Surja Xhuma indeksuar me numër 62 , numri i ajeteve 11
1 Çka ka në qiej dhe çka ka në tokë bën tesbih All-llahun, Sunduesin, të Pastërin nga çdo e metë, të Fuqishmin e të Urtin.
JUSEBBIHU LILLAHI MA FI ES-SEMAWATI WE MA FIL-’ERDIL-MELIKIL-KUDDUSIL-’AZIZIL-HEKIMI
2 Ai është që arabëve të pashkolluar u dërgoi Pejgamberin nga mesi i tyre që t'ua lexojë ajetet e Tij, t'i pastrojë ata, t'ua mësojë librin dhe sheriatin, edhe pse më parë ata ishin në një humbje të dukshme.
HUWEL-LEDHI BE’ATHE FIL-’UMMIJINE RESULÆN MINHUM JETLU ‘ALEJHIM ‘AJATIHI WE JUZEKKIHIM WE JU’ALLIMUHUMUL-KITABE WEL-HIKMETE WE ‘IN KANU MIN KABLU LEFI DELALIN MUBININ
3 (U dërgoi) edhe të tjerëve që nuk i arritën ata, Ai është ngadhënjyesi, i urti.
WE ‘AHARINE MINHUM LEMMA JELHEKU BIHIM WE HUWEL-’AZIZUL-HEKIMU
4 Kjo është mirësi e All-llahut, që ia jep atij që do, e All-llahu është i zoti i dhuntisë së përsosur.
DHALIKE FEDLU ELLAHI JU’UTIHI MEN JESHA’U WEL-LAHU DHUL-FEDLIL-’ADHIMI
5 Shembulli i atyre që janë obliguar me Tevrat, dhe nuk e zbatojnë atë, është si shembulli i ndonjë gomari që bart libra. Shembull i keq është shembulli i popullit që i përgënjeshtroi ajetet e All-llahut, e All-llahu nuk udhëzon në rrugë të drejtë popullin jobesimtar.
METHELUL-LEDHINE HUMMILUT-TEWRÆTE THUMME LEM JEHMILUHA KEMETHELIL-HIMARI JEHMILU ‘ESFARÆN BI’SE METHELUL-KAWMIL-LEDHINE KEDHDHEBU BI’AJATI ELLAHI WEL-LAHU LA JEHDIL-KAWME EDH-DHALIMINE
6 Thuaj: "O ju që i përmbaheni jehudizmit, nëse pretendoni se jeni më të afërmit e All-llahut e jo njerëzit e tjerë, atëherë kërkojeni vdekjen, po qe se jeni të sinqertë (në atë që thoni)".
KUL JA ‘EJJUHAL-LEDHINE HADU ‘IN ZE’AMTUM ‘ENNEKUM ‘EWLIJA ‘U LILLAHI MIN DUNI EN-NASI FETEMENNEWL-MEWTE ‘IN KUNTUM SADIKINE
7 Po, ata nuk e dëshirojnë kurrë atë, për shkak të asaj që e punuan me duart e veta, e All-llahu e di shumë mirë se kush janë mizorët.
WE LA JETEMENNEWNEHU ‘EBEDÆN BIMA KADDEMET ‘EJDIHIM WEL-LAHU ‘ALIMUN BIDH-DHALIMINE
8 Thuaj: "S'ka dyshim se vdekja prej së cilës po ikni, ka për t'ju zënë, e mandej do të silleni te Ai që e di të padukshmen dhe të dukshmen, dhe atëherë Ai do t'ju njoftojë me atë që keni punuar".
KUL ‘INNEL-MEWTEL-LEDHI TEFIRRUNE MINHU FE’INNEHU MULAKIKUM THUMME TUREDDUNE ‘ILA ‘ALIMIL-GAJBI WE ESH-SHEHADETI FEJUNEBBI’UKUM BIMA KUNTUM TA’MELUNE
9 O ju që besuat, kur bëhet thirrja për namaz, ditën e xhumasë, ecni shpejtë për aty ku përmendet All-llahu (dëgjojeni hutben, faleni namazin), e lini shitblerjen, kjo është shumë më e dobishme për ju nëse jeni që e dini.
JA ‘EJJUHAL-LEDHINE ‘AMENU ‘IDHA NUDI LILSSELÆTI MIN JEWMIL-XHUMU’ATI FAS’AW ‘ILA DHIKRI ELLAHI WE DHERUL-BEJ’A DHALIKUM HAJRUN LEKUM ‘IN KUNTUM TA’LEMUNE
10 E kur të kryhet namazi, atëherë shpërndahuni në tokë dhe kërkoni begatitë e All-llahut, por edhe përmendeni shpeshherë All-llahun, ashtu që të gjeni shpëtim.
FE’IDHA KUDIJETI ES-SELÆTU FANTESHIRU FIL-’ERDI WE EBTEGU MIN FEDLI ELLAHI WE EDHKURU ELLAHE KETHIRÆN LE’ALLEKUM TUFLIHUNE
11 Po, kur ata shohin ndonjë tregti ose ndonjë aheng mësyhen atje, kurse ty të lënë në këmbë. Thuaju: "Ajo që është tek All-llahu është shumë më e mirë se dëfrimi dhe tregtia, e All-llahu është furnizuesi më i mirë!"
WE ‘IDHA RE’EW TIXHARETEN ‘EW LEHWEN ENFEDDU ‘ILEJHA WE TEREKUKE KA’IMÆN KUL MA ‘INDEL-LAHI HAJRUN MINEL-LEHWI WE MINET-TIXHARETI WEL-LAHU HAJRU ER-RAZIKINE