Surja Enbija indeksuar me numër 21 , numri i ajeteve 112
1 Njerëzve u është afruar koha e llogarisë së tyre, e ata të hutuar në pakujdesi, nuk përgatiten fare për të.
EKTEREBE LILNNASI HISABUHUM WE HUM FI GAFLETIN MU’RIDUNE
2 Atyre nuk u vjen asnjë këshillë e re (në Kur'an) nga Zoti i tyre, e që ata të mos tallen me të duke e dëgjuar.
MA JE’TIHIM MIN DHIKRIN MIN RABBIHIM MUHDETHIN ‘ILLA ESTEMA’UHU WE HUM JEL’ABUNE
3 Të shmangura nga e vërteta janë zemrat e tyre. Ata që janë zullumqarë dhe duke biseduar fshehtas (thonë): "A mos është ky (Muhammedi) diç tjetër pos njeri, sikurse edhe ju, pra a do t'ia pranoni magjinë e tij kur ju po e dini?"
LAHIJETEN KULUBUHUM WE ‘ESERRU EN-NEXHWAL-LEDHINE DHELEMU HEL HADHA ‘ILLA BESHERUN MITHLUKUM ‘EFETE’TUNE ES-SIHRE WE ‘ENTUM TUBSIRUNE
4 Ai (Muhammedi) tha: "Zoti im di për thënien që thuhet në qiell e në tokë (pra di edhe për bisedën tuaj), Ai është më dëgjuesi, më i dijshmi!"
KALE RABBI JA’LEMUL-KAWLE FI ES-SEMA’I WEL-’ERDI WE HUWE ES-SEMI’UL-’ALIMU
5 Ata madje thanë: "(për Kur'anin) Ëndrra të përziera, madje thanë se ai (Muhammedi) vetë e trilloi, ai është poet! Le të na sjellë një mrekulli ashtu si u dërguan të mëparshmit (me mrekulli)!"
BEL KALU ‘EDGATHU ‘EHLAMIN BEL EFTERAHU BEL HUWE SHA’IRUN FELJE’TINA BI’AJETIN KEMA ‘URSILEL-’EWWELUNE
6 Banorët e qyteteve para tyre nuk i besuan (mrekullitë), prandaj Ne i shkatërruam, a mos do të besojnë këta?
MA ‘AMENET KABLEHUM MIN KARJETIN ‘EHLEKNAHA ‘EFEHUM JU’UMINUNE
7 Ne edhe para teje nuk dërguam tjetër pos burra, të cilëve u dhamë shpallje, e nëse nuk e dini këtë, atëherë pyetni njerëzit e dijshëm.
WE MA ‘ERSELNA KABLEKE ‘ILLA RIXHALÆN NUHI ‘ILEJHIM FAS’ELU ‘EHLE EDH-DHIKRI ‘IN KUNTUM LA TA’LEMUNE
8 Ne nuk i bëmë ata (pejgamberët) trupa që nuk hanë ushqim e as nuk ishin të përjetshëm (të pavdekshëm).
WE MA XHE’ALNAHUM XHESEDÆN LA JE’KULUNET-TA’AME WE MA KANU HALIDINE
9 Ne u plotësuam pastaj premtimin, i shpëtuam ata dhe kë dëshiruam Ne, ndërsa ata që kaluan çdo kufi, i zhdukëm.
THUMME SEDEKNAHUMUL-WA’DE FE’ENXHEJNAHUM WE MEN NESHA’U WE ‘EHLEKNAL-MUSRIFINE
10 A nuk e kuptoni se Ne ua shpallëm librin në të cilin gjendet krenaria juaj?
LEKAD ‘ENZELNA ‘ILEJKUM KITABÆN FIHI DHIKRUKUM ‘EFELA TA’KILUNE
11 Ne shpartalluam sa vendbanime që ishin mizore, e në vend të tyre sollëm popull tjetër.
WE KEM KASEMNA MIN KARJETIN KANET DHALIMETEN WE ‘ENSHE’NA BA’DEHA KAWMÆN ‘AHARINE
12 E ata kur e hetonin forcën e dënimit tonë, iknin me shpejtësi.
FELEMMA ‘EHESSU BE’SENA ‘IDHA HUM MINHA JERKUDUNE
13 (atëherë atyre u thuhej) Mos ikni, po kthehuni në begatitë dhe në vendbanimet tuaja, se ndoshta do të mund të merreni vesh (e gjithë kjo ishte një ironi kundër tyre).
LA TERKUDU WE ERXHI’U ‘ILA MA ‘UTRIFTUM FIHI WE MESAKINIKUM LE’ALLEKUM TUS’ELUNE
14 Ata thonin: "O shkatërrimi ynë, vërtet ne ishim zullumqarë!"
KALU JA WEJLENA ‘INNA KUNNA DHALIMINE
15 Mjerimi i tyre vazhdoi ashtu derisa i bëmë të korrur e të ftohur (të vdekur).
FEMA ZALET TILKE DA’WAHUM HETTA XHE’ALNAHUM HESIDÆN HAMIDINE
16 Ne nuk e krijuam qiellin, tokën e çdo gjë çka ka mes tyre shkel e shko (pa qëllim të caktuar).
WE MA HALEKNA ES-SEMA’E WEL-’ERDE WE MA BEJNEHUMA LA’IBINE
17 Sikur të kishim dashur të zbavitemi dhe sikur të donim ta bënim atë, Ne do të zbaviteshim në kompetencën Tonë, por Ne nuk e bëmë atë.
