Surja Muhammed indeksuar me numër 47 , numri i ajeteve 38
1 Ata të cilët vetë nuk besuan dhe penguan edhe të tjerët nga rruga e All-llahut, Ai ua ka asgjësuar veprat e tyre.
EL-LEDHINE KEFERU WE SEDDU ‘AN SEBILI ELLAHI ‘EDELLE ‘A’MALEHUM
2 Ndërsa atyre që besuan, bënë vepra të mira dhe atë që iu shpall Muhammedit e besuan, e ajo është e vërtetë prej Zotit të tyre, Ai atyre ua shlyen mëkatet dhe ua përmirëson gjendjen.
WEL-LEDHINE ‘AMENU WE ‘AMILU ES-SALIHATI WE ‘AMENU BIMA NUZZILE ‘ALA MUHEMMEDIN WE HUWEL-HEKKU MIN RABBIHIM KEFFERE ‘ANHUM SEJJI’ATIHIM WE ‘ESLEHE BALEHUM
3 Kjo është kështu, ngase ata që nuk besuan ndoqën të pavërtetën, e ata që besuan ndoqën të vërtetën që u erdhi prej Zotit të tyre. Kështu All-llahu ua sjell njerëzve shembujt e tyre.
DHALIKE BI’ENNEL-LEDHINE KEFERU ETTEBA’UL-BATILE WE ‘ENNEL-LEDHINE ‘AMENU ETTEBA’UL-HEKKA MIN RABBIHIM KEDHALIKE JEDRIBU ELLAHU LILNNASI ‘EMTHALEHUM
4 Pra, kur t'i takoni në (luftë) ata që nuk besuan, mëshonju në qafë (mbytni) derisa t'i rraskapitni, atëherë lidhni, e pastaj, ose lironi falas ose kërkoni dëmshpërblim përderisa lufta të mos pushojë. Kështu pra, po sikur të dojë All-llahu, Ai do të hakmerrej ndaj tyre, por Ai dëshiron t'ju sprovojë njërin me tjetrin. E ata që ranë dëshmorë në rrugën e All-llahut, atyre kurrsesi nuk ua humb veprat (por ua shton).
FE’IDHA LEKITUMUL-LEDHINE KEFERU FEDERBE ER-RIKABI HETTA ‘IDHA ‘ETHHANTUMUHUM FESHUDDUL-WETHAKA FE’IMMA MENNÆN BA’DU WE ‘IMMA FIDA’EN HETTA TEDE’AL-HERBU ‘EWZAREHA DHALIKE WE LEW JESHA’U ELLAHU LANTESERE MINHUM WE LEKIN LIJEBLUWE BA’DEKUM BIBA’DIN WEL-LEDHINE KUTILU FI SEBILI ELLAHI FELEN JUDILLE ‘A’MALEHUM
5 Ata do t'i udhëzojë dhe do të përmirësojë gjendjen e tyre.
SEJEHDIHIM WE JUSLIHU BALEHUM
6 Dhe do t'i shtie në xhennetin, të cilin ua ka bërë të njohur atyre.
WE JUDHILUHUMUL-XHENNETE ‘ARREFEHA LEHUM
7 O besimtarë, nëse ju ndihmoni (fenë) All-llahun, Ai ju ndihmon juve dhe u forcon këmbët tuaja.
JA ‘EJJUHAL-LEDHINE ‘AMENU ‘IN TENSURU ELLAHE JENSURKUM WE JUTHEBBIT ‘EKDAMEKUM
8 E atyre që nuk besuan, ata qofshin të përmbysur, Ai atyre ua ka asgjësuar veprat.
WEL-LEDHINE KEFERU FETA’SÆN LEHUM WE ‘EDELLE ‘A’MALEHUM
9 Këtë për shkak se ata e urrejtën atë që e zbriti All-llahu, prandaj atyre ua zhduk veprat.
DHALIKE BI’ENNEHUM KERIHU MA ‘ENZELEL-LAHU FE’EHBETE ‘A’MALEHUM
10 A nuk udhëtuan ata nëpër tokë e të shohin se si ishte mbarimi i atyre që ishin përpara tyre e që All-llahu ata i rrënoi, e edhe mosbesimtarët (mekas) i pret shembulli i tyre.
