Surja Sebe indeksuar me numër 34 , numri i ajeteve 54
1 Falënderimi i takon All-llahut, që e Tij është çka ka në qiej dhe çka ka në tokë dhe i tërë falënderimi i takon Atij në botën tjetër. Ai është i urti, i përsosuri në njohuri.
EL-HEMDU LILLAHIL-LEDHI LEHU MA FI ES-SEMAWATI WE MA FIL-’ERDI WE LEHUL-HEMDU FIL-’AHIRETI WE HUWEL-HEKIMUL-HABIRU
2 Ai e di çka vihet në tokë dhe çka del prej saj dhe çka zbret prej qiellit e çka ngrihet në të; Ai është Mëshiruesi, Mëkatfalësi.
JA’LEMU MA JELIXHU FIL-’ERDI WE MA JEHRUXHU MINHA WE MA JENZILU MINE ES-SEMA’I WE MA JA’RUXHU FIHA WE HUWE ER-REHIMUL-GAFURU
3 E ata që nuk besuan thanë: "Nuk do të na vijë neve kijameti!" Thuaj: "Po, pasha Zotin tim që e di të fshehtën, patjetër do t'ju vijë ai juve. Atij nuk mund t'i fshihet as në qiej e as në tokë sendi sa grimca, e as më i vogël, e as më i madh, vetëm se janë të regjistruar në librin e qartë".
WE KALEL-LEDHINE KEFERU LA TE’TINA ES-SA’ATU KUL BELA WE RABBI LETE’TIJENNEKUM ‘ALIMIL-GAJBI LA JA’ZUBU ‘ANHU MITHKALU DHERRETIN FI ES-SEMAWATI WE LA FIL-’ERDI WE LA ‘ESGARU MIN DHALIKE WE LA ‘EKBERU ‘ILLA FI KITABIN MUBININ
4 (Janë të shënuara) Që t'i shpërblejë ata që besuan dhe bënë vepra të mira. Për të tillët ka falje dhe furnizim të mirë.
LIJEXHZIJEL-LEDHINE ‘AMENU WE ‘AMILU ES-SALIHATI ‘ULA’IKE LEHUM MEGFIRETUN WE RIZKUN KERIMUN
5 Ata që u përpoqën t'i mposhtin faktet Tona, ata do të kenë një dënim të keq, të dhembshëm.
WEL-LEDHINE SE’AW FI ‘AJATINA MU’AXHIZINE ‘ULA’IKE LEHUM ‘ADHABUN MIN RIXHZIN ‘ELIMUN
6 Ndërsa atyre që u është dhënë dijenia, e dinë se kjo që të është shpallur ty nga Zoti, është e vërtetë dhe se udhëzon për në rrugën e Fuqiplotit, të lavdishmit.
WE JERAL-LEDHINE ‘UTUL-’ILMEL-LEDHI ‘UNZILE ‘ILEJKE MIN RABBIKE HUWEL-HEKKA WE JEHDI ‘ILA SIRATIL-’AZIZIL-HEMIDI
7 Dhe ata që nuk besuan thanë: "A doni t'ju tregojmë për një njeri që do t'ju informojë juve se si, pasi që (të vdisni e) të jeni copëtuar plotësisht, ju do të krijoheni rishtazi?"
WE KALEL-LEDHINE KEFERU HEL NEDULLUKUM ‘ALA REXHULIN JUNEBBI’UKUM ‘IDHA MUZZIKTUM KULLE MUMEZZEKIN ‘INNEKUM LEFI HALKIN XHEDIDIN
8 "A është duke krijuar gënjeshtër ndaj All-llahut, apo e ka kapur çmendia?" Jo, por ata që nuk besojnë botën e ardhshme janë të dënuar përjetë, e tash janë në humbje të pambarim.