LEW ‘EREDNA ‘EN NETTEHIDHE LEHWEN LATTEHADHNAHU MIN LEDUNNA ‘IN KUNNA FA’ILINE
18 Përkundrazi, Ne të pavërtetën e godasim me të vërtetën dhe ajo (e vërteta) triumfon mbi të ndërsa ajo (gënjeshtra) zhduket. E juve (jobesimtarëve) u takon shkatërrimi, për atë që i përshkruani (Zotit, si fëmijë etj.).
BEL NEKDHIFU BIL-HEKKI ‘ALEL-BATILI FEJEDMEGUHU FE’IDHA HUWE ZAHIKUN WE LEKUMUL-WEJLU MIMMA TESIFUNE
19 Vetëm e Tij është çdo gjë që është në qiej e në tokë! E ata që janë pranë Tij (melaiket), nuk shprehin mendjemadhësi në adhurimin ndaj Tij, e as nuk u bëhet (ibadeti) monoton.
WE LEHU MEN FI ES-SEMAWATI WEL-’ERDI WE MEN ‘INDEHU LA JESTEKBIRUNE ‘AN ‘IBADETIHI WE LA JESTEHSIRUNE
20 Ata lartësojnë (All-llahun) natë e ditë dhe nuk mërziten.
JUSEBBIHUNEL-LEJLE WE EN-NEHARE LA JEFTURUNE
21 A mos morën ata zota prej toke që mund Të ringjallin (të vdekurit)?
‘EM ETTEHADHU ‘ALIHETEN MINEL-’ERDI HUM JUNSHIRUNE
22 Sikur të kishte në to (në qiej e në tokë) zota pos All-llahut, ato të dyja do të shkatërroheshin. Larg asaj që i përshkruajnë është All-llahu, Zoti i Arshit.
LEW KANE FIHIMA ‘ALIHETUN ‘ILLALLAHU LEFESEDETA FESUBHANEL-LAHI RABBIL-’ARSHI ‘AMMA JESIFUNE
23 Ai nuk pyetet se çka punon, po ata, (njerëzit), pyeten.
LA JUS’ELU ‘AMMA JEF’ALU WE HUM JUS’ELUNE
24 A përvetësuan ata zota të tjerë pos Tij? Thuaj: "Silleni argumentin tuaj!" Ky (Kur'ani) është argument për këta që tani janë me mua dhe për ata që ishin para meje, por shumica e tyre nuk e dinë të vërtetën, andaj edhe nuk vështrojnë.
‘EM ETTEHADHU MIN DUNIHI ‘ALIHETEN KUL HATU BURHANEKUM HADHA DHIKRU MEN MA’IJE WE DHIKRU MEN KABLI BEL ‘EKTHERUHUM LA JA’LEMUNEL-HEKKA FEHUM MU’RIDUNE
25 Ne nuk dërguam asnjë të dërguar para teje e të mos i kemi shpallur atij se: Nuk ka zot tjetër përveç Meje, pra më adhuroni!
WE MA ‘ERSELNA MIN KABLIKE MIN RESUL IN’ILLA NUHI ‘ILEJHI ‘ENNEHU LA ‘ILAHE ‘ILLA ‘ENA FA’BUDUNI
26 E ata thanë: "I Gjithëmëshirshmi ka fëmijë!" Larg saj qoftë madhëria e Tij! Ja, ata janë robër të ndershëm!"
WE KALU ETTEHADHE ER-REHMANU WELEDÆN SUBHANEHU BEL ‘IBADUN MUKREMUNE
27 Që nuk flasin para Tij, ata veprojnë me urdhrin e Tij.
LA JESBIKUNEHU BIL-KAWLI WE HUM BI’EMRIHI JA’MELUNE
28 Ai (All-llahu) e di çka vepruan më parë dhe çka do të veprojnë, dhe ata nuk përpiqen të ndihmojnë pos për atë me të cilin është i kënaqur Ai, e ata nga frika prej tij janë të kujdesshëm.
JA’LEMU MA BEJNE ‘EJDIHIM WE MA HALFEHUM WE LA JESHFA’UNE ‘ILLA LIMENI ERTEDA WE HUM MIN HASHJETIHI MUSHFIKUNE
29 Ndërsa, kush thotë prej tyre se unë jam zot pos Tij, ndëshkimi për të është xhehennemi. Kështu i ndëshkojmë Ne zullumqarët.