‘EFELEM JESIRU FIL-’ERDI FEJENDHURU KEJFE KANE ‘AKIBETUL-LEDHINE MIN KABLIHIM DEMMEREL-LAHU ‘ALEJHIM WE LILKAFIRINE ‘EMTHALUHA
11 Këtë ngase All-llahu është mbrojtës i atyre që besuan, kurse për jobesimtarët nuk ka mbrojtje.
DHALIKE BI’ENNEL-LAHE MEWLAL-LEDHINE ‘AMENU WE ‘ENNEL-KAFIRINE LA MEWLA LEHUM
12 Ata që besuan dhe bënë vepra të mira All-llahu do t'i shtie në xhennete nëpër të cilat rrjedhin lumenj, e ata që nuk besuan, përjetojnë kënaqësi (në këtë jetë) dhe hanë ashtu si hanë kafshët, e vendi i tyre është zjarri.
‘INNALL-LLAHE JUDHILUL-LEDHINE ‘AMENU WE ‘AMILU ES-SALIHATI XHENNATIN TEXHRI MIN TEHTIHAL-’ENHARU WEL-LEDHINE KEFERU JETEMETTA’UNE WE JE’KULUNE KEMA TE’KULUL-’EN’AM WE EN-NARU METHWEN LEHUM
13 Se sa (popullatë) qytetesh që ishin shumë më të fortë se qyteti nga i cili të dëbuam ty, Ne i kemi shkatërruar dhe për ta nuk pati ndihmëtar.
WE KE’EJJIN MIN KARJETIN HIJE ‘ESHEDDU KUWETEN MIN KARJETIKEL-LETI ‘EHREXHETKE ‘EHLEKNAHUM FELA NASIRE LEHUM
14 A është i njëjtë ai, që është i mbështetur në argument të qartë prej Zotit të vet, si ai që veprat e tij të këqija i janë hijeshuar dhe ndjekin epshet e veta?
‘EFEMEN KANE ‘ALA BEJJINETIN MIN RABBIHI KEMEN ZUJJINE LEHU SU’U ‘AMELIHI WE ETTEBA’U ‘EHWA’EHUM
15 Shembulli i xhennetit, i cili u është premtuar atyre që janë ruajtur (të devotshëm), në të cilin ka lumenj me ujë të mirë për pije, lumenj nga qumështi me shije të paprishur, lumenj nga vera e shijshme për njerëz, lumenj nga mjalti i kulluar, ata kanë aty edhe gjithfarë lloj pemësh, kanë edhe falje nga Zoti i tyre (a është i njëjtë) a si ai që është përgjithmonë në zjarr dhe u shuhet etja me ujë të valë që ua copëton zorrët e tyre?
METHELUL-XHENNETI ELLETI WU’IDEL-MUTTEKUNE FIHA ‘ENHARUN MIN MA’IN GAJRI ‘ASININ WE ‘ENHARUN MIN LEBENIN LEM JETEGAJJER TA’MUHU WE ‘ENHARUN MIN HAMRIN LEDHDHETIN LILSHSHARIBINE WE ‘ENHARUN MIN ‘ASELIN MUSEFFEN WE LEHUM FIHA MIN KULLI ETH-THEMERATI WE MEGFIRETUN MIN RABBIHIM KEMEN HUWE HALIDUN FI EN-NARI WE SUKU MA’EN HEMIMÆN FEKATTE’A ‘EM’A’EHUM
16 Prej tyre ka asish që vijnë të dëgjojnë ty, por kur largohen prej teje, u drejtohen atyre që kanë dije u thonë: "Çka tha ai (Muhammedi) më parë?" Ata janë zemrat e të cilëve i ka vulosur All-llahu e ata udhëhiqen pas dëshirave të veta.
WE MINHUM MEN JESTEMI’U ‘ILEJKE HETTA ‘IDHA HAREXHU MIN ‘INDIKE KALU LILLEDHINE ‘UTUL-’ILME MADHA KALE ‘ANIFÆN ‘ULA’IKEL-LEDHINE TEBE’ALLAHU ‘ALA KULUBIHIM WE ETTEBA’U ‘EHWA’EHUM
17 Kurse ata që e gjetën rrugën e drejtë, Ai atyre u shton edhe më udhëzimin në rrugën e drejtë dhe u ofron mundësi të jenë edhe më të matur.
WEL-LEDHINE EHTEDEW ZADEHUM HUDEN WE ‘ATAHUM TEKWHUM
18 Po ata a presin tjetër, pos kijametit, i cili do t'u vijë befas, e parashenjat e tij tashmë kanë ardhur. E prej nga atyre këshillimi (pendimi) kur t'u vijë kijameti?
FEHEL JENDHURUNE ‘ILLA ES-SA’ATE ‘EN TE’TIJEHUM BEGTETEN FEKAD XHA’E ‘ESHRATUHA FE’ENNA LEHUM ‘IDHA XHA’ET/HUM DHIKRAHUM
19 Atëherë, dije se nuk ka zot tjetër pos All-llahut, kërko falje për mëkatin tënd, për të besimtarëve e të besimtareve, All-llahu e di për lëvizjet tuaja (për veprat) dhe për vendin tuaj.
