Surja Huxhurat indeksuar me numër 49 , numri i ajeteve 18
1 O besimtarë, mos bëni asgjë para (se të orientoheni në udhëzimet e) Zotit dhe të dërguarit të Tij, kini kujdes All-llahun, se me të vërtetë All-llahu i dëgjon të gjitha dhe i di të gjitha.
JA ‘EJJUHAL-LEDHINE ‘AMENU LA TUKADDIMU BEJNE JEDEJI ELLAHI WE RESULIHI WE ETTEKU ELLAHE ‘INNALL-LLAHE SEMI’UN ‘ALIMUN
2 O ju që keni besuar, mos ngreni zërin tuaj mbi zërin e Pejgamberit dhe mos iu ngërmoni atij si i ngërmoheni njëri-tjetrit, e të zhduken veprat tuaja duke mos ditur ju.
JA ‘EJJUHAL-LEDHINE ‘AMENU LA TERFA’U ‘ESWATEKUM FEWKA SEWTI EN-NEBIJI WE LA TEXHHERU LEHU BIL-KAWLI KEXHEHRI BA’DIKUM LIBA’DIN ‘EN TEHBETE ‘A’MALUKUM WE ‘ENTUM LA TESH’URUNE
3 Ata që ulin zërat e tyre pranë të dërguarit të All-llahut, All-llahu zemrat e tyre i ka përshtatur për devotshmëri, ata kanë falje mëkatesh dhe shpërblim të madh.
‘INNEL-LEDHINE JEGUDDUNE ‘ESWATEHUM ‘INDE RESULI ELLAHI ‘ULA’IKEL-LEDHINE EMTEHENEL-LAHU KULUBEHUM LILTTEKWA LEHUM MEGFIRETUN WE ‘EXHRUN ‘ADHIMUN
4 Ata që të thërrasin përtej mureve, shumica e tyre janë që nuk kuptojnë.
‘INNEL-LEDHINE JUNADUNEKE MIN WERA’IL-HUXHURATI ‘EKTHERUHUM LA JA’KILUNE
5 E sikur ata të bënin durim derisa të kishe dalë ti vetë, do të ishte më edukative për ta, po All-llahu është mëkatfalës, mëshirues.
WE LEW ‘ENNEHUM SEBERU HETTA TEHRUXHE ‘ILEJHIM LEKANE HAJRÆN LEHUM WEL-LAHU GAFURUN REHIMUN
6 O ju që keni besuar, nëse ndonjë i pandërgjegjshëm u sjell ndonjë lajm, ju shqyrtojeni mirë, ashtu që të mos e goditni ndonjë popull pa e ditur realitetin, e pastaj të pendoheni për atë që keni bërë.
JA ‘EJJUHAL-LEDHINE ‘AMENU ‘IN XHA’EKUM FASIKUN BINEBE’IIN FETEBEJJENU ‘EN TUSIBU KAWMÆN BIXHEHALETIN FETUSBIHU ‘ALA MA FE’ALTUM NADIMINE
7 E, dijeni se në mesin tuaj e keni të dërguarin e All-llahut. Sikur ai t'ju dëgjonte juve në shumë çështje, ju do të pësonit vuajtje, por All-llahu juve ua bëri të dashur besimin dhe ua zbukuroi atë në zemrat tuaja, ndërsa mosbesimin, shfrenimin dhe kundërshtimin, ua bëri që t'i urreni. Të tillë janë ata që gjetën rrugën e drejtë.
WE A’LEMU ‘ENNE FIKUM RESULEL-LAHI LEW JUTI’UKUM FI KETHIRIN MINEL-’EMRI LE’ANITTUM WE LEKINNALL-LLAHE HEBBEBE ‘ILEJKUMUL-’IMANE WE ZEJJENEHU FI KULUBIKUM WE KERREHE ‘ILEJKUMUL-KUFRE WEL-FUSUKA WEL-’ISJANE ‘ULA’IKE HUMU ER-RASHIDUNE
8 Kjo është dhuratë dhe begati prej All-llahut, e All-llahu është i dijshëm dhe i urtë.
FEDLÆN MINEL-LAHI WE NI’METEN WEL-LAHU ‘ALIMUN HEKIMUN
9 Nëse dy grupe besimtarësh tentojnë të luftojnë ndërmjet vete, ju pajtoni ata, e në qoftë se ndonjëri prej tyre e sulmon tjetrin, atëherë luftojeni atë grup që vërsulet me pa të drejtë, derisa t'i bindet udhëzimit të All-llahut, e nëse kthehet, atëherë me drejtësi bëni pajtimin ndërmjet tyre, mbani drejtësinë, se vërtet All-llahu i do të drejtit.
WE ‘IN TA’IFETANI MINEL-MU’UMININE EKTETELU FE’ESLIHU BEJNEHUMA FE’IN BEGAT ‘IHDAHUMA ‘ALEL-’UHRA FEKATILU ELLETI TEBGI HETTA TEFI’E ‘ILA ‘EMRI ELLAHI FE’IN FA’ET FE’ESLIHU BEJNEHUMA BIL-’ADLI WE ‘EKSITU ‘INNALL-LLAHE JUHIBBUL-MUKSITINE
10 S'ka dyshim se besimtarët janë vëllezër, pra bëni pajtim ndërmjet vëllezërve tuaj dhe kini frikë All-llahun, që të jeni të mëshiruar (nga Zoti).
