Surja Ankebut indeksuar me numër 29 , numri i ajeteve 69
1 Elif, Lam, Mim.
‘ELIF-LAM-MIM
2 A menduan njerëzit të thonë: "Ne kemi besuar, e të mos vihen në sprovë?"
‘EHESIBE EN-NASU ‘EN JUTREKU ‘EN JEKULU ‘AMENNA WE HUM LA JUFTENUNE
3 Ne i sprovuam ata që ishin para tyre, ashtu që All-llahu gjithqysh do t'i dallojë ata që e thanë të vërtetën e do t'i dallojë edhe gënjeshtarët.
WE LEKAD FETENNAL-LEDHINE MIN KABLIHIM FELEJA’LEMENNEL-LAHUL-LEDHINE SEDEKU WE LEJA’LEMENNEL-KADHIBINE
4 A mos menduan ata që bëjnë vepra të këqija (krime) se do të na shpëtojnë (t'i ikin dënimeve)? Sa i shëmtuar është gjykimi i tyre!
‘EM HESIBEL-LEDHINE JA’MELUNE ES-SEJJI’ATI ‘EN JESBIKUNA SA’E MA JEHKUMUNE
5 E kush shpreson takimin (shpërblimin) e All-llahut, s'ka dyshim se afati i All-llahut do të vijë patjetër, e Ai është dëgjuesi i dijshmi.
MEN KANE JERXHU LIKA’EL-LAHI FE’INNE ‘EXHELEL-LAHI LE’ATIN WE HUWE ES-SEMI’UL-’ALIMU
6 E kush lufton (përpiqet për të mirë), ai bën luftë për vete, se All-llahu vërtet nuk ka nevojë për askë në tërë botën.
WE MEN XHAHEDE FE’INNEMA JUXHAHIDU LINEFSIHI ‘INNALL-LLAHE LEGANIJUN ‘ANIL-’ALEMINE
7 Po ata që besuan dhe bënë vepra të mira, Ne me siguri do t'ua shlyejmë të këqijat e do t'i shpërblejmë më së miri për atë që vepruan.
WEL-LEDHINE ‘AMENU WE ‘AMILU ES-SALIHATI LENUKEFFIRENNE ‘ANHUM SEJJI’ATIHIM WE LENEXHZIJENNEHUM ‘EHSENEL-LEDHI KANU JA’MELUNE
8 Ne e kemi obliguar njeriun me punë të mira ndaj prindërve të vet, e nëse ata të dy përpiqen të shpiejnë ty që të më pëshkruash Mua shok (zot tjetër) për çka ti nuk di asgjë, atëherë ti mos i respekto ata. Kthimi juaj është tek Unë, e Unë do t'ju njoftoj për atë që keni vepruar.
WE WESSEJNAL-’INSANE BIWALIDEJHI HUSNÆN WE ‘IN XHAHEDAKE LITUSHRIKE BI MA LEJSE LEKE BIHI ‘ILMUN FELA TUTI’HUMA ‘ILEJJE MERXHI’UKUM FE’UNEBBI’UKUM BIMA KUNTUM TA’MELUNE
9 E ata që besuan e bënë vepra të mira, ata do t'i radhisim ndër më të mirët.
WEL-LEDHINE ‘AMENU WE ‘AMILU ES-SALIHATI LENUDHILENNEHUM FI ES-SALIHINE
10 Ka disa njerëz që thonë: "Ne i kemi besuar All-llahut, e kur goditet me ndonjë të keqe për shkak të (rrugës së) All-llahut, ai sprovimin prej njerëzve e trajton si dënimin e All-llahut (prej të cilit njerëzit ikin prej mosbesimit në besim), e nëse vjen ndonjë fitore prej Zotit tënd, ata do të thonë: "Ne kemi qenë me ju!" Po a nuk është All-llahu që di më së miri për atë që është në zemrat e njerëzve?
