Surja Muxhadele indeksuar me numër 58 , numri i ajeteve 22
1 Vërtet, All-llahu dëgjoi fjalët e asaj e cila bisedoi me ty lidhur me burrin e vet, që u ankua te All-llahu; prandaj All-llahu e dëgjon bisedën tuaj, All-llahu dëgjon çdo bisedë dhe sheh çdo punë.
KAD SEMI’ALLAHU KAWLEL-LETI TUXHADILUKE FI ZEWXHIHA WE TESHTEKI ‘ILA ELLAHI WEL-LAHU JESMA’U TEHAWUREKUMA ‘INNALL-LLAHE SEMI’UN BESIRUN
2 "Ata prej jush që bëjnë "Dhihar" (epërsia ime ndaj teje është haram si epërsia ndaj nënës sime) ndaj grave të veta, në të vërtetë ato nuk janë nënat e tyre, nënat e tyre janë vetëm ato që i kanë lindur ata, ndërsa ata janë duke thënë fjalë të irituara dhe gënjeshtra, por All-llahu është që lë shumë pa marrë në përgjegjësi dhe shumë falë.
EL-LEDHINE JUDHAHIRUNE MINKUM MIN NISA’IHIM MA HUNNE ‘UMMEHATIHIM ‘IN ‘UMMEHATUHUM ‘ILLAL-LA’I WELEDNEHUM WE ‘INNEHUM LEJEKULUNE MUNKERÆN MINEL-KAWLI WE ZURÆN WE ‘INNALL-LLAHE LE’AFUWUN GAFURUN
3 Ata që krahasojnë (me nëna) dhe largohen nga gratë e veta, e pastaj zbrapsen nga ajo që kanë thënë, janë të obliguar që para se të kontaktojnë ndërmjet vete ta lirojnë një rob. Kjo është dispozitë me të cilën porositeni, e All-llahu është i njohur hollësisht me atë që ju punoni.
WEL-LEDHINE JUDHAHIRUNE MIN NISA’IHIM THUMME JA’UDUNE LIMA KALU FETEHRIRU REKABETIN MIN KABLI ‘EN JETEMASSA DHALIKUM TU’ADHUNE BIHI WEL-LAHU BIMA TA’MELUNE HABIRUN
4 E kush nuk gjen (rob për lirim), atëherë le të agjërojë dy muaj rresht para se të kontaktojnë, e kush nuk mundet, atëherë le t'i ushqejë gjashtëdhjetë të varfër. Kjo (dispozitë ju shërben) për të vërtetuar ju se besoni All-llahun dhe të dërguarin e Tij (e jo zakonet injorante). Këto, pra janë përcaktimet e All-llahut. Ndërkaq, mohuesit kanë dënim të rëndë.
FEMEN LEM JEXHID FESIJAMU SHEHREJNI MUTETABI’AJNI MIN KABLI ‘EN JETEMASSA FEMEN LEM JESTETI’ FE’IT’AMU SITTINE MISKINÆN DHALIKE LITU’UMINU BILLAHI WE RESULIHI WE TILKE HUDUDU ELLAHI WE LILKAFIRINE ‘ADHABUN ‘ELIMUN
5 Është e vërtetë se ata që i kundërvihen All-llahut dhe të dërguarit të Tij janë të mposhtur, ashtu siç u mposhtën ata përpara tyre. Mirëpo, Ne u kemi shpallur fakte të qarta, e për mohuesit është një dënim i turpshëm.
‘INNEL-LEDHINE JUHADDUNEL-LAHE WE RESULEHU KUBITU KEMA KUBITEL-LEDHINE MIN KABLIHIM WE KAD ‘ENZELNA ‘AJATIN BEJJINATIN WE LILKAFIRINE ‘ADHABUN MUHINUN
6 Në ditën kur All-llahu i ringjall ata të gjithë, i njofton me atë që kanë punuar, pse All-llahu ka mbajtur ato shënime, edhe pse ata i kanë harruar. All-llahu është Ai që çdo send e sheh dhe e përcjell.
