNA FIHA HEBBÆN
28 Edhe rrush e perime,
WE ‘INEBÆN WE KADBÆN
29 Edhe ullinj e hurma,
WE ZEJTUNÆN WE NEHLÆN
30 Edhe kopshte të dendura,
WE HEDA’IKA GULBÆN
31 Dhe pemë e kullosa.
WE FAKIHETEN WE ‘EBBÆN
32 Si mjete gjallërimi për ju dhe për bagëtinë tuaj.
META’ÆN LEKUM WE LI’EN’AMIKUM
33 E kur të vijë ushtima (krisma e kijametit);
FE’IDHA XHA’ETI ES-SAHHATU
34 Atë ditë njeriu ikën prej vëllait të vet,
JEWME JEFIRRUL-MER’U MIN ‘EHIHI
35 Prej nënës dhe prej babait të vet,
WE ‘UMMIHI WE ‘EBIHI
36 Prej gruas dhe prej fëmijëve të vet.
WE SAHIBETIHI WE BENIHI
37 Atë ditë secilit njeri i mjafton çështja e vet.
LIKULLI EMRI’IN MINHUM JEWME’IDHIN SHE’NUN JUGNIHI
38 Atë ditë do të ketë fytyra të shndritura,
WUXHUHUN JEWME’IDHIN MUSFIRETUN
39 Të buzëqeshura e të gëzuara.
DAHIKETUN MUSTEBSHIRETUN
40 Atë ditë do të ketë edhe fytyra të pluhëruara,
WE WUXHUHUN JEWME’IDHIN ‘ALEJHA GABERETUN
41 Që i ka mbuluar errësira e zezë,
TERHEKUHA KATERETUN
42 E të tillët janë ata mohuesit, mëkatarët.
‘ULA’IKE HUMUL-KEFERETUL-FEXHERETU