Surja Talak indeksuar me numër 65 , numri i ajeteve
12
1
O ti pejgamber, kur t'i lëshoni gratë, lëshoni ato në vigjilje të fillimit të pritjes së tyre (në kohën e pastërtisë së tyre) dhe kohën e pritjes mbajeni mend mirë e kini frikë All-llahut, Zotit tuaj, dhe mos i nxirrni ato prej shtëpive të tyre, e edhe ato të mos dalin ndryshe vetëm nëse bëjnë ndonjë vepër të keqe të vërtetuar. Këto janë dispozitat e All-llahut, e kush del jashtë dispozitave të All-llahut, ai e ka dëmtuar vetveten. Ti nuk e di, All-llahu pas asaj mund të të japë diçka rishtazi.
JA ‘EJJUHA EN-NEBIJU ‘IDHA TELLEKTUMU EN-NISA’ FETELLIKUHUNNE LI’IDDETIHINNE WE ‘EHSUL-’IDDETE WE ETTEKU ELLAHE REBBEKUM LA TUHRIXHUHUNNE MIN BUJUTIHINNE WE LA JEHRUXHNE ‘ILLA ‘EN JE’TINE BIFAHISHETIN MUBEJJINETIN WE TILKE HUDUDU ELLAHI WE MEN JETE’ADDE HUDUDEL-LAHI FEKAD DHELEME NEFSEHU LA TEDRI LE’ALLEL-LAHE JUHDITHU BA’DE DHALIKE ‘EMRÆN
2
E kur t'i afrohen ato mbarimit të afatit të tyre, atëherë ose mbani (i ktheni në jetën bashkëshortore) si duhet, ose ndahuni prej tyre si është e udhës, e këtë do ta dëshmojnë dy dëshmitarë të drejtë nga mesi juaj dhe dëshminë zbatojeni për hir të All-llahut. Kështu këshillohet ai që i beson All-llahut dhe ditës së fundit, e kush u përmbahet dispozitave të All-llahut, atij Ai i hap rrugë,
FE’IDHA BELEGNE ‘EXHELEHUNNE FE’EMSIKUHUNNE BIMA’RUFIN ‘EW FARIKUHUNNE BIMA’RUFIN WE ‘ESH/HIDU DHEWEJ ‘ADLIN MINKUM WE ‘EKIMU ESH-SHEHADETE LILLAHI DHALIKUM JU’ADHU BIHI MEN KANE JU’UMINU BILLAHI WEL-JEWMIL-’AHIRI WE MEN JETTEKI ELLAHE JEXH’AL LEHU MEHREXHÆN
3
dhe e furnizon atë prej nga nuk e kujton fare. Kush i mbështetet All-llahut, Ai i mjafton atij, All-llahu realizon dëshirën e vet dhe All-llahu çdo gjëje ia ka caktuar kohën (afatin).
WE JERZUKHU MIN HEJTHU LA JEHTESIBU WE MEN JETEWEKKEL ‘ALA ELLAHI FEHUWE HESBUHU ‘INNALL-LLAHE BALIGU ‘EMRIHI KAD XHE’ALEL-LAHU LIKULLI SHEJ’IN KADRÆN
4
E ato nga gratë tuaja të cilave u është ndërprerë cikli mujor (menstruacioni) nëse nuk e keni ditur, koha e pritjes së tyre është tre muaj, e ashtu edhe ato që ende nuk kanë pasur menstruacion. Ndërkaq, për shtatzënat afati i pritjes së tyre është derisa të lindin. E kush i frikësohet All-llahut, Ai atij ia lehtëson punën.
WEL-LA’I JE’ISNE MINEL-MEHIDI MIN NISA’IKUM ‘INI ERTEBTUM FA’IDDETUHUNNE THELATHETU ‘ESH/HURIN WEL-LA’I LEM JEHIDNE WE ‘ULATUL-’EHMALI ‘EXHELUHUNNE ‘EN JEDA’NE HEMLEHUNNE WE MEN JETTEKI ELLAHE JEXH’AL LEHU MIN ‘EMRIHI JUSRÆN
5
Ky është vendim i All-llahut që ua zbriti juve, e kush e ka frikë All-llahun, Ai atij ia shlyen të këqijat dhe ia shton shpërblimin.
DHALIKE ‘EMRU ELLAHI ‘ENZELEHU ‘ILEJKUM WE MEN JETTEKI ELLAHE JUKEFFIR ‘ANHU SEJJI’ATIHI WE JU’DHIM LEHU ‘EXHRÆN
6
Ato (gratë e lëshuara), sipas mundësisë suaj i vendosni në ndonjë vend ku banoni ju, e mos i ngushtoni ato për t'i detyruar (të dalin). Në qoftë se ato janë shtatzëna, atëherë furnizoni ato derisa ta heqin barrën e tyre, e nëse ato u japin gji fëmijëve tuaj, atëherë jepuani atyre shpërblimin që u takon dhe kini mirëkuptim në mes jush ashtu si duhet, e në qoftë se hasni në vështirësi ndër vete, atëherë le të kërkojë për të gjidhënëse tjetër.
