Surja Hashr indeksuar me numër 59 , numri i ajeteve 24
1 All-llahun e madhëron me tesbih (duke i mohuar ato që nuk i takojnë atij) gjithë çka ka në qiej dhe gjithë çka ka në tokë, e Ai është i fuqishmi, i urti.
SEBBEHE LILLAHI MA FI ES-SEMAWATI WE MA FIL-’ERDI WE HUWEL-’AZIZUL-HEKIMU
2 Ai është që në dëbimin e parë i nxori prej shtëpive të tyre ata nga ithtarët e librit, të cilët nuk besuan. Ju nuk menduat se ata do të dalin, e ata menduan se fortifikatat e tyre do t'i mbronin prej ndëshkimit të All-llahut, po All-llahu u erdhi atyre nga nuk e kishin menduar dhe në zemrat e tyre hodhi frikën ashtu që me duart e veta dhe me duar të besimtarëve rrëzonin shtëpitë e veta; pra merrni përvojë o ju të zotët e mendjes.
HUWEL-LEDHI ‘EHREXHEL-LEDHINE KEFERU MIN ‘EHLIL-KITABI MIN DIJARIHIM LI’WWELIL-HESHRI MA DHENENTUM ‘EN JEHRUXHU WE DHENNU ‘ENNEHUM MANI’ATUHUM HUSUNUHUM MINEL-LAHI FE’ETAHUMU ELLAHU MIN HEJTHU LEM JEHTESIBU WE KADHEFE FI KULUBIHIMU ER-RU’BE JUHRIBUNE BUJUTEHUM BI’EJDIHIM WE ‘EJDIL-MU’UMININE FA’TEBIRU JA ‘ULIL-’EBSARI
3 Sikur All-llahu të mos u kishte caktuar atyre shpërnguljen, ata do t'i ndëshkonte në këtë jetë, kurse në jetën tjetër ata e kanë dënimin e zjarrit.
WE LEWLA ‘EN KETEBEL-LAHU ‘ALEJHIMUL-XHELA’E LE’ADHDHEBEHUM FI ED-DUNJA WE LEHUM FIL-’AHIRETI ‘ADHABU EN-NARI
4 Këtë, për shkak se e kundërshtuan All-llahun dhe të dërguarin e Tij. Pra, kush e kundërshton All-llahun, s'ka dyshim se All-llahu është ndëshkimfortë.
DHALIKE BI’ENNEHUM SHAKKU ELLAHE WE RESULEHU WE MEN JUSHAKKI ELLAHE FE’INNALL-LLAHE SHEDIDUL-’IKABI
5 Ju nuk këputët asnjë nga hurmat e buta (fidanet) ose atë e keni lënë të ngritur në rrënjët e tyre, vetëm se me lejen e All-llahut e për t'i shtypur kundërshtarët.
MA KATA’TUM MIN LINETIN ‘EW TEREKTUMUHA KA’IMETEN ‘ALA ‘USULIHA FEBI’IDHNI ELLAHI WE LIJUHZIJEL-FASIKINE
6 E atë (pasuri) që prej tyre All-llahu ia ktheu të dërguarit të vet, ju për të nuk i keni ngarë as kuajt, as devetë, por All-llahu i bën mbizotërues të dërguarit e vet kundër kujt të dojë, All-llahu ka fuqi mbi çdo send.
WE MA ‘EFA’EL-LAHU ‘ALA RESULIHI MINHUM FEMA ‘EWXHEFTUM ‘ALEJHI MIN HAJLIN WE LA RIKABIN WE LEKINNALL-LLAHE JUSELLITU RUSULEHU ‘ALA MEN JESHA’U WEL-LAHU ‘ALA KULLI SHEJ’IN KADIRUN
7 Atë që All-llahu nga banorët e vendeve (jobesimtare) ia dha pa luftë të dërguarit të vet, ajo i takon All-llahut, të dërguarit të afërmve, jetimëve, të varfërve, kurbetçinjve. (Kështu veprohet) Që ajo të mos ndahet ndërmjet pasanikëve tuaj. Çka t'ju japë Pejgamberi, atë merrnie, e çka t'ju ndalojë, përmbanju dhe kini frikë All-llahun, se All-llahu është ndëshkues i ashpër.
MA ‘EFA’EL-LAHU ‘ALA RESULIHI MIN ‘EHLIL-KURA FELILLAHI WE LILRRESULI WE LIDHIL-KURBA WEL-JETAMA WEL-MESAKINI WE EBNI ES-SEBILI KEJ LA JEKUNE DULETEN BEJNEL-’EGNIJA’I MINKUM WE MA ‘ATAKUMU ER-RESULU FEHUDHUHU WE MA NEHAKUM ‘ANHU FANTEHU WE ETTEKU ELLAHE ‘INNALL-LLAHE SHEDIDUL-’IKABI
8 (Ajo pronë) U takon muhaxhirëve të varfër, të cilët u dëbuan prej shtëpive të tyre dhe prej pasurisë së tyre, duke kërkuar mirësinë dhe kënaqësinë prej All-llahut, dhe që ndihmojnë All-llahun dhe të dërguarin e Tij, të tillët janë ata të sinqertit.