WE MINE EN-NASI MEN JEKULU ‘AMENNA BILLAHI FE’IDHA ‘UDHIJE FI ELLAHI XHE’ALE FITNETE EN-NASI KE’ADHABI ELLAHI WE LE’IN XHA’E NESRUN MIN RABBIKE LEJEKULUNNE ‘INNA KUNNA ME’AKUM ‘EWELEJSEL-LAHU BI’A’LEME BIMA FI SUDURIL-’ALEMINE
11 All-llahu do t'i vërë në pah ata që besuan dhe do t'i vërë në thumb hipokritët.
WE LEJA’LEMENNEL-LAHUL-LEDHINE ‘AMENU WE LEJA’LEMENNEL-MUNAFIKINE
12 Ata që nuk besuan u thanë atyre që besuan: "Ejani në rrugën (në fenë) tonë, e ne po i bartim mëkatet tuaja (po qe se është mëkat rruga jonë). Po ata nuk do të bartin asgjë nga mëkatet e tyre, në të vërtetë ata janë gënjeshtarë."
WE KALEL-LEDHINE KEFERU LILLEDHINE ‘AMENU ETTEBI’U SEBILENA WE LNEHMIL HATAJAKUM WE MA HUM BIHAMILINE MIN HATAJAHUM MIN SHEJ’IN ‘INNEHUM LEKADHIBUNE
13 Ata patjetër do të bartin barrën e vet, e me atë të veten edhe barrë të tjera, e në ditën e kijametit do të merren në përgjegjësi për atë që kanë trilluar.
WE LEJEHMILUNNE ‘ETHKALEHUM WE ‘ETHKALÆN ME’A ‘ETHKALIHIM WE LEJUS’ELUNNE JEWMEL-KIJAMETI ‘AMMA KANU JEFTERUNE
14 Ne e dërguam Nuhun te populli i vet, e ai kaloi ndër ata një mijë pa pesëdhjetë vjet, e ata meqë ishin horra i përfshiu vërshimi.
WE LEKAD ‘ERSELNA NUHÆN ‘ILA KAWMIHI FELEBITHE FIHIM ‘ELFE SENETIN ‘ILLA HAMSINE ‘AMÆN FE’EHADHEHUMUT-TUFANU WE HUM DHALIMUN
15 Ndërsa atë vetë dhe të tjerët që ishin në anije, i shpëtuam dhe Ne atë (ngjarje) e bëmë argument për tërë botën.
FE’ENXHEJNAHU WE ‘ESHABE ES-SEFINETI WE XHE’ALNAHA ‘AJETEN LIL’ALEMINE
16 Edhe Ibrahimin (e dërguam) kur ai popullit të vet i tha: "Adhurojeni All-llahun dhe keni frikë prej Atij, se kjo, nëse e kuptoni, është shumë më mirë për ju".
WE ‘IBRAHIME ‘IDH KALE LIKAWMIHI A’BUDU ELLAHE WE ETTEKUHU DHALIKUM HAJRUN LEKUM ‘IN KUNTUM TA’LEMUNE
17 "Ju në vend të All-llahut jeni duke adhuruar vetëm idhuj që i trilloni vetë si gënjeshtarë. S'ka dyshim se ata që i adhuroni në vend të All-llahut, nuk posedojnë furnizimin tuaj, pra kërkojeni furnizimin te All-llahu, adhurojeni Atë dhe shprehni falënderimin Atij, pse te Ai do të ktheheni".
‘INNEMA TA’BUDUNE MIN DUNI ELLAHI ‘EWTHANÆN WE TEHLUKUNE ‘IFKÆN ‘INNEL-LEDHINE TA’BUDUNE MIN DUNI ELLAHI LA JEMLIKUNE LEKUM RIZKÆN FABTEGU ‘INDEL-LAHI ER-RIZKA WE A’BUDUHU WE ESHKURU LEHU ‘ILEJHI TURXHA’UNE
18 Po nëse ju përgënjeshtroni, edhe popuj para jush përgënjeshtruan, e të dërguarit nuk i takon tjetër pos komunikimi i kuptueshëm.
