Surja Ibrahim indeksuar me numër 14 , numri i ajeteve 52
1 Elif, Lam, Ra. (ky është) Libër; Ne ta shpallëm ty që me urdhrin e Zotit t'i nxjerrish njerëzit prej errësirave në dritë; (t'i nxjerrish prej errësirës) në rrugë të Fuqiplotit, të Falënderuarit.
‘ELIF-LAM-RA KITABUN ‘ENZELNAHU ‘ILEJKE LITUHRIXHE EN-NASE MINE EDH-DHULUMATI ‘ILA EN-NUR BI’IDHNI RABBIHIM ‘ILA SIRATIL-’AZIZIL-HEMIDI
2 Të All-llahut, i të cilit është gjithë ç'ka në qiej dhe ç'ka në tokë. Është mjerim për mohuesit për dënimin e ashpër që i pret.
ELLAHIL-LEDHI LEHU MA FI ES-SEMAWATI WE MA FIL-’ERDI WE WEJLUN LILKAFIRINE MIN ‘ADHABIN SHEDIDIN
3 Ata që i japin përparësi jetës së kësaj bote ndaj botës tjetër, pengojnë nga rruga e All-llahut dhe kërkojnë shtrembërimin e saj. Të tillët qartas janë në humbje.
EL-LEDHINE JESTEHIBBUNEL-HEJÆTE ED-DUNJA ‘ALEL-’AHIRETI WE JESUDDUNE ‘AN SEBILI ELLAHI WE JEBGUNEHA ‘IWEXHÆN ‘ULA’IKE FI DELALIN BA’IDIN
4 Ne asnjë nga të dërguarit nuk e dërguam ndryshe vetëm në gjuhën e popullit të vet, ashtu që ai t'u shpjegojë atyre (në atë gjuhë). E All-llahu e lë të humbur atë që do, dhe e udhëzon në rrugë të drejtë atë që do. Ai është i fuqishmi, i urti.
WE MA ‘ERSELNA MIN RESULIN ‘ILLA BILISANI KAWMIHI LIJUBEJJINE LEHUM FEJUDILLU ELLAHU MEN JESHA’U WE JEHDI MEN JESHA’U WE HUWEL-’AZIZUL-HEKIMU
5 Ne e patëm dërguar Musain me argumentet tona (dhe i thamë): "Nxirre popullin tënd prej errësirave në dritë dhe përkujtoju atyre të mirat e All-llahut (që u dhuroi), se vërtet në ato (përkujtime) ka argumente për secilin që është shumë i durueshëm dhe shumë falënderues.
WE LEKAD ‘ERSELNA MUSA BI’AJATINA ‘EN ‘EHRIXH KAWMEKE MINE EDH-DHULUMATI ‘ILA EN-NURI WE DHEKKIRHUM BI’EJJAMI ELLAHI ‘INNE FI DHALIKE LE’AJATIN LIKULLI SEBBARIN SHEKURIN
6 (përkujto) Kur Musai i tha popullit të vet: "Përkujtojeni dhuntinë e All-llahut ndaj jush, kur ju shpëtoi prej rrethit të faraonit që ju shijonit dënimin më të shëmtuar, ju mbytnin bijtë tuaj, e i linin gratë tuaja të jetojnë. Në ato kishit sprovë të madhe nga Zoti juaj".
WE ‘IDH KALE MUSA LIKAWMIHI EDHKURU NI’METEL-LAHI ‘ALEJKUM ‘IDH ‘ENXHAKUM MIN ‘ALI FIR’AWNE JESUMUNEKUM SU’EL-’ADHABI WE JUDHEBBIHUNE ‘EBNA’EKUM WE JESTEHJUNE NISA’EKUM WE FI DHALIKUM BELA’UN MIN RABBIKUM ‘ADHIMUN
7 Dhe (përkujtoni) kur Zoti juaj njoftoi bindshëm: "Nëse falënderoni, do t'ua shtoj të mirat, e nëse përbuzni, s'ka dyshim, dënimi Im është i vështirë!"
WE ‘IDH TE’EDHDHENE REBBUKUM LE’IN SHEKERTUM LE’EZIDENNEKUM WE LE’IN KEFERTUM ‘INNE ‘ADHABI LESHEDIDUN
8 E Musai tha: "Nëse ju, dhe të gjithë ata që janë në tokë mohoni, All-llahu është i panevojshëm (për falënderim), i lavdishëm (vetvetiu)".
