Surja Nisa indeksuar me numër 4 , numri i ajeteve 176
1 O ju njerëz! Kini frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje (njeriu) dhe nga ajo krijoi palën (shoqën) e saj, e prej atyre dyve u shtuan burrra shumë e gra. Dhe kini frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin (akraballëkun), se All-llahu është mbikëqyrës mbi ju.
JA ‘EJJUHA EN-NASU ETTEKU REBBEKUMUL-LEDHI HALEKAKUM MIN NEFSIN WAHIDETIN WE HALEKA MINHA ZEWXHEHA WE BETHTHE MINHUMA RIXHALÆN KETHIRÆN WE NISA’EN WE ETTEKU ELLAHEL-LEDHI TETESA’ELUNE BIHI WEL-’ERHAME ‘INNALL-LLAHE KANE ‘ALEJKUM REKIBÆN
2 Bonjakëve (jetimëve) jepuani pasurinë e tyre (kur të rriten), dhe mos e ndërroni të pastërtin (mallin tuaj që e keni hallall) me të ndytin (me haramin) edhe mos e hani pasurinë e tyre (të përzier) me pasurinë tuaj, se ky është mëkat i madh.
WE ‘ATUL-JETAMA ‘EMWALEHUM WE LA TETEBEDDELUL-HABITHE BIT-TEJJIBI WE LA TE’KULU ‘EMWALEHUM ‘ILA ‘EMWALIKUM ‘INNEHU KANE HUBÆN KEBIRÆN
3 Në qoftë se frikoheni se nuk do të jeni të drejtë ndaj bonjakeve, atëherë martohuni me ato gra që ju pëlqejnë; me dy, me tri e me katra. E nëse i frikoheni padrejtësisë (ndaj tyre), atëherë vetëm me një, ose (martohuni) me ato që i keni nën pushtetin tuaj (robëreshat). Ky (përkufizim) është më afër që të mos gaboni.
WE ‘IN HIFTUM ‘ELLA TUKSITU FIL-JETAMA FANKIHU MA TABE LEKUM MINE EN-NISA’ METHNA WE THULATHE WE RUBA’A FE’IN HIFTUM ‘ELLA TA’DILU FEWAHIDETEN ‘EW MA MELEKET ‘EJMANUKUM DHALIKE ‘EDNA ‘ELLA TA’ULU
4 Grave jepuani dhuratën e kurorës së tyre (niqahin) më të mirë, e në qoftë se ato nga vullneti i vet ju falin diçka nga ajo, atëherë hajeni atë hallall të mirë.
WE ‘ATU EN-NISA’ SEDUKATIHINNE NIHLETEN FE’IN TIBNE LEKUM ‘AN SHEJ’IN MINHU NEFSÆN FEKULUHU HENI’ÆN MERI’ÆN
5 Mendjelehtësve (të papjekurve) mos u jepni pasurinë tuaj që All-llahu e bëri për ju mëkamje, e ata ushqeni nga ajo, veshni dhe u thoni fjalë të mira.
WE LA TU’UTU ES-SUFEHA’E ‘EMWALEKUMU ELLETI XHE’ALEL-LAHU LEKUM KIJAMÆN WE ERZUKUHUM FIHA WE EKSUHUM WE KULU LEHUM KAWLÆN MA’RUFÆN
6 Provoni bonjakët derisa të bëhen për martesë, e nëse vëreni te ta pjekuri, atëherë dorëzonju atyre pasurinë e tyre. Mos e hani atë duke shkapërderdhur dhe duke u ngutur para se të rriten ata. Kush është i pasur le të ruhet (shfrytëzimit të pasurisë të jetimëve), e kush është i varfër, le të hajë me maturi. E kur t'ju dorëzoni atyre pasurinë e vet, dëshmoni atë (që ju dorëzoni). Mjafton që All-llahu është llogaritës.
WE EBTELUL-JETAMA HETTA ‘IDHA BELEGU EN-NIKAHE FE’IN ‘ANESTUM MINHUM RUSHDÆN FADFA’U ‘ILEJHIM ‘EMWALEHUM WE LA TE’KULUHA ‘ISRAFÆN WE BIDARÆN ‘EN JEKBERU WE MEN KANE GANIJÆN FELJESTA’FIF WE MEN KANE FEKIRÆN FELJE’KUL BIL-MA’RUFI FE’IDHA DEFA’TUM ‘ILEJHIM ‘EMWALEHUM FE’ESH/HIDU ‘ALEJHIM WE KEFA BILLAHI HESIBÆN
7 Meshkujve ju takon pjesë nga pasuria që e lënë prindërit e të afërmit (pas vdekjes), edhe femrave ju takon pjesë nga ajo që lënë prindërit e të afërmit, le të jetë pak ose shumë ajo që lënë, ju takon pjesë e caktuar (nga Zoti).
LILRRIXHALI NESIBUN MIMMA TEREKEL-WALIDANI WEL-’EKREBUNE WE LILNNISA’I NESIBUN MIMMA TEREKEL-WALIDANI WEL-’EKREBUNE MIMMA KALLE MINHU ‘EW KETHURE NESIBÆN MEFRUDÆN
8 Kur të prezentojnë në pjesëtimin e pasurisë që ka lënë i vdekuri të afërmë, bonjak dhe varfnjak (që nuk janë pjestarë në trashëgim), jepuani nga ajo (pasuri e lënë) dhe atyre thuajuni fjalë të mira.
WE ‘IDHA HEDEREL-KISMETE ‘ULUL-KURBA WEL-JETAMA WEL-MESAKINU FARZUKUHUM MINHU WE KULU LEHUM KAWLÆN MA’RUFÆN
9 Le të frikësohen ata (në prag të vdekjes) sikur të linin pas vete pasardhës të paaftë për të cilët kanë dro (si do të jetë gjendja e tyre) le t'i ruhen All-llahut (dënimit të Tij) dhe le t'ju thonë (jetimëve) fjalë prindore.
WE LIEHSHEL-LEDHINE LEW TEREKU MIN HALFIHIM DHURRIJETEN DI’AFÆN HAFU ‘ALEJHIM FELJETTEKU ELLAHE WE LIEKULU KAWLÆN SEDIDÆN
10 Ata që e hanë pa të drejtë pasurinë e jetimëve, në të vërtetë ata hanë atë që mbush barkun e tyre zjarr dhe do të futen në zjarrin e xhehennemit.
‘INNEL-LEDHINE JE’KULUNE ‘EMWALEL-JETAMA DHULMÆN ‘INNEMA JE’KULUNE FI BUTUNIHIM NARÆN WE SEJESLEWNE SA’IRÆN
11 All-llahu ju urdhëron për (çështjen e trashëgimit) fëmijët tuaj: për mashkullin hise sa për dy femra; nëse janë (trashëgimtare) vetëm femra, dy e më shumë, atyre ju takojnë dy të tretat e pasurisë që trashëgohet; nëse është një femër, asaj i takon gjysma; për prindërit, për secilin nga ata, ju takon e gjashta nga ajo që ka lënë (i vdekuri) nëse ka fëmijë; e në qoftë se (i vdekuri) nuk ka fëmijë e atë e trashëgojnë (vetëm) prindërit, atëherë nënës së tij i takon një e treta; në qoftë se ai (i vdekuri) ka vëllezër, nënës së tij i takon vetëm një e gjashta, (kjo e drejtë në trashëgim bëhet) pasi të kryhet testamenti (vasijeti) që ka lënë dhe pasi të lahet borxhi; ju nuk dini se kush është më afër dobisë suaj, prindërit tuaj ose fëmijët tuaj. (Ky përcaktim është) Urdhër nga All-llahu. Vërtet All-llahu është më i Dijshmi, më i Urti.
JUSIKUMU ELLAHU FI ‘EWLADIKUM LILDHDHEKERI MITHLU HEDHDHIL-’UNTHEJEJNI FE’IN KUNNE NISA’EN FEWKA ETHNETEJNI FELEHUNNE THULUTHA MA TEREKE WE ‘IN KANET WAHIDETEN FELEHA EN-NISFU WE LI’EBEWEJHI LIKULLI WAHIDIN MINHUMA ES-SUDUSU MIMMA TEREKE ‘IN KANE LEHU WELEDUN FE’IN LEM JEKUN LEHU WELEDUN WE WERITHEHU ‘EBEWAHU FELI’EMMIHI ETH-THULUTHU FE’IN KANE LEHU ‘IHWETUN FELI’EMMIHI ES-SUDUSU MIN BA’DI WESIJETIN JUSI BIHA ‘EW DEJNIN ‘ABA’UUKUM WE ‘EBNA’UUKUM LA TEDRUNE ‘EJJUHUM ‘EKREBU LEKUM NEF’ÆN FERIDETEN MINEL-LAHI ‘INNALL-LLAHE KANE ‘ALIMÆN HEKIMÆN
12 Juve ju takon gjysma e asaj (pasurie) që lënë gratë e tuaja, nëse ato nuk kanë fëmijë, por nëse ato kanë fëmijë juve ju takon një e katërta nga ajo që lënë ato, pasi të kryhet testamenti i tyre dhe pasi të lahet borxhi. Atyre (grave) ju takon një e katërta nga ajo që lini ju, nëse nuk keni fëmijë, por nëse keni fëmijë, atyre ju takon një e teta nga ajo që leni pas kryrjes së testamentit që keni përcaktuar ose borxhit. Në qoftë se (i vdekuri) është mashkull ose femër, e trashëgohet nga ndonjë i largët (pse s'ka as prindër as fëmijë) po ka një vëlla ose një motër (nga nëna), atëherë secilit prej tyre u takon një e gjashta, e në qoftëse se janë më shumë (se një vëlla ose se një motër) ata janë pjesmarrës të barabartë në të tretën (e tërë pasurisë), pas testamentit të porositur ose borxhit, e duke mos dëmtuar (trashëguesit). Ky përcaktim është porositur prej All-llahut. All-llahu është i gjithëdijshëm, jo i ngutshëm.
WE LEKUM NISFU MA TEREKE ‘EZWAXHUKUM ‘IN LEM JEKUN LEHUNNE WELEDUN FE’IN KANE LEHUNNE WELEDUN FELEKUMU ER-RUBU’U MIMMA TEREKNE MIN BA’DI WESIJETIN JUSINE BIHA ‘EW DEJNIN WE LEHUNNE ER-RUBU’U MIMMA TEREKTUM ‘IN LEM JEKUN LEKUM WELEDUN FE’IN KANE LEKUM WELEDUN FELEHUNNE ETH-THUMUNU MIMMA TEREKTUM MIN BA’DI WESIJETIN TUSUNE BIHA ‘EW DEJNIN WE ‘IN KANE REXHULUN JURETHU KELALETEN ‘EW EMRE’ETUN WE LEHU ‘EHUN ‘EW ‘UHTUN FELIKULLI WAHIDIN MINHUMA ES-SUDUSU FE’IN KANU ‘EKTHERE MIN DHALIKE FEHUM SHUREKA’U FI ETH-THULUTHI MIN BA’DI WESIJETIN JUSA BIHA ‘EW DEJNIN GAJRE MUDARRIN WESIJETEN MINEL-LAHI WEL-LAHU ‘ALIMUN HELIMUN
13 Këto janë (dispozita) të caktuara prej All-llahut. Kush i bindet All-llahut, (urdhërave të Tij) dhe të dërguarit të Tij, atë e dërgon në xhennete nën të cilin burojnë lumenj. Aty do të jenë përgjithmonë. E ky është shpëtim i madh.
TILKE HUDUDU ELLAHI WE MEN JUTI’I ELLAHE WE RESULEHU JUDHILHU XHENNATIN TEXHRI MIN TEHTIHAL-’ENHARU HALIDINE FIHA WE DHELIKEL-FEWZUL-’ADHIMU
14 Kush e kundërshton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, dhe i shkel dispozitat e Tij, atë e shtie në zjarr të përjetëshëm. E për të është një dënim i rëndë.
WE MEN JA’SI ELLAHE WE RESULEHU WE JETE’ADDE HUDUDEHU JUDHILHU NARÆN HALIDÆN FIHA WE LEHU ‘ADHABUN MUHINUN
15 Ato nga gratë tuaja që bëjnë imoralitet (zina), kërkoni që kundër tyre të dëshmojnë katër vetë prej jush (burra); nëse vërtetohet më dëshmitarë (imoraliteti), mbyllni ato në shtëpia derisa t'i marrë vdekja ose derisa All-llahu të përcaktojë ndonjë rrugë për to.
WEL-LATI JE’TINEL-FAHISHETE MIN NISA’IKUM FASTESH/HIDU ‘ALEJHINNE ‘ERBE’ATEN MINKUM FE’IN SHEHIDU FE’EMSIKUHUNNE FIL-BUJUTI HETTA JETEWEFFAHUNNEL-MEWTU ‘EW JEXH’ALEL-LAHU LEHUNNE SEBILÆN
16 Ata të dy prej jush që bëjnë atë (imoralitet-zina), ndëshkoni; e në qoftë se ata pendohen dhe përmirësohen, atëherë hiqni dorë prej tyre, pse All-llahu pranon fort pendimin dhe mëshiron shumë.
WEL-LEDHANI JE’TIJANIHA MINKUM FE’ADHUHUMA FE’IN TABA WE ‘ESLEHA FE’A’RIDU ‘ANHUMA ‘INNALL-LLAHE KANE TEWWABÆN REHIMÆN
17 Pendim i pranueshëm te All-llahu është vetëm ai i atyre që e bëjnë të keqen me mosdije shpejt pendohen; të tillëve All-llahu ju pranon pendimin, se All-llahu është më i dijshmi, më i urti.
‘INNEMAT-TEWBETU ‘ALA ELLAHI LILLEDHINE JA’MELUNE ES-SU’E BIXHEHALETIN THUMME JETUBUNE MIN KARIBIN FE’ULA’IKE JETUBU ELLAHU ‘ALEJHIM WE KANEL-LAHU ‘ALIMÆN HEKIMÆN
18 Nuk është pendim (i pranueshëm) i atyre që vazhdimisht bëjnë punë të këqia dhe vetëm atëherë kur t'i vjen vdekja ndonjërit prej tyre, të thotë: "Unë tash u pendova!" e as i atyre që vdesin duke qenë jobesimtarë. Ndaj tyre kemi përgatitur dënim të ashpër.