JEWME JEB’ATHUHUMU ELLAHU XHEMI’ÆN FEJUNEBBI’UHUM BIMA ‘AMILU ‘EHSAHU ELLAHU WE NESUHU WEL-LAHU ‘ALA KULLI SHEJ’IN SHEHIDUN
7 A nuk e di ti (o dëgjues) se All-llahu di çka ka në qiej dhe çka ka në tokë?! Nuk bëhet bisedë e fshehtë mes tre vetave e të mos jetë Ai i katërti; e as mes pesë vetave e të mos jetë Ai i gjashti, e as mes më pak vetave dhe as mes më shumë vetave, e të mos jetë Ai me ta, kudo që të jenë. Pastaj, në ditën e kijametit i njofton ata me atë që kanë punuar. All-llahu ka përshirë çdo send në dijen e vet.
‘ELEM TERA ‘ENNEL-LAHE JA’LEMU MA FI ES-SEMAWATI WE MA FIL-’ERDI MA JEKUNU MIN NEXHWA THELATHETIN ‘ILLA HUWE RABI’UHUM WE LA HAMSETIN ‘ILLA HUWE SADISUHUM WE LA ‘EDNA MIN DHALIKE WE LA ‘EKTHERE ‘ILLA HUWE ME’AHUM ‘EJNE MA KANU THUMME JUNEBBI’UHUM BIMA ‘AMILU JEWMEL-KIJAMETI ‘INNALL-LLAHE BIKULLI SHEJ’IN ‘ALIMUN
8 "A nuk i sheh ata që ishin të ndaluar të bisedojnë fshehtë, se si i kthehen përsëri asaj nga e cila ishin të ndaluar dhe pëshpërisin për çka është mëkat, për çka është mizori dhe çka është në kundërshti të të dërguarit. Ata kur vijnë te ti, të përshëndesin me atë që All-llahu nuk të përshëndet dhe vetëmevete thonë: "Përse All-llahu nuk na dënon për këtë që po e themi?" Por, mjaft është për ta xhehennemi në të cilin hidhen. Sa vend i shëmtuar është ai.
‘ELEM TERA ‘ILAL-LEDHINE NUHU ‘ANI EN-NEXHWA THUMME JA’UDUNE LIMA NUHU ‘ANHU WE JETENAXHEWNE BIL-’ITHMI WEL-’UDWANI WE MA’SIJETI ER-RESULI WE ‘IDHA XHA’UKE HEJJEWKE BIMA LEM JUHEJJIKE BIHI ELLAHU WE JEKULUNE FI ‘ENFUSIHIM LEWLA JU’ADHDHIBUNALLAHU BIMA NEKULU HESBUHUM XHEHENNEMU JESLEWNEHA FEBI’SEL-MESIRU
9 O ju që keni besuar, kur bisedoni mes vete fshehurazi, mos bisedoni për çka është mëkat, armiqësi dhe kundërshti ndaj pejgamberit, por bisedoni për punë të ndershme e të matura dhe kini frikën All-llahut, te i cili do të tuboheni!
JA ‘EJJUHAL-LEDHINE ‘AMENU ‘IDHA TENAXHEJTUM FELA TETENAXHEW BIL-’ITHMI WEL-’UDWANI WE MA’SIJETI ER-RESULI WE TENAXHEW BIL-BIRRI WET-TEKWA WE ETTEKU ELLAHEL-LEDHI ‘ILEJHI TUHSHERUNE
10 Bisedën e fshehtë e nxit vetëm djalli për t'i shqetësuar ata që besuan, ndonëse ajo nuk mund t'i dëmtojë ata fare pa dëshirën e All-llahut, andaj vetëm All-llahut le t'i mbështeten besimtarët!
