Surja Maide indeksuar me numër 5 , numri i ajeteve 120
1 O ju që besuat! Zbatoni premtimet (obligimet). U janë (lejuar t'i hani) kafshët shtëpiake, me përjashtim të atyre që po ju lexohen (në këtë kaptinë si të ndaluara) dhe përveç gjuetisë, që nuk është e lejuar derisa jeni në ihram. Vërtet, All-llahu vendos atë që dëshiron.
JA ‘EJJUHAL-LEDHINE ‘AMENU ‘EWFU BIL-’UKUDI ‘UHILLET LEKUM BEHIMETUL-’EN’AMI ‘ILLA MA JUTLA ‘ALEJKUM GAJRE MUHILLI ES-SEJDI WE ‘ENTUM HURUMUN ‘INNALL-LLAHE JEHKUMU MA JURIDU
2 O ju që besuat! Mos i shkelni simbolet e All-llahut, as muajin e shenjtë (mos lejoni luftën), as kurbanin (mos e pengoni), as atë me qafore (të caktuar për kurban), as (mos pengoni) ata që duke kërkuar begati nga Zoti i tyre dhe kënaqësinë e Tij, kanë mësyer (për vizitë) shtëpinë e shenjtë (Qaben). E kur të hiqni ihramin, atëherë gjahtoni. Urrejtja ndaj një populli, që iu pat penguar nga xhamia e shenjtë, të mos ju shtyjë të silleni në mënyrë të padrejtë kundër tyre. Ndihmohuni mes vete me të mira dhe në të mbara, e mosni në mëkate e armiqësi. Kini dro dënimit të All-llahut, se me të vërtetë All-llahu është ndëshkues i fortë.
JA ‘EJJUHAL-LEDHINE ‘AMENU LA TUHILLU SHA’A’IREL-LAHI WE LA ESH-SHEHREL-HERAME WE LAL-HEDJE WE LAL-KALA’IDE WE LA ‘AMMINEL-BEJTEL-HERAME JEBTEGUNE FEDLÆN MIN RABBIHIM WE RIDWANÆN WE ‘IDHA HELELTUM FASTADU WE LA JEXHRIMENNEKUM SHENE’ANU KAWMIN ‘EN SEDDUKUM ‘ANIL-MESXHIDIL-HERAMI ‘EN TA’TEDU WE TA’AWENU ‘ALEL-BIRRI WET-TEKWA WE LA TA’AWENU ‘ALEL-’ITHMI WEL-’UDWANI WE ETTEKU ELLAHE ‘INNALL-LLAHE SHEDIDUL-’IKABI
3 Juve u janë ndaluar (t'i hani): ngordhësirat, gjaku, mishi i derrit, ajo që theret jo në emrin e All-llahut, e furmja, e mbytura, e rrëzuarja, e shpuarja (nga briri i tjetrës), ajo që e ka ngrënë egërsira, përveç asaj që arrini ta therrni (para se të ngordhë), ajo që është therrur për idhuj dhe (u është e ndaluar) ta kërkoni me short fatin. Kjo është mëkat ndaj All-llahut. Tashmë, ata që mohuan, humbën shpresën për fenë tuaj (se do të ndërroni), andaj mos u frikësonju atyre, por Mua të më frikësoheni. Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju islamin fe. E kush detyrohet nga uria (të hajë nga të ndaluarat), duke mos anuar dhe duke mos patur qëllim mëkatin, All-llahu falë shumë dhe është mëshirues.
HURRIMET ‘ALEJKUMUL-MEJTETU WE ED-DEMU WE LEHMUL-HINZIRI WE MA ‘UHILLE LIGAJRI ELLAHI BIHI WEL-MUNHANIKATU WEL-MEWKUDHETU WEL-MUTEREDDIJETU WE EN-NETIHETU WE MA ‘EKELE ES-SEBU’U ‘ILLA MA DHEKKEJTUM WE MA DHUBIHE ‘ALA EN-NUSUBI WE ‘EN TESTEKSIMU BIL-’EZLAMI DHALIKUM FISKUNL-JEWME JE’ISEL-LEDHINE KEFERU MIN DINIKUM FELA TEHSHEWHUM WE EHSHEWNIL-JEWME ‘EKMELTU LEKUM DINEKUM WE ‘ETMEMTU ‘ALEJKUM NI’METI WE REDITU LEKUMUL-’ISLAME DINÆN FEMENI EDTURRE FI MEHMESETIN GAJRE MUTEXHANIFIN L’ITHMIN FE’INNALL-LLAHE GAFURUN REHIMUN
4 Të pyesin ty (Muhammed), çka u është lejuar atyre? Thuaju: "U janë lejuar të gjitha ushqimet e mira dhe ai (gjahu) i gjahtarëve (shtazëve) të dresuara që i mësoni ashtu si ju ka mësuar juve All-llahu. Hani pra, atë që gjahtuan për juve dhe më parë përmendeni emrin e All-llahut. Kini dro nga All-llahu pse All-llahu shpejt merr masa.
JES’ELUNEKE MADHA ‘UHILLE LEHUM KUL ‘UHILLE LEKUMUT-TEJJIBATU WE MA ‘ALLEMTUM MINEL-XHEWARIHI MUKELLIBINE TU’ALLIMUNEHUNNE MIMMA ‘ALLEMEKUMU ELLAHU FEKULU MIMMA ‘EMSEKNE ‘ALEJKUM WE EDHKURU ESMEL-LAHI ‘ALEJHI WE ETTEKU ELLAHE ‘INNALL-LLAHE SERI’UL-HISABI
5 Sot u lejuan për ju ushqimet e mira, edhe ushqimet (të therrurat) e ithtarëve të librit janë të lejuara (hallall) për ju, edhe ushqimet (të therrurat) tuaja janë të lejuara për ta (u janë lejuar). Gratë e ndershme besimtare dhe (gra) të ndershme nga ata të cilëve u është dhënë libri para jush, kur atyre u jepni pjesën e caktuar të kurorës, por duke pasur për qëllim martesën, e jo imoralitetin dhe jo si dashnore ilegale. E kush mohon (tradhton) besimin, ai ka asgjësuar veprën e vet dhe ai në botën tjetër është prej të shkatërruarve.
EL-JEWME ‘UHILLE LEKUMUT-TEJJIBATU WE TA’AMUL-LEDHINE ‘UTUL-KITABE HILLUN LEKUM WE TA’AMUKUM HILLUN LEHUM WEL-MUHSENATU MINEL-MU’UMINATI WEL-MUHSENATU MINEL-LEDHINE ‘UTUL-KITABE MIN KABLIKUM ‘IDHA ‘ATEJTUMUHUNNE ‘UXHUREHUNNE MUHSININE GAJRE MUSAFIHINE WE LA MUTTEHIDHI ‘EHDANIN WE MEN JEKFUR BIL-’IMANI FEKAD HEBITE ‘AMELUHU WE HUWE FIL-’AHIRETI MINEL-HASIRINE
6 O ju që besuat! Kur doni të ngriheni për të falur namazin, lani fytyrat tuaja dhe duart tuaja deri në bërryla; fërkoni kokat tuaja, e këmbët lani deri në dy zogjtë. Nëse jeni xhunubë, atëherë pastrohuni (lahuni)! Në qoftë se jeni të sëmurë, ose në ndonjë udhëtim, ose ndonjëri prej jush vjen prej vendit të nevojës, ose keni kontaktuar me gratë dhe nuk gjeni ujë, atëherë mësyjeni (merrni tejemum) dheun e pastër dhe me të fërkoni fytyrat dhe duart tuaja. All-llahu nuk dëshiron (me obligim për abdest e larje) t'ju sjellë ndonjë vështirësi, por dëshiron t'ju pastrojë (prej mëkatëve), t'ua plotësojë të mirën e Tij ndaj jush e që t'i falënderoheni.
JA ‘EJJUHAL-LEDHINE ‘AMENU ‘IDHA KUMTUM ‘ILA ES-SELÆTI FAGSILU WUXHUHEKUM WE ‘EJDIJEKUM ‘ILAL-MERAFIKI WE EMSEHU BIRU’USIKUM WE ‘ERXHULEKUM ‘ILAL-KA’BEJNI WE ‘IN KUNTUM XHUNUBÆN FE ETTEHHERU WE ‘IN KUNTUM MERDA ‘EW ‘ALA SEFERIN ‘EW XHA’E ‘EHEDUN MINKUM MINEL-GA’ITI ‘EW LAMESTUMU EN-NISA’ FELEM TEXHIDU MA’EN FETEJEMMEMU SA’IDÆN TEJJIBÆN FAMSEHU BIWUXHUHIKUM WE ‘EJDIKUM MINHU MA JURIDU ELLAHU LIJEXH’ALE ‘ALEJKUM MIN HEREXHIN WE LEKIN JURIDU LIJUTEHHIREKUM WELIJUTIMME NI’METEHU ‘ALEJKUM LE’ALLEKUM TESHKURUNE
7 Përkujtojeni dhuntinë e All-llahut që ua dha (fenë islame) dhe zotimin e Tij, të cilin e pat marrë prej jush kur thatë: "Dëgjuam e respektuam". Kini frikë All-llahun, pse All-llahu i di shumë mirë të fshehtat në gjoksa (në zemra).
WE EDHKURU NI’METEL-LAHI ‘ALEJKUM WE MITHAKAHUL-LEDHI WE ETHEKAKUM BIHI ‘IDH KULTUM SEMI’NA WE ‘ETA’NA WE ETTEKU ELLAHE ‘INNALL-LLAHE ‘ALIMUN BIDHATI ES-SUDURI
8 O ju që besuat! Bëhuni plotësisht të vendosur për hir të All-llahut, duke dëshmuar të drejtën, dhe të mos u shtyjë urrejtja ndaj një populli e t'i shmangeni drejtësisë; bëhuni të drejtë, sepse ajo është më afër devotshmërisë. Kini dro All-llahun se All-llahu di hollësisht për atë që veproni.
JA ‘EJJUHAL-LEDHINE ‘AMENU KUNU KAWWAMINE LILLAHI SHUHEDA’E BIL-KISTI WE LA JEXHRIMENNEKUM SHENE’ANU KAWMIN ‘ALA ‘ELLA TA’DILU A’DILU HUWE ‘EKREBU LILTTEKWA WE ETTEKU ELLAHE ‘INNALL-LLAHE HABIRUN BIMA TA’MELUNE
9 Atyre që besuan dhe bënë vepra të mira, All-llahu u premtoi falje për mëkate dhe shpërblim të madh.
WE’ADEL-LAHUL-LEDHINE ‘AMENU WE ‘AMILU ES-SALIHATI LEHUM MEGFIRETUN WE ‘EXHRUN ‘ADHIMUN
10 E ata që mohuan dhe përgënjeshtruan argumentet Tona, ata janë banues të xhehennemit.
WEL-LEDHINE KEFERU WE KEDHDHEBU BI’AJATINA ‘ULA’IKE ‘ESHABUL-XHEHIMI
11 O ju që besuat! Përkujtojeni të mirën e All-llahut ndaj jush kur, një popull tentoi të zgjasë duart e veta (për mbytje) kundër jush, kurse Ai i zbrapsi duart e tyre prej jush. Respektojeni All-llahun (duke zbatuar urdhrat e Tij) dhe vetëm All-llahut le t'i mbështeten besimtarët.