WE LEJSETIT-TEWBETU LILLEDHINE JA’MELUNE ES-SEJJI’ATI HETTA ‘IDHA HEDERE ‘EHEDEHUMUL-MEWTU KALE ‘INNI TUBTUL-’ANE WE LAL-LEDHINE JEMUTUNE WE HUM KUFFARUN ‘ULA’IKE ‘A’TEDNA LEHUM ‘ADHABÆN ‘ELIMÆN
19 O ju që besuat, nuk është lejuar për ju të trashëgoni gratë (e të vdekurve) në mënyrë të dhunshme, e as t'i shtrëngoni për t'u marrë diçka nga ajo që ju keni dhënë atyre, përveç nëse ato bëjnë ndonjë imoralitet të hapur. Çoni jetë të mirë me to. Nëse i urreni ato, bëni durim pse ndodh që All-llahu të japë shumë të mira në një send që ju e urreni.
JA ‘EJJUHAL-LEDHINE ‘AMENU LA JEHILLU LEKUM ‘EN TERITHU EN-NISA’ KERHÆN WE LA TA’DULUHUNNE LITEDH/HEBU BIBA’DI MA ‘ATEJTUMUHUNNE ‘ILLA ‘EN JE’TINE BIFAHISHETIN MUBEJJINETIN WE ‘ASHIRUHUNNE BIL-MA’RUFI FE’IN KERIHTUMUHUNNE FE’ASA ‘EN TEKREHU SHEJ’ÆN WE JEXH’ALEL-LAHU FIHI HAJRÆN KETHIRÆN
20 Në qoftë se dëshironi të ndërroni (ta merrni) një grua në vend të një gruaje (të lëshuar), e asaj (të lëshuares) i keni pas dhënë shumë të madhe, mos merrni prej saj asnjë send. A do të merrni atë pa të drejtë e në mënyrë mizore?
WE ‘IN ‘EREDTUMU ESTIBDALE ZEWXHIN MEKANE ZEWXHIN WE ‘ATEJTUM ‘IHDAHUNNE KINTARÆN FELA TE’HUDHU MINHU SHEJ’ÆN ‘ETE’HUDHUNEHU BUHTANÆN WE ‘ITHMÆN MUBINÆN
21 Dhe si mund të merrni atë kur njëri-tjetri iu keni bashkuar (në një shtrat) dhe kur ato kanë marrë prej jush një besë të fortë?
WE KEJFE TE’HUDHUNEHU WE KAD ‘EFDA BA’DUKUM ‘ILA BA’DIN WE ‘EHADHNE MINKUM MITHAKÆN GALIDHÆN
22 Mos u martoni me ato gra me të cilat qenë të martuar prindërit tuaj, me përjashtim të asaj që ka kaluar (para islamizmit) pse ajo ishte turpësi, përbuzje e traditë e shëmtuar.
WE LA TENKIHU MA NEKEHE ‘ABA’UUKUM MINE EN-NISA’ ‘ILLA MA KAD SELEFE ‘INNEHU KANE FAHISHETEN WE MEKTÆN WE SA’E SEBILÆN
23 U janë ndaluar juve (të martoheni me): nënat tuaja, bijat tuaja, motrat tuaja, hallat tuaja, tezet tuaja, bijat e vëllaut, bijat e motrës, nënat tuaja që ju kanë dhënë gji, motrat nga gjiri, nënat e grave tuaja (vjehrrat) dhe vajzat që janë nën kujdesin tuaj e të lindura (prej tjetër babai) nga gratë tuaja me të cilat patët kontakt, e nëse nuk ken pasur kontakt me to (me gratë), atëherë s'ka pengesë (të martoheni me ato vajza), dhe (janë të ndaluara) gratë e bijve tuaj që janë të lindjes suaj (jo të bijëve të adoptuar), dhe të bashkoni (përnjeherë në një niqah) dy motra, përpos asaj që ka kaluar. Vërtetë, All-llahu falë shumë, është mëshirues i madh.
HURRIMET ‘ALEJKUM ‘UMMEHATUKUM WE BENATUKUM WE ‘EHAWATUKUM WE ‘AMMATUKUM WE HALATUKUM WE BENATUL-’EHI WE BENATUL-’UHTI WE ‘UMMEHATUKUMUL-LATI ‘ERDA’NEKUM WE ‘EHAWATUKUM MINE ER-REDA’ATI WE ‘UMMEHATU NISA’IKUM WE REBA’IBUKUMUL-LATI FI HUXHURIKUM MIN NISA’IKUMUL-LATI DEHALTUM BIHINNE FE’IN LEM TEKUNU DEHALTUM BIHINNE FELA XHUNAHE ‘ALEJKUM WE HELA’ILU ‘EBNA’IKUMUL-LEDHINE MIN ‘ESLABIKUM WE ‘EN TEXHMA’U BEJNEL-’UHTEJNI ‘ILLA MA KAD SELEFE ‘INNALL-LLAHE KANE GAFURÆN REHIMÆN
24 (Nuk u lejohet të martoheni) Edhe me gra të martuara (që kanë burrat e nuk janë të lëshuara), përveç atyre që i keni futur në pushtetin tuaj (robëreshat e luftës). (Ky është) obligim mbi ju nga All-llahu. U janë lejuar, pos këtyre (që u përmendën), të tjerat që t'i merrni me pasurinë tuaj (me niqah) duke pasur për qëllim bashkëshortësi e jo prostitucion. E për atë që përjetuat ju nga ato (gratë me të cilat patët kurorë), jepuani shpërblimin e tyre të caktuar se është obligim. E nuk ka pengesë për ju, pas përcaktimit (të niqahut), në atë që ju pëlqeni mes vete. All-llahu është i gjithëdijshmi, i urti.
WEL-MUHSENATU MINE EN-NISA’ ‘ILLA MA MELEKET ‘EJMANUKUM KITABEL-LAHI ‘ALEJKUM WE ‘UHILLE LEKUM MA WERA’E DHALIKUM ‘EN TEBTEGU BI’EMWALIKUM MUHSININE GAJRE MUSAFIHINE FEMA ESTEMTA’TUM BIHI MINHUNNE FE’ATUHUNNE ‘UXHUREHUNNE FERIDETEN WE LA XHUNAHE ‘ALEJKUM FIMA TERADEJTUM BIHI MIN BA’DIL-FERIDETI ‘INNALL-LLAHE KANE ‘ALIMÆN HEKIMÆN
25 Dhe kush nuk ka prej jush mundësi materiale që të martohet me femra të lira besimtare, le të martohet me ato besimtare tuaja që i keni nën pushtetin tuaj (robëreshat). All-llahu di më së miri për besimin tuaj. Ju jeni nga njëri- tjetri (të një origjine). Pra, martohuni me ato (robëresha) e me lejen e të zotërve të tyre dhe jepuani kurorën në mënyrë të drejtë, (zgjidhni) të ndershme e jo prostitute të hapta apo të fshehta. E kur të jenë të martuara ato, nëse bëjnë ndonjë punë të turpshme, ndëshkimi kundër tyre është sa gjysma e atij të grave të lira (jo robëresha). Kjo (martesë me robëresha) është e lejuar për ata që i frikësohen imoralitetit, por të jeni të durueshëm, është më mirë për ju. All-llahu është mirëdashës, mëshirëplotë.
WE MEN LEM JESTETI’ MINKUM TEWLÆN ‘EN JENKIHEL-MUHSENATIL-MU’UMINATI FEMIN MA MELEKET ‘EJMANUKUM MIN FETEJATIKUMUL-MU’UMINATI WEL-LAHU ‘A’LEMU BI’IMANIKUM BA’DUKUM MIN BA’DIN FANKIHUHUNNE BI’IDHNI ‘EHLIHINNE WE ‘ATUHUNNE ‘UXHUREHUNNE BIL-MA’RUFI MUHSENATIN GAJRE MUSAFIHATIN WE LA MUTTEHIDHATI ‘EHDANIN FE’IDHA ‘UHSINNE FE’IN ‘ETEJNE BIFAHISHETIN FE’ALEJHINNE NISFU MA ‘ALEL-MUHSENATI MINEL-’ADHABI DHALIKE LIMEN HASHIJEL-’ANETE MINKUM WE ‘EN TESBIRU HAJRUN LEKUM WEL-LAHU GAFURUN REHIMUN
26 All-llahu dëshiron t'ju sqarojë çështjet e t'ju drejtojë në rrugën e atyre që ishin para jush (pejgamberët) dhe t'ju pranojë pendimin. All-llahu e di më së miri gjendjen e robërve dhe është më i urti.
JURIDU ELLAHU LIJUBEJJINE LEKUM WE JEHDIJEKUM SUNENEL-LEDHINE MIN KABLIKUM WE JETUBE ‘ALEJKUM WEL-LAHU ‘ALIMUN HEKIMUN
27 All-llahu dëshiron t'ju pranojë pendimin, e ata që ndjekin dëshirat e epsheve, dëshirojnë që ju të shmangeni në tërësi (nga rruga e drejtë).
WEL-LAHU JURIDU ‘EN JETUBE ‘ALEJKUM WE JURIDUL-LEDHINE JETTEBI’UNE ESH-SHEHEWATI ‘EN TEMILU MEJLÆN ‘ADHIMÆN
28 All-llahu dëshiron t'ju lehtësoj (dispozitat), e megjithatë njeriu është i paaftë (për t'u përballuar epsheve).
JURIDU ELLAHU ‘EN JUHAFFIFE ‘ANKUM WE HULIKAL-’INSANU DA’IFÆN
29 O ju që besuat, mos e hani mallin e njëri-tjetrit në mënyrë të palejuar, përpos tregtisë në të cilën keni pajtueshmëri mes vete, dhe mos mbytni veten tuaj (duke mbytur njëri-tjetrin). Vërtet, All-llahu është i mëshirueshëm për ju.
JA ‘EJJUHAL-LEDHINE ‘AMENU LA TE’KULU ‘EMWALEKUM BEJNEKUM BIL-BATILI ‘ILLA ‘EN TEKUNE TIXHARETEN ‘AN TERADIN MINKUM WE LA TEKTULU ‘ENFUSEKUM ‘INNALL-LLAHE KANE BIKUM REHIMÆN
30 Kush bën këtë (që ndaloi Zoti) qëllimisht dhe tejkalon kufijtë, Ne do ta hudhim atë në një zjarr të fortë. Dhe kjo është leht për All-llahun.
WE MEN JEF’AL DHALIKE ‘UDWANÆN WE DHULMÆN FESEWFE NUSLIHI NARÆN WE KANE DHALIKE ‘ALA ELLAHI JESIRÆN
31 Nëse lagoheni prej mëkateve të mëdha, të cilat u janë të ndalueshme, Ne ju shlyejmë mëkatet e vogla dhe ju fusim në një vend të ndershëm.
‘IN TEXHTENIBU KEBA’IRE MA TUNHEWNE ‘ANHU NUKEFFIR ‘ANKUM SEJJI’ATIKUM WE NUDHILKUM MUDHALÆN KERIMÆN
32 Mos lakmoni në atë, që All-llahu gradoi disa nga ju mbi disa të tjerë. Burrave ju takon hise nga ajo që fituan ata dhe grave gjithashtu ju takon hise nga ajo që fituan ato. All-llahut kërkoni nga të mirat e Tij. All-llahu është i dijshëm për çdo send.
WE LA TETEMENNEW MA FEDDELEL-LAHU BIHI BA’DEKUM ‘ALA BA’DIN LILRRIXHALI NESIBUN MIMMA EKTESEBU WE LILNNISA’I NESIBUN MIMMA EKTESEBNE WE ES’ELU ELLAHE MIN FEDLIHI ‘INNALL-LLAHE KANE BIKULLI SHEJ’IN ‘ALIMÆN
33 Ne u kemi caktuar për secilin trashëgimtarë, pjesën e pasurisë që e lënë prindërit ose të afërmit. E atyre që ju keni premtuar, jepuani pjesën ë tyre. All-llahu është dëshmues mbi çdo send.
WE LIKULLIN XHE’ALNA MEWALIJE MIMMA TEREKEL-WALIDANI WEL-’EKREBUNE WEL-LEDHINE ‘AKADET ‘EJMANUKUM FE’ATUHUM NESIBEHUM ‘INNALL-LLAHE KANE ‘ALA KULLI SHEJ’IN SHEHIDÆN
34 Burrat janë përgjegjës për gratë, ngase All-llahu ka graduar disa mbi disa të tjerët dhe ngase ata kanë shpenzuar nga pasuria e tyre. Prandaj, me atë që All-llahu i bëri të ruajtura, gratë e mira janë respektuese, janë besnike ndaj të fshehtës. E ato që u keni dro kryelartësisë së tyre, këshilloni, madje largohuni nga shtrati (e më në fund), edhe rrahni (lahtë, nëse nuk ndikojnë këshillat as largimi), e nëse ju respektojnë, atëherë mos u sillni keq ndaj tyre. All-llahu është më i larti, më i madhi.
ER-RIXHALU KAWWAMUNE ‘ALA EN-NISA’ BIMA FEDDELEL-LAHU BA’DEHUM ‘ALA BA’DIN WE BIMA ‘ENFEKU MIN ‘EMWALIHIM FALSSALIHATU KANITATUN HAFIDHATUN LILGAJBI BIMA HEFIDHEL-LAHU WEL-LATI TEHAFUNE NUSHUZEHUNNE FA’IDHUHUNNE WE EHXHURUHUNNE FIL-MEDAXHI’I WE EDRIBUHUNNE FE’IN ‘ETA’NEKUM FELA TEBGU ‘ALEJHINNE SEBILÆN ‘INNALL-LLAHE KANE ‘ALIJÆN KEBIRÆN
35 Nëse i frikësoheni përçarjes mes tyre (burrit e gruas), dërgoni një pari të drejtë nga familja e tij dhe një pari të drejtë nga familja e saj. Nëse ata të dy (ndërmjetësuesit) kanë për qëllim pajtimin, All-llahu ju mundëson afrimin mes tyre (burrit e gruas). All-llahu është i dijëshëm, është njohës i mirë.
WE ‘IN HIFTUM SHIKAKA BEJNIHIMA FAB’ATHU HEKEMÆN MIN ‘EHLIHI WE HEKEMÆN MIN ‘EHLIHA ‘IN JURIDA ‘ISLAHÆN JUWEFFIKI ELLAHU BEJNEHUMA ‘INNALL-LLAHE KANE ‘ALIMÆN HABIRÆN
36 Adhurojeni All-llahun e mos i shoqëroni Atij asnjë send, silluni mirë ndaj prindërve, ndaj të afërmve, ndaj jetimëve, ndaj të varfërve, ndaj fqiut të afërt, ndaj fqiut të largët, ndaj shokut pranë vetes, ndaj udhëtarit të largët dhe ndaj robërve. All-llahu nuk e do atë që është kryelartë dhe atë që lavdërohet.