‘INNEMAL-MU’UMINUNE ‘IHWETUN FE’ESLIHU BEJNE ‘EHAWEJKUM WE ETTEKU ELLAHE LE’ALLEKUM TURHEMUNE
11 O ju që besuat, nuk bën të tallet një popull me një popull tjetër, meqë të përqeshurit mund të jenë më të mirë nga ata të cilët përqeshin dikë tjetër, e as gratë me gratë e tjera, sepse mund të ndodhë që gratë e tjera të jenë më të mira se ato që përqeshin (duke e nënçmuar njëri-tjetrin) dhe mos etiketoni njëri-tjetrin me llagape. Pas besimit është keq të përhapet llagapi i keq. E ata që nuk pendohen, janë mizorë.
JA ‘EJJUHAL-LEDHINE ‘AMENU LA JESHAR KAWMUN MIN KAWMIN ‘ASA ‘EN JEKUNU HAJRÆN MINHUM WE LA NISA’UN MIN NISA’IN ‘ASA ‘EN JEKUNNE HAJRÆN MINHUNNE WE LA TELMIZU ‘ENFUSEKUM WE LA TENABEZU BIL-’ELKABI BI’SEL-EISMUL-FUSUKU BA’DEL-’IMANI WE MEN LEM JETUB FE’ULA’IKE HUMU EDH-DHALIMUNE
12 O ju që keni besuar, largohuni prej dyshimeve të shumta, meqë disa dyshime janë mëkat dhe mos hulumtoni për zbulimin e të metave të njëri-tjetrit, dhe mos përgjoni njëri-tjetrin; a mos ndonjëri prej jush dëshiron të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur? Atë pra e urreni! Kini frikë nga ndëshkimi i All-llahut, e All-llahu është mëshirues, Ai pranon shumë pendimin.
JA ‘EJJUHAL-LEDHINE ‘AMENU EXHTENIBU KETHIRÆN MINE EDH-DHENNI ‘INNE BA’DE EDH-DHENNI ‘ITHMUN WE LA TEXHESSESU WE LA JEGTEB BA’DUKUM BA’DÆN ‘EJUHIBBU ‘EHEDUKUM ‘EN JE’KULE LEHME ‘EHIHI MEJTÆN FEKERIHTUMUHU WE ETTEKU ELLAHE ‘INNALL-LLAHE TEWWABUN REHIMUN
13 O ju njerëz, vërtet Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e s'ka dyshim se te All-llahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (këqijat), e All-llahu është shumë i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë.
JA ‘EJJUHA EN-NASU ‘INNA HALEKNAKUM MIN DHEKERIN WE ‘UNTHA WE XHE’ALNAKUM SHU’UBÆN WE KABA’ILE LITA’AREFU ‘INNE ‘EKREMEKUM ‘INDEL-LAHI ‘ETKAKUM ‘INNALL-LLAHE ‘ALIMUN HABIRUN
14 Beduinët thanë: "Ne kemi besuar!" Thuaj: "Ju nuk keni besuar ende, por thuani: Ne jemi dorëzuar, e ende nuk po u hyn besimi në zemrat tuaja. E nëse e respektoni All-llahun dhe të dërguarin e Tij, Ai nuk ju pakëson asgjë nga veprat tuaja, se All-llahu është shumë mëkatfalës, shumë mëshirues".
KALETIL-’A’RABU ‘AMENNA KUL LEM TU’UMINU WE LEKIN KULU ‘ESLEMNA WE LEMMA JEDHULIL-’IMANU FI KULUBIKUM WE ‘IN TUTI’U ELLAHE WE RESULEHU LA JELITKUM MIN ‘A’MALIKUM SHEJ’ÆN ‘INNALL-LLAHE GAFURUN REHIMUN
15 Besimtarë janë vetëm ata që i besuan All-llahut, të dërguarit e Tij, e mandej nuk dyshuan dhe për hir të All-llahut luftuan me pasurinë dhe me jetën e tyre. Të tillë janë ata të vërtetit.
‘INNEMAL-MU’UMINUNEL-LEDHINE ‘AMENU BILLAHI WE RESULIHI THUMME LEM JERTABU WE XHAHEDU BI’EMWALIHIM WE ‘ENFUSIHIM FI SEBILI ELLAHI ‘ULA’IKE HUMU ES-SADIKUNE
16 Thuaj: "A ju ia bëni me dije All-llahut fenë tuaj (duke thënë: ne besuam), kur All-llahu është Ai që e di ç'ka në qiej dhe ç'ka në tokë dhe All-llahu është i dijshëm për çdo send".
KUL ‘ETU’ALLIMUNEL-LAHE BIDINIKUM WEL-LAHU JA’LEMU MA FI ES-SEMAWATI WE MA FIL-’ERDI WEL-LAHU BIKULLI SHEJ’IN ‘ALIMUN
17 Ata të shprehin ty mirënjohje (ta përmendin) që u bënë muslimanë. Thuaj: "Pranimin tuaj të fesë islame mos ma njihni (mos ma përmendni) mua, por nëse jeni të sinqertë All-llahu juve ju bëri mirë, kur ju udhëzoi për besim".
JEMUNNUNE ‘ALEJKE ‘EN ‘ESLEMU KUL LA TEMUNNU ‘ALEJJE ‘ISLAMEKUM BELI ELLAHU JEMUNNU ‘ALEJKUM ‘EN HEDAKUM LIL’IMANI ‘IN KUNTUM SADIKINE
18 S'ka dyshim se All-llahu e di fshehtësinë e qiejve e të tokës, All-llahu sheh atë që punoni ju.
‘INNALL-LLAHE JA’LEMU GAJBE ES-SEMAWATI WEL-’ERDI WEL-LAHU BESIRUN BIMA TA’MELUNE