‘AFTERA ‘ALA ELLAHI KEDHIBÆN ‘EM BIHI XHINNETUN BELIL-LEDHINE LA JU’UMINUNE BIL-’AHIRETI FIL-’ADHABI WE ED-DELALIL-BA’IDI
9 A nuk e shohin qiellin e tokën që i ka rrethuar ata para dhe prapa? Sikur të duam, Ne e shafitim tokën me ta ose shembim mbi ta copa nga qielli. S'ka dyshim se në këtë ka argument për secilin njeri që kthen mendjen te Zoti.
‘EFELEM JEREW ‘ILA MA BEJNE ‘EJDIHIM WE MA HALFEHUM MINE ES-SEMA’I WEL-’ERDI ‘IN NESHE’ NEHSIF BIHIMUL-’ERDE ‘EW NUSKIT ‘ALEJHIM KISEFÆN MINE ES-SEMA’I ‘INNE FI DHALIKE LE’AJETEN LIKULLI ‘ABDIN MUNIBIN
10 "Ne i patëm dhënë Davudit dhuratë të madhe nga ana e jonë: "O male dhe shpezë, lartësoni (me tesbih) së bashku me të!" Ne ia zbutëm atij edhe hekurin (si brumë).
WE LEKAD ‘ATEJNA DAWUDE MINNA FEDLÆN JA XHIBALU ‘EWWIBI ME’AHU WET-TEJRE WE ‘ELENNA LEHUL-HEDIDE
11 (I thamë) Puno këmisha të plota (nga hekuri) dhe thurri me precizitet ato. Dhe bëni vepra të mira (o familje e Davudit), se Unë vëzhgoj atë që ju punoni.
‘ENI A’MEL SABIGATIN WE KADDIR FI ES-SERDI WE A’MELU SALIHÆN ‘INNI BIMA TA’MELUNE BESIRUN
12 Edhe Sulejmanit ia nënshtruam erën që paraditja (e udhëtimit me të duke shkuar) ishte sa një muaj dhe pasditja e saj (në të kthyer) sa një muaj (udhëtimi). I bëmë që atij t'i rrjedhë burim i remit dhe me urdhrin e Zotit të tij ia nënshtruam xhinët që punonin sipas dëshirës së tij, e kush largohet prej tyre nga urdhri Jonë, atij do t'ia shijojmë zjarrin e fortë.
WE LISULEJMANE ER-RIHE GUDUWUHA SHEHRUN WE REWAHUHA SHEHRUN WE ‘ESELNA LEHU ‘AJNEL-KITRI WE MINEL-XHINNI MEN JA’MELU BEJNE JEDEJHI BI’IDHNI RABBIHI WE MEN JEZIG MINHUM ‘AN ‘EMRINA NUDHIKHU MIN ‘ADHABI ES-SA’IRI
13 I punonin atij çka ai dëshironte: pallate të fortifikuara, skulptura, pjata (të drunjta) sikurse rezervuare, enë (kazane) të palëvizshme. Veproni duke falënderuar, o familje e Davudit, e nga robërit e Mi, pak janë mirënjohës.
JA’MELUNE LEHU MA JESHA’U MIN MEHARIBE WE TEMATHILE WE XHIFANIN KALXHEWABI WE KUDURIN RASIJATIN A’MELU ‘ALE DAWUDE SHUKRÆN WE KALILUN MIN ‘IBADIJE ESH-SHEKURU
14 E kur ia caktuam atij vdekjen, askush tjetër nuk i njoftoi ata (xhinët) për vdekjen e tij, përveç krimbit që e brejti shkopin e tij, e kur u rrëzua ai, për xhinët u bë e qartë se sikur të ishin ata që e dinin të fshehtën, nuk do të vazhdonin të qëndronin në mundimin e rëndë.