JA ‘EJJUHAL-LEDHINE ‘AMENU EDHKURU NI’METEL-LAHI ‘ALEJKUM ‘IDH HEMME KAWMUN ‘EN JEBSUTU ‘ILEJKUM ‘EJDIJEHUM FEKEFFE ‘EJDIJEHUM ‘ANKUM WE ETTEKU ELLAHE WE ‘ALA ELLAHI FELJETEWEKKELIL-MU’UMINUNE
12 Në të vërtetë All-llahu pat marrë zotimin e beni israilëve. Dhe prej tyre dërguam (caktuam) dymbëdhjetë prijës. All-llahu tha: "Unë jamë (mbrojtës) me ju!" Në qoftë se falni namazin, e jepni zeqatin, u besoni të dërguarve të Mi dhe u ndihmoni atyre, huazoni për hir të All-llahut hua të mirë, Ai patjetër do t'ua shlyejë mëkatet tuaja dhe do t'ju shtie në xhennete nën të cilët rrjedhin lumenj. E kush kundërshton pas këtij (zotimi) prej jush, ai e ka humbur rrugën e drejtë.
WE LEKAD ‘EHADHEL-LAHU MITHAKA BENI ‘ISRA’ILE WE BE’ATHNA MINHUMU ETHNEJ ‘ASHERE NEKIBÆN WE KALEL-LAHU ‘INNI ME’AKUM LE’IN ‘EKAMTUMU ES-SELÆTE WE ‘ATEJTUMU EZ-ZEKÆTE WE ‘AMENTUM BIRUSULI WE ‘AZZERTUMUHUM WE ‘EKREDTUMU ELLAHE KARDÆN HESENÆN LE’UKEFFIRENNE ‘ANKUM SEJJI’ATIKUM WE LE’UDHILENNEKUM XHENNATIN TEXHRI MIN TEHTIHAL-’ENHARU FEMEN KEFERE BA’DE DHALIKE MINKUM FEKAD DELLE SEWA’E ES-SEBILI
13 Për shkak se ata e thyen zotimin e tyre, Ne i mallkuam ata, dhe zemrat e tyre i bëmë të forta (të shtangura). Ata i ndryshojnë fjalët (në Tevrat) nga domethënia e tyre dhe braktisën një pjesë me të cilën ishin urdhëruar. Ti vazhdimisht do të vërejsh tradhtinë e një pjese të tyre, përpos një pakice nga ata. Pra falju dhe hiqju tyre. All-llahu i do ata që bëjnë mirë.
FEBIMA NEKDIHIM MITHAKAHUM LE’ANNAHUM WE XHE’ALNA KULUBEHUM KASIJETEN JUHERRIFUNEL-KELIME ‘AN MEWADI’IHI WE NESU HEDHDHÆN MIMMA DHUKKIRU BIHI WE LA TEZALU TETTELI’U ‘ALA HA’INETIN MINHUM ‘ILLA KALILÆN MINHUM FA’FU ‘ANHUM WE ESFEH ‘INNALL-LLAHE JUHIBBUL-MUHSININE
14 Ne e morëm zotimin edhe të atyre që thanë: "Ne jemi nesara" e edhe ata e harruan një pjesë të asaj me të cilën ishin udhëzuar, andaj Ne kemi ndërsyer armiqësinë e urrejtjen ndërmjet tyre deri në ditën e kijametit. E më vonë All-llahu do t'i njoftojë ata me atë që bënë".
WE MINEL-LEDHINE KALU ‘INNA NESARA ‘EHADHNA MITHAKAHUM FENESU HEDHDHÆN MIMMA DHUKKIRU BIHI FE’EGREJNA BEJNEHUMUL-’ADAWETE WEL-BEGDA’E ‘ILA JEWMIL-KIJAMETI WE SEWFE JUNEBBI’UHUMU ELLAHU BIMA KANU JESNA’UNE
15 O ithtarë të librit, juve ju erdhi i dërguari Jonë që ju sqaron shumë nga ajo që fshihnit prej librit, e për shumë nuk ju jep sqarime. Juve ju erdhi nga All-llahu dritë dhe libër i qartë.
JA ‘EHLEL-KITABI KAD XHA’EKUM RESULUNA JUBEJJINU LEKUM KETHIRÆN MIMMA KUNTUM TUHFUNE MINEL-KITABI WE JA’FU ‘AN KETHIRIN KAD XHA’EKUM MINEL-LAHI NURUN WE KITABUN MUBINUN
16 All-llahu e vë me atë (me Kur'anin) në rrugët e shpëtimit atë që ndjek kënaqësinë e tij dhe me ndihmën e Tij i nxjerr ata prej errësirave në dritë dhe i udhëzon në një rrugë që është e drejtë.
JEHDI BIHI ELLAHU MENI ETTEBE’A RIDWANEHU SUBULE ES-SELAMI WE JUHRIXHUHUM MINE EDH-DHULUMATI ‘ILA EN-NURI BI’IDHNIHI WE JEHDIHIM ‘ILA SIRATIN MUSTEKIMIN
17 E mohuan (e bënë kufër) të vërtetën ata që thanë se: "Zot është ai, Mesihu bir i Merjemes." Thuaju: " Nëse dëshiron All-llahu ta shkatërrojë Mesihun, birin e Merjemes, nënën e tij dhe gjithë ç'ka në tokë, kush mund ta pengojë atë?" Vetëm Atij i takon pushteti i qiejve, i tokës dhe ç'ka në mes tyre. Ai krijon çdo gjë që dëshiron. All-llahu është i gjithfuqishëm për çdo gjë.
LEKAD KEFEREL-LEDHINE KALU ‘INNALL-LLAHE HUWEL-MESIHU EBNU MERJEME KUL FEMEN JEMLIKU MINEL-LAHI SHEJ’ÆN ‘IN ‘ERADE ‘EN JUHLIKEL-MESIHE EBNE MERJEME WE ‘UMMEHU WE MEN FIL-’ERDI XHEMI’ÆN WE LILLEHI MULKU ES-SEMAWATI WEL-’ERDI WE MA BEJNEHUMA JHLUKU MA JESHA’U WEL-LAHU ‘ALA KULLI SHEJ’IN KADIRUN
18 Jehuditë dhe të krishterët thanë: "Ne jemi bijtë e All-llahut dhe të dashurit e Tij". Thuaju: "E pse pra Ai ju dënon me mëkatet tuaja?" Jo, ju jeni njerëz që Ai ju krijoi. Ai i falë atij që do dhe e dënon atë që do. Sundimi i qiejve, i tokës dhe i gjithë ç'ka në mes tyre është vetëm i All-llahut dhe vetëm te Ai është e ardhmja.
WE KALETIL-JEHUDU WE EN-NESARA NEHNU ‘EBNA’U ELLAHI WE ‘EHIBBA’UUHU KUL FELIME JU’ADHDHIBUKUM BIDHUNUBIKUM BEL ‘ENTUM BESHERUN MIMMEN HALEKA JEGFIRU LIMEN JESHA’U WE JU’ADHDHIBU MEN JESHA’U WE LILLEHI MULKU ES-SEMAWATI WEL-’ERDI WE MA BEJNEHUMA WE ‘ILEJHIL-MESIRU
19 O ithtarë të librit, ju erdhi i dërguari i Jonë, ju sqaron (çështjet e fesë) pas ndërprerjes së të dërguarve, në mënyrë që të mos thoni: "Neve nuk na erdhi as i dërguar që të na përgëzojë, e as që të na tërheqë vërejtjen". Pra ja, ju erdhi përgëzuesi dhe kërcënuesi. All-llahu është fuqiplotë për çdo send.
JA ‘EHLEL-KITABI KAD XHA’EKUM RESULUNA JUBEJJINU LEKUM ‘ALA FETRETIN MINE ER-RUSULI ‘EN TEKULU MA XHA’ENA MIN BESHIRIN WE LA NEDHIRIN FEKAD XHA’EKUM BESHIRUN WE NEDHIRUN WEL-LAHU ‘ALA KULLI SHEJ’IN KADIRUN
20 Përkujto (O i dërguar) kur Musai i tha popullit të vet: "O popull im, përkujtojeni dhuratën e All-llahut ndaj jush, kur në mesin tuaj dërgoi pejgamberë, ju mundësoi të jeni sundues dhe ju dha çka nuk i dha askujt nga popujt".
WE ‘IDH KALE MUSA LIKAWMIHI JA KAWMI EDHKURU NI’METEL-LAHI ‘ALEJKUM ‘IDH XHE’ALE FIKUM ‘ENBIJA’E WE XHE’ALEKUM MULUKÆN WE ‘ATAKUM MA LEM JU’UTI ‘EHEDÆN MINEL-’ALEMINE
21 O popull imi, hyni në tokën e shenjtë, të cilën All-llahu ua premtoi, dhe mos u ktheni mbrapa, pse atëherë khteheni të dëshpëruar.
JA KAWMI EDHULUL-’ERDEL-MUKADDESETEL-LETI KETEBEL-LAHU LEKUM WE LA TERTEDDU ‘ALA ‘EDBARIKUM FETENKALIBU HASIRINE
22 Ata (populli i Musait) thanë: "O Musa, aty është një popull i fuqishem (dhunues), prandaj ne nuk do të hyjmë aty kurrë derisa ata të mos dalin nga ajo (të na e lirojnë pa luftë), nëse dalin ata nga ajo, ne do të hyjmë".
KALU JA MUSA ‘INNE FIHA KAWMÆN XHEBBARINE WE ‘INNA LEN NEDHULEHA HETTA JEHRUXHU MINHA FE’IN JEHRUXHU MINHA FE’INNA DAHILUNE
23 Dy burra, prej atyre (prijësve) që All-llahu i kishte pajisur me bindje dhe kishin frikën e Tij, thanë: "Hynju atyre nga dera, e kur t'u hyni nga ajo, atëherë ju jeni ngadhënjyes. Dhe vetëm All-llahut mbështetjuni, nëse jeni besimtarë të sinqertë".
KALE REXHULANI MINEL-LEDHINE JEHAFUNE ‘EN’AMEL-LAHU ‘ALEJHIMA EDHULU ‘ALEJHIMUL-BABE FE’IDHA DEHALTUMUHU FE’INNEKUM GALIBUNE WE ‘ALA ELLAHI FETEWEKKELU ‘IN KUNTUM MU’UMININE
24 Ata thanë: "O Musa, ne kurrë nuk hyjmë në të derisa ata janë aty, shko pra ti dhe Zoti yt e luftoni, ne po rrimë këtu!"
KALU JA MUSA ‘INNA LEN NEDHULEHA ‘EBEDÆN MA DAMU FIHA FADH/HEB ‘ENTE WE REBBUKE FEKATILA ‘INNA HAHUNA KA’IDUNE
25 (Musai) Tha: "Zoti im! Unë nuk kam në dorë pos vetes sime dhe as vëllai im (Haruni nuk ka në dorë pos vetvetes, ose: pos vetes sime dhe vëllain tim), ndana, pra, neve prej popullit të fëlliqtë".