FA’LEM ‘ENNEHU LA ‘ILAHE ‘ILLALLAHU WE ESTEGFIR LIDHENBIKE WE LILMU’UMININE WEL-MU’UMINATI WEL-LAHU JA’LEMU MUTEKALLEBEKUM WE METHWAKUM
20 E ata që besuan po thonë: "Përse të mos shpallet një sure (që na e obligon luftën)?" E kur u shpall sureja e qartë dhe në të u përmed lufta, i sheh ata, të cilët kanë zemra të sëmura (të dyshimta), të shikojnë me një shikim si të ishin në agoni të vdekjes. I gjetë e keqja!
WE JEKULUL-LEDHINE ‘AMENU LEWLA NUZZILET SURETUN FE’IDHA ‘UNZILET SURETUN MUHKEMETUN WE DHUKIRE FIHAL-KITALU RE’EJTEL-LEDHINE FI KULUBIHIM MEREDUN JENDHURUNE ‘ILEJKE NEDHEREL-MEGSHIJI ‘ALEJHI MINEL-MEWTI FE’EWLA LEHUM
21 Një respekt dhe një fjalë e mirë (do të ishte më e mirë për ta). E kur çështja (e luftës) të jetë vendosur, do të ishte mirë për ata të jenë besnikë ndaj All-llahut.
TA’ATUN WE KAWLUN MA’RUFUN FE’IDHA ‘AZEMEL-’EMRU FELEW SEDEKU ELLAHE LEKANE HAJRÆN LEHUM
22 A pritet prej jush (hipokritëve) që nëse merrni sundimin (ose zbrapseni prej fesë islame) të bëni trazira në tokë dhe të ndërpreni lidhjet e akraballëkut?
FEHEL ‘ASEJTUM ‘IN TEWELLEJTUM ‘EN TUFSIDU FIL-’ERDI WE TUKATTI’U ‘ERHAMEKUM
23 Të tillët janë që All-llahu i mallkoi, i bëri të shurdhët dhe ua verboi të parit e tyre.
‘ULA’IKEL-LEDHINE LE’ANEHUMU ELLAHU FE’ESEMMEHUM WE ‘A’MA ‘EBSAREHUM
24 A nuk e studiojnë me vëmendje Kur'anin? Por jo, ata janë zemra që kanë drynat e vet!
‘EFELA JETEDEBBERUNEL-KUR’ANE ‘EM ‘ALA KULUBIN ‘EKFALUHA
25 Nuk ka dyshim se ata që u kthyen prapa (në mosbesim) pasi që u ishte sqaruar rruga e drejtë, djalli ua hijeshoi dhe shpresë të rrejshme u premtoi.
‘INNEL-LEDHINE ERTEDDU ‘ALA ‘EDBARIHIM MIN BA’DI MA TEBEJJENE LEHUMUL-HUDA ESH-SHEJTANU SEWWELE LEHUM WE ‘EMLA LEHUM
26 Këtë ngase atyre që e urrejtën atë që e shpalli All-llahu (jehudive), u thanë: "Ne do t'ju dëgjojmë juve për disa çështje!" Po All-llahu i di fshehtësitë e tyre.
DHALIKE BI’ENNEHUM KALU LILLEDHINE KERIHU MA NEZZELEL-LAHU SENUTI’UKUM FI BA’DIL-’EMRI WEL-LAHU JA’LEMU ‘ISRAREHUM
27 E si do të jetë atëherë puna e tyre kur engjëjt t'ua marrin shpirtin duke i rrahur fytyrave dhe shpinave të tyre?
FEKEJFE ‘IDHA TEWEFFET/HUMUL-MELA’IKETU JEDRIBUNE WUXHUHEHUM WE ‘EDBAREHUM
28 E atë (dënim) për shkak se ata ndoqën rrugën të cilën All-llahu e urren, kurse e urrejtën atë që Ai e pëlqen, prandaj Ai ua asgjësoi veprat e tyre.
DHALIKE BI’ENNEHUMU ETTEBA’U MA ‘ESHATEL-LAHE WE KERIHU RIDWANEHU FE’EHBETE ‘A’MALEHUM
29 A menduan ata që në zemrat e tyre kanë dyshim, se All-llahu nuk do të zbulojë mllefin e tyre?
‘EM HESIBEL-LEDHINE FI KULUBIHIM MEREDUN ‘EN LEN JUHRIXHEL-LAHU ‘EDGANEHUM
30 E sikur të kishim dashur Ne, do t'i tregonim ty se kush janë ata, e do t'i njihje konkret, po me siguri do t'i njohësh përmes mënyrës së fjalës së tyre, e All-llahu i di veprat tuaja.