FELEMMA KADEJNA ‘ALEJHIL-MEWTE MA DELLEHUM ‘ALA MEWTIHI ‘ILLA DABBETUL-’ERDI TE’KULU MINSE’ETEHU FELEMMA HARRE TEBEJJENETIL-XHINNU ‘EN LEW KANU JA’LEMUNEL-GAJBE MA LEBITHU FIL-’ADHABIL-MUHINI
15 Populli Sebe pati një begati në vendbanimin e vet: kishin nga të dy anët kopshte, nga ana e djathtë (e luginës) dhe nga ana e majtë. Hani (u thamë) nga begatitë e Zotit tuaj dhe falënderonju Atij. Qytet i mirë dhe Zot mëkatfalës.
LEKAD KANE LISEBE’IIN FI MESKENIHIM ‘AJETUN XHENNETANI ‘AN JEMININ WE SHIMALIN KULU MIN RIZKI RABBIKUM WE ESHKURU LEHU BELDETUN TEJJIBETUN WE REBBUN GAFURUN
16 Po ata i kthyen shpinën, e Ne e lëshuam kundër tyre rrjedhën e pendës dhe dy kopshtet e tyre i shndërruam në dy kopshte me fruta të idhët, drunj të thatë dhe diçka pak bari të egër.
FE’A’REDU FE’ERSELNA ‘ALEJHIM SEJLEL-’ARIMI WE BEDDELNAHUM BIXHENNETEJHIM XHENNETEJNI DHEWATA ‘UKULIN HAMTIN WE ‘ETHLIN WE SHEJ’IN MIN SIDRIN KALILIN
17 Atë dënim ua dhamë atyre për shkak se nuk besuan, e Ne nuk dënojmë, përveç mohuesit.
DHALIKE XHEZEJNAHUM BIMA KEFERU WE HEL NUXHAZI ‘ILLAL-KEFURE
18 Dhe, në mes tyre dhe mes fshatrave të bekuara (në Sham), ju bëmë fshatra të njëpasnjëshme dhe ju bëmë udhëtim të përshtatshëm. Udhëtoni të sigurt nëpër to natën e ditën.
WE XHE’ALNA BEJNEHUM WE BEJNEL-KURA ELLETI BAREKNA FIHA KUREN DHAHIRETEN WE KADDERNA FIHA ES-SEJRE SIRU FIHA LEJALIJE WE ‘EJJAMÆN ‘AMININE
19 Po ata thanë: "Zoti ynë, na i largo udhëtimet tona!" E ashtu e dëmtuan veten dhe i bëmë ata ngjarje tregimesh, i ndamë plotësisht. Në këtë ka argumente për secilin durimtar e mirënjohës.
FEKALU REBBENA BA’ID BEJNE ‘ESFARINA WE DHELEMU ‘ENFUSEHUM FEXHE’ALNAHUM ‘EHADITHE WE MEZZEKNAHUM KULLE MUMEZZEKIN ‘INNE FI DHALIKE LE’AJATIN LIKULLI SEBBARIN SHEKURIN
20 Në të vërtetë, djalli realizoi mendimin e vet ndaj tyre, ndaj edhe e dëgjuan atë, përpos një grupi besimtarësh.
WE LEKAD SEDDEKA ‘ALEJHIM ‘IBLISU DHENNEHU FE ETTEBA’UHU ‘ILLA FERIKÆN MINEL-MU’UMININE
21 E ai (djalli) nuk pati kurrfarë pushteti ndaj tyre, përveç që (dija e Jonë të dalë në shesh) të dihet ai që beson në botën tjetër, prej atij që është në dyshim për të. E Zoti yt është përcjellës ndaj çdo gjëje.
WE MA KANE LEHU ‘ALEJHIM MIN SULTANIN ‘ILLA LINA’LEME MEN JU’UMINU BIL-’AHIRETI MIMMEN HUWE MINHA FI SHEKKIN WE REBBUKE ‘ALA KULLI SHEJ’IN HEFIDHUN
22 Thuaj: "Thirrni ata, të cilët i menduat për zota pos All-llahut!" Ata nuk posedojnë sa një grimcë as në qiej e as në tokë dhe as që kanë në to ndonjë pjesë, dhe Ai nuk ka prej tyre ndonjë përkrahje.