KALE RABBI ‘INNI LA ‘EMLIKU ‘ILLA NEFSI WE ‘EHI FAFRUK BEJNENA WE BEJNEL-KAWMIL-FASIKINE
26 (All-llahu) Tha: "Ajo (tokë) është e ndaluar (haram) për ta katërdhjetë vjet. Do të sillen nëpër tokë (të hutuar). Ti mos u keqëso për popullin e shfrenuar".
KALE FE’INNEHA MUHERREMETUN ‘ALEJHIM ‘ERBA’INE SENETEN JETIHUNE FIL-’ERDI FELA TE’SE ‘ALEL-KAWMIL-FASIKINE
27 Lexoju (Muhammed) atyre (jehudive e të tjerëve) ngjarjen e vërtetë të dy djemve të Ademit, kur të dy flijuan kurbanë, nga të cilët njërit iu pranua. Ai (që nuk iu pranua) tha: "Unë do të të mbys ty" (Kabili i tha Habilit). E ai (që iu pranua) tha: "All-llahu pranon vetëm prej të sinqertëve",
WE ETLU ‘ALEJHIM NEBE’E EBNEJ ‘ADEME BIL-HEKKI ‘IDH KARREBA KURBANÆN FETUKUBBILE MIN ‘EHEDIHIMA WE LEM JUTEKABBEL MINEL-’AHARI KALE LE’EKTULENNEKE KALE ‘INNEMA JETEKABBELU ELLAHU MINEL-MUTTEKINE
28 "Dhe, nëse ti e zgjatë te unë dorën tënde për të më mbytur, unë nuk e zgjas te ti dorën time për të të mbytur; unë i frikësohem All-llahut, Zotit të botërave!"
LE’IN BESETTE ‘ILEJJE JEDEKE LITEKTULENI MA ‘ENA BIBASITIN JEDIJE ‘ILEJKE LI’KTULEKE ‘INNI ‘EHAFU ELLAHE REBBEL-’ALEMINE
29 Unë (nuk dua të të mbys, por) dua që ta bartësh mëkatin tim dhe mëkatin tënd, e të bëhesh nga banorët e zjarrit, e ai është dënim i zullumqarëve.
‘INNI ‘URIDU ‘EN TEBU’E BI’ITHMI WE ‘ITHMIKE FETEKUNE MIN ‘ESHABI EN-NARI WE DHELIKE XHEZA’U EDH-DHALIMINE
30 Atëherë epshi i tij e bindi atë për mbytjen e të vëllait dhe e mbyti atë. Ai mbeti prej më të dëshpëruarve (hidhëroi prindërit, mbeti pa vëlla, u përbuz prej Zotit dhe u fut në xhehennem).
FETEWWE’AT LEHU NEFSUHU KATLE ‘EHIHI FEKATELEHU FE’ESBEHE MINEL-HASIRINE
31 All-llahu dërgoi një sorrë, e cila groponte në dhe, për t'i treguar atij se si ta mbulojë trupin e vëllait. E ai i tha: "I mjeri unë, a nuk qesh i aftë të bëhem si kjo sorrë, e ta mbuloja trupin e vëllait tim?" Ashtu mbeti i penduar.
FEBE’ATHEL-LAHU GURABÆN JEBHETHU FIL-’ERDI LIJURIJEHU KEJFE JUWARI SEW’ETE ‘EHIHI KALE JA WEJLETA ‘E’AXHEZTU ‘EN ‘EKUNE MITHLE HADHAL-GURABI FE’UWARIJE SEW’ETE ‘EHI FE’ESBEHE MINE EN-NADIMINE
32 Për këtë (shkak të atij krimi) Ne u shpallëm (ligj) beni israilëve se kush mbyt një njeri (pa të drejtë), pa pasë mbytur ai ndonjë tjetër dhe pa pasë bërë ai ndonjë shkatërrim në tokë, atëherë (krimi i tij) është si t'i kishte mbytur gjithë njerëzit. E kush e ngjall (bëhet shkak që të jetë ai gjallë) është si t'i kishte ngjallur (shpëtuar) të gjithë njerëzit. Atyre (beni israilëve) u erdhën të dërguarit Tanë me argumente, mandej edhe pas këtij (vendimi) shumë prej tyre e teprojnë (kalojnë kufijtë në mbytje) në këtë tokë.
MIN ‘EXHLI DHALIKE KETEBNA ‘ALA BENI ‘ISRA’ILE ‘ENNEHU MEN KATELE NEFSÆN BIGAJRI NEFSIN ‘EW FESADIN FIL-’ERDI FEKE’ENNEMA KATELE EN-NASE XHEMI’ÆN WE MEN ‘EHJAHA FEKE’ENNEMA ‘EHJA EN-NASE XHEMI’ÆN WE LEKAD XHA’ET/HUM RUSULUNA BIL-BEJJINATI THUMME ‘INNE KETHIRÆN MINHUM BA’DE DHALIKE FIL-’ERDI LEMUSRIFUNE
33 Dënimi i atyre që luftojnë (kundërshtojnë) All-llahun dhe të dërguarin e Tij dhe bëjnë shkatërrime në tokë, nuk është tjetër vetëm se të mbyten ose të gozhdohen, ose (të gjymtohen), t'u priten duart dhe këmbët e tyre të anëve të kundërta, ose të dëbohen nga vendi. Kjo (masë ndëshkuese) është poshtërim për ta në Dunja, dhe në botën tjetër ata do të kenë dënim të madh.
‘INNEMA XHEZA’UL-LEDHINE JUHARIBUNEL-LAHE WE RESULEHU WE JES’AWNE FIL-’ERDI FESADÆN ‘EN JUKATTELU ‘EW JUSELLEBU ‘EW TUKATTE’A ‘EJDIHIM WE ‘ERXHULUHUM MIN HILAFIN ‘EW JUNFEW MINEL-’ERDI DHALIKE LEHUM HIZJUN FI ED-DUNJA WE LEHUM FIL-’AHIRETI ‘ADHABUN ‘ADHIMUN
34 Përveç atyre që janë penduar para se t'i kapni. E, dijeni pra se All-llahu bën falje të madhe, është mëshirues.
‘ILLAL-LEDHINE TABU MIN KABLI ‘EN TEKDIRU ‘ALEJHIM FA’LEMU ‘ENNEL-LAHE GAFURUN REHIMUN
35 O ju që besuat! Kini frikë All-llahun dhe kërkoni afrim te Ai, luftoni në rrugën e Tij që të gjeni shpëtim.
JA ‘EJJUHAL-LEDHINE ‘AMENU ETTEKU ELLAHE WE EBTEGU ‘ILEJHIL-WESILETE WE XHAHIDU FI SEBILIHI LE’ALLEKUM TUFLIHUNE
36 Atyre që mohuan, edhe sikur të ishte e tyre e gjithë ajo që është në tokë, e edhe njëherë aq për të dhënë shpagim (zhdëmtim) nga dënimi i ditës së kijametit, nuk u pranohet. Ata kanë dënim të dhembshëm.
‘INNEL-LEDHINE KEFERU LEW ‘ENNE LEHUM MA FIL-’ERDI XHEMI’ÆN WE MITHLEHU ME’AHU LIJEFTEDU BIHI MIN ‘ADHABI JEWMIL-KIJAMETI MA TUKUBBILE MINHUM WE LEHUM ‘ADHABUN ‘ELIMUN
37 Ata përpiqen të dalin nga zjarri, por s'kanë të dalë nga ai, ata kanë dënim të përhershëm.
JURIDUNE ‘EN JEHRUXHU MINE EN-NARI WE MA HUM BIHARIXHINE MINHA WE LEHUM ‘ADHABUN MUKIMUN
38 Vjedhësit dhe vjedhëses prejuani duart, si shpagim i veprës që bënë, (kjo masë është) dënim nga All-llahu. All-llahu është i fuqishëm, ligjdhënës i urtë.
WE ES-SARIKU WE ES-SARIKATU FAKTA’U ‘EJDIJEHUMA XHEZA’EN BIMA KESEBA NEKALÆN MINEL-LAHI WEL-LAHU ‘AZIZUN HEKIMUN
39 E kush pendohet pas punës së keqe (vjedhjes) dhe përmirësohet, s'ka dyshim, All-llahu ia pranon pendimin, All-llahu është që falë shumë, është mëshirues.
FEMEN TABE MIN BA’DI DHULMIHI WE ‘ESLEHE FE’INNALL-LLAHE JETUBU ‘ALEJHI ‘INNALL-LLAHE GAFURUN REHIMUN
40 A nuk di se All-llahu është Ai që sundimi i qiejve dhe i tokës është vetëm i Tij, andaj Ai dënon atë që do dhe e falë atë që do. All-llahu është i plotfuqishëm për çdo gjë.
‘ELEM TA’LEM ‘ENNEL-LAHE LEHU MULKU ES-SEMAWATI WEL-’ERDI JU’ADHDHIBU MEN JESHA’U WE JEGFIRU LIMEN JESHA’U WEL-LAHU ‘ALA KULLI SHEJ’IN KADIRUN
41 O ti i dërguar! Të mos brengos vrapimi në mosbesim i atyre që me gojët e tyre thanë: "Ne kemi besuar", e zemrat e tyre nuk kanë besuar (munafikët), e as i atyre që janë jehudi, të cilët shumë i përgjigjen gënjeshtrës dhe shumë dëgjojnë (fjalën) një populli që nuk vjen te ti, ata janë që i mënjanojnë fjalët pas vënies së tyre në vendin e vet (nga ana e All-llahut) e thonë: "Nëse u jepet kjo, pranoni, e nëse nuk u jepet, atëherë refuzoni. Po atë që All-llahu do ta humbë, ti nuk mund të bësh asgjë për të (nuk mund ta shpëtosh). Janë ata të cilëve All-llahu nuk deshi t'iu pastrojë zemrat (prej kufrit). Janë ata që në këtë jetë kanë poshtërim, kurse në jetën tjetër kanë dënim të madh.
JA ‘EJJUHA ER-RESULU LA JEHZUNKEL-LEDHINE JUSARI’UNE FIL-KUFRI MINEL-LEDHINE KALU ‘AMENNA BI’EFWAHIHIM WE LEM TU’UMIN KULUBUHUM WE MINEL-LEDHINE HADU SEMMA’UNE LILKEDHIBI SEMMA’UNE LIKAWMIN ‘AHARINE LEM JE’TUKE JUHERRIFUNEL-KELIME MIN BA’DI MEWADI’IHI JEKULUNE ‘IN ‘UTITUM HADHA FEHUDHUHU WE ‘IN LEM TU’UTEWHU FAHDHERU WE MEN JURIDI ELLAHU FITNETEHU FELEN TEMLIKE LEHU MINEL-LAHI SHEJ’ÆN ‘ULA’IKEL-LEDHINE LEM JURIDI ELLAHU ‘EN JUTEHHIRE KULUBEHUM LEHUM FI ED-DUNJA HIZJUN WE LEHUM FIL-’AHIRETI ‘ADHABUN ‘ADHIMUN
42 Janë ata që i përgjigjen të pavërtetës dhe hanë shumë haramin (ryshfetin). Në qoftë se vijnë te ti (për ndonjë gjykim), gjyko mes tyre ose hiqju tyre. Nëse prapsesh prej tyre (nuk gjykon), ata nuk mund të sjellin ty kurrfarë dëmi. Po nëse gjykon mes tyre, gjyko drejtë; All-llahu i do të drejtit.
