Surja Munafikun indeksuar me numër 63 , numri i ajeteve 11
1 Kur të erdhën ty hipokritët, të thanë: "Ne dëshmojmë se vërtet ti je i dërguar i All-llahut!" E, All-llahu e di se ti je i dërguar i Tij, por All-llahu dëshmon se hipokritët janë rrenacakë (kur thonë ashtu).
‘IDHA XHA’EKEL-MUNAFIKUNE KALU NESH/HEDU ‘INNEKE LERESULU ELLAHI WEL-LAHU JA’LEMU ‘INNEKE LERESULUHU WEL-LAHU JESH/HEDU ‘INNEL-MUNAFIKINE LEKADHIBUNE
2 Ata betimin e tyre e bëjnë për t'u mbrojtur, andaj ata penguan nga rruga e All-llahut. Veprimi që bënë ata është shumë i keq.
ETTEHADHU ‘EJMANEHUM XHUNNETEN FESEDDU ‘AN SEBILI ELLAHI ‘INNEHUM SA’E MA KANU JA’MELUNE
3 Ngase ata besuan (me gojë) e pastaj mohuan, andaj zemrat e tyre u mbyllën dhe ata nuk kuptojnë.
DHALIKE BI’ENNEHUM ‘AMENU THUMME KEFERU FETUBI’A ‘ALA KULUBIHIM FEHUM LA JEFKAHUNE
4 E kur t'i shohish ata, trupat e tyre të mahnisin, e kur të flasin, fjalës së tyre i vë veshin. Po ata janë si trungujt e zgavruar e të mbështetur, e çdo zë e mendojnë se është kundër tyre. Ata janë armiq, pra ruaju prej tyre! All-llahu i vraftë, si shmangen nga e vërteta!
WE ‘IDHA RE’EJTEHUM TU’XHIBUKE ‘EXHSAMUHUM WE ‘IN JEKULU TESMA’ LIKAWLIHIM KE’ENNEHUM HUSHUBUN MUSENNEDETUN JEHSEBUNE KULLE SEJHETIN ‘ALEJHIM HUMUL-’ADUWU FAHDHERHUM KATELEHUMU ELLAHU ‘ENNA JU’UFEKUNE
5 E kur u thuhet: "Ejani te i dërguari i All-llahut që ai të kërkojë prej Tij falje për ju", ata tundin kokat e tyre dhe i sheh se si ta kthejnë shpinën duke e mbajtur veten të madh.
WE ‘IDHA KILE LEHUM TA’ALEW JESTEGFIR LEKUM RESULU ELLAHI LEWWEW RU’USEHUM WE RE’EJTEHUM JESUDDUNE WE HUM MUSTEKBIRUNE
6 Sa u përket atyre, është krejt njësoj: si kërkove për ta falje, si nuk kërkove për ta falje (nga Zoti), sepse All-llahu kurrsesi nuk do t'i falë dhe është e sigurt se All-llahu nuk ia ofron udhëzimin popullit arrogant.
SEWA’UN ‘ALEJHIM ‘ASTEGFERTE LEHUM ‘EM LEM TESTEGFIR LEHUM LEN JEGFIREL-LAHU LEHUM ‘INNALL-LLAHE LA JEHDIL-KAWMEL-FASIKINE
7 Ata janë që u thonë (vendasve të Medines): "Mos u jepni atyre që janë me të dërguarin e All-llahut (muhaxhirëve), ashtu që të shpërndahen! Po, të All-llahut janë pasuritë (depot) e qiejve e të tokës, por hipokritët nuk janë duke kuptuar".
HUMUL-LEDHINE JEKULUNE LA TUNFIKU ‘ALA MEN ‘INDE RESULI ELLAHI HETTA JENFEDDU WE LILLEHI HAZA’INU ES-SEMAWATI WEL-’ERDI WE LEKINNEL-MUNAFIKINE LA JEFKAHUNE
8 Ata thonë: "Nëse do të kthehemi (prej luftës me Beni Mustalikët) në Medine, ai më i forti patjetër prej aty ka për ta përzënë atë më të dobëtin!" (ashtu thanë) Ndërsa e tërë krenaria i takon All-llahut, të dërguarit të Tij dhe besimtarëve, por hipokritët këtë nuk e dinë.
JEKULUNE LE’IN REXHA’NA ‘ILAL-MEDINETI LEJUHRIXHENNEL-’E’AZZU MINHAL-’EDHELLE WE LILLEHIL-’IZZETU WE LIRESULIHI WE LILMU’UMININE WE LEKINNEL-MUNAFIKINE LA JA’LEMUNE
9 O ju që besuat, as pasuria juaj e as fëmijët tuaj të mos u shmangin prej adhurimit të All-llahut, e kush bën ashtu të tillët janë mu ata të humburit.
JA ‘EJJUHAL-LEDHINE ‘AMENU LA TULHIKUM ‘EMWALUKUM WE LA ‘EWLADUKUM ‘AN DHIKRI ELLAHI WE MEN JEF’AL DHALIKE FE’ULA’IKE HUMUL-HASIRUNE
10 Dhe jepni nga ajo që Ne u kemi dhënë juve, para se ndonjërit prej jush t'i vijë vdekja, e atëherë të thotë: "O Zoti im, përse nuk më shtyve edhe pak afatin (e vdekjes), që të jepja lëmoshë e të bëhesha prej të mirëve!"
WE ‘ENFIKU MIN MA REZEKNAKUM MIN KABLI ‘EN JE’TIJE ‘EHEDEKUMUL-MEWTU FEJEKULE RABBI LEWLA ‘EHHARTENI ‘ILA ‘EXHELIN KARIBIN FE’ESSEDDEKA WE ‘EKUN MINE ES-SALIHINE
11 Po, All-llahu kurrsesi askë nuk e shtyn për më vonë, kur atij t'i vijë afati i vet. All-llahu hollësisht është i njohur me atë që ju punoni.
WE LEN JU’UEHHIREL-LAHU NEFSÆN ‘IDHA XHA’E ‘EXHELUHA WEL-LAHU HABIRUN BIMA TA’MELUNE