WE A’BUDU ELLAHE WE LA TUSHRIKU BIHI SHEJ’ÆN WE BIL-WALIDEJNI ‘IHSANÆN WE BIDHIL-KURBA WEL-JETAMA WEL-MESAKINI WEL-XHARI DHIL-KURBA WEL-XHARIL-XHUNUBI WE ES-SAHIBI BIL-XHENBI WE EBNI ES-SEBILI WE MA MELEKET ‘EJMANUKUM ‘INNALL-LLAHE LA JUHIBBU MEN KANE MUHTALÆN FEHURÆN
37 Ata që vetë janë koprracë dhe urdhërojnë njerëzit për koprraci, dhe e fshehin atë që ju ka dhënë All-llahu nga mirësitë e veta. Ne kemi përgatitur dënim të turpshëm për jobesimtarët;
EL-LEDHINE JEBHALUNE WE JE’MURUNE EN-NASE BIL-BUHLI WE JEKTUMUNE MA ‘ATAHUMU ELLAHU MIN FEDLIHI WE ‘A’TEDNA LILKAFIRINE ‘ADHABÆN MUHINÆN
38 Edhe ata që e japin pasurinë e tyre për sy e faqe të botës, e nuk e besojnë All-llahun as ditën e mbramë. E ai që e ka shok djallin, ai pra është shok i shëmtuar.
WEL-LEDHINE JUNFIKUNE ‘EMWALEHUM RI’A’E EN-NASI WE LA JU’UMINUNE BILLAHI WE LA BIL-JEWMIL-’AHIRI WE MEN JEKUNI ESH-SHEJTANU LEHU KARINÆN FESA’E KARINÆN
39 Dhe çka do t'i gjente ata, po ta besonin All-llahun, ditën e gjykimit dhe të jepnin nga ajo që iu dhuroi All-llahu? Po All-llahu di më së miri për ta.
WE MADHA ‘ALEJHIM LEW ‘AMENU BILLAHI WEL-JEWMIL-’AHIRI WE ‘ENFEKU MIMMA REZEKAHUMU ELLAHU WE KANEL-LAHU BIHIM ‘ALIMÆN
40 S'ka dyshim se All-llahu nuk bën pa drejtë as sa grimca, e nëse ajo vepër është e mirë, Ai e shumëfishon atë dhe Vetë Ai i jep shpërblim të madh.
‘INNALL-LLAHE LA JEDHLIMU MITHKALE DHERRETIN WE ‘IN TEKU HESENETEN JUDA’IFHA WE JU’UTI MIN LEDUNHU ‘EXHRÆN ‘ADHIMÆN
41 Dhe si do të jetë gjendja e atyre (që nuk besuan), kur Ne do të sjellim dëshmitarë për çdo popull, e ty do të sjellim dëshmitarë mbi ata (që nuk të besuan)?
FEKEJFE ‘IDHA XHI’NA MIN KULLI ‘UMMETIN BISHEHIDIN WE XHI’NA BIKE ‘ALA HA’UULA’ SHEHIDÆN
42 Atë ditë ata që nuk besuan dhe kundërshtuan të dërguarin, do të dëshironin (të varroseshin) të rrafshohej mbi ta toka ngase nuk mund t'i fshehin All-llahut asgjë.
JEWME’IDHIN JEWEDDUL-LEDHINE KEFERU WE ‘ASEW ER-RESULE LEW TUSEWWA BIHIMUL-’ERDU WE LA JEKTUMUNEL-LAHE HEDITHÆN
43 O ju që besuat, mos iu afroni namazit duke qenë të dehur, derisa të dini se ç'flitni, e as duke qenë xhuhubë (të papastër) derisa të laheni, përpos kur jeni udhëtarë. Nëse jeni të sëmurë, jeni në ndonjë udhëtim, ose ndonjeri prej jush vjen nga ultësira (nevojtorja), ose keni takuar gratë, e nuk gjeni ujë, atëherë mësyjeni dheun dhe fërkoni me të fytyrat dhe duart (tejemmum). All-llahu shlyen e falë mëkatet.
JA ‘EJJUHAL-LEDHINE ‘AMENU LA TEKREBU ES-SELÆTE WE ‘ENTUM SUKARA HETTA TA’LEMU MA TEKULUNE WE LA XHUNUBÆN ‘ILLA ‘ABIRI SEBILIN HETTA TEGTESILU WE ‘IN KUNTUM MERDA ‘EW ‘ALA SEFERIN ‘EW XHA’E ‘EHEDUN MINKUM MINEL-GA’ITI ‘EW LAMESTUMU EN-NISA’ FELEM TEXHIDU MA’EN FETEJEMMEMU SA’IDÆN TEJJIBÆN FAMSEHU BIWUXHUHIKUM WE ‘EJDIKUM ‘INNALL-LLAHE KANE ‘AFUWÆN GAFURÆN
44 A nuk i vure re (Muhammed) ata që iu pate dhënë pjesë nga libri (paria fetare jehude) se si e vazhdojnë rrugën e gabuar dhe dëshirojnë që e edhe ju të humbni!?
‘ELEM TERE ‘ILAL-LEDHINE ‘UTU NESIBÆN MINEL-KITABI JESHTERUNE ED-DELALETE WE JURIDUNE ‘EN TEDILLU ES-SEBILE
45 All-llahu di më së miri për armiqtë tuaj. Mjafton që All-llahu është përkrahës i juaj dhe mjafton që All-llahu është ndihmëtar i juaji.
WEL-LAHU ‘A’LEMU BI’A’DA’IKUM WE KEFA BILLAHI WELIJÆN WE KEFA BILLAHI NESIRÆN
46 "Një palë nga jehuditë është që ndryshojnë fjalët (e Zotit) nga vendet e veta, e (kur i thërret ti) ata thonë: "Dëgjuam (fjalën tënde) dhe kundërshtuam (thirrjen tënde), dhe thonë: "dëgjo mos dëgjofsh!" (dhe thonë): "Raina" (këto i thonë) duke përdredhur gjuhët e tyre dhe duke atakuar fenë. E sikur të thoshin ata: "Dëgjuam, respektuam, dëgjo dhe vështrona", do të ishte më mirë për ta dhe më e drejtë, por për shkak të refuzimit të tyre, All-llahu i mallkoi, prandaj besojnë vetëm pak (besim gjysmak).
MINEL-LEDHINE HADU JUHERRIFUNEL-KELIME ‘AN MEWADI’IHI WE JEKULUNE SEMI’NA WE ‘ASEJNA WE ESMA’ GAJRE MUSMA’IN WE RA’INA LEJJÆN BI’ELSINETIHIM WE TA’NÆN FI ED-DINI WE LEW ‘ENNEHUM KALU SEMI’NA WE ‘ETA’NA WE ESMA’ WE ENDHURNA LEKANE HAJRÆN LEHUM WE ‘EKWEME WE LEKIN LE’ANEHUMU ELLAHU BIKUFRIHIM FELA JU’UMINUNE ‘ILLA KALILÆN
47 O ju që u është dhënë libri, besojeni atë që e zbritëm (Kur'anin) e që është vërtetues i atij që e keni (Tevratit), para se të shlyejmë fytyrat (t'ua fshijmë shqisat) dhe t'i rrotullojmë ose t'i mallkojmë ata si i mallkuam ata të së shtunës. Urdhëri i All-llahut është i kryer.
JA ‘EJJUHAL-LEDHINE ‘UTUL-KITABE ‘AMINU BIMA NEZZELNA MUSEDDIKÆN LIMA ME’AKUM MIN KABLI ‘EN NETMISE WUXHUHÆN FENERUDDEHA ‘ALA ‘EDBARIHA ‘EW NEL’ANEHUM KEMA LE’ANNA ‘ESHABE ES-SEBTI WE KANE ‘EMRU ELLAHI MEF’ULÆN
48 S'ka dyshim se All-llahu nuk falë (mëkatin) t'i përshkruhet Atij shok (idhujtarinë), e përpos këtij (mëkati) i falë kujt do. Kush përshkruan All-llahut shok, ai ka trilluar një mëkat të madh.
‘INNALL-LLAHE LA JEGFIRU ‘EN JUSHREKE BIHI WE JEGFIRU MA DUNE DHALIKE LIMEN JESHA’U WE MEN JUSHRIK BILLAHI FEKADI EFTERA ‘ITHMÆN ‘ADHIMÆN
49 A nuk ke kuptuar për ata që vlerësojnë vetveten? Jo, All-llahu vlerëson atë që do dhe nuk bën padrejtë asnjë fije.
‘ELEM TERE ‘ILAL-LEDHINE JUZEKKUNE ‘ENFUSEHUM BELI ELLAHU JUZEKKI MEN JESHA’U WE LA JUDHLEMUNE FETILÆN
50 Shiko se si shpifin kundër All-llahut! Mjafton kjo (shpifje) si mëkat i hapët.
ENDHUR KEJFE JEFTERUNE ‘ALA ELLAHIL-KEDHIBE WE KEFA BIHI ‘ITHMÆN MUBINÆN
51 "A nuk u vure re atyre që iu është dhënë pjesë nga libri? Besojnë idhuj e djallëzi dhe për ata që nuk besuan thonë: "Këta janë në rrugë më të drejtë, se ata që besuan!
‘ELEM TERE ‘ILAL-LEDHINE ‘UTU NESIBÆN MINEL-KITABI JU’UMINUNE BIL-XHIBTI WET-TAGUTI WE JEKULUNE LILLEDHINE KEFERU HA’UULA’ ‘EHDA MINEL-LEDHINE ‘AMENU SEBILÆN
52 Ata janë që All-llahu i mallkoi, e atë që e mallkon All-llahu, për të nuk ka ndihmëtarë.
‘ULA’IKEL-LEDHINE LE’ANEHUMU ELLAHU WE MEN JEL’ANI ELLAHU FELEN TEXHIDE LEHU NESIRÆN
53 A mos kanë ata ndonjë pjesë të pushtetit? Ata atëherë nuk do t'u jepnin njerëzve as sa grimca.
‘EM LEHUM NESIBUN MINEL-MULKI FE’IDHÆN LA JU’UTUNE EN-NASE NEKIRÆN
54 A u kanë zili atyre njerëzve për atë që All-llahu u dha nga mirësitë e Tij? Ne u patëm dhënë pasardhësve të Ibrahimit librin e sheriatin dhe u patëm dhënë atyre pushtet të madh.
‘EM JEHSUDUNE EN-NASE ‘ALA MA ‘ATAHUMU ELLAHU MIN FEDLIHI FEKAD ‘ATEJNA ‘ALE ‘IBRAHIMEL-KITABE WEL-HIKMETE WE ‘ATEJNAHUM MULKÆN ‘ADHIMÆN
55 Po disa prej tyre i besuan atij (Muhammedit), e disa e refuzuan. Për ta mjafton zjarri i xhehennemit.
FEMINHUM MEN ‘AMENE BIHI WE MINHUM MEN SEDDE ‘ANHU WE KEFA BIXHEHENNEME SA’IRÆN
56 Është e vërtetë se ata që mohuan argumentet Tona, do t'i hudhim në zjarr. Sa herë që u digjen lëkurat e tyre, Ne ndërrojmë lëkura të tjera që të shijojnë dënimin. All-llahu është i plotëfuqishëm, i drejtë.
‘INNEL-LEDHINE KEFERU BI’AJATINA SEWFE NUSLIHIM NARÆN KULLEMA NEDIXHET XHULUDUHUM BEDDELNAHUM XHULUDÆN GAJREHA LIJEDHUKUL-’ADHABE ‘INNALL-LLAHE KANE ‘AZIZÆN HEKIMÆN
57 Ata që besuan dhe bënë vepra të mira, Ne do t'i fusim në xhennet nën të cilin burojnë lumenj, ku do te jenë përgjithmonë. Aty kanë edhe bashkëshorte të pastra e hije të mrekullueshme.
WEL-LEDHINE ‘AMENU WE ‘AMILU ES-SALIHATI SENUDHILUHUM XHENNATIN TEXHRI MIN TEHTIHAL-’ENHARU HALIDINE FIHA ‘EBEDÆN LEHUM FIHA ‘EZWAXHUN MUTEHHERETUN WE NUDHILUHUM DHILLA DHELILÆN
58 All-llahu ju urdhëron që t'u jepni amanetin të zotëve të tyre dhe kur të gjykoni, ju urdhëron të gjykoni me të drejt mes njerëzve. Sa e mirë është kjo që ju këshillon. All-llahu dëgjon dhe sheh si veproni.
‘INNALL-LLAHE JE’MURUKUM ‘EN TU’UEDDUL-’EMANATI ‘ILA ‘EHLIHA WE ‘IDHA HEKEMTUM BEJNE EN-NASI ‘EN TEHKUMU BIL-’ADLI ‘INNALL-LLAHE NI’IMMA JA’IDHUKUM BIHI ‘INNALL-LLAHE KANE SEMI’ÆN BESIRÆN
59 O ju që besuat, bindjuni All-llahut, respektoni të dërguarin dhe përgjegjësit nga ju. Nëse nuk pajtoheni për ndonjë çështje, atëherë parashtrojeni atë te All-llahu (te libri i Tij) dhe te i dërguari, po qe se i besoni All-llahut dhe ditës së fundit. Kjo është më e dobishmja dhe përfundimi më i mirë.
JA ‘EJJUHAL-LEDHINE ‘AMENU ‘ETI’U ELLAHE WE ‘ETI’U ER-RESULE WE ‘ULIL-’EMRI MINKUM FE’IN TENAZA’TUM FI SHEJ’IN FERUDDUHU ‘ILA ELLAHI WE ER-RESULI ‘IN KUNTUM TU’UMINUNE BILLAHI WEL-JEWMIL-’AHIRI DHALIKE HAJRUN WE ‘EHSENU TE’WILÆN
60 A i vure re ata që mendojnë se besuan atë që të zbriti ty, dhe atë që zbriti para teje, se si dëshirojnë që mes tyre të gjykojë djalli, e duke qenë se janë të urdhëruar që të mos e besojnë atë. E djalli dëshiron t'i humbë në pafundësi.
‘ELEM TERE ‘ILAL-LEDHINE JEZ’UMUNE ‘ENNEHUM ‘AMENU BIMA ‘UNZILE ‘ILEJKE WE MA ‘UNZILE MIN KABLIKE JURIDUNE ‘EN JETEHAKEMU ‘ILAT-TAGUTI WE KAD ‘UMIRU ‘EN JEKFURU BIHI WE JURIDU ESH-SHEJTANU ‘EN JUDILLEHUM DELALÆN BA’IDÆN
61 Kur u thuhet atyre: "Ejani (për të gjykuar) te ajo që e zbriti All-llahu dhe te i dërguari!" i sheh se si dyfytyrëshit ta kthejnë shpinën.