SEMMA’UNE LILKEDHIBI ‘EKKALUNE LILSSUHTI FE’IN XHA’UKE FAHKUM BEJNEHUM ‘EW ‘A’RID ‘ANHUM WE ‘IN TU’RID ‘ANHUM FELEN JEDURRUKE SHEJ’ÆN WE ‘IN HEKEMTE FAHKUM BEJNEHUM BIL-KISTI ‘INNALL-LLAHE JUHIBBUL-MUKSITINE
43 E si kërkojnë ata gjykimin tënd, kur ata kanë Tevratin, e në të cilin është vendimi i All-llahut, e pastaj ata refuzojnë më vonë atë (vendimin tënd)? Ata nuk janë besimtarë.
WE KEJFE JUHEKKIMUNEKE WE ‘INDEHUMUT-TEWRÆTU FIHA HUKMU ELLAHI THUMME JETEWELLEWNE MIN BA’DI DHALIKE WE MA ‘ULA’IKE BIL-MU’UMININE
44 Ne e zbritëm Tevratin, në të cilin është udhëzimi i drejtë dhe drita. Sipas tij gjykuan ndaj atyre që ishin jehudi, pejgamberët që ishin të bindur, gjykuan edhe dijetarët e devotshëm e paria fetare, ngase ishin të obliguar ta ruanin librin e All-llahut dhe ishin mbrojtës të tij. Prandaj, mos u frikësoni nga njerëzit, vetëm Mua të më frikësoheni dhe mos i ndërroni argumentet e Mia për pak send. E kush nuk gjykon me atë që e zbriti All-llahu, ata janë mohues.
‘INNA ‘ENZELNAT-TEWRÆTE FIHA HUDEN WE NURUN JEHKUMU BIHA EN-NEBIJUNEL-LEDHINE ‘ESLEMU LILLEDHINE HADU WE ER-REBBANIJUNE WEL-’EHBARU BIMA ESTUHFIDHU MIN KITABI ELLAHI WE KANU ‘ALEJHI SHUHEDA’E FELA TEHSHEW EN-NASE WE EHSHEWNI WE LA TESHTERU BI’AJATI THEMENÆN KALILÆN WE MEN LEM JEHKUM BIMA ‘ENZELEL-LAHU FE’ULA’IKE HUMUL-KAFIRUNE
45 Ne u caktuam atyre në të (në Tevrat) kundërmasat ndëshkuese: njeriu (mbytet) për njeriun, syri për syrin, hunda për hundën, veshi për veshin, dhëmbi për dhëmbin, por edhe plagët kanë kundërmasë. E kush e falë atë (hakmarrjen), ajo është shpagim (nga mëkatet) për të. E kush nuk vendos sipas asaj që zbriti All-llahu, ata janë mizorë (të padrejtë).
WE KETEBNA ‘ALEJHIM FIHA ‘ENNE EN-NEFSE BIN-NEFSI WEL-’AJNE BIL-’AJNI WEL-’ENFE BIL-’ENFI WEL-’UDHUNE BIL-’UDHUNI WE ES-SINNE BIS-SINNI WEL-XHURUHE KISASUN FEMEN TESEDDEKA BIHI FEHUWE KEFFARETUN LEHU WE MEN LEM JEHKUM BIMA ‘ENZELEL-LAHU FE’ULA’IKE HUMU EDH-DHALIMUNE
46 Ne vazhduam gjurmët e tyre (të pejgamberëve) me Isain, birin e Merjemes, vërtetues i Tevratit që kishin më pranë. Atij i dhamë Inxhilin, që është udhëzim i drejtë dhe dritë, që është vërtetues i Tevratit që kishin pranë, që ishte udhëzues e këshillues për të devotshmit.
WE KAFFEJNA ‘ALA ‘ATHARIHIM BI’ISA EBNI MERJEME MUSEDDIKÆN LIMA BEJNE JEDEJHI MINET-TEWRÆTI WE ‘ATEJNAHUL-’INXHILE FIHI HUDEN WE NURUN WE MUSEDDIKÆN LIMA BEJNE JEDEJHI MINET-TEWRÆTI WE HUDEN WE MEW’IDHETEN LILMUTTEKINE
47 (E zbritëm) Që ithtarët e Inxhilit të gjykojnë sipas asaj që All-llahu e zbriti në të. E kush nuk gjykon sipas asaj që All-llahu e zbriti, të tillët janë mëkatarë të dalë jashtë rrugës së Zotit.
WE LIEHKUM ‘EHLUL-’INXHILI BIMA ‘ENZELEL-LAHU FIHI WE MEN LEM JEHKUM BIMA ‘ENZELEL-LAHU FE’ULA’IKE HUMUL-FASIKUNE
48 Ne edhe ty (Muhammed) ta zbritëm librin (Kur'anin) e vërtetë që është vërtetues i librave të mëparshëm dhe garantues i tyre. Gjyko pra mes tyre me atë që All-llahu e zbriti, e mos pëlqe epshet e tyre e të largohesh nga e vërteta që të erdhi. Për secilin prej jush, Ne caktuam ligj e program (të posaçëm në çështje të veprimit). Sikur të donte All-llahu, do t'ju bënte një popull (në fe e sheriat), por deshi t'ju sprovojë në atë që ua dha juve, andaj ju (besimtarë) përpiquni për punë të mira. Kthimi i të gjithë juve është te All-llahu, e Ai do t'ju njoftojë me atë që kundërshtoheshit
WE ‘ENZELNA ‘ILEJKEL-KITABE BIL-HEKKI MUSEDDIKÆN LIMA BEJNE JEDEJHI MINEL-KITABI WE MUHEJMINÆN ‘ALEJHI FAHKUM BEJNEHUM BIMA ‘ENZELEL-LAHU WE LA TETTEBI’ ‘EHWA’EHUM ‘AMMA XHA’EKE MINEL-HEKKI LIKULLIN XHE’ALNA MINKUM SHIR’ATEN WE MINHAXHÆN WE LEW SHA’EL-LAHU LEXHE’ALEKUM ‘UMMETEN WAHIDETEN WE LEKIN LIJEBLUWEKUM FI MA ‘ATAKUM FASTEBIKUL-HAJRATI ‘ILA ELLAHI MERXHI’UKUM XHEMI’ÆN FEJUNEBBI’UKUM BIMA KUNTUM FIHI TEHTELIFUNE
49 (Ta zbritëm) Që edhe ti të gjykosh me atë që të zbriti All-llahu, e mos ndiq dëshirat e tyre dhe ruaju rrezikut të tyre që të mos të shmangin nga një pjesë e asaj që ta zbriti All-llahu. Nëse ata refuzojnë (gjykimin tënd), ti dije se All-llahu ka për qëllim t'i ndëshkojë për disa mëkate të tyre. Në të vërtetë, një shumicë e njerëzve janë jashtë rrugës.
WE ‘ENI EHKUM BEJNEHUM BIMA ‘ENZELEL-LAHU WE LA TETTEBI’ ‘EHWA’EHUM WE EHDHERHUM ‘EN JEFTINUKE ‘AN BA’DI MA ‘ENZELEL-LAHU ‘ILEJKE FE’IN TEWELLEW FA’LEM ‘ENNEMA JURIDU ELLAHU ‘EN JUSIBEHUM BIBA’DI DHUNUBIHIM WE ‘INNE KETHIRÆN MINE EN-NASI LEFASIKUNE
50 A thua mos po kërkojnë gjykimin e kohës së injorancës, po për një popull që bindshëm beson, a ka gjykim më i mirë se ai i All-llahut?
‘EFEHUKMEL-XHAHILIJETI JEBGUNE WE MEN ‘EHSENU MINEL-LAHI HUKMÆN LIKAWMIN JUKINUNE
51 O ju që besuat! Mos zini miq as jehuditë, e as të krishterët. Ata janë miq të njëri-tjetrit. E kush prej jush i miqëson ata, ai është prej tyre. Vërtet All-llahu nuk vë në rrugë të drejtë popullin zullumqar.
JA ‘EJJUHAL-LEDHINE ‘AMENU LA TETTEHIDHUL-JEHUDE WE EN-NESARA ‘EWLIJA’E BA’DUHUM ‘EWLIJA’U BA’DIN WE MEN JETEWELLEHUM MINKUM FE’INNEHU MINHUM ‘INNALL-LLAHE LA JEHDIL-KAWME EDH-DHALIMINE
52 E ata që në zemrat e tyre kanë sëmundje, i sheh se ngarendin te ta (për miqësi) duke thënë: "Po frikësohemi se mos po na sillet ndonjë e keqe". Po All-llahu do të sjellë fitoren, ose diç tjetër nga ana e Tij, e atëherë do të pendohen për atë që e mbanin fshehtë në shpirtin e tyre.
FETERAL-LEDHINE FI KULUBIHIM MEREDUN JUSARI’UNE FIHIM JEKULUNE NEHSHA ‘EN TUSIBENA DA’IRETUN FE’ASALLAHU ‘EN JE’TIJE BIL-FETHI ‘EW ‘EMRIN MIN ‘INDIHI FEJUSBIHU ‘ALA MA ‘ESERRU FI ‘ENFUSIHIM NADIMINE
53 Ata që besuan ju thonë: "A këta ishin që u betuan në Zotin me betimin më të fortë të tyre se ishin me ju? I shkatërruan veprat e veta dhe aguan të dëshpëruar".
WE JEKULUL-LEDHINE ‘AMENU ‘EHA’UULA’L-LEDHINE ‘EKSEMU BILLAHI XHEHDE ‘EJMANIHIM ‘INNEHUM LEME’AKUM HEBITET ‘A’MALUHUM FE’ESBEHU HASIRINE
54 O ju që besuat! Kush largohet prej jush nga feja e vet (i bën dëm vetes) s'ka dyshim se All-llahu do ta sjellë një popull që Ai e do atë (popull) dhe ata e duan Atë (Zotin), (një popull) që është modest e i butë ndaj besimtarëve, por i ashpër dhe i fortë ndaj mohuesve, që lufton në rrugën e All-llahut dhe që nuk i frikësohet kërcënimit të asnjë kërcënuesi. Kjo (cilësi e atij populli) është dhuratë e All-llahut që i jep atij që do. All-llahu është dhurues i madh, i dijshëm.
