Surja Ahkaf indeksuar me numër 46 , numri i ajeteve 35
1 Ha, Mim.
HA-MIM
2 (Ky) Libër i shpallur prej All-llahut, të fuqishmit, të urtit.
TENZILUL-KITABI MINEL-LAHIL-’AZIZIL-HEKIMI
3 Ne nuk i krijuam qiejt e tokën dhe atë që ekziston ndërmjet tyre, përpos me qëllim dhe për një afat të caktuar, kurse ata që nuk besuan, nuk i vunë veshin asaj me çka u tërhiqet vërejtja.
MA HALEKNA ES-SEMAWATI WEL-’ERDE WE MA BEJNEHUMA ‘ILLA BIL-HEKKI WE ‘EXHELIN MUSEMMEN WEL-LEDHINE KEFERU ‘AMMA ‘UNDHIRU MU’RIDUNE
4 Thuaj: "Më thuani për ata që pos All-llahut i adhuroni, më tregoni se çka krijuan ata në tokë dhe a kanë pjesëmarrje në (krijimin në) qiejtë? Nëse e thoni të vërtetën, më sillni ndonjë libër para këtij ose ndonjë gjurmë të mbetur prej diturisë".
KUL ‘ERE’EJTUM MA TED’UNE MIN DUNI ELLAHI ‘ERUNI MADHA HALEKU MINEL-’ERDI ‘EM LEHUM SHIRKUN FI ES-SEMAWATI EI’TUNI BIKITABIN MIN KABLI HADHA ‘EW ‘ETHARETIN MIN ‘ILMIN ‘IN KUNTUM SADIKINE
5 Kush është më i humbur se ai që pos All-llahut lut diç që nuk i përgjigjet atij deri në kijamet, pse ata (që luten) janë gafilë ndaj lutjes së tyre.
WE MEN ‘EDELLU MIMMEN JED’U MIN DUNI ELLAHI MEN LA JESTEXHIBU LEHU ‘ILA JEWMIL-KIJAMETI WE HUM ‘AN DU’A’IHIM GAFILUNE
6 E kur do të tubohen njerëzit, ata (zotat e tyre) do të jenë armiq të tyre (të adhuruesve) dhe do ta mohojnë adhurimin e tyre (të idhujtarëve).
WE ‘IDHA HUSHIRE EN-NASU KANU LEHUM ‘A’DA’EN WE KANU BI’IBADETIHIM KAFIRINE
7 Dhe kur atyre u lexoheshin ajetet Tona të qarta, ata të vërtetës (Kur'anit) që u erdhi, i thanë: "Kjo është magji e hapët!"
WE ‘IDHA TUTLA ‘ALEJHIM ‘AJATUNA BEJJINATIN KALEL-LEDHINE KEFERU LILHEKKI LEMMA XHA’EHUM HADHA SIHRUN MUBINUN
8 Ose i thonë se ai (Muhammedi) e trilloi. Thuaj: "Nëse unë e kam trilluar atë, ju nuk keni mundësi asgjë të më mbroni prej All-llahut. Ai e di më së miri se çka i mvishni ju atij, por mjafton që Ai është dëshmitar ndërmjet meje dhe ndërmjet jush, Ai është mëkatfalësi, mëshiruesi".
‘EM JEKULUNE EFTERAHU KUL ‘INI EFTEREJTUHU FELA TEMLIKUNE LI MINEL-LAHI SHEJ’ÆN HUWE ‘A’LEMU BIMA TUFIDUNE FIHI KEFA BIHI SHEHIDÆN BEJNI WE BEJNEKUM WE HUWEL-GAFURU ER-REHIMU
9 Thuaj: "Unë nuk jam risimtar prej të dërguarve, e nuk e di se çka do të bëhet me mua e as me ju, unë nuk ndjek tjetër vetëm atë që më shpallet, unë nuk jam tjetër pos i dërguar që ua tërheq vërejtjen qartas".
