Surja Sexhde indeksuar me numër 32 , numri i ajeteve 30
1 Elif, Lam, Mim.
‘ELIF-LAM-MIM
2 Shpallja e librit (e Kur'anit), nuk ka dyshim se është (shpallje) nga Zoti i gjithësisë.
TENZILUL-KITABI LA REJBE FIHI MIN RABBIL-’ALEMINE
3 A mos po thonë se ai (Muhammedi) e trilloi? Jo, ajo është e vërtetë prej Zotit tënd që t'i tërheqësh vërejtjen një populli që nuk u erdhi ndonjë pejgamber para teje, ashtu që ata të gjejnë rrugën e drejtë.
‘EM JEKULUNE EFTERAHU BEL HUWEL-HEKKU MIN RABBIKE LITUNDHIRE KAWMÆN MA ‘ETAHUM MIN NEDHIRIN MIN KABLIKE LE’ALLEHUM JEHTEDUNE
4 All-llahu është Ai që krijoi qiejt dhe tokën dhe gjithë ç'ka ndërmjet tyre, brenda gjashtë ditësh, pastaj mbizotëroi Arshin. Përveç Tij nuk keni ndonjë ndihmëtar tjetër e as ndërmjetësues, pra a nuk jeni kah mendoni!
ELLAHUL-LEDHI HALEKA ES-SEMAWATI WEL-’ERDE WE MA BEJNEHUMA FI SITTETI ‘EJJAMIN THUMME ESTEWA ‘ALEL-’ARSHI MA LEKUM MIN DUNIHI MIN WE LIJIN WE LA SHEFI’IN ‘EFELA TETEDHEKKERUNE
5 Ai është që udhëheq çështjen (e të gjitha krijesave) prej qiellit në tokë, pastaj ajo (çështja) ngrihet te Ai në një ditë që sipas llogarisë suaj është sa një mijë vjet.
JUDEBBIRUL-’EMRE MINE ES-SEMA’I ‘ILAL-’ERDI THUMME JA’RUXHU ‘ILEJHI FI JEWMIN KANE MIKDARUHU ‘ELFE SENETIN MIMMA TA’UDDUNE
6 Ai është njohës i të (gjitha) fshehtës dhe të dukshmes, i gjithëfuqishmi, mëshirëbërësi.
DHALIKE ‘ALIMUL-GAJBI WE ESH-SHEHADETIL-’AZIZU ER-REHIMU
7 Ai që përsosi krijimin e çdo sendi, e krijimin e njeriut e filloi nga balta.
EL-LEDHI ‘EHSENE KULLE SHEJ’IN HALEKAHU WE BEDE’E HALKAL-’INSANI MIN TININ
8 Pastaj bëri që pasardhësit e tij të rrjedhin prej një pike uji të dobët.
THUMME XHE’ALE NESLEHU MIN SULALETIN MIN MA’IN MEHININ
9 Mandej, Ai e formëson atë (në barkun e nënës) dhe nga ana e vet i jep shpirt atij dhe Ai është që juve ju pajis edhe me dëgjim, me të parit dhe me zemër, e pak send është ajo që ju falënderoni.
THUMME SEWWAHU WE NEFEHA FIHI MIN RUHIHI WE XHE’ALE LEKUMU ES-SEM’A WEL-’EBSARE WEL-’EF’IDETE KALILÆN MA TESHKURUNE
10 E ata thanë: "A pasi që ne të tretemi në tokë, a thua ne rishtazi do të krijohemi?" Por (çka është edhe më keq) ata nuk besojnë se do të dalin para Zotit të tyre.
WE KALU ‘E’IDHA DELELNA FIL-’ERDI ‘E’INNA LEFI HALKIN XHEDIDIN BEL HUM BILIKA’I RABBIHIM KAFIRUNE
11 Thuaj: "Engjëlli i vdekjes, i cili është caktuar për ju, ua merr shpirtrat, e pastaj do të ktheheni te Zoti juaj".
KUL JETEWEFFAKUM MELEKUL-MEWTIL-LEDHI WUKKILE BIKUM THUMME ‘ILA RABBIKUM TURXHA’UNE
12 E, sikur t'i shihje mëkatarët se si ulin kokat e veta pranë Zotit të tyre: "Zoti ynë, tash pamë dhe dëgjuam, na kthe pra edhe një herë e të bëjmë vepra të mira, se tash jemi bindur".