KUL ED’UL-LEDHINE ZE’AMTUM MIN DUNI ELLAHI LA JEMLIKUNE MITHKALE DHERRETIN FI ES-SEMAWATI WE LA FIL-’ERDI WE MA LEHUM FIHIMA MIN SHIRKIN WE MA LEHU MINHUM MIN DHEHIRIN
23 Dhe ndërmjetësimi nuk bën dobi te Ai, përveç i atij të cilit i jep leje, e kur hiqet frika nga zemrat e tyre (të ndërmjetësuesve), ata thonë: "Çka tha Zoti juaj!" (rreth shefatit). Ata (engjëjt e lartë) thonë: "Të vërtetën!" (u dha leje). Ai është më i larti, më i madhi.
WE LA TENFA’U ESH-SHEFA’ATU ‘INDEHU ‘ILLA LIMEN ‘EDHINE LEHU HETTA ‘IDHA FUZZI’A ‘AN KULUBIHIM KALU MADHA KALE REBBUKUM KALUL-HEKKA WE HUWEL-’ALIJUL-KEBIRU
24 Thuaj: "Kush ju furnizon nga qiejt e nga toka?" Thuaj: "All-llahu". E atëherë, ose ne ose ju jemi në rrugë të drejtë, apo në një humbje të dukshme!
KUL MEN JERZUKUKUM MINE ES-SEMAWATI WEL-’ERDI KULI ELLAHU WE ‘INNA ‘EW ‘IJAKUM LE’ALA HUDEN ‘EW FI DELALIN MUBININ
25 Thuaj: "Ju nuk jeni përgjegjës për gabimet tona, e as ne nuk përgjigjemi për atë që veproni ju!"
KUL LA TUS’ELUNE ‘AMMA ‘EXHREMNA WE LA NUS’ELU ‘AMMA TA’MELUNE
26 Thuaj: "Zoti ynë na tubon neve dhe juve, e pastaj me drejtësi gjykon mes nesh, se Ai është gjykatës i drejtë, i dijshëm".
KUL JEXHMA’U BEJNENA REBBUNA THUMME JEFTEHU BEJNENA BIL-HEKKI WE HUWEL-FETTAHUL-’ALIMU
27 Thuaj: "M'i tregoni ata (idhuj) që ia shoqëroni Atij si rivalë!" Jo, kurrsesi nuk ka shok, por Ai është All-llahu, i gjithfuqishmi, i urti!
KUL ‘ERUNIJEL-LEDHINE ‘ELHEKTUM BIHI SHUREKA’E KELLA BEL HUWEL-LAHUL-’AZIZUL-HEKIMU
28 Ne nuk të dërguam ty ndryshe vetëm se për të gjithë njerëzit, myzhdedhënës dhe tërheqës i vërejtjes, por shumica e njerëzve nuk e dinë.
WE MA ‘ERSELNAKE ‘ILLA KAFFETEN LILNNASI BESHIRÆN WE NEDHIRÆN WE LEKINNE ‘EKTHERE EN-NASI LA JA’LEMUNE
29 E thonë: "Kur është ai premtim, nëse jeni të vërtetë?"
WE JEKULUNE META HADHAL-WA’DU ‘IN KUNTUM SADIKINE
30 Thuaj: "Ju keni afatin e një dite që për asnjë moment nuk do të shtyheni për më vonë, e as nuk do të nguteni më para".
KUL LEKUM MI’ADU JEWMIN LA TESTE’HIRUNE ‘ANHU SA’ATEN WE LA TESTEKDIMUNE
31 Dhe ata që nuk besuan thanë: "Ne nuk i besojmë këtij Kur'ani, e as atij që ishte para tij, (librave të tjerë)?!" E sikur t'i shihje zullumqarët kur para Zotit të tyre të ndalen, kthejnë fjalën (fyese) njëri-tjerit, atyre që ishin pari, u thonë: "Sikur të mos ishit ju, ne do të kishim qenë besimtarë!"