WE MEN JEKUL MINHUM ‘INNI ‘ILEHUN MIN DUNIHI FEDHALIKE NEXHZIHI XHEHENNEME KEDHALIKE NEXHZI EDH-DHALIMINE
30 A nuk e dinë ata, të cilët nuk besuan se qiejt e toka ishin të ngjitura, e Ne i ndamë ato të dyja dhe ujin e bëmë bazë të jetës së çdo sendi; a nuk besojnë?
‘EWELEM JERAL-LEDHINE KEFERU ‘ENNE ES-SEMAWATI WEL-’ERDE KANETA RETKÆN FEFETEKNAHUMA WE XHE’ALNA MINEL-MA’I KULLE SHEJ’IN HEJJIN ‘EFELA JU’UMINUNE
31 Dhe në të (tokë) Ne kemi krijuar bjeshkë të paluhatshme që të mos i lëkundë ata, dhe nëpër to kemi bërë lugina e rrugë, në mënyrë që ata të dinë të orientohen.
WE XHE’ALNA FIL-’ERDI REWASIJE ‘EN TEMIDE BIHIM WE XHE’ALNA FIHA FIXHAXHÆN SUBULÆN LE’ALLEHUM JEHTEDUNE
32 Qiellin ua kemi bërë kulm të sigurt, por ata zbrapsen prej atyre argumenteve.
WE XHE’ALNA ES-SEMA’E SEKFÆN MEHFUDHÆN WE HUM ‘AN ‘AJATIHA MU’RIDUNE
33 Ai është që krijoi natën e ditën, diellin e hënën dhe secili prej tyre noton në orbitë.
WE HUWEL-LEDHI HALEKAL-LEJLE WE EN-NEHARE WE ESH-SHEMSE WEL-KAMERE KULLUN FI FELEKIN JESBEHUNE
34 Ne, asnjë njeriu para teje (Muhammed) nuk i dhamë jetë të përhershme, e nëse ti vdes, a mos do të mbesin ata përgjithmonë?
WE MA XHE’ALNA LIBESHERIN MIN KABLIKEL-HULDE ‘EFE’IN MITTE FEHUMUL-HALIDUNE
35 Çdo krijesë do ta shijojë vdekjen, e Ne, në shenjë sprove ju sprovojmë me vështirësi e kënaqësi, dhe ju ktheheni te Ne.
KULLU NEFSIN DHA’IKATUL-MEWTI WE NEBLUKUM BISH-SHERRI WEL-HAJRI FITNETEN WE ‘ILEJNA TURXHA’UNE
36 E kur të shohin ty ata që nuk besuan, nuk të marrin ndryshe vetëm se në tallje (duke thënë): "A ky është ai që përgojon zotat tuaj!" E ata përmendjen e Mëshiruesit (Rrahman) e mohojnë.
WE ‘IDHA RE’AKEL-LEDHINE KEFERU ‘IN JETTEHIDHUNEKE ‘ILLA HUZUEN ‘EHEDHAL-LEDHI JEDHKURU ‘ALIHETEKUM WE HUM BIDHIKRI ER-REHMANI HUM KAFIRUNE
37 Njeriu nga vetë natyra e tij është i ngutshëm, e Unë do t'ua tregoj juve masën Time ndëshkuese, pra mos kërkoni t'u vijë më shpejtë.
HULIKAL-’INSANU MIN ‘AXHELIN SE’URIKUM ‘AJATI FELA TESTA’XHILUNI
38 Ata thanë: "Kur do të jetë ai premtim (me dënim) nëse e thoni të vërtetën?"
WE JEKULUNE META HADHAL-WA’DU ‘IN KUNTUM SADIKINE
39 Sikur ta dinin ata që nuk besuan se atëherë nuk do të mund ta largojnë zjarrin as nga fytyrat e tyre e as nga shpinat, e as që do të ndihmohen (nuk do të ishin jobesimtarë).
LEW JA’LEMUL-LEDHINE KEFERU HINE LA JEKUFFUNE ‘AN WUXHUHIHIMU EN-NARE WE LA ‘AN DHUHURIHIM WE LA HUM JUNSERUNE
40 Por atyre do t'u vijë befas, do t'i tronditë ata, e atëherë as nuk mund ta largojnë dhe as nuk u jepet afat.
BEL TE’TIHIM BEGTETEN FETEBHETUHUM FELA JESTETI’UNE REDDEHA WE LA HUM JUNDHERUNE
41 Në të vërtetë, janë bërë përqeshje edhe me të dërguarit tjerë para teje, ata që u tallën me ta, i përfshiu ajo me çka talleshin.
WE LEKADI ESTUHZI’E BIRUSULIN MIN KABLIKE FEHAKA BIEL-LEDHINE SEHIRU MINHUM MA KANU BIHI JESTEHZI’UN
42 Thuaj: "Kush ju mbron juve prej (dënimit të) të Madhëruarit natën e ditën?" Por jo, ata ua kthejnë shpinën këshillave të Zotit të tyre".