WE ‘IDHA KILE LEHUM TA’ALEW ‘ILA MA ‘ENZELEL-LAHU WE ‘ILA ER-RESULI RE’EJTEL-MUNAFIKINE JESUDDUNE ‘ANKE SUDUDÆN
62 E qysh do të jetë (gjendja e tyre) kur t'i godasë ata ndonjë e keqe, e shkaktuar nga vetë duart e tyre, e pastaj vinë te ti (për t'u arsyetuar) dhe betohen në All-llahun: "Ne nuk patëm tjetër qëllim, vetëm afrim e pajtim" (e jo refuzimin e gjykimit Tënd).
FEKEJFE ‘IDHA ‘ESABET/HUM MUSIBETUN BIMA KADDEMET ‘EJDIHIM THUMME XHA’UKE JEHLIFUNE BILLAHI ‘IN ‘EREDNA ‘ILLA ‘IHSANÆN WE TEWFIKÆN
63 Ata janë për të cilët e di All-llahu çka mbajnë në zemrat e tyre. Po, ti hiqu tyre, tërhiqu vërejtjen (për hipokrizi) dhe thuaju fjalë që lënë përshtypje në veten e tyre.
‘ULA’IKEL-LEDHINE JA’LEMU ELLAHU MA FI KULUBIHIM FE’A’RID ‘ANHUM WE ‘IDHHUM WE KUL LEHUM FI ‘ENFUSIHIM KAWLÆN BELIGÆN
64 Ne nuk dërguam asnjë të dërguar vetëm që me urdhërin e All-llahut t'i bëhet respekt (nga njerëzit) atij. E sikur të vinin ata te ti, pasi që ta kenë dëmtuar veten e tyre (nuk kanë pranuar gjykimin tënd), e të kërkonin ata vetë ndjesë te All-llahu, e edhe i dërguari të kërkojë ndjesë për ta, ata do të kuptonin se All-llahu pranon pendimin dhe është mëshirues.
WE MA ‘ERSELNA MIN RESULIN ‘ILLA LIJUTA’A BI’IDHNI ELLAHI WE LEW ‘ENNEHUM ‘IDH DHELEMU ‘ENFUSEHUM XHA’UKE FASTEGFERU ELLAHE WE ESTEGFERE LEHUMU ER-RESULU LEWEXHEDU ELLAHE TEWWABÆN REHIMÆN
65 Për Zotin tënd jo, ata nuk janë besimtarë (të asaj që të zbriti ty as të asaj para teje) derisa të mos zgjedhin ty për të gjykuar në atë konflikt mes tyre, e pastaj (pas gjykimit tënd) të mos ndiejnë pakënaqësi nga gjykimi yt dhe (derisa) të mos binden sinqerisht.
FELA WE RABBIKE LA JU’UMINUNE HETTA JUHEKKIMUKE FIMA SHEXHERE BEJNEHUM THUMME LA JEXHIDU FI ‘ENFUSIHIM HEREXHÆN MIMMA KADEJTE WE JUSELLIMU TESLIMÆN
66 Sikur t'i kishim obliguar ata: mbytni vetveten tuaj, apo: dilni prej atdheut tuaj, atë (obligim) nuk do ta zbatonin, me përjashtim të një pakice prej tyre. Po sikur të zbatonin atë që këshilloheshin do të ishte më mirë për ta dhe do t'i përforconte më shumë.
WE LEW ‘ENNA KETEBNA ‘ALEJHIM ‘ENI EKTULU ‘ENFUSEKUM ‘EW EHRUXHU MIN DIJARIKUM MA FE’ALUHU ‘ILLA KALILUN MINHUM WE LEW ‘ENNEHUM FE’ALU MA JU’ADHUNE BIHI LEKANE HAJRÆN LEHUM WE ‘ESHEDDE TETHBITÆN
67 Dhe atëherë do t'u jepnim atyre nga ana Jonë shpërblim të madh.
WE ‘IDHÆN LE’ATEJNAHUM MIN LEDUNNA ‘EXHRÆN ‘ADHIMÆN
68 Dhe do t'i udhëzonim në rrugë të drejtë.
WE LEHEDEJNAHUM SIRATÆN MUSTEKIMÆN
69 E kush do që i bindet All-llahut dhe të dërguarit, të tillët do të jenë së bashku me ata që All-llahu i shpërbleu: (me) pejgamberët, besnikët e dalluar, dëshmorët dhe me të mirët. Sa shokë të mirë janë ata!
WE MEN JUTI’I ELLAHE WE ER-RESULE FE’ULA’IKE ME’AL-LEDHINE ‘EN’AMEL-LAHU ‘ALEJHIM MINE EN-NEBIJINE WE ES-SIDDIKINE WE ESH-SHUHEDA’I WE ES-SALIHINE WE HESUNE ‘ULA’IKE REFIKÆN
70 Ky shpërblim i madh është prej All-llahut. Mjafton që All-llahu di më së miri.
DHALIKEL-FEDLU MINEL-LAHI WE KEFA BILLAHI ‘ALIMÆN
71 O ju që besuat, rrini të përgatitur (të armatosur) dhe dilni (për në luftë) grup pas grupi apo të gjithë së bashku.
JA ‘EJJUHAL-LEDHINE ‘AMENU HUDHU HIDHREKUM FANFIRU THUBATIN ‘EW ENFIRU XHEMI’ÆN
72 Ka disa prej jush që zvaritet (nuk del në luftë). E nëse ju godet juve ndonjë e papritur thotë: "Zoti më favorizoi që nuk isha i pranishëm bashkë me ta" (në luftë).
WE ‘INNE MINKUM LEMEN LEJUBETTI’ENNE FE’IN ‘ESABETKUM MUSIBETUN KALE KAD ‘EN’AMEL-LAHU ‘ALEJJE ‘IDH LEM ‘EKUN ME’AHUM SHEHIDÆN
73 Po nëse ju takon juve ndonjë e mirë nga All-llahu, ai (munafiku) me siguri do të thoshte: si mos të kishte ekzistuar mes jush dhe mes tij ndonjë njoftësi, për fat, të kisha qenë së bashku me ta e të kisha arritur një fitim të madh.
WE LE’IN ‘ESABEKUM FEDLUN MINEL-LAHI LEJEKULENNE KE’EN LEM TEKUN BEJNEKUM WE BEJNEHU MEWEDDETUN JA LEJTENI KUNTU ME’AHUM FE’EFUZE FEWZÆN ‘ADHIMÆN
74 Le të luftojnë në rrugën e Allaut, ata që e japin jetën e kësaj bote për botën tjetër. Kush lufton në rrugën e All-llahut e mbytet (bie dëshmor) ose triumfon, Ne do t'i japim atij shpërblim të madh.
FELJUKATIL FI SEBILI ELLAHIL-LEDHINE JESHRUNEL-HEJÆTE ED-DUNJA BIL-’AHIRETI WE MEN JUKATIL FI SEBILI ELLAHI FEJUKTEL ‘EW JEGLIB FESEWFE NU’UTIHI ‘EXHRÆN ‘ADHIMÆN
75 "Ç'keni që nuk luftoni për Zotin dhe për (t'i shpëtuar) të paaftit: nga burrat, nga gratë e nga fëmijët, të cilët luten: "Zoti ynë! nxirrna nga ky fshat (Meka), banorët e të cilit janë mizorë. Jepna nga ana Jote shpëtim e ndihmë!
WE MA LEKUM LA TUKATILUNE FI SEBILI ELLAHI WEL-MUSTED’AFINE MINE ER-RIXHALI WE EN-NISA’ WEL-WILDANIL-LEDHINE JEKULUNE REBBENA ‘EHRIXHNA MIN HEDHIHIL-KARJETI EDH-DHALIMI ‘EHLUHA WE EXH’AL LENA MIN LEDUNKE WELIJÆN WE EXH’AL LENA MIN LEDUNKE NESIRÆN
76 Ata që besuan luftojnë në rrugë të All-llahut, e ata që nuk besuan luftojnë në rrugë të djallëzuar. Luftoni pra miqtë e djallit, s'ka dyshim se intriga e djallit është e dobët.
EL-LEDHINE ‘AMENU JUKATILUNE FI SEBILI ELLAHI WEL-LEDHINE KEFERU JUKATILUNE FI SEBILIT-TAGUTI FEKATILU ‘EWLIJA’E ESH-SHEJTANI ‘INNE KEJDE ESH-SHEJTANI KANE DA’IFÆN
77 A nuk i vure re ata të cilëve iu pate thënë: "Ndalni duart tuaja prej luftës, e faleni namazin dhe jepeni zeqatin!" E kur iu bë atyre obligim lufta, që një grup prej tyre u frikësoheshin njerëzve siç është frika ndaj All-llahut, e edhe më fortë. Thoshin: "Zoti ynë, pse na e bëre obligim luftën? Sikur të na e kishe shtyrë deri në një afat të afërt!" Thuaju: "Përjetimi i kësaj bote është pak, e për atë që është i devotshëm, bota tjetër është shumë më e dobishme. Nuk do t'ju bëhet pa drejtë as sa fija".
‘ELEM TERE ‘ILAL-LEDHINE KILE LEHUM KUFFU ‘EJDIJEKUM WE ‘EKIMU ES-SELÆTE WE ‘ATU EZ-ZEKÆTE FELEMMA KUTIBE ‘ALEJHIMUL-KITALU ‘IDHA FERIKUN MINHUM JEHSHEWNE EN-NASE KEHASHJETI ELLAHI ‘EW ‘ESHEDDE HASHJETEN WE KALU REBBENA LIME KETEBTE ‘ALEJNAL-KITALE LEWLA ‘EHHARTENA ‘ILA ‘EXHELIN KARIBIN KUL META’U ED-DUNJA KALILUN WEL-’AHIRETU HAJRUN LIMENI ETTEKA WE LA TUDHLEMUNE FETILÆN
78 Kudo që të jeni vdekja do t'ju kapë, po edhe në qofshi në pallate të fortifikuara. E nëse i qëllon ata (munafikët) ndonjë e mirë, thonë: "Kjo është nga All-llahu". E nëse i godet ndonjë e keqe thonë: "Kjo është nga ti (Muhammed)". Thuaju: "Të gjitha janë nga All-llahu!" Ç'është me këtë popull që nuk kupton gati asnjë send?
‘EJNEMA TEKUNU JUDRIKKUMUL-MEWTU WE LEW KUNTUM FI BURUXHIN MUSHEJJEDETIN WE ‘IN TUSIBHUM HESENETUN JEKULU HEDHIHI MIN ‘INDI ELLAHI WE ‘IN TUSIBHUM SEJJI’ETUN JEKULU HEDHIHI MIN ‘INDIKE KUL KULLUN MIN ‘INDI ELLAHI FEMALI HA’UULA’L-KAWMI LA JEKADUNE JEFKAHUNE HEDITHÆN
79 Çfarëdo e mire që të vjen është nga All-llahu, e çka të ndodhë nga ndonjë e keqe është nga vetë ti. Ne të dërguam ty Pejgamber për mbarë botën. Mjafton që All-llahu është dëshmues për këtë.
MA ‘ESABEKE MIN HESENETIN FEMINEL-LAHI WE MA ‘ESABEKE MIN SEJJI’ETIN FEMIN NEFSIKE WE ‘ERSELNAKE LILNNASI RESULÆN WE KEFA BILLAHI SHEHIDÆN
80 Kush i bindet Pejgamberit, ai i është bindur All-llahut, e kush e refuzon, Ne nuk të dërguam ty roje kundër tyre.
MEN JUTI’I ER-RESULE FEKAD ‘ETA’A ELLAHE WE MEN TEWELLA FEMA ‘ERSELNAKE ‘ALEJHIM HEFIDHÆN
81 "Dhe thonë: "(jemi) Të bindur". E kur largohen prej teje, një grup prej tyre (natën) planifikon diçka tjetër nga ajo që u thua ti. All-llahu shënon atë që e ndryshojnë. Mos u vë veshin atyre e mbështetu All-llahut, se mjafton mbrojtja e All-llahut.
WE JEKULUNE TA’ATUN FE’IDHA BEREZU MIN ‘INDIKE BEJJETE TA’IFETUN MINHUM GAJREL-LEDHI TEKULU WEL-LAHU JEKTUBU MA JUBEJJITUNE FE’A’RID ‘ANHUM WE TEWEKKEL ‘ALA ELLAHI WE KEFA BILLAHI WE KILÆN
82 A nuk e përfillin ata (me vëmendje) Kur'anin? Sikur të ishte prej dikujt tjetër, përveç prej All-llahut, do të gjenin në te shumë kundërthënie.
‘EFELA JETEDEBBERUNEL-KUR’ANE WE LEW KANE MIN ‘INDI GAJRI ELLAHI LEWEXHEDU FIHI EHTILAFÆN KETHIRÆN
83 Madje kur u vjen atyre (munafikëve) ndonjë lajm qetësues (kur fitojnë myslimanët) ose shqetësues (kur dështojnë), ata e përhapin atë, e sikur t'ia linin atë (përhapjen lajmit) Pejgamberit dhe përgjegjësve të tyre, ata do dinin të nxjerrin përfundime (se si do të duhej shpallur). Por sikur të mos ishte dhuntia e All-llahut ndaj jush dhe mëshira e Tij, atëherë ju, pos një pakice, do të ndiqnit rrugën e djallit.
WE ‘IDHA XHA’EHUM ‘EMRUN MINEL-’EMNI ‘EWIL-HAWFI ‘EDHA’U BIHI WE LEW REDDUHU ‘ILA ER-RESULI WE ‘ILA ‘ULIL-’EMRI MINHUM LE’ALIMEHUL-LEDHINE JESTENBITUNEHU MINHUM WE LEWLA FEDLU ELLAHI ‘ALEJKUM WE REHMETUHU LATTEBA’TUMU ESH-SHEJTANE ‘ILLA KALILÆN
84 Lufto në rrugën e All-llahut! Nuk obligohet kush pos teje. Ngacmoi besimtarët (për luftë), All-llahu do të zmbrapsë fuqinë e të pabesëve. All-llahu është më fuqiforti, më ndëshkuesi.
FEKATIL FI SEBILI ELLAHI LA TUKELLEFU ‘ILLA NEFSEKE WE HERRIDIL-MU’UMININE ‘ASALLAHU ‘EN JEKUFFE BE’SEL-LEDHINE KEFERU WEL-LAHU ‘ESHEDDU BE’SÆN WE ‘ESHEDDU TENKILÆN
85 Kush ofron ndihmë të mirë, do të ketë pjesë nga ajo, dhe kush ofron ndihmë të keqe do të ngarkohet me të. All-llahu është i plotfuqishëm ndaj çdo sendi.