JA ‘EJJUHAL-LEDHINE ‘AMENU MEN JERTEDDE MINKUM ‘AN DINIHI FESEWFE JE’TI ELLAHU BIKAWMIN JUHIBBUHUM WE JUHIBBUNEHU ‘EDHILLETIN ‘ALEL-MU’UMININE ‘A’IZZETIN ‘ALEL-KAFIRINE JUXHAHIDUNE FI SEBILI ELLAHI WE LA JEHAFUNE LEWMETE LA’IMIN DHALIKE FEDLU ELLAHI JU’UTIHI MEN JESHA’U WEL-LAHU WASI’UN ‘ALIMUN
55 Mik (i afërt) juaji është vetëm All-llahu, është i dërguari i Tij dhe ata që besuan e që falin namazin dhe japin zeqatin duke bërë rukuë (duke qenë respektues).
‘INNEMA WE LIJUKUMU ELLAHU WE RESULUHU WEL-LEDHINE ‘AMENUL-LEDHINE JUKIMUNE ES-SELÆTE WE JU’UTUNE EZ-ZEKÆTE WE HUM RAKI’UNE
56 E kush ka për mik All-llahun, të dërguarin e Tij dhe ata që besuan, s'ka dyshim se ana (pala-krahu) e All-llahut është ngadhënjyese.
WE MEN JETEWELLEL-LAHE WE RESULEHU WEL-LEDHINE ‘AMENU FE’INNE HIZBEL-LAHI HUMUL-GALIBUNE
57 O ju që besuat! Mos i merrni për miq ata të cilëve u është dhënë libri para jush edhe as jobesimtarët që me fenë tuaj tallen dhe luajnë. Kini dro All-llahun po qe se jeni besimtarë.
JA ‘EJJUHAL-LEDHINE ‘AMENU LA TETTEHIDHUL-LEDHINE ETTEHADHU DINEKUM HUZUEN WE LA’IBÆN MINEL-LEDHINE ‘UTUL-KITABE MIN KABLIKUM WEL-KUFFARE ‘EWLIJA’E WE ETTEKU ELLAHE ‘IN KUNTUM MU’UMININE
58 Edhe thirrjen (ezanin) tuaj për namaz ata e marrin për tallje e lojë. Me këtë vërtetojnë se janë popull që nuk kupton.
WE ‘IDHA NADEJTUM ‘ILA ES-SELÆTI ETTEHADHUHA HUZUEN WE LA’IBÆN DHALIKE BI’ENNEHUM KAWMUN LA JA’KILUNE
59 Thuaj: "O ithtarë të librit, a na shihni për të metë vetëm pse besuam All-llahun; besuam atë që na zbriti neve dhe atë që zbriti më parë! S'ka dyshim, shumica jush janë të shfrenuar".
KUL JA ‘EHLEL-KITABI HEL TENKIMUNE MINNA ‘ILLA ‘EN ‘AMENNA BILLAHI WE MA ‘UNZILE ‘ILEJNA WE MA ‘UNZILE MIN KABLU WE ‘ENNE ‘EKTHEREKUM FASIKUNE
60 Thuaj: "A t'ju lajmëroj për një të keqe (të zezë) më të dëmshme (nga ajo e metë që na e shihni) si dënim nga All-llahu? (Ajo është) Mallkimi i atij që e mallkoi All-llahu dhe hidhërimi ndaj tij, që disa prej tyre i shndërroi në majmunë e në derra, e i bëri adhurues të djallit. Të tillët janë në pozitë më të keqe dhe më të humburit prej rrugës së drejtë".
KUL HEL ‘UNEBBI’UKUM BISHERRIN MIN DHALIKE METHUBETEN ‘INDEL-LAHI MEN LE’ANEHU ELLAHU WE GADIBE ‘ALEJHI WE XHE’ALE MINHUMUL-KIREDETE WEL-HANAZIRE WE ‘ABEDET-TAGUTE ‘ULA’IKE SHERRUN MEKANÆN WE ‘EDELLU ‘AN SEWA’I ES-SEBILI
61 E kur vijnë te ju, thonë: "Kemi besuar", ndërsa ata me (kufër) mosbesim kanë hyrë dhe me të kanë dalë. Po All-llahu di më së miri se çka fshihnin ata.
WE ‘IDHA XHA’UKUM KALU ‘AMENNA WE KAD DEHALU BIL-KUFRI WE HUM KAD HAREXHU BIHI WEL-LAHU ‘A’LEMU BIMA KANU JEKTUMUNE
62 Dhe, shumë prej tyre i sheh se nguten në mëkat, në mizori e në ngrënie të haramit. Sa e shëmtuar është ajo që bënë ata.
WE TERA KETHIRÆN MINHUM JUSARI’UNE FIL-’ITHMI WEL-’UDWANI WE ‘EKLIHIMU ES-SUHTE LEBI’SE MA KANU JA’MELUNE
63 E pse paria fetare (e krishterë dhe jehude) të mos i ndalin nga ato thënie të tyre të rreme dhe nga ngrënia e haramit (ryshfetit)! Sa punë e keqe është ajo e tyre (e parisë fetare).
LEWLA JENHAHUMU ER-REBBANIJUNE WEL-’EHBARU ‘AN KAWLIHIMUL-’ITHME WE ‘EKLIHIMU ES-SUHTE LEBI’SE MA KANU JESNA’UNE
64 Jehuditë thanë: "Dora e All-llahut është e shtrënguar!" Qofshin të shtangura duart e tyre dhe qofshin të mallkuar, pse thanë atë. Jo, duart e Tij janë të shlira. Ai furnizon ashtu si të dojë. Kjo që t'u zbrit ty do t'u shtojë disave nga ata (nga paria fetare) shumë largimin dhe mohimin. Ne ndërmjet tyre hodhëm armiqësi dhe urrejtje që do t'u vazhdojë deri në ditën e kijametit. Sa herë që ndezën zjarr për luftë, All-llahu e shuajti atë, e ata përpiqen për shkatërrime në tokë. All-llahu nuk i do ngatërrestarët.
WE KALETIL-JEHUDU JEDU ELLAHI MEGLULETUN GULLET ‘EJDIHIM WE LU’INU BIMA KALU BEL JEDAHU MEBSUTETANI JUNFIKU KEJFE JESHA’U WE LEJEZIDENNE KETHIRÆN MINHUM MA ‘UNZILE ‘ILEJKE MIN RABBIKE TUGJANÆN WE KUFRÆN WE ‘ELKAJNA BEJNEHUMUL-’ADAWETE WEL-BEGDA’E ‘ILA JEWMIL-KIJAMETI KULLEMA ‘EWKADU NARÆN LILHERBI ‘ETFE’EHALLAHU WE JES’AWNE FIL-’ERDI FESADÆN WEL-LAHU LA JUHIBBUL-MUFSIDINE
65 Sikur ithtarët e librit të besonin dhe të ruheshin (haramit), Ne do t'ua shlyenim mëkatet e tyre dhe do t'i fusnim në xhennete me përjetime të begatshme.
WE LEW ‘ENNE ‘EHLEL-KITABI ‘AMENU WE ETTEKAW LEKEFFERNA ‘ANHUM SEJJI’ATIHIM WE LE’EDHALNAHUM XHENNATI EN-NA’IMI
66 Dhe, sikur ta zbatonin Tevratin, Inxhilin dhe Kur'anin, që u zbritën nga Zoti i tyre, ata do të kishin furnizim me bollëk nga qielli dhe toka. Është një grup i drejtë (i matur) prej tyre, por është e keqe ajo që punojnë shumica prej tyre.
WE LEW ‘ENNEHUM ‘EKAMUT-TEWRÆTE WEL-’INXHILE WE MA ‘UNZILE ‘ILEJHIM MIN RABBIHIM LE’EKELU MIN FEWKIHIM WE MIN TEHTI ‘ERXHULIHIM MINHUM ‘UMMETUN MUKTESIDETUN WE KETHIRUN MINHUM SA’E MA JA’MELUNE
67 O ti i dërguar! Komunikoje atë që t'u zbrit prej Zotit tënd, e nëse nuk bën (kumtimin në tërësi), atëherë nuk e ke kryer detyrën (revalatën-risalen). All-llahu të garanton mbrojtjen prej njerëzve (prej armiqve). All-llahu nuk vë në rrugë të drejtë popullin që mohon.
JA ‘EJJUHA ER-RESULU BELLIG MA ‘UNZILE ‘ILEJKE MIN RABBIKE WE ‘IN LEM TEF’AL FEMA BELLEGTE RISALETEHU WEL-LAHU JA’SIMUKE MINE EN-NASI ‘INNALL-LLAHE LA JEHDIL-KAWMEL-KAFIRINE
68 Thuaj: "O ithtarë të librit, ju nuk jeni asgjë (në fe) derisa të mos zbatoni Tevratin, Inxhilin dhe atë që ju zbriti nga Zoti i juaj. E kjo që t'u zbrit ty nga Zoti yt do të shtojë te shumica prej tyre rezistencë e mohim. Po ti mos u keqëso për popullin që nuk beson".
KUL JA ‘EHLEL-KITABI LESTUM ‘ALA SHEJ’IN HETTA TUKIMUT-TEWRÆTE WEL-’INXHILE WE MA ‘UNZILE ‘ILEJKUM MIN RABBIKUM WE LEJEZIDENNE KETHIRÆN MINHUM MA ‘UNZILE ‘ILEJKE MIN RABBIKE TUGJANÆN WE KUFRÆN FELA TE’SE ‘ALEL-KAWMIL-KAFIRINE
69 S'ka dyshim se kush e beson All-llahun (sinqerisht), e beson ditën e gjykimit dhe bën vepra të mira, qoftë prej atyre që besuan, prej jehudive, prej sabiinëve (të krishterë që i adhurojnë yjet), prej të krishterëve, për ta nuk do të ketë frikë as pikëllim (me kusht që ta kenë pranuar të dërguarin e fundit- Muhammedin).
‘INNEL-LEDHINE ‘AMENU WEL-LEDHINE HADU WE ES-SABI’UNE WE EN-NESARA MEN ‘AMENE BILLAHI WEL-JEWMIL-’AHIRI WE ‘AMILE SALIHÆN FELA HAWFUN ‘ALEJHIM WE LA HUM JEHZENUNE
70 Ne patëm marrë besë prej beni israilëve, atyre u dërguam pejgamberë, por sa herë që u erdhi atyre ndonjë pejgamber që (me mësime) nuk u pëlqeu epsheve të tyre, ata disa prej tyre i përgënjeshtruan, kurse disa të tjerë i mbytën.
LEKAD ‘EHADHNA MITHAKA BENI ‘ISRA’ILE WE ‘ERSELNA ‘ILEJHIM RUSULÆN KULLEMA XHA’EHUM RESULUN BIMA LA TEHWA ‘ENFUSUHUM FERIKÆN KEDHDHEBU WE FERIKÆN JEKTULUNE
71 Ata menduan se nuk do të kenë telashe (që i mbytën pejgamberët), mirëpo ashtu u verbuan (nga rruga e drejtë) dhe u shurdhuan (nga e vërteta). Pastaj (pasi i zuri belaja) All-llahu u pranoi pendimin. Mirëpo, më vonë shumë prej tyre mbetën të verbër e të shurdhër. All-llahu di për atë që punuan.