LILFUKARA’IL-MUHAXHIRINEL-LEDHINE ‘UHRIXHU MIN DIARIHIM WE ‘EMWALIHIM JEBTEGUNE FEDLÆN MINEL-LAHI WE RIDWANÆN WE JENSURUNEL-LAHE WE RESULEHU ‘ULA’IKE HUMU ES-SADIKUNE
9 Edhe ata që përgatitën vendin (Medinen) dhe besimin para tyre, i duan ata që shpërnguleshin tek ata dhe nuk ndiejnë në gjoksat e tyre ndonjë nevojë (për zili a tjetër) nga ajo që u jepej atyre (muhaxhirëve), madje edhe sikur të kishin vetë nevojë për te, ata u jepnin përparësi atyre para vetvetes. Kush është i ruajtur prej lakmisë së vet, të tillët janë të shpëtuar.
WEL-LEDHINE TEBEWWE’U ED-DARE WEL-’IMANE MIN KABLIHIM JUHIBBUNE MEN HAXHERE ‘ILEJHIM WE LA JEXHIDUNE FI SUDURIHIM HAXHETEN MIMMA ‘UTU WE JU’UTHIRUNE ‘ALA ‘ENFUSIHIM WE LEW KANE BIHIM HASASETUN WE MEN JUKA SHUHHE NEFSIHI FE’ULA’IKE HUMUL-MUFLIHUNE
10 Edhe ata që kanë ardhur pas tyre e thonë: "Zoti ynë, falna neve dhe vëllezërit tanë që para nesh u pajisën me besim dhe mos lejo në zemrat tona farë urrejtjeje ndaj atyre që besuan. Zoti ynë Ti je i butë, mëshirues!"
WEL-LEDHINE XHA’U MIN BA’DIHIM JEKULUNE REBBENA EGFIR LENA WE LI’EHWANINAL-LEDHINE SEBEKUNA BIL-’IMANI WE LA TEXH’AL FI KULUBINA GILLÆN LILLEDHINE ‘AMENU REBBENA ‘INNEKE RE’UFUN REHIMUN
11 A nuk e ke ditur se ata që u bënë hipokritë, u thoshin vëllezërve të vet nga ithtarët e librit që nuk kishin besuar: Nëse ju dëboheni, edhe ne do të dalim me ju për çështjen tuaj, ne kurrë nuk do t'i bindemi askujt (t'ju luftojmë ose t'ju nënshtrojmë), e nëse luftoheni prej dikujt, ne gjithqysh do t'u ndihmojmë. All-llahu dëshmon se ata janë rrenacakë!
‘ELEM TERA ‘ILAL-LEDHINE NAFEKU JEKULUNE LI’HWANIHIMUL-LEDHINE KEFERU MIN ‘EHLIL-KITABI LE’IN ‘UHRIXHTUM LENEHRUXHENNE ME’AKUM WE LA NUTI’U FIKUM ‘EHEDÆN ‘EBEDÆN WE ‘IN KUTILTUM LENENSURENNEKUM WEL-LAHU JESH/HEDU ‘INNEHUM LEKADHIBUNE
12 Sikur të dëbohen ata (ithtarët e librit), nuk do të dilnin me ta edhe sikur të luftoheshin, nuk do t'u ndihmojnë atyre, po edhe sikur t'u ndihmonin atyre, ata do të iknin prapa, e ata do të mbesin pa ndihmën e tyre.
LE’IN ‘UHRIXHU LA JEHRUXHUNE ME’AHUM WE LE’IN KUTILU LA JENSURUNEHUM WE LE’IN NESERUHUM LEJUWELLUNNEL-’EDBARE THUMME LA JUNSERUNE
13 Ju (besimtarët) në zemrat e tyre (të munafikëve) jeni frikë më e fortë se All-llahu (frika nga All-llahu). Kjo për shkak se ata janë popull që nuk kuptojnë.
LE’ENTUM ‘ESHEDDU REHBETEN FI SUDURIHIM MINEL-LAHI DHALIKE BI’ENNEHUM KAWMUN LA JEFKAHUNE
14 Ata të gjithë së bashku nuk kanë guxim t'ju luftojnë, vetëm kur gjenden në ndonjë vend të fortifikuar ose kur janë pas ndonjë muri. Armiqësia ndërmjet tyre është e ashpër. Mund të mendohet për ta se janë të bashkuar, e në realitet zemrat e tyre janë të përçara, sepse janë njerëz që nuk logjikojnë.