MEN JESHFA’ SHEFA’ATEN HESENETEN JEKUN LEHU NESIBUN MINHA WE MEN JESHFA’ SHEFA’ATEN SEJJI’ETEN JEKUN LEHU KIFLUN MINHA WE KANEL-LAHU ‘ALA KULLI SHEJ’IN MUKITÆN
86 Kush përshëndeteni me ndonjë përshëndetje, ju ktheni përshëhdetje edhe më të mirë, ose kthejeni ashtu. All-llahu llogarit për çdo send.
WE ‘IDHA HUJJITUM BITEHIJETIN FEHEJJU BI’EHSENE MINHA ‘EW RUDDUHA ‘INNALL-LLAHE KANE ‘ALA KULLI SHEJ’IN HESIBÆN
87 Për All-llahun, që s'ka tjetër pos Tij, patjetër Ai do t'ju tubojë në ditën e gjykimit për të cilën gjë nuk ka dyshim. E kush mund të jetë më i vërtetë se All-llahu në thënie?
ELLAHU LA ‘ILAHE ‘ILLA HUWE LEJEXHME’ANNEKUM ‘ILA JEWMIL-KIJAMETI LA REJBE FIHI WE MEN ‘ESDEKU MINEL-LAHI HEDITHÆN
88 E çka është me ju që në çështjen e munafikëve jeni dy grupe; derisa për atë që bën, All-llahu i përmbysi ata? A mos doni ta vini në rrugë të drejtë atë që All-llahu e ka humbur? Për atë që All-llahu e ka humbur, nuk do të gjeni rrugë!
FEMA LEKUM FIL-MUNAFIKINE FI’ETEJNI WEL-LAHU ‘ERKESEHUM BIMA KESEBU ‘ETURIDUNE ‘EN TEHDU MEN ‘EDELLEL-LAHU WE MEN JUDLILI ELLAHU FELEN TEXHIDE LEHU SEBILÆN
89 Ata dëshirojnë që edhe ju të mos besoni sikurse nuk besuan vetë dhe bëheni të njëjtë. Mos zini miq prej tyre deisa ata të shpëngulen (si ju) për hirë të All-llahut, e nëse refuzojnë, ataherë kudo që t'i gjeni, kapni dhe mbytni dhe prej tyre mos zini as mik as ndihmës.
WE DDU LEW TEKFURUNE KEMA KEFERU FETEKUNUNE SEWA’EN FELA TETTEHIDHU MINHUM ‘EWLIJA’E HETTA JUHAXHIRU FI SEBILI ELLAHI FE’IN TEWELLEW FEHUDHUHUM WAKTULUHUM HEJTHU WEXHEDTUMUHUM WE LA TETTEHIDHU MINHUM WELIJÆN WE LA NESIRÆN
90 Përpos atyre që srtehohen te një popull, me të cilin keni marrveshje, dhe përpos atyre që vijnë te ju, e u vjen rëndë të luftojnë kundër jush ose kundër popullit të vet. Sikur All-llahu të donte do t'ju jepte atyre fuqi e pushtet mbi ju dhe do t'ju luftonin. Në qoftë se ata tërhiqen prej jush, nuk ju luftojnë dhe ju ofrojnë paqe, atëherë All-llahu nuk ju lejon rrugë (luftë) kundër tyre.
‘ILLAL-LEDHINE JESILUNE ‘ILA KAWMIN BEJNEKUM WE BEJNEHUM MITHAKUN ‘EW XHA’UKUM HESIRET SUDURUHUM ‘EN JUKATILUKUM ‘EW JUKATILU KAWMEHUM WE LEW SHA’EL-LAHU LESELLETEHUM ‘ALEJKUM FELEKATELUKUM FE’INI A’TEZELUKUM FELEM JUKATILUKUM WE ‘ELKAW ‘ILEJKUMU ES-SELEME FEMA XHE’ALEL-LAHU LEKUM ‘ALEJHIM SEBILÆN
91 Ju do të hasni në të tjerë, që duan të sigurohen te ju (duke u paraqitur si besimtarë) dhe të sigurohen te populli i vet (si jobesimtarë). E, saherë që thirren, (kundër jush) i përgjigjen thirrëjes. Në qoftë se nuk largohen prej jush, nuk ju ofrojnë paqe dhe nuk heqin dorë nga lufta kundër jush, atëherë kapeni dhe mbytni kudo që t'i takoni. Kundër tyre u kemi dhënë fakte të qarta.
SETEXHIDUNE ‘AHARINE JURIDUNE ‘EN JE’MENUKUM WE JE’MENU KAWMEHUM KULLE MA RUDDU ‘ILAL-FITNETI ‘URKISU FIHA FE’IN LEM JA’TEZILUKUM WE JULKU ‘ILEJKUMU ES-SELEME WE JEKUFFU ‘EJDIJEHUM FEHUDHUHUM WAKTULUHUM HEJTHU THEKIFTUMUHUM WE ‘ULE’IKUM XHE’ALNA LEKUM ‘ALEJHIM SULTANÆN MUBINÆN
92 Asnjë besimtari nuk i është i lejuar të mbysë besmitarin tjetër, përpos gabimisht. E kush e mbytë gabimishht një besimtarë, ai është i obliguar ta lirojë një rob besimtarë dhe shpagimin (e gjakut) t'ia dorëzojë familjes së tij, përpos në qoftë se ia falin (familja gjakun). Në qoftë se ai (i mbyturi gabimisht) është besimtarë, por i takon popullit që është armik i juaji, atëherë është obligim vetëm lirimi i një robi besimtar. Në qoftëse se ai (i mbyturi) është nga ai popull që keni marrveshjen me të, atëherë është obligim shpagmi i (gjakut) që i dorëzohet familjes së tij dhe lirimi i një robi besimtar. E kush nuk ka mundësi (të lirojë një rob), le të agjëroj dy muaj rresht, si pendim (i pranuar) ndaj All-llahut. All-llahu është më idijshmi, ligjdhënësi më i drejtë.
WE MA KANE LIMU’UMININ ‘EN JEKTULE MU’UMINÆN ‘ILLA HATE’EN WE MEN KATELE MU’UMINÆN HATE’EN FETEHRIRU REKABETIN MU’UMINETIN WE DIJETUN MUSELLEMETUN ‘ILA ‘EHLIHI ‘ILLA ‘EN JESSEDDEKU FE’IN KANE MIN KAWMIN ‘ADUWIN LEKUM WE HUWE MU’UMINUN FETEHRIRU REKABETIN MU’UMINETIN WE ‘IN KANE MIN KAWMIN BEJNEKUM WE BEJNEHUM MITHAKUN FEDIJETUN MUSELLEMETUN ‘ILA ‘EHLIHI WE TEHRIRU REKABETIN MU’UMINETIN FEMEN LEM JEXHID FESIJAMU SHEHREJNI MUTETABI’AJNI TEWBETEN MINEL-LAHI WE KANEL-LAHU ‘ALIMÆN HEKIMÆN
93 Kush e mbytë një besimtarë me qëllim, dënimi i tij është xhehennemi, në të cilin do të jetë përgjithmonë. All-llahu është i hidhëruar ndaj tij, e ka mallkuar dhe i ka përgaditur dënim të madh.
WE MEN JEKTUL MU’UMINÆN MUTE’AMMIDÆN FEXHEZA’UUHU XHEHENNEMU HALIDÆN FIHA WE GADIBEL-LAHU ‘ALEJHI WE LE’ANEHU WE ‘E’ADDE LEHU ‘ADHABÆN ‘ADHIMÆN
94 O ju që besuat, kur marshoni në rrugën e All-llahut (për në luftë), të jeni të matur (të mos nguteni), e mos i thoni atij që ju shpreh selamin (besimin): "Nuk je besimtarë!", duke kërkuar me të mjet (mall) të jetës së kësaj bote, pse te All-llahu janë begatitë e mëdha. Ashtu (jo besimtarë) ishit edhe ju më parë, e All-llahu ju dhuroi (besimin), pra sqaroni mirë! All-llahu e di në hollësi çka veproni.
JA ‘EJJUHAL-LEDHINE ‘AMENU ‘IDHA DEREBTUM FI SEBILI ELLAHI FETEBEJJENU WE LA TEKULU LIMEN ‘ELKA ‘ILEJKUMU ES-SELAME LESTE MU’UMINÆN TEBTEGUNE ‘AREDEL-HEJÆTI ED-DUNJA FA’INDEL-LAHI MEGANIMU KETHIRETUN KEDHALIKE KUNTUM MIN KABLU FEMENNEL-LAHU ‘ALEJKUM FETEBEJJENU ‘INNALL-LLAHE KANE BIMA TA’MELUNE HABIRÆN
95 Nuk janë të barabartë prej besimtarëve ata që ndejtën (nuk luftuan) dhe ata që me pasurinë dhe me jetën e tyre luftuan në rrugën e All-llahut, me përjashtim të atyre që ishin të penguar pa vullnetin e vet. Ata që luftuan me pasurinë dhe me jetën e tyre, All-llahu i gradoi në një shkallë më lartë mbi ata që ndejtën (me arsye). Por të gjithëve All-llahu u premtoi shpërblim, ndërsa mbi ata që ndejtën (pa arsye) All-llahu gradoi luftëtarët me një shpërblim të madh.
LA JESTEWIL-KA’IDUNE MINEL-MU’UMININE GAJRU ‘ULI ED-DERERI WEL-MUXHAHIDUNE FI SEBILI ELLAHI BI’EMWALIHIM WE ‘ENFUSIHIM FEDDELEL-LAHUL-MUXHAHIDINE BI’EMWALIHIM WE ‘ENFUSIHIM ‘ALEL-KA’IDINE DEREXHETEN WE KULLÆN WE’ADEL-LAHUL-HUSNA WE FEDDELEL-LAHUL-MUXHAHIDINE ‘ALEL-KA’IDINE ‘EXHRÆN ‘ADHIMÆN
96 Vende të larta me falje gabimesh e mëshirë nga Ai. All-llahu është që falë shumë dhe mëshiron.
DEREXHATIN MINHU WE MEGFIRETEN WE REHMETEN WE KANEL-LAHU GAFURÆN REHIMÆN
97 Engjëjt që ua morën shpirtin e atyre që ishin mizorë të vetvetës ju thanë: "Në çka ishit ju? - Ata thanë: "Ne ishim të paaftë në atë tokë!" (engjëjt) ju thanë: "A nuk ishte e gjërë toka e All-llahut e të migronit në të?" (e të praktikonit lirisht fenë e Zotit). Vendi i tyre është xhehennemi dhe sa vend i keq është ai!
‘INNEL-LEDHINE TEWEFFAHUMUL-MELA’IKETU DHALIMI ‘ENFUSIHIM KALU FIME KUNTUM KALU KUNNA MUSTED’AFINE FIL-’ERDI KALU ‘ELEM TEKUN ‘ERDU ELLAHI WASI’ATEN FETUHAXHIRU FIHA FE’ULA’IKE ME’WAHUM XHEHENNEMU WE SA’ET MESIRÆN
98 Përveç atyre që ishin të paaftë nga burrat, grat e fëmijët që nuk kishin mundësi të gjenin, as mënyrë, as rrugë (për shpërngulje).
‘ILLAL-MUSTED’AFINE MINE ER-RIXHALI WE EN-NISA’ WEL-WILDANI LA JESTETI’UNE HILETEN WE LA JEHTEDUNE SEBILÆN
99 Atyre do t'iu falë All-llahu. All-llahu është që shlyen e falë shumë (gabime).
FE’ULA’IKE ‘ASALLAHU ‘EN JA’FUWE ‘ANHUM WE KANEL-LAHU ‘AFUWÆN GAFURÆN
100 Kush shpërngulet për hirë (të fesë së) All-llahut, ai gjen mundësi të madhe dhe begati në tokë. E kush del prej shtëpisë si migrues te All-llahu dhe i dërguari i Tij, dhe e zë vdekja (në rrugë), te All-llahu është shpërblimi i tij. All-llahu është mëshirues, mbulon të metat.
WE MEN JUHAXHIR FI SEBILI ELLAHI JEXHID FIL-’ERDI MURAGAMÆN KETHIRÆN WE SE’ATEN WE MEN JEHRUXH MIN BEJTIHI MUHAXHIRÆN ‘ILA ELLAHI WE RESULIHI THUMME JUDRIK/HUL-MEWTU FEKAD WEKA’A ‘EXHRUHU ‘ALA ELLAHI WE KANEL-LAHU GAFURÆN REHIMÆN
101 Kur të jeni në udhëtim e sipër, nuk është mëkat për ju të shkurtoni namazin, nëse frigoheni se jobesimtarët do të ju sjellin ndonjë të keqe. Jobesimtarët janë armiq tuaj të hapët.
WE ‘IDHA DEREBTUM FIL-’ERDI FELEJSE ‘ALEJKUM XHUNAHUN ‘EN TEKSURU MINE ES-SELÆTI ‘IN HIFTUM ‘EN JEFTINEKUMUL-LEDHINE KEFERU ‘INNEL-KAFIRINE KANU LEKUM ‘ADUWÆN MUBINÆN
102 Kur të jesh ti (Muhammed) bashkë me ta dhe ju falë namazin, një grup prej tyre, duke i bartur armët, le të vijë e le të falet me ty (grupi tjetër në roje), e kur të bien në sexhde (të kryejnë një reqatë), këta le të qëndrojnë mbrapa jush (në roje) e le të vijë grupi tjetër, që nuk është falur, e të falet me ty dhe le t'i bartin armët dhe të jenë në gjendje gadishmërie. Ata që nuk besojnë, e dëshirojnë moskujdesin tuaj ndaj armëve e mjeteve që t'iu vërsulen njëherë me të gjitha fuqitë. Nëse jeni të lodhur nga ndonjë shi ose jeni të sëmurë, nuk është mëkat të mos i bartni armët, por mbani gadishmërinë tuaj. All-llahu ka përgaditë dënim nënçmues për jobesimarët.