WE HESIBU ‘ELLA TEKUNE FITNETUN FE’AMU WE SEMMU THUMME TABEL-LAHU ‘ALEJHIM THUMME ‘AMU WE SEMMU KETHIRUN MINHUM WEL-LAHU BESIRUN BIMA JA’MELUNE
72 Bënë kufër (mohuan të vërtetën) ata që thanë: "All-llah është ai, Mesihu, biri i Merjemes". E vetë Mesihu, (Isai), tha: "O beni israilë, adhurojeni All-llahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj, sepse ai që i përshkruan Zotit shok, All-llahu ia ka ndaluar (ia ka bërë haram) atij xhennetin dhe vendi i tij është zjarri. Për mizorët nuk ka ndihmës.
LEKAD KEFEREL-LEDHINE KALU ‘INNALL-LLAHE HUWEL-MESIHU EBNU MERJEME WE KALEL-MESIHU JA BENI ‘ISRA’ILE A’BUDU ELLAHE RABBI WE REBBEKUM ‘INNEHU MEN JUSHRIK BILLAHI FEKAD HERREMEL-LAHU ‘ALEJHIL-XHENNETE WE ME’WAHU EN-NARU WE MA LILDHDHALIMINE MIN ‘ENSARIN
73 Gjithashtu bënë kufër (mosbesim) ata që thanë: "All-llahu është i treti i treve". S'ka në gjithësi tjetër pos një All-llahu, e nëse nuk pushojnë nga ajo që thanë (tre zotëra), do t'i kapë dënim i dhembshëm ata që nuk besuan prej tyre.
LEKAD KEFEREL-LEDHINE KALU ‘INNALL-LLAHE THALITHU THELATHETIN WE MA MIN ‘ILEHIN ‘ILLA ‘ILEHUN WAHIDUN WE ‘IN LEM JENTEHU ‘AMMA JEKULUNE LEJEMESSENNEL-LEDHINE KEFERU MINHUM ‘ADHABUN ‘ELIMUN
74 E pse të mos pendohen dhe të kërkojnë te All-llahu falje, kur All-llahu dihet se falë shumë, është mëshirues?
‘EFELA JETUBUNE ‘ILA ELLAHI WE JESTEGFIRUNEHU WEL-LAHU GAFURUN REHIMUN
75 Mesihu, biri i Merjemes, nuk është tjetër vetëm se i dërguar; para tij pati shumë të dërguar. Nëna e tij ishte e drejtë (e ndershme). Që të dy ata ishin që ushqeheshin (si njerëzit tjerë). Ja si u sqarohen atyre argumentet dhe shih pastaj se si ia kthejnë shpinën të vërtetës!
MAL-MESIHU EBNU MERJEME ‘ILLA RESULUN KAD HALET MIN KABLIHI ER-RUSULU WE ‘UMMUHU SIDDIKATUN KANA JE’KULANIT-TA’AME ENDHUR KEJFE NUBEJJINU LEHUMUL-’AJATI THUMME ENDHUR ‘ENNA JU’UFEKUNE
76 Thuaju: A adhuroni pos All-llahut atë që nuk mund t'ju sjellë as dëm e as dobi? All-llahu është që dëgjon (ç'thoni) që di (ç'veproni).
KUL ‘ETA’BUDUNE MIN DUNI ELLAHI MA LA JEMLIKU LEKUM DERRÆN WE LA NEF’ÆN WEL-LAHU HUWE ES-SEMI’UL-’ALIMU
77 Thuaju: "O ithtarë të librit, mos e teproni në fenë tuaj jashtë të vërtetës dhe mos shkoni pas epsheve të një populli të mëparshëm që ka humbur, që ka shkaktuar humbjen e shumë të tjerëve dhe që u largua në tërësi prej rrugës së drejtë".
KUL JA ‘EHLEL-KITABI LA TEGLU FI DINIKUM GAJREL-HEKKI WE LA TETTEBI’U ‘EHWA’E KAWMIN KAD DELLU MIN KABLU WE ‘EDELLU KETHIRÆN WE DELLU ‘AN SEWA’I ES-SEBILI
78 Ata që mohuan të vërtetën nga beni israilët, u mallkuan prej gjuhës së Davudit dhe Isait, të birit të Merjemes. Kështu u veprua sepse kundërshtuan dhe e tepruan.
LU’INEL-LEDHINE KEFERU MIN BENI ‘ISRA’ILE ‘ALA LISANI DAWUDE WE ‘ISA EBNI MERJEME DHALIKE BIMA ‘ASEW WE KANU JA’TEDUNE
79 Ata ishin që nuk ndalonin njëri-tjetrin nga e keqja që punonin. E ajo që bënin ishte e shëmtuar.
KANU LA JETENAHEWNE ‘AN MUNKERIN FE’ALUHU LEBI’SE MA KANU JEF’ALUNE
80 I sheh shumë prej tyre që i miqësojnë ata që mohuan. E keqe është ajo që i përgatitën vetes së tyre, ngase All-llahu është i hidhëruar kundër tyre dhe ata përjetë janë në azab (në vuajtje të dënimit).
TERA KETHIRÆN MINHUM JETEWELLEWNEL-LEDHINE KEFERU LEBI’SE MA KADDEMET LEHUM ‘ENFUSUHUM ‘EN SEHITEL-LAHU ‘ALEJHIM WE FIL-’ADHABI HUM HALIDUNE
81 Sikur të ishin ata që vërtet e besojnë All-llahun, pejgamberin dhe atë që i zbriti atij, nuk do t'i zinin për miq ata (idhujtarët), por shumica prej tyre janë fasika (mëkatarë).
WE LEW KANU JU’UMINUNE BILLAHI WE EN-NEBIJI WE MA ‘UNZILE ‘ILEJHI MA ETTEHADHUHUM ‘EWLIJA’E WE LEKINNE KETHIRÆN MINHUM FASIKUNE
82 Gjithqysh ti do të vëresh se jehuditë dhe ata që i përshkruan Zotit shok (idhujtarët) janë njerëzit me armiqësi të fortë kundër besimtarëve (kundër muslimanëve). Ndërsa do të vëresh se më të afërmit si miq për besimtarët janë ata që thanë: "Ne jemi nesara-krishterë". Këtë ngase prej tyre (të krishterëve) ka dijetarë (ulema) dhe të devotshëm, dhe se ata nuk janë kryeneçë.
LETEXHIDENNE ‘ESHEDDE EN-NASI ‘ADAWETEN LILLEDHINE ‘AMENUL-JEHUDE WEL-LEDHINE ‘ESHREKU WE LETEXHIDENNE ‘EKREBEHUM MEWEDDETEN LILLEDHINE ‘AMENUL-LEDHINE KALU ‘INNA NESARA DHALIKE BI’ENNE MINHUM KISSISINE WE RUHBANÆN WE ‘ENNEHUM LA JESTEKBIRUNE
83 "Kur e dëgjojnë atë që i është zbritur të dërguarit (Kur'anin), prej syve të tyre rrjedhin lotë, ngase e kanë kuptuar të vërtetën dhe thonë: "Zoti ynë, ne kemi besuar, pra na regjistro ndër ata që dëshmojnë (ndër umetin e Muhammedit).
WE ‘IDHA SEMI’U MA ‘UNZILE ‘ILA ER-RESULI TERA ‘A’JUNEHUM TEFIDU MINE ED-DEM’I MIMMA ‘AREFU MINEL-HEKKI JEKULUNE REBBENA ‘AMENNA FAKTUBNA ME’A ESH-SHAHIDINE
84 (dhe thonë) Përse të mos besojmë All-llahun dhe atë të vërtetë që na erdhi, duke qenë se ne shpresojmë që Zoti ynë do të na çojë (në xhennet) së bashku me njerëzit e mirë.
WE MA LENA LA NU’UMINU BILLAHI WE MA XHA’ENA MINEL-HEKKI WE NETMA’U ‘EN JUDHILENA REBBUNA ME’AL-KAWMI ES-SALIHINE
85 Për ata që thanë, All-llahu i shpërbleu me xhennete, nën të cilët rrjedhin lumenj, ku do të jenë përgjithmonë. Ky është shpërblimi për njerëzit bamirës.
FE’ETHABEHUMU ELLAHU BIMA KALU XHENNATIN TEXHRI MIN TEHTIHAL-’ENHARU HALIDINE FIHA WE DHELIKE XHEZA’UL-MUHSININE
86 Ndërkaq, ata që mohuan dhe përgënjeshtruan argumentet Tona, janë banues të zjarrit.
WEL-LEDHINE KEFERU WE KEDHDHEBU BI’AJATINA ‘ULA’IKE ‘ESHABUL-XHEHIMI
87 O ju që besuat! Mos i ndaloni (mos i bëni haram) të mirat që për ju i lejoi All-llahu (i bëri hallall) dhe mos teproni, se All-llahu nuk i do ata që e teprojnë (i kalojnë kufijtë e dispozitave të Zotit).
JA ‘EJJUHAL-LEDHINE ‘AMENU LA TUHERRIMU TEJJIBATI MA ‘EHELLEL-LAHU LEKUM WE LA TA’TEDU ‘INNALL-LLAHE LA JUHIBBUL-MU’TEDINE
88 Hani nga ajo që All-llahu ju furnizoi si hallall të mirë dhe, duke qenë se ju All-llahut i besoni, ruajuni dënimit të Tij!
WE KULU MIMMA REZEKAKUMU ELLAHU HELALÆN TEJJIBÆN WE ETTEKU ELLAHEL-LEDHI ‘ENTUM BIHI MU’UMINUNE
89 All-llahu nuk ju merr në përgjegjësi për betimet e juaja të paqëllimta (për betim), por ju merr për ato që jeni zotuar qëllimisht. E shpagimi i tij (i betimit të bërë) është duke i ushqyer dhjetë të varfër me ushqim mesatar që ushqeni familjen tuaj, ose duke i veshur ata (të dhjetë), ose duke liruar një rob. E kush nuk ka mundësi t'i bëjë këto, le të agjërojë tri ditë. Ky është shpagim për betimet tuaja kur i theni ato. Ruani betimet tuaja. Kështu All-llahu ju sqaron dispozitat e veta, ashtu që të jeni mirënjohës.
LA JU’UAHIDHUKUMU ELLAHU BIL-LEGWI FI ‘EJMANIKUM WE LEKIN JU’UAHIDHUKUM BIMA ‘AKKADTUMUL-’IMANE FEKEFFARETUHU ‘IT’AMU ‘ASHERETI MESAKINE MIN ‘EWSETI MA TUT’IMUNE ‘EHLIKUM ‘EW KISWETUHUM ‘EW TEHRIRU REKABETIN FEMEN LEM JEXHID FESIJAMU THELATHETI ‘EJJAMIN DHALIKE KEFFARETU ‘EJMANIKUM ‘IDHA HELEFTUM WE EHFEDHU ‘EJMANEKUM KEDHALIKE JUBEJJINU ELLAHU LEKUM ‘AJATIHI LE’ALLEKUM TESHKURUNE
90 O ju që besuat, s'ka dyshim se vera, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës (për fall) janë vepra të ndyta nga shejtani. Pra, largohuni prej tyre që të jeni të shpëtuar.