KUL MEN JEKLE’UUKUM BIL-LEJLI WE EN-NEHARI MINE ER-REHMANI BEL HUM ‘AN DHIKRI RABBIHIM MU’RIDUNE
43 A mos kanë ata pos Nesh zota të tjerë që i mbrojnë? Po ata nuk mund t'i ndihmojnë vetvetes (e lëre më adhuruesve), Ata (mosbesimtarët) as nuk do të pranohen prej Nesh në fqinjësi.
‘EM LEHUM ‘ALIHETUN TEMNA’UHUM MIN DUNINA LA JESTETI’UNE NESRE ‘ENFUSIHIM WE LA HUM MINNA JUSHEBUNE
44 Por Ne u dhamë atyre dhe prindërve të tyre jetë të gjatë me kënaqësi (e ata u mashtruan). A nuk e vërejnë ata se Ne ua pakësojmë tokën nga anët e saj, atëherë a mos ata do të jenë fitues (o të humbur)?
BEL METTA’NA HA’UULA’ WE ‘ABA’EHUM HETTA TALE ‘ALEJHIMUL-’UMURU ‘EFELA JEREWNE ‘ENNA NE’TIL-’ERDE NENKUSUHA MIN ‘ETRAFIHA ‘EFEHUMUL-GALIBUNE
45 Thuaj: "Unë ua tërheq vërejtjen vetëm me anën e kësaj shpalljeje, po i shurdhëti nuk dëgjon thirrjen edhe kur i tërhiqet vërejtja".
KUL ‘INNEMA ‘UNDHIRUKUM BIL-WEHJI WE LA JESMA’U ES-SUMMU ED-DU’A’E ‘IDHA MA JUNDHERUNE
46 E sikur t'i godasë pak ndonjë e keqe nga dënimi i Zotit tënd, ata do të thonë: "Të mjerët ne, i bëmë vetes padrejtësi"!
WE LE’IN MESSET/HUM NEFHETUN MIN ‘ADHABI RABBIKE LEJEKULUNNE JA WEJLENA ‘INNA KUNNA DHALIMINE
47 Në ditën e gjykimit Ne do të vëmë peshoja të drejta, e askujt nuk i bëhet e padrejtë asgjë, edhe nëse është (vepra) sa pesha e një kokrre të melit Ne do ta sjellim atë. E mjafton që Ne jemi llogaritës.
WE NEDA’UL-MEWAZINEL-KISTE LIJEWMIL-KIJAMETI FELA TUDHLEMU NEFSUN SHEJ’ÆN WE ‘IN KANE MITHKALE HEBBETIN MIN HARDELIN ‘ETEJNA BIHA WE KEFA BINA HASIBINE
48 Ne i patëm dhënë Musait e Harunit Furkanin (dalluesin mes të vërtetës e të kotës - Tevratin), që ishte dritë e këshillë për të devotshmit.
WE LEKAD ‘ATEJNA MUSA WE HARUNEL-FURKANE WE DIJA’EN WE DHIKRÆN LILMUTTEKINE
49 Të cilët ia kanë frikën Zotit të tyre edhe pse nuk e shohin dhe ata të cilët ia kanë dronë kijametit.
EL-LEDHINE JEHSHEWNE REBBEHUM BIL-GAJBI WE HUM MINE ES-SA’ATI MUSHFIKUNE
50 Edhe ky (Kur'ani) është këshillë, është i bekuar që Ne e shpallëm. A, ju po e refuzoni.
WE HEDHA DHIKRUN MUBAREKUN ‘ENZELNAHU ‘EFE’ENTUM LEHU MUNKIRUNE
51 Ne ia dhamë Ibrahimit herët të mbarën, sepse Ne e kemi njohur mirë atë (ia dhamë të mbarën se e meritoi).
WE LEKAD ‘ATEJNA ‘IBRAHIME RUSHDEHU MIN KABLU WE KUNNA BIHI ‘ALIMINE
52 Kur ai babait dhe popullit të vet u tha: "Ç'janë këto statuja që i adhuroni?"
‘IDH KALE LI’EBIHI WE KAWMIHI MA HEDHIHIT-TEMATHILU ELLETI ‘ENTUM LEHA ‘AKIFUNE
53 Ata thanë: "I gjetëm të parët tanë, që po i adhuronin".
KALU WEXHEDNA ‘ABA’ENA LEHA ‘ABIDINE
54 Ai u tha: "Edhe të parët tuaj e edhe ju qartë ishit të humbur!"
KALE LEKAD KUNTUM ‘ENTUM WE ‘ABA’UUKUM FI DELALIN MUBININ
55 Ata thanë: "Me gjithë mend e ke apo mos po tallesh!"
KALU ‘EXHI’TENA BIL-HEKKI ‘EM ‘ENTE MINEL-LA’IBINE
56 Atëherë ai tha: "Jo, por Zoti juaj është Zot i qiejve e i tokës, është Ai që i krijoi ato, ndërsa unë jam dëshmues për këtë!"