WE ‘IDHA KUNTE FIHIM FE’EKAMTE LEHUMU ES-SELÆTE FELTEKUM TA’IFETUN MINHUM ME’AKE WE LIE’HUDHU ‘ESLIHETEHUM FE’IDHA SEXHEDU FELJEKUNU MIN WERA’IKUM WE LTE’TI TA’IFETUN ‘UHRA LEM JUSELLU FELJUSELLU ME’AKE WE LIE’HUDHU HIDHREHUM WE ‘ESLIHETEHUM WEDDEL-LEDHINE KEFERU LEW TEGFULUNE ‘AN ‘ESLIHETIKUM WE ‘EMTI’ATIKUM FEJEMILUNE ‘ALEJKUM MEJLETEN WAHIDETEN WE LA XHUNAHE ‘ALEJKUM ‘IN KANE BIKUM ‘EDHEN MIN METERIN ‘EW KUNTUM MERDA ‘EN TEDA’U ‘ESLIHETEKUM WE HUDHU HIDHREKUM ‘INNALL-LLAHE ‘E’ADDE LILKAFIRINE ‘ADHABÆN MUHINÆN
103 Kur të kryeni namazin (e frikës) përmendeni All-llahun, kur jeni në këmbë, ulur, të mbështetur. E kur të qetësoheni (nga lufta), atëherë faleni namazin në mënyrë të rregullt, pse namazi është obligim (për kohë) i caktuar për besimtarët.
FE’IDHA KADEJTUMU ES-SELÆTE FADHKURU ELLAHE KIJAMÆN WE KU’UDÆN WE ‘ALA XHUNUBIKUM FE’IDHA ETME’NENTUM FE’EKIMU ES-SELÆTE ‘INNE ES-SELÆTE KANET ‘ALEL-MU’UMININE KITABÆN MEWKUTÆN
104 Mos u tregoni të dobët në ndjekjen e armikut, pse nëse ndieni dhëmbje edhe ata ndjejnë dhëmbje sikurse ju, e ju shpresoni nga All-llahu çka ata nuk shpresojnë. All-llahu është i dijshëm, ligjdhënës i matur.
WE LA TEHINU FI EBTIGA’IL-KAWMI ‘IN TEKUNU TE’LEMUNE FE’INNEHUM JE’LEMUNE KEMA TE’LEMUNE WE TERXHUNE MINEL-LAHI MA LA JERXHUNE WE KANEL-LAHU ‘ALIMÆN HEKIMÆN
105 Ne të zbritëm ty (Muhammed) librin (Kur'anin) me plot të vërteta, që të gjykosh mes njerëzve me atë që të mësoi All-llahu. Mos u ngatërro për tradhëtarët (mos u dil në ndihmë).
‘INNA ‘ENZELNA ‘ILEJKEL-KITABE BIL-HEKKI LITEHKUME BEJNE EN-NASI BIMA ‘ERAKEL-LAHU WE LA TEKUN LILHA’ININE HASIMÆN
106 Kërkoj falje (për këtë) All-llahut. All-llahu falë, mëshiron.
WE ESTEGFIRI ELLAHE ‘INNALL-LLAHE KANE GAFURÆN REHIMÆN
107 Mos polemizo për ata që tradhtojnë vetveten. All-llahu nuk e do atë që është gënjeshtar e mëkatar.
WE LA TUXHADIL ‘ANIL-LEDHINE JEHTANUNE ‘ENFUSEHUM ‘INNALL-LLAHE LA JUHIBBU MEN KANE HAWWANÆN ‘ETHIMÆN
108 Ata fshihen (turpërohen) prej njerëzve, e nuk turpërohen prej All-llahut, e Ai është me ta edhe kur planifikojnë fshehtas thënie me të cilat nuk është i kënaqur Ai. All-llahut nuk mund t'i shpëtojnë veprimet e atyre.
JESTEHFUNE MINE EN-NASI WE LA JESTEHFUNE MINEL-LAHI WE HUWE ME’AHUM ‘IDH JUBEJJITUNE MA LA JERDA MINEL-KAWLI WE KANEL-LAHU BIMA JA’MELUNE MUHITÆN
109 Ja, ju jeni ata që i mbrojtët (gënjeshtarët) në jetën e kësaj bote, kush do të polemizojë me All-llahun për ta ditën e gjykimit, apo kush do ti marrë në mbrojtje?
HA’ENTUM HA’UULA’ XHADELTUM ‘ANHUM FIL-HEJÆTI ED-DUNJA FEMEN JUXHADILU ELLAHE ‘ANHUM JEWMEL-KIJAMETI ‘EM MEN JEKUNU ‘ALEJHIM WE KILÆN
110 Kush bën ndonjë të keqe ose e ngarkon veten, pastaj kërkon falje te All-llahu, ai e gjen All-llahun falës dhe mëshirues.
WE MEN JA’MEL SU’ÆN ‘EW JEDHLIM NEFSEHU THUMME JESTEGFIRI ELLAHE JEXHIDI ELLAHE GAFURÆN REHIMÆN
111 Kush bën ndonjë mëkat, ai ka ngarkuar vetveten. All-llahu i di hollësitë, është gjykatës i drejtë.
WE MEN JEKSIB ‘ITHMÆN FE’INNEMA JEKSIBUHU ‘ALA NEFSIHI WE KANEL-LAHU ‘ALIMÆN HEKIMÆN
112 Kush bën ndonjë gabim ose mëkat, e pastaj atë ia hudh një të pafajshmit, ai ngarkohet me një shpifje e me një mëkat të hapët.
WE MEN JEKSIB HATI’ETEN ‘EW ‘ITHMÆN THUMME JERMI BIHI BERI’ÆN FEKADI EHTEMELE BUHTANÆN WE ‘ITHMÆN MUBINÆN
113 E sikur të mos ishte dhuntia e All-llahut dhe mëshira e Tij ndaj teje, një grup prej tyre do të humbte ty, por ata nuk humbin tjetër, pos vetes së tyre. Ty nuk mund të dëmtojnë asgjë. All-llahu të shpalli ty, librin dhe sheriatin, të mësoi çka nuk dije. Dhuntia e All-llahut ndaj teje është shumë e madhe.
WE LEWLA FEDLU ELLAHI ‘ALEJKE WE REHMETUHU LEHEMMET TA’IFETUN MINHUM ‘EN JUDILLUKE WE MA JUDILLUNE ‘ILLA ‘ENFUSEHUM WE MA JEDURRUNEKE MIN SHEJ’IN WE ‘ENZELEL-LAHU ‘ALEJKEL-KITABE WEL-HIKMETE WE ‘ALLEMEKE MA LEM TEKUN TA’LEMU WE KANE FEDLU ELLAHI ‘ALEJKE ‘ADHIMÆN
114 Në shumë biseda të tyre të fshehta nuk ka kurrfarë dobie, përveç (bisedës) kush këshillon për lëmoshë, për ndonjë të mirë ose pajtim mes njerëzve. E kush i bën këto duke pasur për qëllim vetëm kënaqësinë e All-llahut, Ne do ti japim më vonë (në botën tjetër) shpërblim të madh.
LA HAJRE FI KETHIRIN MIN NEXHWAHUM ‘ILLA MEN ‘EMERE BISEDEKATIN ‘EW MA’RUFIN ‘EW ‘ISLAHIN BEJNE EN-NASI WE MEN JEF’AL DHALIKE EBTIGA’E MERDÆTI ELLAHI FESEWFE NU’UTIHI ‘EXHRÆN ‘ADHIMÆN
115 Kush i kundërvihet të dërguarit, pasi që i është bërë e qatë e vërteta dhe ndjek rrugë tjetër nga ajo e besimtarëve, Ne e lëmë në atë që e ka zgjedhur (në Dunja) e e fusim në xhehennem. Përfundim i keq është ai.
WE MEN JUSHAKIKI ER-RESULE MIN BA’DI MA TEBEJJENE LEHUL-HUDA WE JETTEBI’ GAJRE SEBILIL-MU’UMININE NUWELLIHI MA TEWELLA WE NUSLIHI XHEHENNEME WE SA’ET MESIRÆN
116 Është e vërtetë se All-llahu nuk falë (mëkatin) t'i bëhet Atij shok, e pos këtij (mëkati), të tjerat i falë atij që dëshiron. Ai që i përshkruan shok All-llahut, ai ka humbur dhe bërë një largim të madh (prej të vërtetës).
‘INNALL-LLAHE LA JEGFIRU ‘EN JUSHREKE BIHI WE JEGFIRU MA DUNE DHALIKE LIMEN JESHA’U WE MEN JUSHRIK BILLAHI FEKAD DELLE DELALÆN BA’IDÆN
117 Ata nuk lusin tjetër pos Tij vetëm (emra idhujsh) femra dhe nuk lusin tjetër pos djallit plot sherr.
‘IN JED’UNE MIN DUNIHI ‘ILLA ‘INATHÆN WE ‘IN JED’UNE ‘ILLA SHEJTANÆN MERIDÆN
118 "Atë e mallkoi All-llahu. Ai ka thënë: "Unë do të përfitoj një pjesë të caktuar të robërve të Tu".
LE’ANEHU ELLAHU WE KALE LE’ETTEHIDHENNE MIN ‘IBADIKE NESIBÆN MEFRUDÆN
119 Do t'i shmangë (nga e vërteta), do t'i bëjë të shpresojnë në gjëra të kota; do t'i urdhëroj dhe ata do të shqyejnë veshët e bagëtive; do ti urdhëroj dhe ata do të shëmtojnë krijesat e All-llahut. E kush e bën mik djallin, e jo All-llahun, ai ka dështuar sheshazi.
WE LE’UDILLENNEHUM WE LE’UMENNIJENNEHUM WE LE’AMURENNEHUM FELEJUBETTIKUNNE ‘ADHANEL-’EN’AM WE LE’AMURENNEHUM FELEJUGAJJIRUNNE HALKAL-LAHI WE MEN JETTEHIDHI ESH-SHEJTANE WELIJÆN MIN DUNI ELLAHI FEKAD HASIRE HUSRANÆN MUBINÆN
120 Ai u premton atyre dhe i bën të shpresojnë, por djalli nuk premton tjetër vetëm se mashtrim.
JA’IDUHUM WE JUMENNIHIM WE MA JA’IDUHUMU ESH-SHEJTANU ‘ILLA GURURÆN
121 Të tillët (që ndjekin djallin) kanë vendin në xhehennem dhe prej tij nuk kanë të ikur (shpëtim).
‘ULA’IKE ME’WAHUM XHEHENNEMU WE LA JEXHIDUNE ‘ANHA MEHISÆN
122 E ata që besuan dhe bënë vepra të mira, Ne do t'i vendosim në xhennete, ku rrjedhin lumenj e ku do jenë përgjithmonë. Premtimi i saktë i All-llahut. E kush mund të jetë më i saktë në fjalë se All-llahu?
WEL-LEDHINE ‘AMENU WE ‘AMILU ES-SALIHATI SENUDHILUHUM XHENNATIN TEXHRI MIN TEHTIHAL-’ENHARU HALIDINE FIHA ‘EBEDÆN WA’DEL-LAHI HEKKÆN WE MEN ‘ESDEKU MINEL-LAHI KILÆN
123 Nuk është (shpëtim) sipas shpresave tuaja as sipas shpresave të ithtarëve të librit. Kushdo që bën keq, do të ndëshkohet me te dhe, pos All-llahut, nuk ka për t'i gjetur vetes as mbrojtës as ndihmës.
LEJSE BI’EMANIJIKUM WE LA ‘EMANIJI ‘EHLIL-KITABI MEN JA’MEL SU’ÆN JUXHZE BIHI WE LA JEXHID LEHU MIN DUNI ELLAHI WELIJÆN WE LA NESIRÆN
124 Kush bën ndonjë nga punët e mira, qoftë mashkull ose femër duke qenë besimtarë, të tillët hyjnë në xhennet dhe nuk u bëhet farë padrejtësie.
WE MEN JA’MEL MINE ES-SALIHATI MIN DHEKERIN ‘EW ‘UNTHA WE HUWE MU’UMINUN FE’ULA’IKE JEDHULUNEL-XHENNETE WE LA JUDHLEMUNE NEKIRÆN
125 Kush ka fe më të mirë se ai që sinqerisht i është bindur All-llahut dhe, duke qenë bamirës, e ndjek fenë e drejtë të Ibrahimit? All-llahu e zgjodhi Ibrahimin të dashurin më të ngushtë.
WE MEN ‘EHSENU DINÆN MIMMEN ‘ESLEME WEXHHEHU LILLAHI WE HUWE MUHSINUN WE ETTEBE’A MILLETE ‘IBRAHIME HENIFÆN WE ETTEHADHEL-LAHU ‘IBRAHIME HALILÆN
126 Vetëm të All-llahut janë ç'ka në qiej dhe ç'ka në tokë. All-llahu ka përfshirë çdo send.
WE LILLEHI MA FI ES-SEMAWATI WE MA FIL-’ERDI WE KANEL-LAHU BIKULLI SHEJ’IN MUHITÆN
127 Kërkojnë prej teje (Muhammed) përgjigje - fetva për (çështjen) gratë. Thuaju: "All-llahu ju sqaron për to dhe kjo që po ju lexohet nga libri (Kur'ani) përkitazi me gratë jetime, me të cilat lakmoni të martoheni me to, e nuk u jepni atë që është caktuar (niqah ose miras), (ju sqaron) lidhur me të paaftit (fëmijët jetimë) dhe që të mbani drejtësi ndaj jetimëve!" Dhe, çfarëdo të mire që punoni, All-llahu di shumë për të.
WE JESTEFTUNEKE FI EN-NISA’ KULI ELLAHU JUFTIKUM FIHINNE WE MA JUTLA ‘ALEJKUM FIL-KITABI FI JETAMA EN-NISA’L-LATI LA TU’UTUNEHUNNE MA KUTIBE LEHUNNE WE TERGABUNE ‘EN TENKIHUHUNNE WEL-MUSTED’AFINE MINEL-WILDANI WE ‘EN TEKUMU LILJETAMA BIL-KISTI WE MA TEF’ALU MIN HAJRIN FE’INNALL-LLAHE KANE BIHI ‘ALIMÆN
128 Nëse ndonjë grua i frikësohet largimit ose ftohjes së burrit të vet ndaj asaj, atëherë nuk gabojnë po qe se bëjnë mes vete ndonjë mbarim (pajtim). Pajtimi është më i dobishmi. Megjithë këtë, koprracia është e pranishme ndër njerëz. Por, nëse silleni mirë dhe ruheni, s'ka dyshim se All-llahu hollësisht është i njohur me gjithë çka veproni.
WE ‘INI EMRE’ETUN HAFET MIN BA’LIHA NUSHUZÆN ‘EW ‘I’RADÆN FELA XHUNAHE ‘ALEJHIMA ‘EN JUSLIHA BEJNEHUMA SULHÆN WE ES-SULHU HAJRUN WE ‘UHDIRETIL-’ENFUSU ESH-SHUHHE WE ‘IN TUHSINU WE TETTEKU FE’INNALL-LLAHE KANE BIMA TA’MELUNE HABIRÆN
129 Ju kurrsesi nuk do të mund ta mbani drejtësinë mes grave edhe nëse përpiqeni, pra mos anoni plotësisht nga ndonjëra e të lini tjetrën si të varur. E nëse përmirësoheni dhe ruheni se (padrejtësisë), All-llahu ju falë dhe ju mëshiron.