‘INNEMA EN-NEXHWA MINE ESH-SHEJTANI LIJEHZUNEL-LEDHINE ‘AMENU WE LEJSE BIDARRIHIM SHEJ’ÆN ‘ILLA BI’IDHNI ELLAHI WE ‘ALA ELLAHI FELJETEWEKKELIL-MU’UMINUNE
11 O ju që besuat, kur t'ju thuhet: zgjerohuni (bëni vend) në vend ndeje, zgjerohuni, se All-llahu bën zgjerim për ju, e kur t'ju thuhet: ngrihuni! Atëherë ju ngrihuni, All-llahu i lartëson ata që besuan prej jush, i lartëson në shkallë të lartë ata të cilëve u është dhënë dituri. All-llahu është i njohur mirë me atë që punoni.
JA ‘EJJUHAL-LEDHINE ‘AMENU ‘IDHA KILE LEKUM TEFESSEHU FIL-MEXHALISI FAFSEHU JEFSEHI ELLAHU LEKUM WE ‘IDHA KILE ENSHUZU FANSHUZU JERFA’I ELLAHUL-LEDHINE ‘AMENU MINKUM WEL-LEDHINE ‘UTUL-’ILME DEREXHATIN WEL-LAHU BIMA TA’MELUNE HABIRUN
12 O ju që keni besuar, kur dëshironi të bisedoni me të dërguarin, jepni një sadaká para bisedës suaj. Kjo është më mirë për ju dhe më pastër; e nëse nuk keni çka të jepni, All-llahu është mëkatfalës, mëshirues.
JA ‘EJJUHAL-LEDHINE ‘AMENU ‘IDHA NAXHEJTUMU ER-RESULE FEKADDIMU BEJNE JEDEJ NEXHWAKUM SEDEKATEN DHALIKE HAJRUN LEKUM WE ‘ETHERU FE’IN LEM TEXHIDU FE’INNALL-LLAHE GAFURUN REHIMUN
13 A u frikësuat (varfërisë) të jepni lëmoshë në prag të bisedës suaj? E kur ju nuk e bëtë dhe All-llahu ju fali, atëherë pra falni namazin, jepni zeqatin, respektojeni All-llahun dhe të dërguarin e Tij, All-llahu është i njohur me punën tuaj.
‘E’ESHFEKTUM ‘EN TUKADDIMU BEJNE JEDEJ NEXHWAKUM SEDEKATIN FE’IDH LEM TEF’ALU WE TABEL-LAHU ‘ALEJKUM FE’EKIMU ES-SELÆTE WE ‘ATU EZ-ZEKÆTE WE ‘ETI’U ELLAHE WE RESULEHU WEL-LAHU HABIRUN BIMA TA’MELUNE
14 A e dini për ata që kanë miqësuar një popull që All-llahu ka shprehur mallkim kundër tyre? Ata nuk janë as prej jush as prej atyre dhe me vetëdije betohen rrejshëm.
‘ELEM TERA ‘ILAL-LEDHINE TEWELLEW KAWMÆN GADIBEL-LAHU ‘ALEJHIM MA HUM MINKUM WE LA MINHUM WE JEHLIFUNE ‘ALEL-KEDHIBI WE HUM JA’LEMUNE
15 All-llahu për ta ka përgatitur një ndëshkim të ashpër. Vërtet, atë që bëjnë ata është shumë e keqe.
‘E’ADDEL-LAHU LEHUM ‘ADHABÆN SHEDIDÆN ‘INNEHUM SA’E MA KANU JA’MELUNE
16 Ata betimin e tyre e kanë marrë si mbrojtje dhe kanë penguar prej rrugës së All-llahut, andaj ata i pret një dënim poshtërues.
ETTEHADHU ‘EJMANEHUM XHUNNETEN FESEDDU ‘AN SEBILI ELLAHI FELEHUM ‘ADHABUN MUHINUN
17 Atyre nuk do t'u bëjë kurrfarë dobie pasuria e tyre e as fëmijët e tyre para All-llahut. Ata janë banorë të zjarrit, aty janë përgjithmonë.