WE ‘IN TUKEDHDHIBU FEKAD KEDHDHEBE ‘UMEMUN MIN KABLIKUM WE MA ‘ALA ER-RESULI ‘ILLAL-BELAGUL-MUBINU
19 A nuk e kanë vërejtur ata se si All-llahu nis krijimin, e pastaj atë e përsërit, e kjo është lehtë për All-llahun.
‘EWELEM JEREW KEJFE JUBDI’U ELLAHUL-HALKA THUMME JU’IDUHU ‘INNE DHALIKE ‘ALA ELLAHI JESIRUN
20 Thuaj: "Udhëtoni nëpër tokë e shikoni se si filloi krijimi, pastaj All-llahu e fillon krijesën tjetër (ringjalljen). Është e vërtetë se All-llahu ka mundësi për çdo send".
KUL SIRU FIL-’ERDI FANDHURU KEJFE BEDE’EL-HALKA THUMMEL-LAHU JUNSHI’U EN-NESH’ETEL-’AHIRETE ‘INNALL-LLAHE ‘ALA KULLI SHEJ’IN KADIRUN
21 Ai ndëshkon atë që do dhe mëshiron kë të dojë dhe tek Ai do të silleni.
JU’ADHDHIBU MEN JESHA’U WE JERHEMU MEN JESHA’U WE ‘ILEJHI TUKLEBUNE
22 "Ju nuk keni mundësi ta bëni të paaftë (Zotin tuaj t'ju dënojë) as në tokë e as në qiell, dhe përpos All-llahut, nuk keni as mbrojtës as ndihmëtar".
WE MA ‘ENTUM BIMU’XHIZINE FIL-’ERDI WE LA FI ES-SEMA’I WE MA LEKUM MIN DUNI ELLAHI MIN WE LIJIN WE LA NESIRIN
23 E ata që nuk besuan argumentet e All-llahut dhe takimin me Të, të tillët kanë humbur shpresën nga mëshira Ime dhe ata i pret dënimi i hidhur.
WEL-LEDHINE KEFERU BI’AJATI ELLAHI WE LIKA’IHI ‘ULA’IKE JE’ISU MIN REHMETI WE ‘ULA’IKE LEHUM ‘ADHABUN ‘ELIMUN
24 "Po përgjigjja e popullit të tij nuk ishte tjetër vetëm të thonë: "Mbyteni atë (Ibrahimin) ose digjnie!" Mirëpo, All-llahu e shpëtoi atë prej zjarrit. Për një popull që beson, këtu vërtet ka fakte bindëse.
FEMA KANE XHEWABE KAWMIHI ‘ILLA ‘EN KALU EKTULUHU ‘EW HERRIKUHU FE’ENXHAHU ELLAHU MINE EN-NARI ‘INNE FI DHALIKE LE’AJATIN LIKAWMIN JU’UMINUNE
25 Ai (Ibrahimi) tha: "Ju përqafuat, veç All-llahut, idhuj vetëm sa për bashkëjetesë mes jush në jetën e kësaj bote, e në ditën e kijametit (ndryshon gjendja) ju do të refuzoni njëri-tjetrin; fundi juaj është zjarri, për ju nuk do të ketë ndihmëtarë".
WE KALE ‘INNEMA ETTEHADHTUM MIN DUNI ELLAHI ‘EWTHANÆN MEWEDDETE BEJNIKUM FIL-HEJÆTI ED-DUNJA THUMME JEWMEL-KIJAMETI JEKFURU BA’DUKUM BIBA’DIN WE JEL’ANU BA’DUKUM BA’DÆN WE ME’WAKUMU EN-NARU WE MA LEKUM MIN NASIRINE
26 Atij (Ibrahimit) i besoi Luti, e ai (Ibrahimi) tha: "Unë shpërngulem atje ku më udhëzoi Zoti im, Ai është i gjithfuqishmi, i urti".