WE LEN TESTETI’U ‘EN TA’DILU BEJNE EN-NISA’ WE LEW HERESTUM FELA TEMILU KULLEL-MEJLI FETEDHERUHA KALMU’ALLEKATI WE ‘IN TUSLIHU WE TETTEKU FE’INNALL-LLAHE KANE GAFURÆN REHIMÆN
130 Por nëse ndahen prej njëri tjetrit, All-llahu begaton me mirësinë e Tij secilin prej tyre. All-llahu është bujar i madh, i plotdijshëm.
WE ‘IN JETEFERREKA JUGNI ELLAHU KULLA MIN SE’ATIHI WE KANEL-LAHU WASI’ÆN HEKIMÆN
131 Vetëm e All-llahut është ç'ka në qiej e ç'ka në tokë. Ne ju patëm sugjeruar atyre që iu pat dhënë libri para jush, e edhe juve që të keni frikë nga All-llahu. Po në mos besofshit, (dine) e All-llahut është ç'ka në qiej dhe ç'ka ka në tokë. All-llahu është i panevojë e i falënderuar.
WE LILLEHI MA FI ES-SEMAWATI WE MA FIL-’ERDI WE LEKAD WESSEJNAL-LEDHINE ‘UTUL-KITABE MIN KABLIKUM WE ‘IJAKUM ‘ENI ETTEKU ELLAHE WE ‘IN TEKFURU FE’INNE LILLAHI MA FI ES-SEMAWATI WE MA FIL-’ERDI WE KANEL-LAHU GANIJÆN HEMIDÆN
132 Të All-llahut janë gjithë ç'ka në qiej e ç'ka në tokë. Mjafton që All-llahu është i përkujdesshëm.
WE LILLEHI MA FI ES-SEMAWATI WE MA FIL-’ERDI WE KEFA BILLAHI WE KILÆN
133 Nëse Ai dëshiron, ju zhduk juve or njerëz, e sjell të tjerë. Për këtë është i plotfuqishëm.
‘IN JESHE’ JUDH/HIBKUM ‘EJJUHA EN-NASU WE JE’TI BI’AHARINE WE KANEL-LAHU ‘ALA DHALIKE KADIRÆN
134 Kush (me punën e vet) dëshiron shpërblimin e kësaj bote, (ai gabon), shpërblmi i kësaj dhe i asaj botës tjetër është te All-llahu, e All-llahu dëgjon, sheh.
MEN KANE JURIDU THEWABE ED-DUNJA FA’INDEL-LAHI THEWABU ED-DUNJA WEL-’AHIRETI WE KANEL-LAHU SEMI’ÆN BESIRÆN
135 O ju që besuat, vazhdimisht të jeni dëshmues të drejtë për hirë të All-llahut edhe nëse është kundër (interesit) vetvetes suaj, kundër prindërve ose kundër të afërmve, le të jetë ai (për të cilin dëshmohet) pasanik ose varfnjak, pse All-llahu di më mirë për ta. Mos ndiqni pra emocionin e t'i shmangeni drejtësisë. Nëse shtrëmbëroni ose tërhiqeni, All-llahu hollësisht di ç'ka punoni.
JA ‘EJJUHAL-LEDHINE ‘AMENU KUNU KAWWAMINE BIL-KISTI SHUHEDA’E LILLAHI WE LEW ‘ALA ‘ENFUSIKUM ‘EWIL-WALIDEJNI WEL-’EKREBINE ‘IN JEKUN GANIJÆN ‘EW FEKIRÆN FE-ELLAHU ‘EWLA BIHIMA FELA TETTEBI’UL-HEWA ‘EN TA’DILU WE ‘IN TELWU ‘EW TU’RIDU FE’INNALL-LLAHE KANE BIMA TA’MELUNE HABIRÆN
136 O ju që besuat, besoni vazhdimisht All-llahut, të dërguarit të Tij, librit që gradualisht ia shpalli të dërguarit të Tij dhe librit që e pat zbritur më parë. Kush nuk i beson All-llahut, engjëjve të Tij, librave të Tij, të dëguarve të Tij dhe botës tjetër, ai ka humbur tepër larg.
JA ‘EJJUHAL-LEDHINE ‘AMENU ‘AMINU BILLAHI WE RESULIHI WEL-KITABIL-LEDHI NEZZELE ‘ALA RESULIHI WEL-KITABIL-LEDHI ‘ENZELE MIN KABLU WE MEN JEKFUR BILLAHI WE MELA’IKETIHI WE KUTUBIHI WE RUSULIHI WEL-JEWMIL-’AHIRI FEKAD DELLE DELALÆN BA’IDÆN
137 Vërtet, ata që besuan e pastaj tradhëtuan, përsëri besuan e pastaj tradhtuan dhe e shtuan mosbesimin, All-llahu nuk u falë atyre as nuk i udhëzon në rrugë të drejtë.
‘INNEL-LEDHINE ‘AMENU THUMME KEFERU THUMME ‘AMENU THUMME KEFERU THUMME EZDADU KUFRÆN LEM JEKUNI ELLAHU LIJEGFIRE LEHUM WE LA LIJEHDIJEHUM SEBILÆN
138 Ti (Muhammed) lajmëroj munafikët se me të vërtetë ata kanë një dënim të dhembshëm.
BESHSHIRIL-MUNAFIKINE BI’ENNE LEHUM ‘ADHABÆN ‘ELIMÆN
139 Janë ata që, përkundër besimtarëve, i miqësojnë jobesimtarët. Vallë, a mos kërkojnë fuqi te ta? S'ka dyshim, e tërë fuqia i takon All-llahut.
EL-LEDHINE JETTEHIDHUNEL-KAFIRINE ‘EWLIJA’E MIN DUNIL-MU’UMININE ‘EJEBTEGUNE ‘INDEHUMUL-’IZZETE FE’INNEL-’IZZETE LILLAHI XHEMI’ÆN
140 Juve u është shpallur në librin (Kur'anin) që, kur të dëgjoni se po mohohet Kur'ani i All-llahut dhe po bëhet tallje me të, mos rrini me ata derisa të mos hyjnë në bisedë tjetër. Përndyshe, ju do të jeni si ata. All-llahu do t'i tubojë tradhëtarët dhe jobesimtërët që të gjithë në xhehennem.
WE KAD NEZZELE ‘ALEJKUM FIL-KITABI ‘EN ‘IDHA SEMI’TUM ‘AJATI ELLAHI JUKFERU BIHA WE JUSTEHZE’U BIHA FELA TEK’UDU ME’AHUM HETTA JEHUDU FI HEDITHIN GAJRIHI ‘INNEKUM ‘IDHÆN MITHLUHUM ‘INNALL-LLAHE XHAMI’UL-MUNAFIKINE WEL-KAFIRINE FI XHEHENNEME XHEMI’ÆN
141 "Ata janë që presin se ç'po ju ngjanë juve. Nëse me ndihmën e All-llahut ngadhënjeni, ata thonë: "A nuk ishim me ju?" E nëse jobesimtarëve u takon ndonjë fitim, ata thonë: "A nuk mbizotëruam ne mbi ju (por nuk deshtëm të mposhtim) dhe penguam prej jush besimtarët!" All-llahu do të gjykojë mes jush ditën e gjykimit. All-llahu kurrsesi nuk iu mëndëson jobesimtarëve mbizotërim të plotë mbi besimtarët.
EL-LEDHINE JETEREBBESUNE BIKUM FE’IN KANE LEKUM FETHUN MINEL-LAHI KALU ‘ELEM NEKUN ME’AKUM WE ‘IN KANE LILKAFIRINE NESIBUN KALU ‘ELEM NESTEHWIDH ‘ALEJKUM WE NEMNA’KUM MINEL-MU’UMININE FE-ELLAHU JEHKUMU BEJNEKUM JEWMEL-KIJAMETI WE LEN JEXH’ALEL-LAHU LILKAFIRINE ‘ALEL-MU’UMININE SEBILÆN
142 Munafikët përpiqen të mashtrojnë All-llahun (duke u paraqitur rrejshëm si besimtarë), por All-llahu mbizotëron dinakëritë e tyre. Ata edhe kur falen, falen me përtaci dhe vetëm sa për t'u dukur te njerëzit dhe fare pak e përmendin All-llahun.
‘INNEL-MUNAFIKINE JUHADI’UNEL-LAHE WE HUWE HADI’UHUM WE ‘IDHA KAMU ‘ILA ES-SELÆTI KAMU KUSALA JURA’UNE EN-NASE WE LA JEDHKURUNEL-LAHE ‘ILLA KALILÆN
143 Ata janë të luhatshëm ndërmjet atij dhe atij (besimit dhe mosbesimit) e nuk janë as me ata (me besimtarët) as me ata (me jobesimtarët). Po atë që e mposht All-llahu, ti nuk mund të gjesh shpëtim për te.
MUDHEBDHEBINE BEJNE DHALIKE LA ‘ILA HA’UULA’ WE LA ‘ILA HA’UULA’ WE MEN JUDLILI ELLAHU FELEN TEXHIDE LEHU SEBILÆN
144 O ju që besuat, mos i zini miq jobesimtarët e t'i lini manash besimtarët! A doni t'i sillni All-llahut argument të qartë kundër vetës!
JA ‘EJJUHAL-LEDHINE ‘AMENU LA TETTEHIDHUL-KAFIRINE ‘EWLIJA’E MIN DUNIL-MU’UMININE ‘ETURIDUNE ‘EN TEXH’ALU LILLAHI ‘ALEJKUM SULTANÆN MUBINÆN
145 S'ka dyshim, munafikët do të jenë në shtresën më të ulët (në fund) të zjarrit dhe për ta nuk do të gjesh mbrojtës,
‘INNEL-MUNAFIKINE FI ED-DERKIL-’ESFELI MINE EN-NARI WE LEN TEXHIDE LEHUM NESIRÆN
146 Përveq atyre që u penduan, u përmirësuan, iu përmbajtën All-llahut (mësimeve të Tij) dhe praktikojnë sinqerisht fenë e tyre për All-llahun. Të tillët do të jenë bashkë me besimtarët, e All-llahu ka për t'iu dhënë besimtarëve shprblim të madh.
‘ILLAL-LEDHINE TABU WE ‘ESLEHU WE A’TESEMU BILLAHI WE ‘EHLESU DINEHUM LILLAHI FE’ULA’IKE ME’AL-MU’UMININE WE SEWFE JU’UTI ELLAHUL-MU’UMININE ‘EXHRÆN ‘ADHIMÆN
147 Çfarë ka All-llahu me dënimin tuaj? E falënderuat dhe i besuat? (e para nuk i pakëson sundimin e as e dyta nuk i shton) All-llahu është mirënjohës i dijshëm.
MA JEF’ALU ELLAHU BI’ADHABIKUM ‘IN SHEKERTUM WE ‘AMENTUM WE KANEL-LAHU SHAKIRÆN ‘ALIMÆN
148 All-llahu nuk do publikimin e shprehjeve të këqia përveç (publikimit) të atij që i është bërë padrejt. All-llahu është dëgjues, i dijshëm.
LA JUHIBBU ELLAHUL-XHEHRE BIS-SU’I MINEL-KAWLI ‘ILLA MEN DHULIME WE KANEL-LAHU SEMI’ÆN ‘ALIMÆN
149 Nëse publikoni ndonjë të mirë ose e fshihni atë, ose i falni ndonjë të keqe (dikujt), All-llahu i plotfuqishëm falë shumë.
‘IN TUBDU HAJRÆN ‘EW TUHFUHU ‘EW TA’FU ‘AN SU’IN FE’INNALL-LLAHE KANE ‘AFUWÆN KADIRÆN
150 "S'ka dyshim se ata që nuk besojnë All-llahun dhe të dërguarin e Tij, dëhirojnë të bëjnë dallim mes All-llahut dhe të dërguarve të Tij e thonë: "Ne i besojmë disa e nuk i besojmë disa të tjerë" e mes këtij duam të marrin një rrugë.
‘INNEL-LEDHINE JEKFURUNE BILLAHI WE RUSULIHI WE JURIDUNE ‘EN JUFERRIKU BEJNEL-LAHI WE RUSULIHI WE JEKULUNE NU’UMINU BIBA’DIN WE NEKFURU BIBA’DIN WE JURIDUNE ‘EN JETTEHIDHU BEJNE DHALIKE SEBILÆN
151 Të tillët lanë jobesimtarët e vërtetë; e Ne kemi përgatitur dënim të fortë e nënçmues për jobesimtarët.
‘ULA’IKE HUMUL-KAFIRUNE HEKKÆN WE ‘A’TEDNA LILKAFIRINE ‘ADHABÆN MUHINÆN
152 E ata që besuan All-llahun dhe të dërguarin e Tij dhe nuk bënë kurrfarë dallimi në asnjë prej tyre, të tillëve do t'u jepet shpërblim i merituar. All-llahu falë shumë dhe është mëshirues.
WEL-LEDHINE ‘AMENU BILLAHI WE RUSULIHI WE LEM JUFERRIKU BEJNE ‘EHEDIN MINHUM ‘ULA’IKE SEWFE JU’UTIHIM ‘UXHUREHUM WE KANEL-LAHU GAFURÆN REHIMÆN
153 "Ithtarët e librit (jehuditë) kërkojnë prej teje t'u sjellësh një libër (komplet) nga qielli. Po ata patën kërkuar prej Musait edhe më tepër e i patën thënë: "Dëftona Zotin sheshas" (ta shohim me sy) e për shkak të mizorisë së tyre i kapi rrufeja. Mandej edhe pasi që iu patën shfaqur atyre mrekulli të qarta, ata adhuruan viçin. Ne u patëm falur atë, e Musait i dhamë argumente të forta.
JES’ELUKE ‘EHLUL-KITABI ‘EN TUNEZZILE ‘ALEJHIM KITABÆN MINE ES-SEMA’I FEKAD SE’ELU MUSA ‘EKBERE MIN DHALIKE FEKALU ‘ERINA ELLAHE XHEHRETEN FE’EHADHET/HUMU ES-SA’IKATU BIDHULMIHIM THUMME ETTEHADHUL-’IXHLE MIN BA’DI MA XHA’ET/HUMUL-BEJJINATU FE’AFEWNA ‘AN DHALIKE WE ‘ATEJNA MUSA SULTANÆN MUBINÆN
154 "Ne ngritëm mbi ta (bregun) Tur'in pse ishin zotuar (ta pranojnë Tevratin), u patëm thënë: "Hyni në derë (të bejtul mukaddesit) të përulur, dhe u patëm thënë: "Mos e thyeni të shtunën" (mos gjuani peshk). Ashtu Ne patëm marrë prej tyre besë të fortë.