LEN TUGNIJE ‘ANHUM ‘EMWALUHUM WE LA ‘EWLADUHUM MINEL-LAHI SHEJ’ÆN ‘ULA’IKE ‘ESHABU EN-NARI HUM FIHA HALIDUNE
18 Ditën kur All-llahu i ringjall të gjithë, e ata i betohen Atij, sikurse u betoheshin juve, dhe mendojnë (me atë betim) të arrijnë diçka. Pra ta dini, se ata janë me të vërtetë rrenacakët.
JEWME JEB’ATHUHUMU ELLAHU XHEMI’ÆN FEJEHLIFUNE LEHU KEMA JEHLIFUNE LEKUM WE JEHSEBUNE ‘ENNEHUM ‘ALA SHEJ’IN ‘ELA ‘INNEHUM HUMUL-KADHIBUNE
19 Ata i ka nënshtruar djalli dhe ua ka qitur në harresë porositë e All-llahut. Ata janë shoqëri e djallit, e dijeni se ithtarët e djallit janë më të dëshpëruarit.
ESTEHWEDHE ‘ALEJHIMU ESH-SHEJTANU FE’ENSAHUM DHIKREL-LAHI ‘ULA’IKE HIZBU ESH-SHEJTANI ‘ELA ‘INNE HIZBE ESH-SHEJTANI HUMUL-HASIRUNE
20 S'ka dyshim se ata që e kundërshtojnë All-llahun dhe të dërguarin e Tij, të tillët janë ndër më të poshtëruarit.
‘INNEL-LEDHINE JUHADDUNEL-LAHE WE RESULEHU ‘ULA’IKE FIL-’EDHELLINE
21 "All-llahu ka përcaktuar (shkruar në Levhi Mahfudh): "Unë dhe të dërguarit e Mi patjetër do të ngadhënjejmë!" All-llahu është i fortë, ngadhënjyes.
KETEBEL-LAHU LE’EGLIBENNE ‘ENA WE RUSULI ‘INNALL-LLAHE KAWIJUN ‘AZIZUN
22 Nuk gjen popull që e beson All-llahun dhe ditën e gjykimit, e ta dojë atë që e kundërshton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, edhe sikur të jenë ata (kundërshtarët) prindërit e tyre, ose fëmijët e tyre, ose vëllezërit e tyre, ose farefisi i tyre. Ata janë që në zemrat e tyre (Ai) ka skalitur besimin dhe e ka forcuar me shpirt nga ana e Tij dhe ata do t'i shpjerrë në xhennete, nëpër të cilët rrjedhin lumenj. Aty janë, përgjithmonë. All-llahu ua ka pëlqyer punën e tyre dhe ata janë të kënaqur me shpërblimin e Tij. Të tillët janë palë (grup, parti) e All-llahut, ta dini pra, se ithtarët e All-llahut janë ata të shpëtuarit.
LA TEXHIDU KAWMÆN JU’UMINUNE BILLAHI WEL-JEWMIL-’AHIRI JUWADDUNE MEN HADDEL-LAHE WE RESULEHU WE LEW KANU ‘ABA’EHUM ‘EW ‘EBNA’EHUM ‘EW ‘IHWANEHUM ‘EW ‘ASHIRETEHUM ‘ULA’IKE KETEBE FI KULUBIHIMUL-’IMANE WE ‘EJJEDEHUM BIRUHIN MINHU WE JUDHILUHUM XHENNATIN TEXHRI MIN TEHTIHAL-’ENHARU HALIDINE FIHA REDIJEL-LAHU ‘ANHUM WE REDU ‘ANHU ‘ULA’IKE HIZBU ELLAHI ‘ELA ‘INNE HIZBEL-LAHI HUMUL-MUFLIHUNE