FE’AMENE LEHU LUTUN WE KALE ‘INNI MUHAXHIRUN ‘ILA RABBI ‘INNEHU HUWEL-’AZIZUL-HEKIMU
27 Dhe Ne ia dhuruam atij Is'hakun dhe Jakubin, e në pasardhësit e tij shpallëm pejgamberllëkun dhe librin e shenjtë (librat e shpallur), atij i dhamë shpërblimin në këtë botë, kurse në botën tjetër do të jetë ndër të mirët e përsosur.
WE WEHEBNA LEHU ‘ISHAKA WE JA’KUBE WE XHE’ALNA FI DHURRIJETIHI EN-NUBUWETE WEL-KITABE WE ‘ATEJNAHU ‘EXHREHU FI ED-DUNJA WE ‘INNEHU FIL-’AHIRETI LEMINE ES-SALIHIN
28 (Dërguam) Edhe Lutin, i cili popullit të vet i tha: "Ju bëni aq punë të shëmtuar sa askush para jush nga tërë bota nuk e ka bërë".
WE LUTÆN ‘IDH KALE LIKAWMIHI ‘INNEKUM LETE’TUNEL-FAHISHETE MA SEBEKAKUM BIHA MIN ‘EHEDIN MINEL-’ALEMINE
29 "Ju jeni që kontaktoni me meshkujt, që sulmoni njerëzit në rrugë, që në vendtubimet tuaja bëni punë të ndyta. Përgjigjja e popullit të tij nuk ishte tjetër vetëm të thonë: "Nëse e thua të vërtetën, na sill dënimin nga All-llahu?
‘E’INNEKUM LETE’TUNE ER-RIXHALE WE TEKTA’UNE ES-SEBILE WE TE’TUNE FI NADIKUMUL-MUNKERE FEMA KANE XHEWABE KAWMIHI ‘ILLA ‘EN KALU E’TINA BI’ADHABI ELLAHI ‘IN KUNTE MINE ES-SADIKINE
30 Ai tha: "O Zoti im, më ndihmo kundër popullit të prishur!"
KALE RABBI ENSURNI ‘ALEL-KAWMIL-MUFSIDINE
31 E kur të dërguarit tanë (engjëjt) i erdhën me myzhde Ibrahimit, i thanë: "Ne jemi shkatërrues të banorëve të këtij qyteti, pse banorët e tij janë mizorë"!
WE LEMMA XHA’ET RUSULUNA ‘IBRAHIME BIL-BUSHRA KALU ‘INNA MUHLIKU ‘EHLI HEDHIHIL-KARJETI ‘INNE ‘EHLEHA KANU DHALIMINE
32 Ai (Ibrahimi) tha: "Aty është Luti!" Ata i thanë: "Ne e dimë edhe më mirë se kush është aty, atë dhe familjen e tij do ta shpëtojmë përveç gruas së tij, ajo do të mbetet me të zhdukurit".
KALE ‘INNE FIHA LUTÆN KALU NEHNU ‘A’LEMU BIMEN FIHA LENUNEXHXHIJENNEHU WE ‘EHLEHU ‘ILLA EMRE’ETEHU KANET MINEL-GABIRIN
33 E pasi të dërguarit tanë i erdhën Lutit, ai për shkak të tyre u shqetësua dhe u ngushtua, po ata i thanë: "Mos ke frikë, as mos u pikëllo, ne të shpëtojmë ty dhe familjen tënde, përveç gruas sate që do të mbetet me të dënuarit".
WE LEMMA ‘EN XHA’ET RUSULUNA LUTÆN SI’E BIHIM WE DAKA BIHIM DHER’ÆN WE KALU LA TEHAF WE LA TEHZEN ‘INNA MUNEXHXHUKE WE ‘EHLEKE ‘ILLA EMRE’ETEKE KANET MINEL-GABIRINE
34 Ne mbi banorët e këtij qyteti do të lëshojmë një dënim nga qielli për shkak se ata bëjnë punë të liga.
‘INNA MUNZILUNE ‘ALA ‘EHLI HEDHIHIL-KARJETI RIXHZÆN MINE ES-SEMA’I BIMA KANU JEFSUKUNE
35 E nga ai vend Ne kemi lënë gjurmë të qartë për një popull që mendon.
WE LEKAD TEREKNA MINHA ‘AJETEN BEJJINETEN LIKAWMIN JA’KILUNE
36 E në Medjen (dërguam) vëllain e tyre Shuajbin dhe ai u tha: "O populli im, adhurojeni All-llahun dhe kini frikën ditën e fundit, e mos e teproni si shkatërrues në tokë!"