KUL MA KUNTU BID’ÆN MINE ER-RUSULI WE MA ‘EDRI MA JUF’ALU BI WE LA BIKUM ‘IN ‘ETTEBI’U ‘ILLA MA JUHA ‘ILEJJE WE MA ‘ENA ‘ILLA NEDHIRUN MUBINUN
10 Thuaj: "Më tregoni mua se nëse ai (Kur'ani) është prej All-llahut, e ju e mohuat (si do të jetë puna juaj), ndërsa një dëshmitar nga beni israilët e dëshmoi si të tillë (të zbritur prej All-llahut) dhe i besoi, kurse ju bëtë kryelartësi (a nuk jeni zullumqarë)?" E, s'ka dyshim se All-llahu një popull që është mizor, nuk e udhëzon në rrugën e shpëtimit.
KUL ‘ERE’EJTUM ‘IN KANE MIN ‘INDI ELLAHI WE KEFERTUM BIHI WE SHEHIDE SHAHIDUN MIN BENI ‘ISRA’ILE ‘ALA MITHLIHI FE’AMENE WE ESTEKBERTUM ‘INNALL-LLAHE LA JEHDIL-KAWME EDH-DHALIMINE
11 E ata që nuk besuan, atyre që besuan u thanë: "Sikur të ishte ai (Kur'ani - feja) ndonjë e mirë, ata nuk do ta përqafonin para nesh!" E derisa nuk drejtohen me të (Kur'anin), ata do të thonë: "Ky është trillim i kahershëm".
WE KALEL-LEDHINE KEFERU LILLEDHINE ‘AMENU LEW KANE HAJRÆN MA SEBEKUNA ‘ILEJHI WE ‘IDH LEM JEHTEDU BIHI FESEJEKULUNE HADHA ‘IFKUN KADIMUN
12 E para tij ishte libri i Musait, prijës dhe mëshirë, e edhe ky është libër që vërteton (librin e Musait), është në gjuhën arabe për t'u tërhequr vërejtjen atyre që nuk besuan, kurse myzhde për besimtarët.
WE MIN KABLIHI KITABU MUSA ‘IMAMÆN WE REHMETEN WE HEDHA KITABUN MUSEDDIKUN LISANÆN ‘AREBIJÆN LIJUNDHIREL-LEDHINE DHELEMU WE BUSHRA LILMUHSININE
13 Ata që thanë: "All-llahu është Zoti ynë dhe qëndruan besnikërisht, për ta nuk ka frikë dhe ata nuk do të pikëllohen".
‘INNEL-LEDHINE KALU REBBUNALLAHU THUMME ESTEKAMU FELA HAWFUN ‘ALEJHIM WE LA HUM JEHZENUNE
14 Të tillët janë banues të xhennetit, aty do të jenë përgjithmonë, atë e kanë shpërblim pë veprat që i bënë.
‘ULA’IKE ‘ESHABUL-XHENNETI HALIDINE FIHA XHEZA’EN BIMA KANU JA’MELUNE
15 Ne e urdhëruam njeriun t'u bëjë mirë prindërve të vet, ngase nëna e vet me mundim e barti dhe me vështirësi e lindi, e bartja e tij dhe gjidhënia e tij zgjat tridhjetë muaj (e ai vazhdon të jetojë) derisa ta arrijë pjekurinë e vet dhe kur t'i mbush dyzet vjet ai thotë: "Zoti im, më inspiro mua që të falënderoj për të mirën Tënde që ma dhurove mua dhe prindërve të mij, që të bëj vepra të mira që i pëlqen Ti dhe m'i bën të mirë pasardhësit e mij, unë pendohem te Ti dhe unë jam me muslimanët."