WE LEW TERA ‘IDHIL-MUXHRIMUNE NAKISU RU’USIHIM ‘INDE RABBIHIM REBBENA ‘EBSERNA WE SEMI’NA FARXHI’NA NA’MEL SALIHÆN ‘INNA MUKINUNE
13 Sikur të kishim dëshiruar Ne, secilit do t'i jepnim udhëzimin, por fjala (vendimi) Ime ka marrë fund (definitiv) se do ta mbushë xhehennemin së bashku me exhinë e njerëz.
WE LEW SHI’NA LE’ATEJNA KULLE NEFSIN HUDAHA WE LEKIN HEKKAL-KAWLU MINNI LE’EMLE’ENNE XHEHENNEME MINEL-XHINNETI WE EN-NASI ‘EXHMA’INE
14 Prandaj shijoni këtë (dënim) për shkak se ju e patët harruar takimin tuaj në këtë ditë, e edhe Ne tash ju harruam juve, ndaj, për shkak të asaj që keni vepruar, shijoni dënimin e përjetshëm.
FEDHUKU BIMA NESITUM LIKA’E JEWMIKUM HADHA ‘INNA NESINAKUM WE DHUKU ‘ADHABEL-HULDI BIMA KUNTUM TA’MELUNE
15 Argumentet tona i besojnë, në të vërtetë, ata që kur këshillohen me to, bien në fytyra (bëjnë sexhde), që madhërojnë Zotin e tyre në shenjë falënderimi dhe ata nuk bëjnë kryelartësi,
‘INNEMA JU’UMINU BI’AJATINAL-LEDHINE ‘IDHA DHUKKIRU BIHA HARRU SUXHXHEDÆN WE SEBBEHU BIHEMDI RABBIHIM WE HUM LA JESTEKBIRUNE
16 I heqin trupat e tyre prej dyshekëve, duke e lutur Zotin e tyre nga frika dhe nga shpresa dhe nga ajo që Ne ua kemi dhënë (pasuria) atyre, ata japin.
TETEXHAFA XHUNUBUHUM ‘ANIL-MEDAXHI’I JED’UNE REBBEHUM HAWFÆN WE TEMA’ÆN WE MIMMA REZEKNAHUM JUNFIKUNE
17 Pra, për ata që kanë vepruar, nuk di askush për atë kënaqësi (të zemrës e shpirtit) që u është caktuar atyre si shpërblim.
FELA TA’LEMU NEFSUN MA ‘UHFIJE LEHUM MIN KURRETI ‘A’JUNIN XHEZA’EN BIMA KANU JA’MELUNE
18 A mos është ai që ishte besimtar, sikurse ai që ishte jashtë rrugës? Jo! Këta nuk janë të barabartë.
‘EFEMEN KANE MU’UMINÆN KEMEN KANE FASIKÆN LA JESTEWUNE
19 Për sa u përket atyre që besuan dhe bënë vepra të mira, ata, për hir të veprave që i bënë, vendpritje e kanë xhennetin.
‘EMMAL-LEDHINE ‘AMENU WE ‘AMILU ES-SALIHATI FELEHUM XHENNATUL-ME’WA NUZULÆN BIMA KANU JA’MELUNE
20 E ata që nuk e respektuan All-llahun, skutë e tyre është zjarri. Sa herë që të tentojnë të dalin nga ai, kthehen në të dhe atyre u thuhet: "Shijoni dënimin e zjarrit që ju e konsideronit rrenë".