KALE BEL REBBUKUM REBBU ES-SEMAWATI WEL-’ERDIL-LEDHI FETEREHUNNE WE ‘ENA ‘ALA DHALIKUM MINE ESH-SHAHIDINE
57 Pasha All-llahun, posa të largoheni ju, unë kam për t'ia bërë atë që duhet statujave tuaja!
WE TALLLEHI LE’EKIDENNE ‘ESNAMEKUM BA’DE ‘EN TUWELLU MUDBIRINE
58 Dhe i bëri ato copë-copë, përveç një më të madhes që e kishin ata e me shpresë se atij do t'i drejtohen (për ta kuptuar se kush i theu).
FEXHE’ALEHUM XHUDHADHÆN ‘ILLA KEBIRÆN LEHUM LE’ALLEHUM ‘ILEJHI JERXHI’UNE
59 (Kur u kthyen i panë) Ata thanë: "Kush e bëri këtë me zotat tanë? Ai na qenka kriminel!"
KALU MEN FE’ALE HADHA BI’ALIHETINA ‘INNEHU LEMINE EDH-DHALIMINE
60 (pastaj) Thanë: "Kemi dëgjuar për një djalosh që i përqeshte ato, të cilit i thonin Ibrahim".
KALU SEMI’NA FETEN JEDHKURUHUM JUKALU LEHU ‘IBRAHIMU
61 Ata thanë: "Silleni atë këtu në sy të njerëzve që ta shohin (e ta dënojmë)".
KALU FE’TU BIHI ‘ALA ‘A’JUNI EN-NASI LE’ALLEHUM JESH/HEDUNE
62 I thanë: "A e bëre ti këtë me zotat tanë, o Ibrahim?"
KALU ‘E’ENTE FE’ALTE HADHA BI’ALIHETINA JA ‘IBRAHIMU
63 Ai tha: "Jo, por atë e bëri i madhi i tyre, ju pyeteni ata nëse janë që flasin?"
KALE BEL FE’ALEHU KEBIRUHUM HADHA FAS’ELUHUM ‘IN KANU JENTIKUNE
64 Ata u ndalën e u menduan me veten, e dikush tha: "Vërtet, ju jeni mu ata të gabuarit (pse adhuronit gjëra të kota)".
FEREXHA’U ‘ILA ‘ENFUSIHIM FEKALU ‘INNEKUM ‘ENTUMU EDH-DHALIMUNE
65 Mirëpo, pastaj e shoshitën këtë gjë në kokat e tyre (u kthyen nga bindja në kokëfortësi) dhe thanë: "Po ti e ke ditur se këta nuk flasin!"
THUMME NUKISU ‘ALA RU’USIHIM LEKAD ‘ALIMTE MA HA’UULA’ JENTIKUNE
66 Ai tha: "A po adhuroni pra në vend të All-llahut asish që nuk u sjellin kurrfarë dobie as dëmi?"
KALE ‘EFETA’BUDUNE MIN DUNI ELLAHI MA LA JENFA’UKUM SHEJ’ÆN WE LA JEDURRUKUM
67 Medet për ju dhe për ata që i adhuroni, pos All-llahut, po a nuk po kuptoni?
‘UFFIN LEKUM WE LIMA TA’BUDUNE MIN DUNI ELLAHI ‘EFELA TA’KILUNE
68 Atëherë ata thanë: "Digjeni atë (Ibrahimin) dhe ndihmoni zotat tuaj, nëse doni t'u ndihmoni!"
KALU HERRIKUHU WE ENSURU ‘ALIHETEKUM ‘IN KUNTUM FA’ILINE
69 Po Ne i thamë: "O zjarr, bëhu i ftohtë dhe shpëtim për Ibrahimin!"
KULNA JA NARU KUNI BERDÆN WE SELAMÆN ‘ALA ‘IBRAHIME
70 Ata deshën t'i bëjnë atij (Ibrahimit) kurth, po Ne ata i bëmë më të dështuarit.
WE ‘ERADU BIHI KEJDÆN FEXHE’ALNAHUMUL-’EHSERINE
71 E Ne e shpëtuam atë e edhe Lutin në atë tokën që e kemi bekuar për njerëz.
WE NEXHXHEJNAHU WE LUTÆN ‘ILAL-’ERDI ELLETI BAREKNA FIHA LIL’ALEMINE
72 Dhe ia falëm atij Is'hakun, e si dhuratë edhe Jakubin. Dhe që të gjithë i bëmë të mirë (pejgamberë).
WE WEHEBNA LEHU ‘ISHAKA WE JA’KUBE NAFILETEN WE KULLÆN XHE’ALNA SALIHINE
73 Dhe ata i bëmë shëmbëlltyrë që udhëzonin sipas urdhrit Tonë, i orientuam në punë të mira, në faljen e namazit, në dhënien e zeqatit, dhe ata ishin adhurues Tanë të sinqertë.