WE WESSEJNAL-’INSANE BIWALIDEJHI ‘IHSANÆN HEMELET/HU ‘UMMUHU KURHÆN WE WEDE’AT/HU KURHÆN WE HEMLUHU WE FISALUHU THELATHUNE SHEHRÆN HETTA ‘IDHA BELEGA ‘ESHUDDEHU WE BELEGA ‘ERBA’INE SENETEN KALE RABBI ‘EWZI’NI ‘EN ‘ESHKURE NI’METEKEL-LETI ‘EN’AMTE ‘ALEJJE WE ‘ALA WE E-DEJJE WE ‘EN ‘A’MELE SALIHÆN TERDAHU WE ‘ESLIH LI FI DHURRIJETI ‘INNI TUBTU ‘ILEJKE WE ‘INNI MINEL-MUSLIMINE
16 Të tillët janë ata që Ne ua pranojmë në mënyrën më të mirë atë që punuan, ua kapërcejmë të këqijat e tyre duke i radhitur me banuesit e xhennetit. (Ky është) Premtim i vërtetë që u është premtuar.
‘ULA’IKEL-LEDHINE NETEKABBELU ‘ANHUM ‘EHSENE MA ‘AMILU WE NETEXHAWEZU ‘AN SEJJI’ATIHIM FI ‘ESHABIL-XHENNETI WA’DE ES-SIDKIL-LEDHI KANU JU’ADUNE
17 E ai që prindërve të vet u thotë: "Oh, për ju!, a më premtoni mua se do të ringjallem, kur sa e sa gjenerata kanë kaluar para meje (e nuk u ringjallën)?" E ata të dy e lusin All-llahun ta udhëzojë (duke i thënë atij) "I mjeri ti, beso, se premtimi i All-llahut është i saktë!" po ai thotë: "Kjo nuk është tjetër vetëm se legjendë e të lashtëve!"
WEL-LEDHI KALE LIWALIDEJHI ‘UFFIN LEKUMA ‘ETA’IDANINI ‘EN ‘UHREXHE WE KAD HALETIL-KURUNU MIN KABLI WE HUMA JESTEGITHANI ELLAHE WEJLEKE ‘AMIN ‘INNE WA’DEL-LAHI HEKKUN FEJEKULU MA HADHA ‘ILLA ‘ESATIRUL-’EWWELINE
18 Ata janë të tillë, kundër të cilëve ka marrë fund vendimi (të jenë banues të zjarrit) si në popujt nga exhinët dhe njerëzit që kaluan para tyre, sepse ata ishin të humbur.
‘ULA’IKEL-LEDHINE HEKKA ‘ALEJHIMUL-KAWLU FI ‘UMEMIN KAD HALET MIN KABLIHIM MINEL-XHINNI WEL-’INSI ‘INNEHUM KANU HASIRINE
19 E, secilit sipas veprave që i bën i takon shkalla, e shpërblimi për veprat e tyre do t'u plotësohet, e nuk u bëhet padrejtë.
WE LIKULLIN DEREXHATUN MIMMA ‘AMILU WE LIJUWEFFIJEHUM ‘A’MALEHUM WE HUM LA JUDHLEMUNE
20 E në ditën kur ata që nuk besuan paraqiten pranë zjarrit (e u thonë): "Ju i shfrytëzuat të mirat në jetën e Dunjasë dhe i përjetuat ato, sot, për shkak se keni bërë mendjemadhësi në tokë pa të drejtë dhe për shkak se nuk respektuat urdhrat e Zotit, do të shpërbleheni me dënim nënçmues".
WE JEWME JU’REDUL-LEDHINE KEFERU ‘ALA EN-NARI ‘EDH/HEBTUM TEJJIBATIKUM FI HEJATIKUMU ED-DUNJA WE ESTEMTA’TUM BIHA FALJEWME TUXHZEWNE ‘ADHABEL-HUNI BIMA KUNTUM TESTEKBIRUNE FIL-’ERDI BIGAJRIL-HEKKI WE BIMA KUNTUM TEFSUKUNE
21 Përkujto vëllain e Adit (Hudin) kur popullin e vet në Ahkafë e qortoi, megjithëqë qortime pati edhe para edhe pas tij, (u tha): "Të mos adhuroni tjetër vetëm se All-llahun, pse unë i kam frikë dënimit tuaj në ditën e madhe!"