WE ‘EMMAL-LEDHINE FESEKU FEME’WAHUMU EN-NARU KULLEMA ‘ERADU ‘EN JEHRUXHU MINHA ‘U’IDU FIHA WE KILE LEHUM DHUKU ‘ADHABE EN-NARIL-LEDHI KUNTUM BIHI TUKEDHDHIBUNE
21 Ne do t'u shijojmë atyre dënimin më të shpejtë (në Dunja) para dënimit të madh (në Ahiret), ndoshta do të tërhiqen (prej të këqijave).
WE LENUDHIKANNEHUM MINEL-’ADHABIL-’EDNA DUNEL-’ADHABIL-’EKBERI LE’ALLEHUM JERXHI’UNE
22 E kush është më zullumqar se ai që këshillohet me ajetet e Zotit të vet, e pastaj u kthen shpinën atyre? Ne me siguri do të hakmerremi kundër kriminelëve.
WE MEN ‘EDHLEMU MIMMEN DHUKKIRE BI’AJATI RABBIHI THUMME ‘A’REDE ‘ANHA ‘INNA MINEL-MUXHRIMINE MUNTEKIMUNE
23 Ne i patëm dhënë edhe Musait librin, e ti (Muhammed) mos ke dyshim në çka pranon (në Kur'anin libër qiellor si i Musait), kurse atë (librin e Musait) e bëmë udhërrëfyes për beni israilët.
WE LEKAD ‘ATEJNA MUSAL-KITABE FELA TEKUN FI MIRJETIN MIN LIKA’IHI WE XHE’ALNAHU HUDEN LIBENI ‘ISRA’ILE
24 Dhe prej tyre Ne bëmë prijës që me urdhrin Tonë udhëzojnë, pasi që ata (që i bëmë prijësa) ishin të durueshëm dhe ndaj argumenteve Tona ishin të bindur.
WE XHE’ALNA MINHUM ‘E’IMMETEN JEHDUNE BI’EMRINA LEMMA SEBERU WE KANU BI’AJATINA JUKINUNE
25 S'ka dyshim se Zoti yt është Ai që në ditën e kijametit do të gjykojë mes tyre në atë që ishin të përçarë.
‘INNE REBBEKE HUWE JEFSILU BEJNEHUM JEWMEL-KIJAMETI FIMA KANU FIHI JEHTELIFUNE
26 A nuk e kanë të qartë ata (mekasit) se sa nga popujt para tyre i shkatërruam, që nëpër ato vendbanime të tyre janë kah kalojnë? Është e vërtetë se në ato (vende të shkretërruara) ka fakte, e si nuk janë duke dëgjuar me vëmendje?
‘EWELEM JEHDI LEHUM KEM ‘EHLEKNA MIN KABLIHIM MINEL-KURUNI JEMSHUNE FI MESAKINIHIM ‘INNE FI DHALIKE LE’AJATIN ‘EFELA JESMA’UNE
27 Si nuk kanë parë ata se Ne e sjellim ujin në tokën e thatë dhe me të nxjerrim bimë që prej tyre ushqehen kafshët e tyre, bile edhe ata vetë. A nuk janë duke parë (e të kuptojnë)?
‘EWELEM JEREW ‘ENNA NESUKUL-MA’E ‘ILAL-’ERDIL-XHURUZI FENUHRIXHU BIHI ZER’ÆN TE’KULU MINHU ‘EN’AMUHUM WE ‘ENFUSUHUM ‘EFELA JUBSIRUNE
28 E në anën tjetër ata thonë: "E kur do të jetë ai ngadhënjim (çlirimi i Mekes ose gjykimi i Zotit), nëse jeni të drejtë çka thoni".
WE JEKULUNE META HADHAL-FETHU ‘IN KUNTUM SADIKINE
29 Thuaj: "ditën e kijametit, atyre që kanë qenë jobesimtarë, nuk u bën dobi besimi e as nuk u jepet afat".
KUL JEWMEL-FETHI LA JENFA’UL-LEDHINE KEFERU ‘IMANUHUM WE LA HUM JUNDHERUNE
30 Andaj, ti largohu prej tyre dhe prit, edhe ata janë duke pritur.
FE’A’RID ‘ANHUM WE ENTEDHIR ‘INNEHUM MUNTEDHIRUNE