Surja Kalem indeksuar me numër 68 , numri i ajeteve
52
1
Nun, betohem në pendën dhe në atë çka shkruajnë!

NUN WEL-KALEMI WE MA JESTURUNE
2
Ti, me dhuratën (pejgamber) e Zotit tënd, nuk je i çmendur!

MA ‘ENTE BINI’METI RABBIKE BIMEXHNUNIN
3
Dhe se ti, pa dyshim do të kesh shpërblim të pandërprerë!

WE ‘INNE LEKE LE’EXHRÆN GAJRE MEMNUNIN
4
Vërtet, ti je në një shkallë të lartë të moralit!

WE ‘INNEKE LE’ALA HULUKIN ‘ADHIMIN
5
Më vonë ti do të shohish, e edhe ata do të shohin.

FESETUBSIRU WE JUBSIRUNE
6
Se cili prej jush është i çmendur?

BI’EJJJIKUMUL-MEFTUNU
7
S'ka dyshim se Zoti yt është Ai që e di më së miri se kush është ai që ka humbur prej rrugës së Tij dhe Ai e di më së miri për të udhëzuarit.

‘INNE REBBEKE HUWE ‘A’LEMU BIMEN DELLE ‘AN SEBILIHI WE HUWE ‘A’LEMU BIL-MUHTEDINE
8
Andaj, ti mos u pajto me gënjeshtarët!

FELA TUTI’IL-MUKEDHDHIBINE
9
Ata kanë dëshirë që ti të bësh lajka, e që edhe ata të bëjnë lajka.

WE DDU LEW TUD/HINU FEJUD/HINUNE
10
Mos e respekto askë që betohet shumë dhe është i poshtër!

WE LA TUTI’ KULLE HELLAFIN MEHININ
11
Që është përgojues e ban fjalën ndër njerëz.

HEMMAZIN MESHSHA’IN BINEMIMIN
12
Shumë koprrac ndaj rrugës së mbarë, i pafrenueshëm, mëkatar,

MENNA’IN LILHAJRI MU’TEDIN ‘ETHIMIN
13
Që është shumë i vrazhdë, më në fund edhe kopil (nuk i dihet baba).

‘UTULLIN BA’DE DHALIKE ZENIMIN
14
(mos e respekto) Vetëm pse ka pasuri e djem!

‘EN KANE DHA MALIN WE BENINE
15
Kur atij i lexohen ajetet Tona, ai thotë: "Legjenda të të parëve!"

‘IDHA TUTLA ‘ALEJHI ‘AJATUNA KALE ‘ESATIRUL-’EWWELINE
16
Ne do ta dëmkosim atë në turi (në hundë).

SENESIMUHU ‘ALEL-HURTUMI
17
Ne i sprovuam ata (mekasit) sikurse i kemi pas sprovuar pronarët e kopshtit. Kur u betuan se do ta vjelin atë herët në agim.

‘INNA BELEWNAHUM KEMA BELEWNA ‘ESHABEL-XHENNETI ‘IDH ‘EKSEMU LEJESRIMUNNEHA MUSBIHINE
18
E nuk thanë (kur u betuan): "Në dashtë All-llahu - inshall-llahu!"

WE LA JESTETHNUNE
19
E, sa qenë ata fjetur, atë (kopshtin) e goditi një bela nga Zoti yt.

FETAFE ‘ALEJHA TA’IFUN MIN RABBIKE WE HUM NA’IMUNE
20
Dhe ai gdhiu si të ishte i vjelur.

FE’ESBEHET KALSSERIMI
21
Ata në mëngjes thërritnin njëri-tjetrin.

FETENADEW MUSBIHINE
22
Ngrihuni herët te prodhimet tuaja, nëse doni t'i vilni!

‘ENI EGDU ‘ALA HERTHIKUM ‘IN KUNTUM SARIMINE
23
Dhe ata vajtën duke pëshpëritur në mes vete (të mos i dëgjojë kush).

FANTELEKU WE HUM JETEHAFETUNE
24
Të mos lejojnë të afrohet sot në të asnjë i varfër.

‘EN LA JEDHULENNEHAL-JEWME ‘ALEJKUM MISKINUN
25
Dhe vazhduan herët në atë qëllimin e përcaktuar të tyre.

WEGADEW ‘ALA HERDIN KADIRINE
26
E kur e panë atë, thanë: "S'ka dyshim, ne kemi humbur (rrugën)".

FELEMMA RE’EWHA KALU ‘INNA LEDALLUNE
27
Jo, (nuk kemi humbur rrugën) por paskemi mbetur pa të!

BEL NEHNU MEHRUMUNE
28
Ai më i maturi prej tyre tha: "A nuk ju thashë përse nuk e përmendi Zotin?"

KALE ‘EWSETUHUM ‘ELEM ‘EKUL LEKUM LEWLA TUSEBBIHUNE
29
Atëherë ata thanë: "I pafajshëm është Zoti ynë, ne ishim të padrejtë"

KALU SUBHANE RABBINA ‘INNA KUNNA DHALIMINE
30
Dhe u kthyen e po e qortojnë njëri-tjetrin.

FE’EKBELE BA’DUHUM ‘ALA BA’DIN JETELAWEMUNE
31
Thanë: "Të mjerët ne, vërtet ne ishim jashtë rrugës!"