WE ‘ILA MEDJENE ‘EHAHUM SHU’AJBÆN FEKALE JA KAWMI A’BUDU ELLAHE WE ERXHUL-JEWMEL-’AHIRE WE LA TA’THEW FIL-’ERDI MUFSIDIN
37 Po ata e përgënjeshtruan, andaj i përfshiu tërmeti dhe aguan të shtangur (të ftohur e të vdekur) në shtëpitë e tyre.
FEKEDHDHEBUHU FE’EHADHET/HUMU ER-REXHFETU FE’ESBEHU FI DARIHIM XHATHIMINE
38 (I shkatërruam) Edhe Adin e Themudin, e venbanimet e tyre janë të qarta për ju. Djalli ua pat zbukuruar veprat e tyre dhe i ka shmangur nga e vërteta, edhe pse e shihnin atë.
WE ‘ADÆN WE THEMUDE WE KAD TEBEJJENE LEKUM MIN MESAKINIHIM WE ZEJJENE LEHUMU ESH-SHEJTANU ‘A’MALEHUM FESEDDEHUM ‘ANI ES-SEBILI WE KANU MUSTEBSIRINE
39 Edhe Karunin, Faraonin dhe Hamanin. Atyre Musai u solli fakte por ata treguan mendjemadhësi, ndaj nuk mundën t'i shpëtojnë dënimit.
WE KARUNE WE FIR’AWNE WE HAMANE WE LEKAD XHA’EHUM MUSA BIL-BEJJINATI FASTEKBERU FIL-’ERDI WE MA KANU SABIKINE
40 Secilin prej tyre e kemi dënuar për shkak të mëkatit të vet; disa prej tyre Ne i goditëm me furtunë plot rërë, disa i shkatërruam me krismë nga qielli, kurse disa të tjerë i sharruam në tokë dhe disa i përmbytëm në ujë. All-llahu nuk u bëri atyre ndonjë të padrejtë, por ata vetes së tyre i bënë padrejtë.
FEKULLÆN ‘EHADHNA BIDHENBIHI FEMINHUM MEN ‘ERSELNA ‘ALEJHI HASIBÆN WE MINHUM MEN ‘EHADHET/HU ES-SEJHETU WE MINHUM MEN HASEFNA BIHIL-’ERDE WE MINHUM MEN ‘EGREKNA WE MA KANEL-LAHU LIJEDHLIMEHUM WE LEKIN KANU ‘ENFUSEHUM JEDHLIMUNE
41 Shembulli i atyre, të cilët veç All-llahut morën mbrojtës (zota idhujsh), është si shembulli i merimangës që thur shtëpi, e sikur ta dinin ata, më e dobëta shtëpi është e shtëpia e merimangës.
METHELUL-LEDHINE ETTEHADHU MIN DUNI ELLAHI ‘EWLIJA’E KEMETHELIL-’ANKEBUTI ETTEHADHET BEJTÆN WE ‘INNE ‘EWHENEL-BUJUTI LEBEJTUL-’ANKEBUTI LEW KANU JA’LEMUNE
42 All-llahu e di se ç'adhurojnë ata pos Tij (ose nuk adhurojnë asgjë), Ai është ngadhënjyesi, i urti.
‘INNALL-LLAHE JA’LEMU MA JED’UNE MIN DUNIHI MIN SHEJ’IN WE HUWEL-’AZIZUL-HEKIMU
43 Këta janë shembuj që Ne ua sjellim njerëzve, po këta nuk i kupton kush pos dijetarëve.
WE TILKEL-’EMTHALU NEDRIBUHA LILNNASI WE MA JA’KILUHA ‘ILLAL-’ALIMUNE
44 All-llahu krijoi qiejt dhe tokën me një seriozitet të caktuar. Në to me të vërtetë ka fakte për besimtarët.
HALEKAL-LAHU ES-SEMAWATI WEL-’ERDE BIL-HEKKI ‘INNE FI DHALIKE LE’AJETEN LILMU’UMININE
45 Ti lexo atë që po të shpallet nga libri (Kur'ani), fal namazin, vërtet namazi largon nga të shëmtuarat dhe të irituarat, e përmendja e All-llahut është më e madhja (e adhurimeve); All-llahu e di ç'punoni ju.