JA ‘EJJUHAL-LEDHINE ‘AMENU ‘INNEMAL-HAMRU WEL-MEJSIRU WEL-’ENSABU WEL-’EZLAMU RIXHSUN MIN ‘AMELI ESH-SHEJTANI FAXHTENIBUHU LE’ALLEKUM TUFLIHUNE
91 Shejtani nuk dëshiron tjetër, përveç se nëpërmjet verës dhe bixhozit të hedhë armiqësi mes jush, t'ju pengojë nga të përmendurit Zotin dhe t'ju largojë nga namazi. Pra, a po i jepni fund (alkoolit e bixhozit)?
‘INNEMA JURIDU ESH-SHEJTANU ‘EN JUKI’A BEJNEKUMUL-’ADAWETE WEL-BEGDA’E FIL-HAMRI WEL-MEJSIRI WE JESUDDEKUM ‘AN DHIKRI ELLAHI WE ‘ANI ES-SELÆTI FEHEL ‘ENTUM MUNTEHUNE
92 Bindjuni All-llahut dhe bindjuni të dërguarit e kini kujdes (mos kundërshtoni). E nëse refuzoni, atëherë pra, dijeni se obligim i të dërguarit Tonë është vetëm komunikimi i qartë.
WE ‘ETI’U ELLAHE WE ‘ETI’U ER-RESULE WE EHDHERU FE’IN TEWELLEJTUM FA’LEMU ‘ENNEMA ‘ALA RESULINAL-BELAGUL-MUBINU
93 Ata që besuan dhe bënë punë të mira, nuk kanë mëkat për atë që u ushqyen (më herët) derisa ata ruhen (prej haramit), besojnë dhe bëjnë vepra të mira, mandej ruhen (nga ajo që ka qenë e lejuar e është e ndaluar) dhe besojnë e pastaj ruhen (nga çdo mëkat) dhe bëjnë mirë. All-llahu i do ata që bëjnë mirë.
LEJSE ‘ALEL-LEDHINE ‘AMENU WE ‘AMILU ES-SALIHATI XHUNAHUN FIMA TA’IMU ‘IDHA MA ETTEKAW WE ‘AMENU WE ‘AMILU ES-SALIHATI THUMME ETTEKAW WE ‘AMENU THUMME ETTEKAW WE ‘EHSENU WEL-LAHU JUHIBBUL-MUHSININE
94 O ju që besuat, All-llahu do t'ju sprovojë me diçka nga gjahu që e arrijnë duart ose shigjetat tuaja, për t'u dalluar te All-llahu ai që i frikësohet Atij në heshtje (në bazë besimi). E kush i shkel (dispozitat) pas këtij (sqarimi), ai ka dënim të dhembshëm.
JA ‘EJJUHAL-LEDHINE ‘AMENU LEJEBLUWENNEKUMU ELLAHU BISHEJ’IN MINE ES-SEJDI TENALUHU ‘EJDIKUM WE RIMAHUKUM LIJA’LEMEL-LAHU MEN JEHAFUHU BIL-GAJBI FEMENI A’TEDA BA’DE DHALIKE FELEHU ‘ADHABUN ‘ELIMUN
95 O ju që besuat, mos e mbytni gjahun duke qenë ju në ihram. E kush e mbyt atë me qëllim, atëherë dënimi është therrorizimi i një kafshe shtëpiake të ngjashme me atë (të egrën) që e ka mbytur. Për këtë çështje vendosin dy njerëz të drejtë nga mesi juaj, duke e bërë atë kurban për Qabe, ose (dënimi është) duke ushqyer të varfër, ose sa ai (ushqimi), agjërim, këtë për ta shijuar të keqen e punës së tij. All-llahu ka falur të kaluarën. E kush bën përsëri, (gabimin) All-llahu edënon ashpër. All-llahu mbizotëron (çështjet), hakmerret (me dënim).
JA ‘EJJUHAL-LEDHINE ‘AMENU LA TEKTULU ES-SEJDE WE ‘ENTUM HURUMUN WE MEN KATELEHU MINKUM MUTE’AMMIDÆN FEXHEZA’UN MITHLU MA KATELE MINE EN-NE’AMI JEHKUMU BIHI DHEWA ‘ADLIN MINKUM HEDJÆN BALIGAL-KA’BETI ‘EW KEFFARETUN TA’AMU MESAKINE ‘EW ‘ADLU DHALIKE SIJAMÆN LIJEDHUKA WEBALE ‘EMRIHI ‘AFALLAHU ‘AMMA SELEFE WE MEN ‘ADE FEJENTEKIMU ELLAHU MINHU WEL-LAHU ‘AZIZUN DHU ENTIKAMIN
96 Gjahu dhe ushqimi në det u është lejuar, si përjetim për ju dhe për udhëtarët, kurse gjahu tokësor u është ndaluar sa të jeni në ihram. Kini dro All-llahun, te i cili do të tuboheni!
‘UHILLE LEKUM SEJDUL-BEHRI WE TA’AMUHU META’ÆN LEKUM WE LILSSEJJARETI WE HURRIME ‘ALEJKUM SEJDUL-BERRI MA DUMTUM HURUMÆN WE ETTEKU ELLAHEL-LEDHI ‘ILEJHI TUHSHERUNE
97 All-llahu e bëri Qaben, shtëpinë e shenjtë, vend jetësimi (çështje të fesë e të jetës) për njerëz, dhe muajin e shenjtë, edhe kurbanin edhe (ato kafshë të shënuara për kurban) atë me qafore. Këtë (përcaktim nga Zoti) që ta dini se All-llahu e di ç'ka ka në qiej dhe ç'ka ka në tokë dhe se All-llahu ka përfshirë me urtësinë e dijen e vet çdo send (përcaktimi i Zotit për këto është me qëllim të caktuar, e për të mirën e njerëzve).
XHE’ALEL-LAHUL-KA’BETEL-BEJTEL-HERAME KIJAMÆN LILNNASI WE ESH-SHEHREL-HERAME WEL-HEDJE WEL-KALA’IDE DHALIKE LITA’LEMU ‘ENNEL-LAHE JA’LEMU MA FI ES-SEMAWATI WE MA FIL-’ERDI WE ‘ENNEL-LAHE BIKULLI SHEJ’IN ‘ALIMUN
98 Dijeni se All-llahu është ndëshkues i rreptë, dhe dijeni se All-llahu është dhurues, është mëshirues.
A’LEMU ‘ENNEL-LAHE SHEDIDUL-’IKABI WE ‘ENNEL-LAHE GAFURUN REHIMUN
99 I dërguari nuk ka tjetër obligim vetëm të kumtojë (shpalljen); All-llahu di ç'publikoni dhe ç'mbani fshehtë.
MA ‘ALA ER-RESULI ‘ILLAL-BELAGU WEL-LAHU JA’LEMU MA TUBDUNE WE MA TEKTUMUNE
100 Thuaj: "Nuk është e njëjtë e keqja dhe e mira, po edhe nëse të mahnit ty shumimi i së keqes, pra kini frikë All-llahun (e mos pranoni të keqen) o ju të zotët e mendjes, ashtu që të shpëtoni".
KUL LA JESTEWIL-HABITHU WET-TEJJIBU WE LEW ‘A’XHEBEKE KETHRETUL-HABITHI FE ETTEKU ELLAHE JA ‘ULIL-’ELBABI LE’ALLEKUM TUFLIHUNE
101 O ju që besuat, mos pyetni për sende që nëse u thuhet ajo (pyetja) haptazi, ju vjen keq juve, e nëse pyetni për to gjatë kohës kur zbritej Kur'ani, do t'ju dalë në shesh (dhe do ta ngarkoni veten pa nevojë). All-llahu u fali atë (pyetjet që i bëtë më herët); All-llahu falë shumë, është i butë.
JA ‘EJJUHAL-LEDHINE ‘AMENU LA TES’ELU ‘AN ‘ESHJA’E ‘IN TUBDE LEKUM TESU’UKUM WE ‘IN TES’ELU ‘ANHA HINE JUNEZZELUL-KUR’ANU TUBDE LEKUM ‘AFALLAHU ‘ANHA WEL-LAHU GAFURUN HELIMUN
102 Një popull që ishte para jush pat bërë aso pyetjesh, e pastaj (nuk i zbatoi) u bë mohues i tyre.
KAD SE’ELEHA KAWMUN MIN KABLIKUM THUMME ‘ESBEHU BIHA KAFIRINE
103 All-llahu nuk emëroi (për të shenjtë) Behirën, as Saibën, as Vesilën dhe as Hamën, por ata që nuk besuan trillojnë rrenë për All-llahun, (duke thënë se All-llahu i përcaktoi) dhe shumica e tyre nuk e kuptojnë (se janë duke shpifur),
MA XHE’ALEL-LAHU MIN BEHIRETIN WE LA SA’IBETIN WE LA WESILETIN WE LA HAMIN WE LEKINNEL-LEDHINE KEFERU JEFTERUNE ‘ALA ELLAHIL-KEDHIBE WE ‘EKTHERUHUM LA JA’KILUNE
104 E kur u thuhet atyre: "Ejani te ajo që e zbriti All-llahu dhe te (çka thotë) i dërguari, ata thonë: "Na mjafton ajo që i gjetëm prindërit tanë", (a mjafton) edhe nëse prindërit e tyre ishin që nuk dinin asgjë dhe nuk ishin në rrugë të drejtë.
WE ‘IDHA KILE LEHUM TA’ALEW ‘ILA MA ‘ENZELEL-LAHU WE ‘ILA ER-RESULI KALU HESBUNA MA WEXHEDNA ‘ALEJHI ‘ABA’ENA ‘EWELEW KANE ‘ABA’UUHUM LA JA’LEMUNE SHEJ’ÆN WE LA JEHTEDUNE
105 O ju që besuat, ruajeni veten tuaj! Ai që ka humbur, nuk ju dëmton juve kur jeni në rrugë të drejtë. Kthimi i të gjithë juve është te All-llahu dhe Ai ju njofton për atë që vepruat.
JA ‘EJJUHAL-LEDHINE ‘AMENU ‘ALEJKUM ‘ENFUSEKUM LA JEDURRUKUM MEN DELLE ‘IDHA EHTEDEJTUM ‘ILA ELLAHI MERXHI’UKUM XHEMI’ÆN FEJUNEBBI’UKUM BIMA KUNTUM TA’MELUNE
106 O ju që besuat, dëshmimi me rastin e atij që lë testament (vasijjet) kur i është afruar ndonjërit prej jush vdekja, bëhet me dy dëshmitarë të drejtë nga mesi juaj, ose dy të tjerë pos jush, nëse jeni në udhëtim (në rrugë e s'keni të afërm) dhe ju gjen telashja e vdekjes. E nëse dyshoni (në dëshminë e tyre) i ndalni ata të dy pas namazit (të iqindisë) dhe ata betohen në All-llahun: "Ne nuk e japim betimin në All-llahun për asgjë edhe sikur të jetë (ai për të cilin betohemi) i afërm dhe nuk e fshehim dëshminë e (porositur prej) All-llahut, pse atëherë ne do të jemi mëkatarë!