‘ESKINUHUNNE MIN HEJTHU SEKENTUM MIN WUXHDIKUM WE LA TUDARRUHUNNE LITUDEJJIKU ‘ALEJHINNE WE ‘IN KUNNE ‘ULATI HEMLIN FE’ENFIKU ‘ALEJHINNE HETTA JEDA’NE HEMLEHUNNE FE’IN ‘ERDA’NE LEKUM FE’ATUHUNNE ‘UXHUREHUNNE WE ‘TEMIRU BEJNEKUM BIMA’RUFIN WE ‘IN TA’ASERTUM FESETURDI’U LEHU ‘UHRA
7
Ai që është i pasur, le të shpenzojë sipas mundësisë së vet, e ai që është ngusht nga pasuria, le të japë nga ajo që i ka dhënë All-llahu, e All-llahu nuk ngarkon askë, vetëm aq sa i ka dhënë; mirëpo pas vështirësisë All-llahu sjell çlirim (begati).
LIJUNFIK DHU SE’ATIN MIN SE’ATIHI WE MEN KUDIRE ‘ALEJHI RIZKUHU FELJUNFIK MIMMA ‘ATAHU ELLAHU LA JUKELLIFU ELLAHU NEFSÆN ‘ILLA MA ‘ATAHA SEJEXH’ALU ELLAHU BA’DE ‘USRIN JUSRÆN
8
Sa shumë banorë të fshatrave, që ishin kryeneçë ndaj urdhrit të Zotit të vet dhe ndaj të dërguarve të Tij, Ne i kemi shpërblyer me një llogari të ashpër, i kemi ndëshkuar me një dënim të papërshkrueshëm.
WE KE’EJJIN MIN KARJETIN ‘ATET ‘AN ‘EMRI RABBIHA WE RUSULIHI FEHASEBNAHA HISABÆN SHEDIDÆN WE ‘ADHDHEBNAHA ‘ADHABÆN NUKRÆN
9
Dhe ata e përjetuan barrën e rëndë të punës së vet, kështu që fundi i çështjes së tyre ishte dështimi.
FEDHAKAT WEBALE ‘EMRIHA WE KANE ‘AKIBETU ‘EMRIHA HUSRÆN
10
All-llahu u ka përgatitur dënim të rëndë, atyre pra, kini frikë All-llahun o ju të zotët e mendjes. E ju që keni besuar, All-llahu ua zbriti juve shpalljen (Kur'anin).
‘E’ADDEL-LAHU LEHUM ‘ADHABÆN SHEDIDÆN FE ETTEKU ELLAHE JA ‘ULIL-’ELBABIL-LEDHINE ‘AMENU KAD ‘ENZELEL-LAHU ‘ILEJKUM DHIKRÆN
11
Të dërguarin që ua lexon ajetet e qarta të All-llahut për t'i nxjerrë ata që besuan dhe bënë vepra të mira prej errësirave në dritë. Kush i beson All-llahut dhe bën vepra të mira, Ai e shpie atë në xhennete nëpër të cilët rrjedhin lumenj; aty do të jenë gjithmonë e kurrë pakëputur. All-llahu i ka dhënë atij furnizim të mirë...
RESULÆN JETLU ‘ALEJKUM ‘AJATI ELLAHI MUBEJJINATIN LIJUHRIXHEL-LEDHINE ‘AMENU WE ‘AMILU ES-SALIHATI MINE EDH-DHULUMATI ‘ILA EN-NURI WE MEN JU’UMIN BILLAHI WE JA’MEL SALIHÆN JUDHILHU XHENNATIN TEXHRI MIN TEHTIHAL-’ENHARU HALIDINE FIHA ‘EBEDÆN KAD ‘EHSENEL-LAHU LEHU RIZKÆN
12
All-llahu është Ai që krijoi shtatë palë qiej dhe prej tokës aq sa ata; në to zbatohet vendimi i Tij për ta ditur ju se All-llahu ka fuqi për çdo send dhe që me të vërtetë All-llahu ka përfshirë çdo send me dijen e vet.
ELLAHUL-LEDHI HALEKA SEB’A SEMAWATIN WE MINEL-’ERDI MITHLEHUNNE JETENEZZELUL-’EMRU BEJNEHUNNE LITA’LEMU ‘ENNEL-LAHE ‘ALA KULLI SHEJ’IN KADIRUN WE ‘ENNEL-LAHE KAD ‘EHATE BIKULLI SHEJ’IN ‘ILMÆN