KALU JA WEJLENA ‘INNA KUNNA TAGINE
32
Shpresohet se Zoti ynë do të na e zëvendësojë me ndonjë edhe më të mirë se ai; ne vetëm tek Zoti ynë mbajmë shpresën.

‘ASA REBBUNA ‘EN JUBDILENA HAJRÆN MINHA ‘INNA ‘ILA RABBINA RAGIBUNE
33
Ja, kështu do të jetë dënimi (i mekasve), ndërsa dënimi i botës tjetër do të jetë shumë më i ashpër, sikur të jenë që e kuptojnë.

KEDHALIKEL-’ADHABU WE LE’ADHABUL-’AHIRETI ‘EKBERU LEW KANU JA’LEMUNE
34
Është e sigurt se për të devotshmit do të ketë te Zoti i tyre kopshte të begatshme.

‘INNE LILMUTTEKINE ‘INDE RABBIHIM XHENNATI EN-NA’IMI
35
A do t'i bëjmë kriminelët të barabartë me muslimanët?

‘EFENEXH’ALUL-MUSLIMINE KALMUXHRIMINE
36
Ç'është me ju, si gjykoni ashtu?

MA LEKUM KEJFE TEHKUMUNE
37
A mos keni ndonjë libër, e prej tij mësoni?

‘EM LEKUM KITABUN FIHI TEDRUSUNE
38
E ju do të keni atje çka të dëshironi?

‘INNE LEKUM FIHI LEMA TEHAJJERUNE
39
A mos keni ndonjë zotim të fortë prej Nesh që vazhdon deri në kijamet, se do ta arrini atë që dëshironi?

‘EM LEKUM ‘EJMANUN ‘ALEJNA BALIGATUN ‘ILA JEWMIL-KIJAMETI ‘INNE LEKUM LEMA TEHKUMUNE
40
Pyeti ata se cili është prej tyre që u garanton atë?

SELHUM ‘EJJUHUM BIDHALIKE ZA’IMUN
41
Apo ata kanë ortakë (zota) që u garantojnë, pra le t'i sjellin ortakët e vet, nëse e thonë të vërtetën?

‘EM LEHUM SHUREKA’U FELJE’TU BISHUREKA’IHIM ‘IN KANU SADIKINE
42
(Përkujto) Ditën kur ashpërsohet çështja deri në kulm (në kijamet), e ata do të ftohen për të bërë sexhde, po nuk munden.

JEWME JUKSHEFU ‘AN SAKIN WE JUD’AWNE ‘ILA ES-SUXHUDI FELA JESTETI’UNE
43
Shikimet e tyre janë të përulura dhe ata i kaplon poshtërimi, kur dihet se ata kanë qenë të ftuar të bëjnë sexhde sa ishin të shëndoshë (e ata - talleshin).

HASHI’ATEN ‘EBSARUHUM TERHEKUHUM DHILLETUN WE KAD KANU JUD’AWNE ‘ILA ES-SUXHUDI WE HUM SALIMUNE
44
Pra, më lë Mua dhe ata që e mohojnë këtë Kur'an. Ne do t'i afrojmë ata dalëngadalë te dënimi prej nga nuk presin.

FEDHERNI WE MEN JUKEDHDHIBU BIHEDHAL-HEDITHI SENESTEDRIXHUHUM MIN HEJTHU LA JA’LEMUNE
45
Dhe atyre Unë u jap afat, sepse ndëshkimi Im është shumë i fortë.

WE ‘UMLI LEHUM ‘INNE KEJDI METINUN
46
A mos kërkon ti prej tyre shpërblim, e ata janë të ngarkuar me dhëniet?

‘EM TES’ELUHUM ‘EXHRÆN FEHUM MIN MEGREMIN MUTHKALUNE
47
A mos te ta është e fshehta (e Lehvi Mahfudhit), e ata prej aty trumbetojnë (se janë të mirë)?

‘EM ‘INDEHUMUL-GAJBU FEHUM JEKTUBUNE
48
Po ti bëhu i durueshëm ndaj caktimit të Zotit tënd, e mos u bë si ai i peshkut në kohën kur pat thirrur (Zotin) dhe ishte i mllefosur.

FASBIR LIHUKMI RABBIKE WE LA TEKUN KESAHIBIL-HUTI ‘IDH NADA WE HUWE MEKDHUMUN
49
Sikur të mos i afrohej atij mëshirë nga Zoti i tij, do të hidhej në shkretëtirë i demoralizuar.

LEWLA ‘EN TEDAREKEHU NI’METUN MIN RABBIHI LENUBIDHE BIL-’ARA’I WE HUWE MEDHMUMUN
50
Po Zoti i tij, e bëri atë të zgjedhur prej të mirëve.

FAXHTEBAHU REBBUHU FEXHE’ALEHU MINE ES-SALIHINE
51
E ata që nuk besuan gati sa nuk të zhdukin ty me shikimet e tyre, kur e dëgjuan Kur'anin, e (nga inati) thanë: "Ai është i marrë!"

WE ‘IN JEKADUL-LEDHINE KEFERU LEJUZLIKUNEKE BI’EBSARIHIM LEMMA SEMI’U EDH-DHIKRE WE JEKULUNE ‘INNEHU LEMEXHNUNUN
52
Po ai (Kur'ani) nuk është tjetër vetëm se këshillë për botën (e njerëzve e të xhinëve).

WE MA HUWE ‘ILLA DHIKRUN LIL’ALEMINE