ETLU MA ‘UHIJE ‘ILEJKE MINEL-KITABI WE ‘EKIMU ES-SELÆTE ‘INNE ES-SELÆTE TENHA ‘ANIL-FEHSHA’I WEL-MUNKERI WE LEDHIKRU ELLAHI ‘EKBERU WEL-LAHU JA’LEMU MA TESNA’UNE
46 Ithtarët e librit mos i polemizoni ndryshe (kurr i thirrni në fenë tuaj) vetëm ashtu si është më së miri, përveç atyre që janë mizorë dhe thuajuni: "Ne i besuam asaj që na u zbrit neve dhe që u zbriti juve dhe se Zoti ynë dhe Zoti juaj është një, dhe se ne i jemi dorëzuar Atij."
WE LA TUXHADILU ‘EHLEL-KITABI ‘ILLA BI-ETI HIJE ‘EHSENU ‘ILLAL-LEDHINE DHELEMU MINHUM WE KULU ‘AMENNA BIEL-LEDHI ‘UNZILE ‘ILEJNA WE ‘UNZILE ‘ILEJKUM WE ‘ILEHUNA WE ‘ILEHUKUM WAHIDUN WE NEHNU LEHU MUSLIMUNE
47 "Dhe po ashtu (siç i zbritëm librat e mëparshëm), Ne ta zbritëm ty librin. E ata, të cilëve Ne u kemi dhënë librin, i besojnë këtij (Kur'anit), edhe nga ata (idhujtarët arabë) ka që i besojnë këtij, kurse argumentet tona nuk i refuzon askush, përpos jobesimtarëve".
WE KEDHELIKE ‘ENZELNA ‘ILEJKEL-KITABE FE-EL-LEDHINE ‘ATEJNAHUMUL-KITABE JU’UMINUNE BIHI WE MIN HA’UULA’ MEN JU’UMINU BIHI WE MA JEXHHEDU BI’AJATINA ‘ILLAL-KAFIRUNE
48 Ti (Muhammed) nuk ishe që lexon ndonjë libër para këtij, e as që shkruajshe atë me dorën tënde të djathtë, pse atëherë do të dyshonin ata të prishurit.
WE MA KUNTE TETLU MIN KABLIHI MIN KITABIN WE LA TEHUTTUHU BIJEMINIKE ‘IDHÆN LARTABEL-MUBTILUNE
49 Por jo, ai është plot argumente të qarta në zemrat e atyre që u është dhënë dituria, e argumentet Tona nuk i mohon kush pos të shfrenuarve.
BEL HUWE ‘AJATUN BEJJINATUN FI SUDURIL-LEDHINE ‘UTUL-’ILME WE MA JEXHHEDU BI’AJATINA ‘ILLA EDH-DHALIMUNE
50 Ata thanë: "Përse të mos i ketë zbritur atij një mrekulli nga Zoti i tij?" Thuaj: "Çështja e mrekullive është vetëm në duar të All-llahut, e unë nuk jam tjetër pos tërheqës i vërejtjes dhe shpjegues."
WE KALU LEWLA ‘UNZILE ‘ALEJHI ‘AJATUN MIN RABBIHI KUL ‘INNEMAL-’AJATU ‘INDEL-LAHI WE ‘INNEMA ‘ENA NEDHIRUN MUBINUN
51 "Po a nuk u mjaftoi atyre që Ne ta shpallëm librin, i cili u lexohet atyre, e s'ka dyshim se kjo është dhuratë e përkujtim për njerëzit që duan të besojnë".