WE EDHKUR ‘EHA ‘ADIN ‘IDH ‘ENDHERE KAWMEHU BIL-’EHKAFI WE KAD HALETI EN-NUDHURU MIN BEJNI JEDEJHI WE MIN HALFIHI ‘ELLA TA’BUDU ‘ILLALLAHE ‘INNI ‘EHAFU ‘ALEJKUM ‘ADHABE JEWMIN ‘ADHIMIN
22 Ata i thanë: "A ke ardhur të na largosh prej zotave tanë?! Nëse je i sigurt, na sjell atë me çka na kërcënohesh".
KALU ‘EXHI’TENA LITE’FIKENA ‘AN ‘ALIHETINA FE’TINA BIMA TA’IDUNA ‘IN KUNTE MINE ES-SADIKINE
23 Ai tha: "Vetëm All-llahu e di atë, ndërsa unë po ju kumtoj atë për çka jam i dërguar, por unë po ju shoh se jeni popull injorant".
KALE ‘INNEMAL-’ILMU ‘INDEL-LAHI WE ‘UBELLIGUKUM MA ‘URSILTU BIHI WE LEKINNI ‘ERAKUM KAWMÆN TEXHHELUNE
24 E kur e panë të paraqitur (renë) të drejtuar kah luginat e tyre, thanë: "Kjo re do të na sjellë shi!" jo, kjo është ajo që ju e kërkuat sa më shpejtë, një erë (shtrëngatë) me një dënim të dhembshëm.
FELEMMA RE’EWHU ‘ARIDÆN MUSTEKBILE ‘EWDIJETIHIM KALU HADHA ‘ARIDUN MUMTIRUNA BEL HUWE MA ESTA’XHELTUM BIHI RIHUN FIHA ‘ADHABUN ‘ELIMUN
25 (Erë) që me lejen e Zotit të saj, rrënon çdo send. Dhe aguan ashtu që nuk shihej tjetër përveç banesave të tyre. Ashtu, Ne e ndëshkojmë popullin zullumqar.
TUDEMMIRU KULLE SHEJ’IN BI’EMRI RABBIHA FE’ESBEHU LA JURA ‘ILLA MESAKINUHUM KEDHALIKE NEXHZIL-KAWMEL-MUXHRIMINE
26 Ne u patëm mundësuar atyre (fuqi, pasuri, jetë të gjatë), atë që nuk ua mundësuam juve, u patëm dhënë të dëgjuar, të parë e edhe zemra (të menduar), por atyre nuk u bëri dobi asgjë, as të dëgjuarit e tyre, as të parit e tyre e as zemrat e tyre, pse ata ishin që i mohonin argumentet e All-llahut, andaj i përfshiu ajo me të cilën talleshin.
WE LEKAD MEKKENNAHUM FIMA ‘IN MEKKENNAKUM FIHI WE XHE’ALNA LEHUM SEM’ÆN WE ‘EBSARÆN WE ‘EF’IDETEN FEMA ‘EGNA ‘ANHUM SEM’UHUM WE LA ‘EBSARUHUM WE LA ‘EF’IDETUHUM MIN SHEJ’IN ‘IDH KANU JEXHHEDUNE BI’AJATI ELLAHI WE HAKA BIHIM MA KANU BIHI JESTEHZI’UN
27 Ne i zhdukëm disa vendbanime përreth jush, u përsëritëm argumentet ashtu që të kthehen (në rrugën e drejtë).
WE LEKAD ‘EHLEKNA MA HEWLEKUM MINEL-KURA WE SERREFNAL-’AJATI LE’ALLEHUM JERXHI’UNE
28 Përse atyre nuk u ndihmuan zotat, të cilët i adhuruan pos All-llahut, në shenjë të afrimit me ta (te All-llahu)? Por, ata humbën prej syve të tyre. Ajo ishte gënjeshtër e tyre dhe ajo që trillonin ata vetë.
FELEWLA NESEREHUMUL-LEDHINE ETTEHADHU MIN DUNI ELLAHI KURBANÆN ‘ALIHETEN BEL DELLU ‘ANHUM WE DHELIKE ‘IFKUHUM WE MA KANU JEFTERUNE
29 (Përkujto) Kur disa prej exhinëve i drejtuam te ti që ta dëgjojnë Kur'anin dhe kur u afruan dhe e dëgjuan atë, thanë: "Heshtni!" dhe kur u krye, u kthyen te populli i vet dhe e këshilluan.