WE REFA’NA FEWKAHUMUT-TURE BIMITHAKIHIM WE KULNA LEHUM EDHULUL-BABE SUXHXHEDÆN WE KULNA LEHUMU LA TA’DU FI ES-SEBTI WE ‘EHADHNA MINHUM MITHAKÆN GALIDHÆN
155 Dhe për shkak të thyerjes së besës së dhënë, të mohimit të ajeteve (shpalljes) të All-llahut, të mbytjes së pejgamberëve pa kurrfarë të drejtë dhe thënies së tyre: "Zemrat tona janë të mbuluara" (me perde). Jo, por për shkak të mohimit të tyre All-llahu ua vulosi ato (zemrat), e nuk besojnë prej tyre vetëm pakkush.
FEBIMA NEKDIHIM MITHAKAHUM WE KUFRIHIM BI’AJATI ELLAHI WE KATLIHIMUL-’ENBIJA’E BIGAJRI HEKKIN WE KAWLIHIM KULUBUNA GULFUN BEL TEBE’ALLAHU ‘ALEJHA BIKUFRIHIM FELA JU’UMINUNE ‘ILLA KALILÆN
156 Edhe për shkak të mosbesimit dhe të thënies së tyre shpifëse kundër Merjemes;
WE BIKUFRIHIM WE KAWLIHIM ‘ALA MERJEME BUHTANÆN ‘ADHIMÆN
157 "Madje për shkak të thënies së tyre: "Ne e kemi mbytur Mesihun, Isain, birin e Merjemes, të dërguarin e All-llahut". Po ata as nuk e mbytën as nuk e gozhduan (nuk e kryqëzuan në gozhda), por atyre u përngjau. Ata që nuk u pajtuan rreth (mbytjes së) tij, janë në dilemë për të (për mbytje) e nuk kanë për të kurrfarë dije të saktë, përveç që iluzojnë. E ata me siguri nuk e mbytën atë.
WE KAWLIHIM ‘INNA KATELNAL-MESIHE ‘ISA EBNE MERJEME RESULEL-LAHI WE MA KATELUHU WE MA SELEBUHU WE LEKIN SHUBBIHE LEHUM WE ‘INNEL-LEDHINE EHTELEFU FIHI LEFI SHEKKIN MINHU MA LEHUM BIHI MIN ‘ILMIN ‘ILLA ETTIBA’A EDH-DHENNI WE MA KATELUHU JEKINÆN
158 Përkundrazi, All-llahu e ngriti atë pranë Vetes. All-llahu është i poltfuqishëm, i dijshëm.
BEL REFE’AHU ELLAHU ‘ILEJHI WE KANEL-LAHU ‘AZIZÆN HEKIMÆN
159 Nuk ka asnjë nga ithtarët e librit vetëm se ka për t'i besuar atij (Isait) para vdekjes së vet, e në ditën e gjykimit ai dëshmon kundër tyre.
WE ‘IN MIN ‘EHLIL-KITABI ‘ILLA LEJU’UMINENNE BIHI KABLE MEWTIHI WE JEWMEL-KIJAMETI JEKUNU ‘ALEJHIM SHEHIDÆN
160 Dhe për shkak të mizorisë së atyre, që ishin jahudi, dhe për shkak se penguan shumë nga rruga e All-llahut, Ne ua ndaluam (ua bëmë haram) disa (lloje ushqimesh) të mira që u ishin të lejuara.
FEBIDHULMIN MINEL-LEDHINE HADU HERREMNA ‘ALEJHIM TEJJIBATIN ‘UHILLET LEHUM WE BISEDDIHIM ‘AN SEBILI ELLAHI KETHIRÆN
161 Edhe për shkak të marrjes së kamatës edhe pse e kishin të ndaluar atë dhe ngrënies së pasurisë së njerëzve në mënyrë të padrejtë. Ne kemi përgatitur dënim të mundimshëm për ata që nuk besuan prej tyre.
WE ‘EHDHIHIMU ER-RIBA WE KAD NUHU ‘ANHU WE ‘EKLIHIM ‘EMWALE EN-NASI BIL-BATILI WE ‘A’TEDNA LILKAFIRINE MINHUM ‘ADHABÆN ‘ELIMÆN
162 Por ata, prej tyre që kanë thesar të diturisë, dhe besimtarët, besojnë atë që tu shpall ty dhe atë që u shpall para teje, besojnë edhe ata që e falin namazin dhe japin zeqatim dhe besimtarët në All-llahun e në jetën e ardhshme. Të tillëve do t'u japim shpërblim të madh.
LEKINI ER-RASIHUNE FIL-’ILMI MINHUM WEL-MU’UMINUNE JU’UMINUNE BIMA ‘UNZILE ‘ILEJKE WE MA ‘UNZILE MIN KABLIKE WEL-MUKIMINE ES-SELÆTE WEL-MU’UTUNE EZ-ZEKÆTE WEL-MU’UMINUNE BILLAHI WEL-JEWMIL-’AHIRI ‘ULA’IKE SENU’UTIHIM ‘EXHRÆN ‘ADHIMÆN
163 Ne të frymëzuam ty me shpallje sikurse e patëm frymëzuar Nuhun dhe pejgamberët pas tij; e patëm frymëzuar Ibrahimin, Ismajlin, Is'hakun, Jakubin dhe pasardhësit e tij, Isain, Ejubin, Junusin, Harunin, Sulejmanin, e Davudit i patëm dhënë Zeburin.
‘INNA ‘EWHEJNA ‘ILEJKE KEMA ‘EWHEJNA ‘ILA NUHIN WE EN-NEBIJINE MIN BA’DIHI WE ‘EWHEJNA ‘ILA ‘IBRAHIME WE ‘ISMA’ILE WE ‘ISHAKA WE JA’KUBE WEL-’ESBATI WE ‘ISA WE ‘EJJUBE WE JUNUS WE HARUNE WE SULEJMANE WE ‘ATEJNA DAWUDE ZEBURÆN
164 Dhe (dërguam) të dërguar më parë që të rrëfyem për ta, dhe të dërguar të tjerë për të cilët nuk të rrëfyem, e Musait i foli All-llahu me fjalë.
WE RUSULÆN KAD KASESNAHUM ‘ALEJKE MIN KABLU WE RUSULÆN LEM NEKSUSHUM ‘ALEJKE WE KELLEMEL-LAHU MUSA TEKLIMÆN
165 Të dërguar që ishin lajmgëzues e kërcënues, ashtu që pas dërgimit të dërguarve njerëzit të mos kenë fakt (arsyetim) para All-llahut. All-llahu është i pavarur në sundimin e vet dhe di si të veprojë.
RUSULÆN MUBESHSHIRINE WE MUNDHIRINE LI’LLA JEKUNE LILNNASI ‘ALA ELLAHI HUXHXHETUN BA’DE ER-RUSULI WE KANEL-LAHU ‘AZIZÆN HEKIMÆN
166 (Jehuditë i thanë se nuk të besojmë në shpallje Muhammedit) Por All-llahu dëshmon për atë që t'u zbrit ty, atë ta zbriti sipas dijes së Vet, edhe engjëjtë dëshmojnë, po mjaft është All-llahu dëshmues.
LEKINI ELLAHU JESH/HEDU BIMA ‘ENZELE ‘ILEJKE ‘ENZELEHU BI’ILMIHI WEL-MELA’IKETU JESH/HEDUNE WE KEFA BILLAHI SHEHIDÆN
167 Ata që nuk besuan dhe penguan nga rruga e All-llahut, ata kanë humbur shumë larg.
‘INNEL-LEDHINE KEFERU WE SEDDU ‘AN SEBILI ELLAHI KAD DELLU DELALÆN BA’IDÆN
168 Aa që nuk besuan dhe bënë zullum, All-llahu as nuk ka për t'i falur as nuk ka për t'i drejtuar në rrugë.
‘INNEL-LEDHINE KEFERU WE DHELEMU LEM JEKUNI ELLAHU LIJEGFIRE LEHUM WE LA LIJEHDIJEHUM TERIKÆN
169 Përpos rrugës së xhehennemit, në të cilin do të jenë përjetë të përsosur. E për All-llahun kjo është lehtë.
‘ILLA TERIKA XHEHENNEME HALIDINE FIHA ‘EBEDÆN WE KANE DHALIKE ‘ALA ELLAHI JESIRÆN
170 O ju njerëz, juve u erdhi i dërguari me të vërtetën (fenë e drejtë) nga Zoti juaj, pra t'i besoni se është më e dobishme për ju. Po nëse vazhdoni ta refuzoni, ta dini se ç'ka në qiej e tokë është vetëm e All-llahut. All-llahu di (gjendjen e robëve), është më i urti.
JA ‘EJJUHA EN-NASU KAD XHA’EKUMU ER-RESULU BIL-HEKKI MIN RABBIKUM FE’AMINU HAJRÆN LEKUM WE ‘IN TEKFURU FE’INNE LILLAHI MA FI ES-SEMAWATI WEL-’ERDI WE KANEL-LAHU ‘ALIMÆN HEKIMÆN
171 O ithtarët e librit, mos teproni në fenë tuaj dhe mos thuani tjetër gjë për All-llahun, përveç asaj që është e vërtetë. Mesihu, Isa, bir i Merjemes, ishte vetëm i dërguar i All-llahut. Ishte fjalë e Tij (bëhu) që ia drejtoi Merjemes dhe ishte frymë (shpirt) nga Ai. Besojeni pra All-llahun dhe të dërguarin e Tij e mos thoni: "Tre" (trini). Pushoni (së thëni), se është më mirë për ju. All-llahu është vetëm një All-llah; larg qoftë asaj që Ai të ketë fëmijë. Ç'ka në qiej dhe ç'ka në tokë është vetëm e Tij. Mjafton që All-llahu është planifikues i pavarur.
JA ‘EHLEL-KITABI LA TEGLU FI DINIKUM WE LA TEKULU ‘ALA ELLAHI ‘ILLAL-HEKKA ‘INNEMAL-MESIHU ‘ISA EBNU MERJEME RESULU ELLAHI WE KELIMETUHU ‘ELKAHA ‘ILA MERJEME WE RUHUN MINHU FE’AMINU BILLAHI WE RUSULIHI WE LA TEKULU THELATHETUN ENTEHU HAJRÆN LEKUM ‘INNEMALLAHU ‘ILEHUN WAHIDUN SUBHANEHU ‘EN JEKUNE LEHU WELEDUN LEHU MA FI ES-SEMAWATI WE MA FIL-’ERDI WE KEFA BILLAHI WE KILÆN
172 Mesihu nuk tërhiqet prej asaj se është rob i All-llahut, nuk tërhiqet as engjëjt më të zgjedhur. Kush tërhiqet prej adhurimit ndaj Tij dhe bën mendjemadhësi, Ai do t'i ringjallë dhe do t'i tubojë të gjithë pranë Tij.
LEN JESTENKIFEL-MESIHU ‘EN JEKUNE ‘ABDÆN LILLAHI WE LAL-MELA’IKETUL-MUKARREBUNE WE MEN JESTENKIF ‘AN ‘IBADETIHI WE JESTEKBIR FESEJEHSHURUHUM ‘ILEJHI XHEMI’ÆN
173 E përsa u përket atyre që besuan dhe vepruan mirë, atyre do tu përmbushet shpërblimi i merituar, por edhe do t'iu shtohet prej dhuntisë së Tij. Përsa i përket atyre që u tërhoqën dhe mbajtën veten kryelartë, ata do t'i ndëshkojë me një ndëshkim fort të dhëmbshëm dhe pos All-llahut nuk do t'i gjejnë vetes as mbrojtës as ndihmës.
FE’EMMAL-LEDHINE ‘AMENU WE ‘AMILU ES-SALIHATI FEJUWEFFIHIM ‘UXHUREHUM WE JEZIDUHUM MIN FEDLIHI WE ‘EMMAL-LEDHINE ESTENKEFU WE ESTEKBERU FEJU’ADHDHIBUHUM ‘ADHABÆN ‘ELIMÆN WE LA JEXHIDUNE LEHUM MIN DUNI ELLAHI WELIJÆN WE LA NESIRÆN
174 O ju njerëz, juve ju erdhi nga Zoti juaj argument dhe Ne ju zbritëm dritë të qartë.
JA ‘EJJUHA EN-NASU KAD XHA’EKUM BURHANUN MIN RABBIKUM WE ‘ENZELNA ‘ILEJKUM NURÆN MUBINÆN
175 Ata që i besuan All-llahut dhe iu përmbajtën Atij (librit të Tij), Ai do t'i fusë në mëshirën (xhennetin) e Tij dhe do t'i gradojë e do t'i udhëzojë për në rrugë të drejtë.
FE’EMMAL-LEDHINE ‘AMENU BILLAHI WE A’TESEMU BIHI FESEJUDHILUHUM FI REHMETIN MINHU WE FEDLIN WE JEHDIHIM ‘ILEJHI SIRATÆN MUSTEKIMÆN
176 Kërkojnë përgjigjen tënde. Thuaju: "All-llahu ju përgjigjet në çështjen e "kelale-s" (ai që nuk ka prindër as fëmijë që e trashigojnë). Nëse vdes një njeri që nuk ka fëmijë, por ka motër, atëherë asaj (motrës) i takon gjysma e pasurisë së lënë. Ai (vëllau) trashëgon tërë atë (që le motra) nëse ajo nuk ka fëmijë. Në qoftë se ato janë dy (motra që trashëgojnë), atyre dyjave u takojnë dy të tretat që lë ai. Në qoftë se janë vëllezër dhe të përzier burra dhe gra, atëherë mashkullit i takon hise dy fish më shumë se sa femrës. All-llahu ju sqaron, ashtu që të mos humbni. All-llahu di për çdo send.
JESTEFTUNEKE KULI ELLAHU JUFTIKUM FIL-KELALETI ‘INI EMRU’UUN HELEKE LEJSE LEHU WELEDUN WE LEHU ‘UHTUN FELEHA NISFU MA TEREKE WE HUWE JERITHUHA ‘IN LEM JEKUN LEHA WELEDUN FE’IN KANETA ETHNETEJNI FELEHUMA ETH-THULUTHANI MIMMA TEREKE WE ‘IN KANU ‘IHWETEN RIXHALÆN WE NISA’EN FELILDHDHEKERI MITHLU HEDHDHIL-’UNTHEJEJNI JUBEJJINU ELLAHU LEKUM ‘EN TEDILLU WEL-LAHU BIKULLI SHEJ’IN ‘ALIMUN