WE KALEL-LEDHINE KEFERU LEN NU’UMINE BIHEDHAL-KUR’ANI WE LA BIEL-LEDHI BEJNE JEDEJHI WE LEW TERA ‘IDHI EDH-DHALIMUNE MEWKUFUNE ‘INDE RABBIHIM JERXHI’U BA’DUHUM ‘ILA BA’DINL-KAWLE JEKULUL-LEDHINE ESTUD’IFU LILLEDHINE ESTEKBERU LEWLA ‘ENTUM LEKUNNA MU’UMININE
32 E ata që ishin pari, atyre që kishin qenë të dobët u thonë: "A ne ju penguam prej udhëzimit të drejtë pasi që u pat ardhur juve? Jo, por ju vetë ishit kriminelë!"
KALEL-LEDHINE ESTEKBERU LILLEDHINE ESTUD’IFU ‘ENEHNU SEDEDNAKUM ‘ANIL-HUDA BA’DE ‘IDH XHA’EKUM BEL KUNTUM MUXHRIMINE
33 E ata që kishin qenë të shtypur, atyre që ishin krerë u thonin: "Jo, por dredhia juaj natë e ditë (na largoi prej besimit), kur ju na thërrisnit të mos e besojmë All-llahun dhe t'i bëjmë Atij shokë. E kur e shohin dënimin, e fshehin dëshpërimin e vet dhe Ne u vëmë prangat në qafat e atyre që nuk besuan. Ata nuk dënohen për tjetër pos për atë që punuan.
WE KALEL-LEDHINE ESTUD’IFU LILLEDHINE ESTEKBERU BEL MEKRUL-LEJLI WE EN-NEHARI ‘IDH TE’MURUNENA ‘EN NEKFURE BILLAHI WE NEXH’ALE LEHU ‘ENDADÆN WE ‘ESERRU EN-NEDAMETE LEMMA RE’EWL-’ADHABE WE XHE’ALNAL-’EGLALE FI ‘A’NAKIL-LEDHINE KEFERU HEL JUXHZEWNE ‘ILLA MA KANU JA’MELUNE
34 Ne nuk dërguam në asnjë vendbanim ndonjë nga pejgamberët e që pasanikët e tij të mos i thonin: "Ne nuk i besojmë asaj me çka jeni dërguar".
WE MA ‘ERSELNA FI KARJETIN MIN NEDHIRIN ‘ILLA KALE MUTREFUHA ‘INNA BIMA ‘URSILTUM BIHI KAFIRUNE
35 "Ata thoshin: "Ne kemi më shumë pasuri e fëmijë, e ne nuk do të jemi të ndëshkuar".
WE KALU NEHNU ‘EKTHERU ‘EMWALÆN WE ‘EWLADÆN WE MA NEHNU BIMU’ADHDHEBINE
36 Thuaj: "All-llahu ia shumon begatinë atij që do, e edhe ia pakëson, por shumica e njerëzve nuk e dinë".
KUL ‘INNE RABBI JEBSUTU ER-RIZKA LIMEN JESHA’U WE JEKDIRU WE LEKINNE ‘EKTHERE EN-NASI LA JA’LEMUNE
37 Nuk është as pasuria juaj, e as fëmijët tuaj ajo që ju afron pranë Nesh, është vetëm besimi dhe veprat e mira; të tillët shpërblehen shumëfish për atë që vepruan dhe ata janë në dhoma të larta të shpëtuar.
WE MA ‘EMWALUKUM WE LA ‘EWLADUKUM BI-ETI TUKARRIBUKUM ‘INDENA ZULFA ‘ILLA MEN ‘AMENE WE ‘AMILE SALIHÆN FE’ULA’IKE LEHUM XHEZA’U ED-DI’FI BIMA ‘AMILU WE HUM FIL-GURUFATI ‘AMINUNE
38 Ndërsa ata që përpiqen t'i mposhtin argumentet Tona, të tillët janë të dënuar.
WEL-LEDHINE JES’AWNE FI ‘AJATINA MU’AXHIZINE ‘ULA’IKE FIL-’ADHABI MUHDERUNE
39 Thuaj: "S'ka dyshim se Zoti im është Ai që i jep furnizim të begatshëm atij që do nga robërit e vet dhe Ai ia pakëson atij, e çkado që të jepni, Ai e kompenson atë dhe Ai është dhuruesi më i madh".