WE ‘IDH SEREFNA ‘ILEJKE NEFERÆN MINEL-XHINNI JESTEMI’UNEL-KUR’ANE FELEMMA HEDERUHU KALU ‘ENSITU FELEMMA KUDIJE WE LLEW ‘ILA KAWMIHIM MUNDHIRINE
30 Thanë: "O populli ynë, ne dëgjuam një libër të shpallur pas Musait, që vërteton atë para tij, që udhëzon në të vërtetën dhe në rrugën drejtë!"
KALU JA KAWMENA ‘INNA SEMI’NA KITABÆN ‘UNZILE MIN BA’DI MUSA MUSEDDIKÆN LIMA BEJNE JEDEJHI JEHDI ‘ILAL-HEKKI WE ‘ILA TERIKIN MUSTEKIMIN
31 O populli ynë, përgjigjuni thirrësit të All-llahut dhe besoni atij! Ai ua falë mëkatet tuaja dhe ju shpëton prej një dënimi plot vuajtje.
JA KAWMENA ‘EXHIBU DA’IJEL-LAHI WE ‘AMINU BIHI JEGFIR LEKUM MIN DHUNUBIKUM WE JUXHIRKUM MIN ‘ADHABIN ‘ELIMIN
32 E kush nuk i përgjigjet atij që thërret në rrugën e All-llahut, ai nuk është i pamposhtur në tokë dhe pos Atij, ai nuk ka mbrojtës, të tillët janë në një humbje të hapët!
WE MEN LA JUXHIB DA’IJEL-LAHI FELEJSE BIMU’XHIZIN FIL-’ERDI WE LEJSE LEHU MIN DUNIHI ‘EWLIJA’U ‘ULA’IKE FI DELALIN MUBININ
33 A nuk e dinë ata se All-llahu që krijoi qiejt dhe tokën dhe nuk u lodh në krijimin e tyre, Ai ka fuqi t'i ngjallë të vdekurit. Po, Ai është i plotfuqishëm për çdo send.
‘EWELEM JEREW ‘ENNEL-LAHEL-LEDHI HALEKA ES-SEMAWATI WEL-’ERDE WE LEM JA’JE BIHALKIHINNE BIKADIRIN ‘ALA ‘EN JUHJIJEL-MEWTA BELA ‘INNEHU ‘ALA KULLI SHEJ’IN KADIRUN
34 E ditën kur ata që nuk besuan paraqiten pranë zjarrit (e u thuhet): "A nuk është ky (dënimi) i vërtetë?" Ata thonë: "Po, pasha Zotin tonë!" Ai thotë: "Për shkak se nuk besuat, pra vuajeni dënimin!"
WE JEWME JU’REDUL-LEDHINE KEFERU ‘ALA EN-NARI ‘ELEJSE HADHA BIL-HEKKI KALU BELA WE RABBINA KALE FEDHUKUL-’ADHABE BIMA KUNTUM TEKFURUNE
35 Ti (Muhammed) duro, ashtu sikurse duruan të dërguarit e vendosur dhe mos kërko ngutjen e dënimit për ta, sepse ditën kur do ta përjetojnë atë (dënimin) që u është premtuar, atyre u duket sikur nuk kanë jetuar vetëm se në një moment të shkurtër të ditës. Kumtesë e mjaftueshme! A mos shkatërrohet kush, pos popullit të shfrenuar?
FASBIR KEMA SEBERE ‘ULUL-’AZMI MINE ER-RUSULI WE LA TESTA’XHIL LEHUM KE’ENNEHUM JEWME JEREWNE MA JU’ADUNE LEM JELBETHU ‘ILLA SA’ATEN MIN NEHARIN BELAGUN FEHEL JUHLEKU ‘ILLAL-KAWMUL-FASIKUNE