WE LEW NESHA’U LE’EREJNAKEHUM FELE’AREFTEHUM BISIMAHUM WE LETA’RIFENNEHUM FI LEHNIL-KAWLI WEL-LAHU JA’LEMU ‘A’MALEKUM
31 Ne do t'u sprovojmë juve, derisa t'i njohim (të dihen konkretisht) luftëtarët dhe ata që ishin të qëndrueshëm nga mesi juaj, po edhe do t'i sprovojmë veprat tuaja.
WE LENEBLUWENNEKUM HETTA NA’LEMEL-MUXHAHIDINE MINKUM WE ES-SABIRINE WE NEBLUWE ‘EHBAREKUM
32 Ata që nuk besuan dhe penguan të tjerët nga rruga e All-llahut, edhe pse u ishte sqaruar rruga e drejtë, e kundërshtuan të dërguarin, ata asgjë nuk mund t'i bëjnë dëm All-llahut dhe Ai do t'ua zhduk veprat e tyre.
‘INNEL-LEDHINE KEFERU WE SEDDU ‘AN SEBILI ELLAHI WE SHAKKU ER-RESULE MIN BA’DI MA TEBEJJENE LEHUMUL-HUDA LEN JEDURRU ELLAHE SHEJ’ÆN WE SEJUHBITU ‘A’MALEHUM
33 O ju besimtarë, respektojeni All-llahun dhe respektojeni të dërguarin, e mos i çoni kot veprat tuaja!
JA ‘EJJUHAL-LEDHINE ‘AMENU ‘ETI’U ELLAHE WE ‘ETI’U ER-RESULE WE LA TUBTILU ‘A’MALEKUM
34 Ata që nuk besuan dhe penguan të tjerët nga rruga e All-llahut, e pastaj vdiqën duke qenë jobesimtarë, All-llahu kurrsesi nuk do t'ju falë atyre.
‘INNEL-LEDHINE KEFERU WE SEDDU ‘AN SEBILI ELLAHI THUMME MATU WE HUM KUFFARUN FELEN JEGFIREL-LAHU LEHUM
35 Pra, mos u dobësoni e të kërkoni pajtim (armëpushim), kur ju jeni ngadhënjyes dhe All-llahu është me ju dhe nuk ua pakëson veprat tuaja.
FELA TEHINU WE TED’U ‘ILA ES-SELMI WE ‘ENTUMUL-’A’LEWNE WEL-LAHU ME’AKUM WE LEN JETIREKUM ‘A’MALEKUM
36 Vërtet, jeta e kësaj bote është vetëm lojë e dëfrim, e nëse besoni dhe ruheni prej të këqijave, Ai u jep shpërblimin tuaj dhe nuk kërkon pre jush tërë pasurinë tuaj (por një pjesë).
‘INNEMAL-HEJÆTU ED-DUNJA LA’IBUN WE LEHWUN WE ‘IN TU’UMINU WE TETTEKU JU’UTIKUM ‘UXHUREKUM WE LA JES’ELKUM ‘EMWALEKUM
37 Pse sikur ta kërkojë tërë atë dhe t'ju shtrëngojë, ju do të bëni koprraci dhe do të dalë në shesh ajo që keni në zemra.
‘IN JES’ELKUMUHA FEJUHFIKUM TEBHALU WE JUHRIXH ‘EDGANEKUM
38 Ja, ju jeni ata që ftoheni për të dhënë në rrugën e All-llahut (për luftë kundër armikut tuaj), e dikush prej jush bën koprraci, e kush bën koprraci, ai bën kundër vetvetes, All-llahu s'ka farë nevoje, e ju jeni të varfër (keni nevojë). Po nëse ju i ktheni shpinën, Ai do t'ju zëvendësojë me një popull tjetër, që nuk do të jetë si ju.
HA’ENTUM HA’UULA’ TUD’AWNE LITUNFIKU FI SEBILI ELLAHI FEMINKUM MEN JEBHALU WE MEN JEBHAL FE’INNEMA JEBHALU ‘AN NEFSIHI WEL-LAHUL-GANIJU WE ‘ENTUMUL-FUKARA’U WE ‘IN TETEWELLEW JESTEBDIL KAWMÆN GAJREKUM THUMME LA JEKUNU ‘EMTHALEKUM