KUL ‘INNE RABBI JEBSUTU ER-RIZKA LIMEN JESHA’U MIN ‘IBADIHI WE JEKDIRU LEHU WE MA ‘ENFEKTUM MIN SHEJ’IN FEHUWE JUHLIFUHU WE HUWE HAJRU ER-RAZIKINE
40 Dhe, (përkujto) ditën kur i tubon ata të gjithë e pastaj engjëjve u thotë: "A këta ishin që vetëm juve u adhuronin?"
WE JEWME JEHSHURUHUM XHEMI’ÆN THUMME JEKULU LILMELA’IKETI ‘EHA’UULA’ ‘IJAKUM KANU JA’BUDUNE
41 Ata (engjëjt) thonë: "I pa të meta je o i Madhëruar! Ti je Zoti ynë, larg asaj që ata thonë! Por ata kanë qenë që adhuronin xhinët (djajtë) dhe shumica sish u besonin atyre".
KALU SUBHANEKE ‘ENTE WELIJUNA MIN DUNIHIM BEL KANU JA’BUDUNEL-XHINNE ‘EKTHERUHUM BIHIM MU’UMINUNE
42 E sot pra, Nuk keni gjë në dorë t'i bëni as dobi, as dëm njëri-tjetrit, dhe atyre që ishin zullumqarë u themi: "Shijoni dënimin e zjarrit, të cilin e konsideruat gënjeshtër!"
FALJEWME LA JEMLIKU BA’DUKUM LIBA’DIN NEF’ÆN WE LA DERRÆN WE NEKULU LILLEDHINE DHELEMU DHUKU ‘ADHABE EN-NARI ELLETI KUNTUM BIHA TUKEDHDHIBUN
43 E kur u lexoheshin atyre ajetet tona të qarta, ata thoshin: "Ky nuk është tjetër vetëm se njeri, i cili dëshiron t'ju shmangë nga ajo që adhuronin prindërit tuaj" dhe thoshin: "Ky (Kur'ani) nuk është tjetër vetëm se është gënjeshtër e trilluar!" Madje, ata që nuk besuan të vërtetën, pasi ajo u erdhi, i thanë: "Kjo (Muhammed, Feja Islame, Kur'ani) nuk është tjetër vetëm se magji e qartë!"
WE ‘IDHA TUTLA ‘ALEJHIM ‘AJATUNA BEJJINATIN KALU MA HADHA ‘ILLA REXHULUN JURIDU ‘EN JESUDDEKUM ‘AMMA KANE JA’BUDU ‘ABA’UUKUM WE KALU MA HADHA ‘ILLA ‘IFKUN MUFTEREN WE KALEL-LEDHINE KEFERU LILHEKKI LEMMA XHA’EHUM ‘IN HADHA ‘ILLA SIHRUN MUBINUN
44 Po Ne nuk u kemi dhënë atyre ndonjë libër që ta mësojnë dhe as nuk dërguam te ata ndonjë pejgamber para teje (pra ata nuk dinë si është pejgamberi as si është shpallja).
WE MA ‘ATEJNAHUM MIN KUTUBIN JEDRUSUNEHA WE MA ‘ERSELNA ‘ILEJHIM KABLEKE MIN NEDHIRIN
45 Edhe ata që ishin para këtyre (kurejshitëve) patën përgënjeshtruar, dhe këta nuk kanë (kurejshitët) as një të dhjetën e asaj që Ne ua patëm dhënë atyre, e i konsideruan rrenacakë të dërguarit e Mi, ja si ishte dënimi Im.