WE XHE’ALNAHUM ‘E’IMMETEN JEHDUNE BI’EMRINA WE ‘EWHEJNA ‘ILEJHIM FI’LEL-HAJRATI WE ‘IKAME ES-SELÆTI WE ‘ITA’E EZ-ZEKÆTI WE KANU LENA ‘ABIDINE
74 Dhe Ne Lutit i dhamë të jetë pejgamber dhe i dijshëm, andaj edhe e shpëtuam prej atij fshati (vendbanimi) që bënte punë të ndyra, ata ishin popull i dëmshëm e i prishur.
WE LUTÆN ‘ATEJNAHU HUKMÆN WE ‘ILMÆN WE NEXHXHEJNAHU MINEL-KARJETI ELLETI KANET TA’MELUL-HABA’ITHE ‘INNEHUM KANU KAWME SEW’IN FASIKINE
75 Atë (Lutin) e shpëtuam dhe e vëmë nën mëshirën Tonë, vërtet ai ishte prej më të mirëve.
WE ‘EDHALNAHU FI REHMETINA ‘INNEHU MINE ES-SALIHINE
76 (Përkujto) Edhe Nuhun kur më parë - pat thirrur (Zotin) e Ne ia pranuam atij (edhe lutjen) e atë dhe familjen e tij e shpëtuam nga ai tmerri i madh.
WE NUHÆN ‘IDH NADA MIN KABLU FASTEXHEBNA LEHU FENEXHXHEJNAHU WE ‘EHLEHU MINEL-KERBIL-’ADHIMI
77 Ne e mbrojtëm atë prej atij populli që i përgënjeshtronte argumentet Tona, vërtet ai ishte popull i keq, prandaj i përmbytëm të gjithë.
WE NESERNAHU MINEL-KAWMIL-LEDHINE KEDHDHEBU BI’AJATINA ‘INNEHUM KANU KAWME SEW’IN FE’EGREKNAHUM ‘EXHMA’INE
78 (Përkujto) Davudin e Sulejmanin kur pleqëronin për çështjen e bimës (mbjelljes) të cilën delet e atij populli e kishin kullotur natën, e Ne ishim përcjellës të gjykimit të tyre.
WE DAWUDE WE SULEJMANE ‘IDH JEHKUMANI FIL-HERTHI ‘IDH NEFESHET FIHI GANEMUL-KAWMI WE KUNNA LIHUKMIHIM SHAHIDINE
79 E Sulejmanit Ne ia mësuam atë (përgjigjen e saktë), po secilit (prej tyre) u patëm dhënë urtësi e dije. Ne bëmë që kodrat dhe shpezët të madhërojnë (bëjnë tesbih) së bashku me Davudin. Ne kemi mundësi (ta bëjmë këtë) edhe e bëmë.
FEFEHHEMNAHA SULEJMANE WE KULLÆN ‘ATEJNA HUKMÆN WE ‘ILMÆN WE SEHHARNA ME’A DAWUDEL-XHIBALE JUSEBBIHNE WET-TEJRE WE KUNNA FA’ILINE
80 Ne i mësuam atij (Davudit) mbarimin e petkave (të hekurta) për ju, që t'ju mbrojnë në raste lufte. A jeni pra mirënjohës ju për këtë?
WE ‘ALLEMNAHU SEN’ATE LEBUSIN LEKUM LITUHSINEKUM MIN BE’SIKUM FEHEL ‘ENTUM SHAKIRUNE
81 Ndërsa Sulejmanit (ia nënshtruam) erën e fortë që sipas dëshirës së tij ecte me të deri te toka të cilën e kemi bekuar Ne. Ne jemi të gjithdijshëm për çdo gjë.
WE LISULEJMANE ER-RIHE ‘ASIFETEN TEXHRI BI’EMRIHI ‘ILAL-’ERDI ELLETI BAREKNA FIHA WE KUNNA BIKULLI SHEJ’IN ‘ALIMINE
82 Edhe disa nga djajtë (ia nënshtruam) që zhyteshin (në thellësi të ujit) dhe bënin edhe punë të tjera për të (për Sulejmanin), por Ne i ruanim ata (të mos shmangeshin).
WE MINE ESH-SHEJATINI MEN JEGUSUNE LEHU WE JA’MELUNE ‘AMELÆN DUNE DHALIKE WE KUNNA LEHUM HAFIDHINE
83 (Përkujto) Edhe Ejubin kur iu drejtua Zotit të vet me lutje: "Më gjeti belaja, e Ti je më Mëshiruesi ndër Mëshiruesit!"
WE ‘EJJUBE ‘IDH NADA REBBEHU ‘ENNI MESSENI ED-DURRU WE ‘ENTE ‘ERHEMU ER-RAHIMINE
84 Ne iu përgjigjëm atij nga mëshira Jonë, ia hoqëm ato vështirësi që i kishte, i dhamë familjen e tij dhe aq sa ishin ata, dhe e bëmë përkujtim për të devotshmit.