‘EWELEM JEKFIHIM ‘ENNA ‘ENZELNA ‘ALEJKEL-KITABE JUTLA ‘ALEJHIM ‘INNE FI DHALIKE LEREHMETEN WE DHIKRA LIKAWMIN JU’UMINUNE
52 Thuaj: "Mjafton që All-llahu është dëshmitar ndërmjet meje dhe juve, Ai e di ç'ka në qiej e në tokë, e ata që i besuan të kotës e nuk e besuan All-llahun, ata janë të dështuarit".
KUL KEFA BILLAHI BEJNI WE BEJNEKUM SHEHIDÆN JA’LEMU MA FI ES-SEMAWATI WEL-’ERDI WEL-LEDHINE ‘AMENU BIL-BATILI WE KEFERU BILLAHI ‘ULA’IKE HUMUL-HASIRUNE
53 Ata kërkojnë prej teje ngutjen e ndëshkimit, e sikur të mos ishte afati i caktuar, atyre do t'u vinte ndëshkimi, po ai patjetër do t'u vijë atyre befas ashtu që ata nuk e hetojnë.
WE JESTA’XHILUNEKE BIL-’ADHABI WE LEWLA ‘EXHELUN MUSEMMEN LEXHA’EHUMUL-’ADHABU WE LEJE’TIJENNEHUM BEGTETEN WE HUM LA JESH’URUNE
54 Po, si e kërkojnë ata ngutjen e ndëshkimit? E në të vërtetë xhehennemi është që i ka rrethuar në të gjitha anët jobesimtarët.
JESTA’XHILUNEKE BIL-’ADHABI WE ‘INNE XHEHENNEME LEMUHITETUN BIL-KAFIRINE
55 Ditën kur ata i mbulon dënimi (i zjarrit) prej së larti dhe së poshtmi nën këmbët e tyre, e u thotë: "Shijojeni atë që keni vepruar!"
JEWME JEGSHAHUMUL-’ADHABU MIN FEWKIHIM WE MIN TEHTI ‘ERXHULIHIM WE JEKULU DHUKU MA KUNTUM TA’MELUNE
56 O robët e Mi që besuat, toka Ime është e gjerë, pra vetëm Mua më adhuroni.
JA ‘IBADIJEL-LEDHINE ‘AMENU ‘INNE ‘ERDI WASI’ATUN FE’IJAJE FA’BUDUNI
57 Secili njeri do ta shijojë vdekjen, e pastaj do të ktheheni te Ne.
KULLU NEFSIN DHA’IKATUL-MEWTI THUMME ‘ILEJNA TURXHA’UNE
58 E ata që besuan dhe bënë vepra të mira, atyre do t'u bëjmë vend të lartë në xhennet në të cilin rrjedhin lumenj, aty janë përgjithmonë; sa i mirë është shpërblimi për atë që vepruan.
WEL-LEDHINE ‘AMENU WE ‘AMILU ES-SALIHATI LENUBEWWI’ENNEHUM MINEL-XHENNETI GUREFÆN TEXHRI MIN TEHTIHAL-’ENHARU HALIDINE FIHA NI’ME ‘EXHRUL-’AMILINE
59 Të cilët bënë durim dhe vetëm Zotit të tyre iu mbështetën.
EL-LEDHINE SEBERU WE ‘ALA RABBIHIM JETEWEKKELUNE
60 Sa e sa gjallesa janë që nuk kanë mundësi për furnizimin e vet. All-llahu i furnizon ato edhe juve. Ai është dëgjuesi, i dijshmi.
WE KE’EJJIN MIN DABBETIN LA TEHMILU RIZKAHALLAHU JERZUKUHA WE ‘IJAKUM WE HUWE ES-SEMI’UL-’ALIMU
61 "Nëse ti i pyet ata: "Kush krijoi qiejt e tokën, kush i nënshtroi (të lëvizin) diellin dhe hënën?" Ata do të thonë: "All-llahu!" E si prapësoheni, pra?