WE KEDHDHEBEL-LEDHINE MIN KABLIHIM WE MA BELEGU MI’SHARE MA ‘ATEJNAHUM FEKEDHDHEBU RUSULI FEKEJFE KANE NEKIRI
46 Thuaj: "Unë ju këshilloj vetëm me një gjë: Për hir të All-llahut të angazhoheni sinqerisht dy nga dy ose një nga një, e pastaj të mendoni thellë (që ta kuptoni) se shoku juaj (Muhammedi) nuk ka ndonjë çmendje. Ai nuk është tjetër vetëm që t'ju tërheqë vërejtjen për një dënim të ashpër (nëse nuk besoni)".
KUL ‘INNEMA ‘A’IDHUKUM BIWAHIDETIN ‘EN TEKUMU LILLAHI METHNA WE FURADA THUMME TETEFEKKERU MA BISAHIBIKUM MIN XHINNETIN ‘IN HUWE ‘ILLA NEDHIRUN LEKUM BEJNE JEDEJ ‘ADHABIN SHEDIDIN
47 Thuaj "Unë nuk kërkova prej jush ndonjë shpërblim, nëse kam kërkuar, ai le t'u mbetet juve, shpërblimi im është vetëm prej All-llahut, e Ai është dëshmitar për çdo send".
KUL MA SE’ELTUKUM MIN ‘EXHRIN FEHUWE LEKUM ‘IN ‘EXHRIJE ‘ILLA ‘ALA ELLAHI WE HUWE ‘ALA KULLI SHEJ’IN SHEHIDUN
48 Thuaj: "Zoti im, Njohës i të fshehtave, sjell të vërtetën".
KUL ‘INNE RABBI JEKDHIFU BIL-HEKKI ‘ALLAMUL-GUJUBI
49 Thuaj: "Erdhi e vërteta, e kota u zhduk pa fillim dhe pa kthim!"
KUL XHA’EL-HEKKU WE MA JUBDI’UL-BATILU WE MA JU’IDU
50 Thuaj: "Nëse unë kam humbur, atëherë e keqja e humbjes është vetëm në dëm timin, e nëse e kam gjetur të vërtetën, atëherë ajo është me ndihmën e Zotit tim; Ai është dëgjues, i afërt!"
KUL ‘IN DELELTU FE’INNEMA ‘EDILLU ‘ALA NEFSI WE ‘INI EHTEDEJTU FEBIMA JUHI ‘ILEJJE RABBI ‘INNEHU SEMI’UN KARIBUN
51 E sikur t'i shohësh ata kur i kap frika e nuk kanë shpëtim edhe të kapen prej një vendi afër (do të shihje tmerr të madh).
WE LEW TERA ‘IDH FEZI’U FELA FEWTE WE ‘UHIDHU MIN MEKANIN KARIBIN
52 Dhe thonë: "Ne i kemi besuar atij (Kur'anit, Muhammedit)!" Po si e arrijnë ata besimin prej së largu?
WE KALU ‘AMENNA BIHI WE ‘ENNA LEHUMUT-TENAWUSHU MIN MEKANIN BA’IDIN
53 Kur ata më parë e mohuan atë dhe prej së largu thoshin me hamendje (s'ka ringjallje, s'ka përgjegjësi etj.).
WE KAD KEFERU BIHI MIN KABLU WE JEKDHIFUNE BIL-GAJBI MIN MEKANIN BA’IDIN
54 Dhe ndërhyhet (ndërhyn All-llahu) ndërmjet tyre dhe ndërmjet asaj që dëshirojnë ata, ashtu sikurse është vepruar më parë me të ngjashmit e tyre (partinë e tyre); vërtet, ata ishin në një dyshim të fortë.
WE HILE BEJNEHUM WE BEJNE MA JESHTEHUNE KEMA FU’ILE BI’ESHJA’IHIM MIN KABLU ‘INNEHUM KANU FI SHEKKIN MURIBIN