Surja Nebe indeksuar me numër 78 , numri i ajeteve 40
1 Për çka ata i bëjnë pyetje njëri-tjetrit?
‘AMME JETESA’ELUNE
2 Për lajmin e madh e tronditës.
‘ANI EN-NEBE’IL-’ADHIMI
3 Në të cilin ata janë në kundërshti.
EL-LEDHI HUM FIHI MUHTELIFUNE
4 Jo, të mos pyesin, sepse ata do ta kuptojnë!
KELLA SEJA’LEMUNE
5 Përsëri Jo, se ata do ta kuptojnë!
THUMME KELLA SEJA’LEMUNE
6 A nuk e bëmë Ne tokën të përshtatshme (për jetë),
‘ELEM NEXH’ALIL-’ERDE MIHADÆN
7 Ndërsa kodrat shtylla?
WEL-XHIBALE ‘EWTADÆN
8 Dhe Ne ju krijuam juve në çifte.
WE HALEKNAKUM ‘EZWAXHÆN
9 Dhe gjumin tuaj ua bëmë për pushim.
WE XHE’ALNA NEWMEKUM SUBATÆN
10 Dhe natën ua bëmë mbulesë (si rrobat).
WE XHE’ALNAL-LEJLE LIBASÆN
11 Ndërsa ditën e bëmë për gjallërim.
WE XHE’ALNA EN-NEHARE MA’ASHÆN
12 Dhe Ne kemi ndërtuar mbi ju një shtatëshe të fortë.
WE BENEJNA FEWKAKUM SEB’ÆN SHIDADÆN
13 Dhe kemi vënë ndriçuesin që flakëron.
WE XHE’ALNA SIRAXHÆN WE HHAXHÆN
14 Dhe prej reve të shtrydhura kemi lëshuar shi të madh.
WE ‘ENZELNA MINEL-MU’SIRATI MA’EN THEXHXHAXHÆN
15 Që me të të rrisim drithëra e bimë.
LINUHRIXHE BIHI HEBBÆN WE NEBATÆN
16 Edhe kopshte të dendura palë mbi palë.
WE XHENNATIN ‘ELFAFÆN
17 S'ka dyshim se dita e gjykimit është caktuar.
‘INNE JEWMEL-FESLI KANE MIKATÆN
18 Është dita që i fryhet surit, e ju vini grupe-grupe.
JEWME JUNFEHU FI ES-SURI FETE’TUNE ‘EFWAXHÆN
19 Dhe qielli hapet e bëhet dyer-dyer.
WE FUTIHETI ES-SEMA’U FEKANET ‘EBWABÆN
20 Dhe kodrat shkulen dhe bëhen pluhur (si valë rrezesh).
WE SUJJIRETIL-XHIBALU FEKANET SERABÆN
21 E xhehennemi është në pritë (në pusi).
‘INNE XHEHENNEME KANET MIRSADÆN
22 Është vendstrehim i arrogantëve.
LILTTAGINE ME’ABÆN
23 Aty do të mbesin për tërë kohën (pa mbarim).
LABITHINE FIHA ‘EHKABÆN
24 Aty nuk do të shijojnë as freskim, as ndonjë pije.
LA JEDHUKUNE FIHA BERDÆN WE LA SHERABÆN
25 Përveç ujë të valë e kalbësirë.
‘ILLA HEMIMÆN WE GASSAKÆN
26 Si ndëshkim i merituar.
XHEZA’EN WIFAKÆN
27 Ata ishin që nuk pritnin se do të japin llogari.
‘INNEHUM KANU LA JERXHUNE HISABÆN
28 Dhe argumentet Tona i përgënjeshtruan me këmbëngulje.
WE KEDHDHEBU BI’AJATINA KIDHDHABÆN
29 Ndërsa Ne çdo send e kemi ruajtur me shkrim të saktë.
WE KULLE SHEJ’IN ‘EHSEJNAHU KITABÆN
30 E ju pra, vuani, se Ne nuk do t'ju shtojmë tjetër vetëm se vuajtje.
FEDHUKU FELEN NEZIDEKUM ‘ILLA ‘ADHABÆN
31 S'ka dyshim se të devotshmit kanë fitime të mëdha.
‘INNE LILMUTTEKINE MEFAZÆN
32 Kopshte e vreshta rrushi.
HEDA’IKA WE ‘A’NABÆN
33 Edhe vasha të një moshe.
WE KEWA’IBE ‘ETRABÆN
34 Edhe gota të mbushura plot verë.
WE KE’SÆN DIHAKÆN
35 Aty nuk dëgjojnë fjalë të kota, as gënjeshtra.
LA JESMA’UNE FIHA LEGWEN WE LA KIDHDHABÆN
36 Shpërblime e dhurata të shumta dhënë nga Zoti yt.
XHEZA’EN MIN RABBIKE ‘ATA’EN HISABÆN
37 Zoti i qiejve e i tokës dhe çka ka ndërmjet tyre, që është mëshirues, të cilit nuk kanë të drejtë t'i bëjnë vërejtje.
REBBI ES-SEMAWATI WEL-’ERDI WE MA BEJNEHUMA ER-REHMANI LA JEMLIKUNE MINHU HITABÆN
38 Atë ditë Xhibrili dhe engjëjt qëndrojnë të rreshtuar, askush nuk flet pos atij që e lejon Mëshiruesi, dhe i cili e thotë të vërtetën.
JEWME JEKUMU ER-RUHU WEL-MELA’IKETU SEFFÆN LA JETEKELLEMUNE ‘ILLA MEN ‘EDHINE LEHU ER-REHMANU WE KALE SEWABÆN
39 Ajo është dita e vërtetë, e kush dëshiron le të kthehet rrugës te Zoti i vet.
DHALIKEL-JEWMUL-HEKKU FEMEN SHA’E ETTEHADHE ‘ILA RABBIHI ME’ABÆN
40 Ne ua tërhoqëm juve (idhujtarëve) vërejtjen për një dënim të afërt, në ditën kur njeriu (besimtar) shikon se çka i kanë sjellë duart e veta, e jobesimtari thotë: "Ah, sa mirë do të ishte për mua sikur të isha dhé!"
‘INNA ‘ENDHERNAKUM ‘ADHABÆN KARIBÆN JEWME JENDHURUL-MER’U MA KADDEMET JEDAHU WE JEKULUL-KAFIRU JA LEJTENI KUNTU TURABÆN