WE LE’IN SE’ELTEHUM MEN HALEKA ES-SEMAWATI WEL-’ERDE WE SEHHARE ESH-SHEMSE WEL-KAMERE LEJEKULUNNEL-LAHU FE’ENNA JU’UFEKUNE
62 All-llahu i jep furnizim atij që do nga robët e vet, e ia pakëson (shtrëngon) atij që do. Vërtet, All-llahu është i gjithdijshëm për çdo gjë.
ELLAHU JEBSUTU ER-RIZKA LIMEN JESHA’U MIN ‘IBADIHI WE JEKDIRU LEHU ‘INNALL-LLAHE BIKULLI SHEJ’IN ‘ALIMUN
63 Dhe nëse ti i pyet ata: "Kush e lëshon shiun nga qielli dhe me të e ngjall tokën pas vdekjes së saj?" Ata thonë: "All-llahu!" Thuaj: "Falënderimi i qoftë All-llahut, por shumica e tyre nuk mendojnë".
WE LE’IN SE’ELTEHUM MEN NEZZELE MINE ES-SEMA’I MA’EN FE’EHJA BIHIL-’ERDE MIN BA’DI MEWTIHA LEJEKULUNNEL-LAHU KULIL-HEMDU LILLAHI BEL ‘EKTHERUHUM LA JA’KILUNE
64 Kjo jetë e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se dëfrim e lojë, e jetë e vërtetë, pa dyshim është ajo e botës së ardhme (Ahireti), sikur ta dinim.
WE MA HEDHIHIL-HEJÆTU ED-DUNJA ‘ILLA LEHWUN WE LA’IBUN WE ‘INNE ED-DAREL-’AHIRETE LEHIJEL-HEJEWANU LEW KANU JA’LEMUNE
65 (Idhujtarët e dinë për All-llahun pse) Kur hipin ata në anije (u këputet lidhja me tokën dhe frikësohen) i luten sinqerisht All-llahut, e kur i shpëton ata (dhe dalin) në tokë, qe, po ata të njëjtit i lusin idhujt!
FE’IDHA REKIBU FIL-FULKI DE’AW ELLAHE MUHLISINE LEHU ED-DINE FELEMMA NEXHXHAHUM ‘ILAL-BERRI ‘IDHA HUM JUSHRIKUNE
66 Po le t'i përbuzin ato të mira që ua dhamë dhe le të kënaqen, (e mos të besojnë), se më vonë do ta kuptojnë.
LIJEKFURU BIMA ‘ATEJNAHUM WE LIJETEMETTA’U FESEWFE JA’LEMUNE
67 A nuk e kanë vërejtur ata se Ne e kemi bërë vendin e shenjtë (Mekën) të sigurt, e njerëzit përreth tyre rrëmbehen (plaçkiten, mbyten). Po, a i besojnë ata të kotës, e të mirat e All-llahut i përbuzin?
‘EWELEM JEREW ‘ENNA XHE’ALNA HEREMÆN ‘AMINÆN WE JUTEHATTEFU EN-NASU MIN HEWLIHIM ‘EFEBIALBATILI JU’UMINUNE WE BINI’METI ELLAHI JEKFURUNE
68 E kush është më mizor se ai që shpif gënjeshtër ndaj All-llahut, ose përgënjeshtron të vërtetën pasi t'i ketë ardhur ajo? Po, a nuk është xhehennemi vend për jobesimtarët?
WE MEN ‘EDHLEMU MIMMENI EFTERA ‘ALA ELLAHI KEDHIBÆN ‘EW KEDHDHEBE BIL-HEKKI LEMMA XHA’EHU ‘ELEJSE FI XHEHENNEME METHWEN LILKAFIRINE
69 E ata, të cilët luftuan për hir Tonë, Ne me siguri do t'i orientojmë rrugës për te Ne, e nuk ka dyshim se All-llahu është në krahun e bëmirësve.
WEL-LEDHINE XHAHEDU FINA LENEHDIJENNEHUM SUBULENA WE ‘INNALL-LLAHE LEME’AL-MUHSININE