LA JUKATILUNEKUM XHEMI’ÆN ‘ILLA FI KUREN MUHESSENETIN ‘EW MIN WERA’I XHUDURIN BE’SUHUM BEJNEHUM SHEDIDUN TEHSEBUHUM XHEMI’ÆN WE KULUBUHUM SHETTA DHALIKE BI’ENNEHUM KAWMUN LA JA’KILUNE
15 Si shembulli i atyre jo fort moti që përjetuan të keqen e punës së vet, edhe ata kanë një dënim të rëndë.
KEMETHELIL-LEDHINE MIN KABLIHIM KARIBÆN DHAKU WEBALE ‘EMRIHIM WE LEHUM ‘ADHABUN ‘ELIMUN
16 Ata (hipokritët) janë shembull si djalli, kur i thotë njeriut: "Refuzo besimin!", e kur ai ta ketë refuzuar, ai (djalli) tërhiqet e thotë: "Unë tërhiqem prej teje; unë i frikohem All-llahut, Zotit të gjithësisë!"
KEMETHELI ESH-SHEJTANI ‘IDH KALE LIL’INSANI EKFUR FELEMMA KEFERE KALE ‘INNI BERI’UN MINKE ‘INNI ‘EHAFU ELLAHE REBBEL-’ALEMINE
17 Dhe ashtu, ata të dy do të përfundojnë në zjarr përgjithmonë. Ai është ndëshkim i zullumqarëve.
FEKANE ‘AKIBETEHUMA ‘ENNEHUMA FI EN-NARI HALIDEJNI FIHA WE DHELIKE XHEZA’U EDH-DHALIMINE
18 O ju që besuat, kini parasysh frikën ndaj All-llahut dhe le të shikojë njeriu se çka ka bërë për nesër, dhe kini frikë All-llahun, e s'ka dyshim se All-llahu është që e di në detaje atë që punoni!
JA ‘EJJUHAL-LEDHINE ‘AMENU ETTEKU ELLAHE WE LTENDHUR NEFSUN MA KADDEMET LIGADIN WE ETTEKU ELLAHE ‘INNALL-LLAHE HABIRUN BIMA TA’MELUNE
19 E mos u bëni si ata që e harruan All-llahun, e All-llahu bëri që ata ta harrojnë vetveten! Të tillët janë ata të prishurit.
WE LA TEKUNU KALLEDHINE NESU ELLAHE FE’ENSAHUM ‘ENFUSEHUM ‘ULA’IKE HUMUL-FASIKUNE
20 Nuk janë të barabartë ata të xhennetit dhe ata të xhehennemit. Banuesit e xhennetit janë ata fatbardhë që ia kanë arritur qëllimit.
LA JESTEWI ‘ESHABU EN-NARI WE ‘ESHABUL-XHENNETI ‘ESHABUL-XHENNETI HUMUL-FA’IZUNE
21 Sikur Ne ta zbritnim këtë Kur'an mbi ndonjë kodër, do ta shihje atë të strukur e të çarë prej frikës nga All-llahu. Këta janë shembuj që ua shkoqisim njerëzve, që ata të mendojnë.
LEW ‘ENZELNA HADHAL-KUR’ANE ‘ALA XHEBELIN LERE’EJTEHU HASHI’ÆN MUTESEDDI’ÆN MIN HASHJETI ELLAHI WE TILKEL-’EMTHALU NEDRIBUHA LILNNASI LE’ALLEHUM JETEFEKKERUNE
22 Ai është All-llahu që nuk ka zot tjetër; vetëm Ai, që e di të fshehtën dhe të dukshmen, Ai është Mëshiruesi, Mëshirëbërësi!
HUWEL-LAHUL-LEDHI LA ‘ILAHE ‘ILLA HUWE ‘ALIMUL-GAJBI WE ESH-SHEHADETI HUWE ER-REHMANU ER-REHIMU
23 Ai është All-llahu që nuk ka zot tjetër përveç Tij, sundues i përgjithshëm, i pastër (prej të metave që i mvishen), shpëtimtar (që i shpëton njerëzit prej ndëshkimit të padrejtë), sigurues (që i siguroi njerëzit me premtimin e vet dhe pejgamberët me mrekulli) mbikëqyrës (që mbikëqyr dhe përcjell çdo send), i plotfuqishëm, mbizotërues, i madhërishëm. I lartësuar është All-llahu nga çka i shoqërojnë!
HUWEL-LAHUL-LEDHI LA ‘ILAHE ‘ILLA HUWEL-MELIKUL-KUDDUSU ES-SELAMUL-MU’UMINUL-MUHEJMINUL-’AZIZUL-XHEBBARUL-MUTEKEBBIRU SUBHANEL-LAHI ‘AMMA JUSHRIKUNE
24 Ai është All-llahu, Krijuesi, Shpikësi, Formësuesi. Të tij janë emrat më të bukur. Atë (All-llahun) e madhëron çka ka në qiej e në tokë dhe Ai është ngadhënjyesi, i urti!
HUWEL-LAHUL-HALIKUL-BARI’UL-MUSEWWIRU LEHUL-’ESMA’UL-HUSNA JUSEBBIHU LEHU MA FI ES-SEMAWATI WEL-’ERDI WE HUWEL-’AZIZUL-HEKIMU