JA ‘EJJUHAL-LEDHINE ‘AMENU SHEHADETU BEJNIKUM ‘IDHA HEDERE ‘EHEDEKUMUL-MEWTU HINEL-WESIJETI ETHNANI DHEWA ‘ADLIN MINKUM ‘EW ‘AHARANI MIN GAJRIKUM ‘IN ‘ENTUM DEREBTUM FIL-’ERDI FE’ESABETKUM MUSIBETUL-MEWTI TEHBISUNEHUMA MIN BA’DI ES-SELÆTI FEJUKSIMANI BILLAHI ‘INI ERTEBTUM LA NESHTERI BIHI THEMENÆN WE LEW KANE DHA KURBA WE LA NEKTUMU SHEHADETEL-LAHI ‘INNA ‘IDHÆN LEMINEL-’ATHIMINE
107 E nëse dihet se ata të dy kanë merituar mëkat (kanë gënjyer), atëherë në vend të tyre merren dy të tjerë prej atyre që kanë më meritë (meritë trashëgimi) dhe ata të dy betohen në All-llahun: "Dëshmimi ynë është më i drejtë nga dëshmimi i atyre (dy të parëve), dhe ne nuk e tejkaluam (drejtësinë), pse atëherë do të ishim nga mizorët!
FE’IN ‘UTHIRE ‘ALA ‘ENNEHUMA ESTEHEKKA ‘ITHMÆN FE’AHARANI JEKUMANI MEKAMEHUMA MINEL-LEDHINE ESTEHEKKA ‘ALEJHIMUL-’EWLEJANI FEJUKSIMANI BILLAHI LESHEHADETUNA ‘EHEKKU MIN SHEHADETIHIMA WE MA A’TEDEJNA ‘INNA ‘IDHÆN LEMINE EDH-DHALIMINE
108 Ky (rregull) është më afër që të bëjnë dëshmimin (dëshmitarët e testamentit) ashtu si është drejt, dhe që të frikësohen (dëshmitarët trashëgimtarë) se po thyhet betimi i tyre me një betim tjetër. Kini frikë All-llahun dhe bindjuni, se All-llahu nuk vë në rrugë të drejtë popullin shkatërrues.
DHALIKE ‘EDNA ‘EN JE’TU BISH-SHEHADETI ‘ALA WEXHHIHA ‘EW JEHAFU ‘EN TUREDDE ‘EJMANUN BA’DE ‘EJMANIHIM WE ETTEKU ELLAHE WE ESMA’U WEL-LAHU LA JEHDIL-KAWMEL-FASIKINE
109 (Përkujtojeni o njerëz) Ditën kur All-llahu i tubon të dërguarit e u thotë: "Çfarë përgjigje (popujt) u dhanë juve?" Ata (pejgamberët) thonë: "Ne nuk dimë, vërtet Ti je që i di të gjitha të fshehtat!"
JEWME JEXHMA’U ELLAHU ER-RUSULE FEJEKULU MADHA ‘UXHIBTUM KALU LA ‘ILME LENA ‘INNEKE ‘ENTE ‘ALLAMUL-GUJUBI
110 All-llahu (atë ditë) i thotë: "O Isa, bir i Merjemes, përkujtoi të mirat e Mia ndaj teje dhe ndaj nënës sate, kur të fuqizova me shpirtin e shenjtë (Xhibrilin), e ti u fole njerëzve (kur ishe) në djep dhe (kur ishe) i pjekur (si burrë), kur ta mësova ty librin e urtësinë Tevratin e Inxhilin, kur me lejen Time formove nga balta si formë shpeze e i fryve asaj dhe me urdhrin Tim u bë shpezë, kur e shërove të verbërin dhe të sëmurin nga sëmundja e lëkurës me dëshirën Time, kur me urdhrin Tim i nxore (të gjallë) të vdekurit, kur i zbrapa beni israilët prej teje (që deshën të të mbysin) atëherë kur erdhe me argumente, e disa prej tyre që nuk besuan thanë: "Kjo (mrekullia e Isait) nuk është tjetër vetëm se magji e qartë!
‘IDH KALEL-LAHU JA ‘ISA EBNE MERJEME EDHKUR NI’METI ‘ALEJKE WE ‘ALA WE E-DETIKE ‘IDH ‘EJJEDTTUKE BIRUHIL-KUDUSI TUKELLIMU EN-NASE FIL-MEHDI WE KEHLÆN WE ‘IDH ‘ALLEMTUKEL-KITABE WEL-HIKMETE WET-TEWRÆTE WEL-’INXHILE WE ‘IDH TEHLUKU MINET-TINI KEHEJ’ETIT-TEJRI BI’IDHNI FETENFUHU FIHA FETEKUNU TEJRÆN BI’IDHNI WE TUBRI’UL-’EKMEHE WEL-’EBRESE BI’IDHNI WE ‘IDH TUHRIXHUL-MEWTA BI’IDHNI WE ‘IDH KEFEFTU BENI ‘ISRA’ILE ‘ANKE ‘IDH XHI’TEHUM BIL-BEJJINATI FEKALEL-LEDHINE KEFERU MINHUM ‘IN HADHA ‘ILLA SIHRUN MUBINUN
111 Dhe kur i frymëzova Havarijjunët (i urdhërova): "Të më besoni Mua dhe të dërguarin Tim!" E ata thanë: "Ne besuam, e ti dëshmo se ne jemi muslimanë".
WE ‘IDH ‘EWHEJTU ‘ILAL-HEWARIJINE ‘EN ‘AMINU BI WE BIRESULI KALU ‘AMENNA WE ESH/HED BI’ENNENA MUSLIMUNE
112 Dhe (përkujto) kur Havarijjunët thanë: "O Isa, bir i Merjemes, Zoti yt a mund të na zbresë një tryezë nga qielli?" (Isai) tha: "Kini frikë All-llahun nëse jeni besimtarë!"
‘IDH KALEL-HEWARIJUNE JA ‘ISA EBNE MERJEME HEL JESTETI’U REBBUKE ‘EN JUNEZZILE ‘ALEJNA MA’IDETEN MINE ES-SEMA’I KALE ETTEKU ELLAHE ‘IN KUNTUM MU’UMININE
113 (Ata) Thanë: "Ne dëshirojmë të hamë nga ajo dhe të na binden (edhe më shumë) zemrat tona dhe të vërtetojmë bindshëm se na e the të vërtetën e të bëhemi dëshmues të saj!"
KALU NURIDU ‘EN NE’KULE MINHA WE TETME’INNE KULUBUNA WE NA’LEME ‘EN KAD SEDEKTENA WE NEKUNE ‘ALEJHA MINE ESH-SHAHIDINE
114 Isai, bir i Merjemes, tha: "O All-llah, Zoti ynë, zbritna nga qielli një tryezë, të na jetë festë (gëzim) për ne dhe për ata (që vijnë) pas nesh, të jetë argument prej Teje, dhe dhurona se Ti je furnizuesi më i mirë!"
KALE ‘ISA EBNU MERJEMEL-LEHUMME REBBENA ‘ENZIL ‘ALEJNA MA’IDETEN MINE ES-SEMA’I TEKUNU LENA ‘IDÆN LI’WWELINA WE ‘AHIRINA WE ‘AJETEN MINKE WE ERZUKNA WE ‘ENTE HAJRU ER-RAZIKINE
115 All-llahu tha: "Unë atë ua zbres, e kush prej jush mohon pastaj, Unë atë e dënoj me një dënim që nuk e dënoj asnjë nga njerëzit".
KALEL-LAHU ‘INNI MUNEZZILUHA ‘ALEJKUM FEMEN JEKFUR BA’DU MINKUM FE’INNI ‘U’ADHDHIBUHU ‘ADHABÆN LA ‘U’ADHDHIBUHU ‘EHEDÆN MINEL-’ALEMINE
116 Dhe kur All-llahu tha: "O Isa, bir i Merjemes, a ti njerëzve u the: "Më besoni mua dhe nënën time dy zota pos All-llahut!?" (Isai) Tha: "Larg asaj të mete je Ti (o Zoti im). Nuk më takon mua ta them atë që s'është e vërtetë. Ta kisha thënë unë atë, ti do ta dije. Ti e di ç'ka ka në mua, e unë nuk di çka ka në Ty. Ti je më i dijshmi i të fshehtave!"
WE ‘IDH KALEL-LAHU JA ‘ISA EBNE MERJEME ‘E’ENTE KULTE LILNNASI ETTEHIDHUNI WE ‘UMMIJE ‘ILEHEJNI MIN DUNI ELLAHI KALE SUBHANEKE MA JEKUNU LI ‘EN ‘EKULE MA LEJSE LI BIHEKKIN ‘IN KUNTU KULTUHU FEKAD ‘ALIMTEHU TA’LEMU MA FI NEFSI WE LA ‘A’LEMU MA FI NEFSIKE ‘INNEKE ‘ENTE ‘ALLAMUL-GUJUBI
117 "Unë nuk u kam thënë tjetër atyre, pos asaj që Ti më urdhërove; ta adhuroni All-llahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj,dhe sa isha ndër ta, kam qenë përcjellës i tyre, e pasi që më more mua, Ti ishe roje (dhe dëshmues) i tyre. Ti je dëshmitar për çdo send!
MA KULTU LEHUM ‘ILLA MA ‘EMERTENI BIHI ‘ENI A’BUDU ELLAHE RABBI WE REBBEKUM WE KUNTU ‘ALEJHIM SHEHIDÆN MA DUMTU FIHIM FELEMMA TEWEFFEJTENI KUNTE ‘ENTE ER-REKIBE ‘ALEJHIM WE ‘ENTE ‘ALA KULLI SHEJ’IN SHEHIDUN
118 Nëse i dënon ata, në të vërtetë ata janë robër Tu, e nëse u falë atyre, Ti je i gjithëfuqishmi, i urti.
‘IN TU’ADHDHIBHUM FE’INNEHUM ‘IBADUKE WE ‘IN TEGFIR LEHUM FE’INNEKE ‘ENTEL-’AZIZUL-HEKIMU
119 All-llahu tha: "Kjo është dita që të drejtëve u bën dobi drejtësia e tyre. Ata kanë xhennete në të cilët rrjedhin lumenj, janë për jetë të pasosur në to. All-llahu është i kënaqur me ta dhe ata janë të kënaqur ndaj Tij. Ky është shpëtim i madh".
KALEL-LAHU HADHA JEWMU JENFA’U ES-SADIKINE SIDKUHUM LEHUM XHENNATUN TEXHRI MIN TEHTIHAL-’ENHARU HALIDINE FIHA ‘EBEDÆN REDIJEL-LAHU ‘ANHUM WE REDU ‘ANHU DHALIKEL-FEWZUL-’ADHIMU
120 Vetëm i All-llahut është sundimi ndaj qiejve e tokës dhe çka ka në to. Ai është i plotfuqishëm për çdo send.
LILLAHI MULKU ES-SEMAWATI WEL-’ERDI WE MA FIHINNE WE HUWE ‘ALA KULLI SHEJ’IN KADIRUN