FASTEXHEBNA LEHU FEKESHEFNA MA BIHI MIN DURRIN WE ‘ATEJNAHU ‘EHLEHU WE MITHLEHUM ME’AHUM REHMETEN MIN ‘INDINA WE DHIKRA LIL’ABIDINE
85 (Përkujto) Edhe Ismailin, Idrisin dhe Dhulkiflinë, që të gjithë ishin të durueshëm.
WE ‘ISMA’ILE WE ‘IDRISE WE DHAL-KIFLI KULLUN MINE ES-SABIRINE
86 Ata i përfshimë në mëshirën Tonë, se ishin vërtet prej të mirëve.
WE ‘EDHALNAHUM FI REHMETINA ‘INNEHUM MINE ES-SALIHINE
87 (Përkujto) Edhe atë të peshkut (Junusin) kur doli i hidhëruar (prej popullit) dhe mendoi se nuk do t'i vijë më puna ngushtë, po në errësira ai tha se: "Nuk ka Zot pos Teje. Ti je i pastër, nuk ke të meta. Unë i bëra padrejt vetes!"
WE DHA EN-NUNI ‘IDH DHEHEBE MUGADIBÆN FEDHENNE ‘EN LEN NEKDIRE ‘ALEJHI FENADA FI EDH-DHULUMATI ‘EN LA ‘ILAHE ‘ILLA ‘ENTE SUBHANEKE ‘INNI KUNTU MINE EDH-DHALIMINE
88 Ne iu përgjigjëm atij, e shpëtuam nga tmerri. Kështu i shpëtojmë Ne besimtarët.
FASTEXHEBNA LEHU WE NEXHXHEJNAHU MINEL-GAMMI WE KEDHELIKE NUNXHIL-MU’UMININE
89 (Përkujto) Edhe Zekirijain kur e luti Zotin e vet: "Zoti im, mos më lë të vetmuar se Ti je më i miri trashëgues (pas çdokujt)".
WE ZEKERIJA ‘IDH NADA REBBEHU RABBI LA TEDHERNI FERDÆN WE ‘ENTE HAJRUL-WARITHINE
90 Ne ia pranuam lutjen e tij, ia dhuruam atij Jahjain dhe ia përmirësuam bashkëshorten atij. Ata përpiqeshin për punë të mira, Na luteshin duke shpresuar dhe duke u frikësuar, ishin respektues ndaj Nesh.
FASTEXHEBNA LEHU WE WEHEBNA LEHU JEHJA WE ‘ESLEHNA LEHU ZEWXHEHU ‘INNEHUM KANU JUSARI’UNE FIL-HAJRATI WE JED’UNENA REGABÆN WE REHEBÆN WE KANU LENA HASHI’INE
91 (Përkujto) Edhe atë që ruajti nderin e saj, e Ne e frymëzuam atë me shpirt (barrë) nga ana Jonë dhe atë dhe të birin e saj; bëmë mrekulli për njerëzit.
WE E-ETI ‘EHSENET FERXHEHA FENEFEHNA FIHA MIN RUHINA WE XHE’ALNAHA WE EBNEHA ‘AJETEN LIL’ALEMINE
92 Kjo fé është e juaja dhe është e vetmja fé (e shpallur), kurse Unë jam Zoti juaj, pra më adhuroni vetëm Mua.
‘INNE HEDHIHI ‘UMMETUKUM ‘UMMETEN WAHIDETEN WE ‘ENA REBBUKUM FA’BUDUNI
93 Po ata e ndanë çështjen e fesë dhe u përçanë mes vete (u ndanë në grupe: monoteistë, politeistë, jehudi, të krishterë, zjarrputistë etj.), mirëpo, që të gjithë do të vijnë te Ne.
WE TEKATTA’U ‘EMREHUM BEJNEHUM KULLUN ‘ILEJNA RAXHI’UNE
94 E kush bën ndonjë vepër të mirë dhe është besimtar, mundi i tij nuk i mohohet, pse Ne i shënojmë ato.
FEMEN JA’MEL MINE ES-SALIHATI WE HUWE MU’UMINUN FELA KUFRANE LISA’JIHI WE ‘INNA LEHU KATIBUNE
95 Ndërsa është e pamundur për (banorët e) një fshat të cilin e kemi shkatërruar Ne, të kthehen (në këtë jetë).
WE HERAMUN ‘ALA KARJETIN ‘EHLEKNAHA ‘ENNEHUM LA JERXHI’UNE
96 Derisa të hapet (penda) e Jexhuxh Mexhuxhëve dhe ata do të zbresin nga çdo bregore me shpejtësi.
HETTA ‘IDHA FUTIHET JE’XHUXHU WE ME’XHUXHU WE HUM MIN KULLI HEDEBIN JENSILUNE
97 Dhe derisa të jetë afruar premtimi i saktë (dita e kijametit) e ai është momenti kur mbeten të shtangur sytë e atyre që nuk besuan (në ato çaste thonë): "Të mjerët ne, vërtet ishim krejt të pavetëdijshëm për këtë (moment); por jo, është e vërtetë se ishim zullumqarë të mëdhenj".
WAKTEREBEL-WA’DUL-HEKKU FE’IDHA HIJE SHAHISETUN ‘EBSARUL-LEDHINE KEFERU JA WEJLENA KAD KUNNA FI GAFLETIN MIN HADHA BEL KUNNA DHALIMINE
98 Ju dhe ajo që adhuruat ju pos All-llahut, do të jeni lëndë e xhehennemit, dhe keni për të hyrë në të.
‘INNEKUM WE MA TA’BUDUNE MIN DUNI ELLAHI HESEBU XHEHENNEME ‘ENTUM LEHA WE ERIDUNE
99 Sikur të kishin qenë ata zota, ata nuk do të hynin në të, po që të gjithë do të jenë aty përgjithmonë.
LEW KANE HA’UULA’ ‘ALIHETEN MA WEREDUHA WE KULLUN FIHA HALIDUNE
100 Aty ata do të kenë rrënkim dhe aty ata nuk dëgjojnë.
LEHUM FIHA ZEFIRUN WE HUM FIHA LA JESMA’UNE
101 E atyre të cilëve u priu e mbara nga ana Jonë, do të jenë larg tij (xhehennemit).
‘INNEL-LEDHINE SEBEKAT LEHUM MINNAL-HUSNA ‘ULA’IKE ‘ANHA MUB’ADUNE
102 Ata nuk do ta dëgjojnë as zhurmën e tij, dhe ata do të jenë përgjithmonë të kënaqur me atë që e dëshirojnë vetë.
LA JESMA’UNE HESISEHA WE HUM FI MA ESHTEHET ‘ENFUSUHUM HALIDUNE
103 Ata nuk do t'i shqetësojë ajo frika e madhe (e fryerjes së surit), dhe do t'i presin engjëjt (duke i uruar): "Kjo është dita juaj që ju premtohej".
LA JEHZUNUHUMUL-FEZA’UL-’EKBERU WE TETELEKKAHUMUL-MELA’IKETU HADHA JEWMUKUMUL-LEDHI KUNTUM TU’ADUNE
104 (Përkujto) Atë ditë kur Ne e palojmë qiellin sikurse palimi i fletëve në libër. Ashtu sikundër e kemi filluar krijimin (tuaj), e rikthejmë. Ky është obligim Yni, e Ne e bëjmë këtë.
JEWME NETWI ES-SEMA’E KETEJJI ES-SIXHILLI LILKUTUBI KEMA BEDE’NA ‘EWWELE HALKIN NU’IDUHU WA’DÆN ‘ALEJNA ‘INNA KUNNA FA’ILINE
105 Ne e kemi shënuar në Zebur (në librat e shenjtë) pas shënimit (në Lehvi Mahfudh), se me të vërtetë tokën do ta trashëgojnë robtë e Mi të mirë.
WE LEKAD KETEBNA FI EZ-ZEBURI MIN BA’DI EDH-DHIKRI ‘ENNEL-’ERDE JERITHUHA ‘IBADIJE ES-SALIHUNE
106 Në këtë (që u përmend) ka mjaft për një popull të dëgjueshëm.
‘INNE FI HADHA LEBELAGÆN LIKAWMIN ‘ABIDINE
107 E Ne të dërguam ty (Muhammed) vetëm si mëshirë për të gjitha krijesat.
WE MA ‘ERSELNAKE ‘ILLA REHMETEN LIL’ALEMINE
108 Thuaj: "Mua më shpallet se Zoti i juaj është vetëm një Zot, e ju a po dorëzoheni?"
KUL ‘INNEMA JUHA ‘ILEJJE ‘ENNEMA ‘ILEHUKUM ‘ILEHUN WAHIDUN FEHEL ‘ENTUM MUSLIMUNE
109 E nëse ata refuzojnë, ti thuaju: "Unë ju njoftova juve në mënyrë të barabartë, dhe se unë nuk e di se është afër ose larg ajo që po premtoheni?"
FE’IN TEWELLEW FEKUL ‘ADHENTUKUM ‘ALA SEWA’IN WE ‘IN ‘EDRI ‘EKARIBUN ‘EM BA’IDUN MA TU’ADUNE
110 Ai e di thënien e haptë, e di edhe atë që mbani fshehtë.
‘INNEHU JA’LEMUL-XHEHRE MINEL-KAWLI WE JA’LEMU MA TEKTUMUNE
111 E nuk e di, mos është kjo sprovë për ju (vonesa e dënimit), apo të kënaqeni deri në një kohë.
WE ‘IN ‘EDRI LE’ALLEHU FITNETUN LEKUM WE META’UN ‘ILA HININ
112 Ai (Muhammedi) tha: "Zoti im, gjyko (mes meje dhe atyre gënjeshtarëve) me të vërtetën! E Zoti ynë, Mëshirues është Ai prej të cilit kërkohet ndihmë kundër asaj që ju përshkruani!"
KALE RABBI EHKUM BIL-HEKKI WE REBBUNA ER-REHMANUL-MUSTA’ANU ‘ALA MA TESIFUNE