WE KALE MUSA ‘IN TEKFURU ‘ENTUM WE MEN FIL-’ERDI XHEMI’ÆN FE’INNALL-LLAHE LEGANIJUN HEMIDUN
9 A nuk jeni të njoftuar me lajmin (ndodhinë) e atyre që ishin para jush, si populli i Nuhut, i Adit, i Themudit e edhe i atyre që erdhën pas tyre, që nuk di kush për ta pos All-llahut. Atyre u patën ardhur të dërguarit e vet me argumente, ata i venin duart e tyre (në shenjë talljeje) në gojët e veta dhe thonin: "Ne e mohojmë atë me çka jeni të dërguar dhe ne dyshojmë shumë në atë që ju na thërrisni".
‘ELEM JE’TIKUM NEBE’UL-LEDHINE MIN KABLIKUM KAWMI NUHIN WE ‘ADIN WE THEMUDE WEL-LEDHINE MIN BA’DIHIM LA JA’LEMUHUM ‘ILLALLAHU XHA’ET/HUM RUSULUHUM BIL-BEJJINATI FEREDDU ‘EJDIJEHUM FI ‘EFWAHIHIM WE KALU ‘INNA KEFERNA BIMA ‘URSILTUM BIHI WE ‘INNA LEFI SHEKKIN MIMMA TED’UNENA ‘ILEJHI MURIBIN
10 Të dërguarit e tyre u thanë: "A mos keni dyshim në All-llahun, Krijuesin e qiejve e të tokës? Ai ju thërret (në besim) për t'ju falur mëkatet dhe për t'ju vazhduar (jetën) deri në një afat të caktuar!" Ata thanë: "Ju nuk jeni tjetër pos njerëz siç jemi edhe ne, ju dëshironi të na pengoni nga ajo që adhuronin prindërit tanë, pra na sillni ndonjë argument të qartë!
KALET RUSULUHUM ‘EFI ELLAHI SHEKKUN FATIRI ES-SEMAWATI WEL-’ERDI JED’UKUM LIJEGFIRE LEKUM MIN DHUNUBIKUM WE JU’UEHHIREKUM ‘ILA ‘EXHELIN MUSEMMEN KALU ‘IN ‘ENTUM ‘ILLA BESHERUN MITHLUNA TURIDUNE ‘EN TESUDDUNA ‘AMMA KANE JA’BUDU ‘ABA’UUNA FE’TUNA BISULTANIN MUBININ
11 Të dërguarit e tyre ju thanë: "Ne nuk jemi tjetër vetëm se njerëz si edhe ju, por All-llahu i jep dhuratë kujt të dojë nga robtë e vet. Ne nuk na takon t'ju sjellim ndonjë argument, vetëm me dëshirën e All-llahut, pra besimtarët le t'i mbështeten vetëm All-llahut".
KALET LEHUM RUSULUHUM ‘IN NEHNU ‘ILLA BESHERUN MITHLUKUM WE LEKINNALL-LLAHE JEMUNNU ‘ALA MEN JESHA’U MIN ‘IBADIHI WE MA KANE LENA ‘EN NE’TIJEKUM BISULTANIN ‘ILLA BI’IDHNI ELLAHI WE ‘ALA ELLAHI FELJETEWEKKELIL-MU’UMINUNE
12 E përsë të mos i mbështetemi All-llahut derisa Ai na udhëzoi në rrugën tonë (të drejtë). Për Zotin, ne gjithsesi do të durojmë e do t'i përballojmë mundimet që na bëni, e vetëm All-llahut le t'i mbështeten vazhdimisht ata që gjithnjë iu mbështeten.
WE MA LENA ‘ELLA NETEWEKKELE ‘ALA ELLAHI WE KAD HEDANA SUBULENA WE LENESBIRENNE ‘ALA MA ‘ADHEJTUMUNA WE ‘ALA ELLAHI FELJETEWEKKELIL-MUTEWEKKILUNE
13 Ata që mohuan të dërguarit e vet thanë: "Për Zotin, ne do t'ju dëbojmë nga vendi ynë, ose ju domosdo do të ktheheni në fenë tonë!" E atyre (të dërguarve) Zoti u shpalli: "Ne gjithqysh do t'i shkatërrojmë zullumqarët".
WE KALEL-LEDHINE KEFERU LIRUSULIHIM LENUHRIXHENNEKUM MIN ‘ERDINA ‘EW LETA’UDUNNE FI MILLETINA FE’EWHA ‘ILEJHIM REBBUHUM LENUHLIKENNE EDH-DHALIMINE
14 Dhe pas tyre Ne do t'ju vendosim në atë tokë. E këtë (ndihmë) për atë që i frikësohet pranisë Sime dhe i frikësohet dënimit Tim.
WE LENUSKINENNEKUMUL-’ERDE MIN BA’DIHIM DHALIKE LIMEN HAFE MEKAMI WE HAFE WA’IDI
15 Ata (të dërguarit) e kërkuan ndihmën, ndërsa çdo kryelart idhnak pësoi dështim.
WE ESTEFTEHU WE HABE KULLU XHEBBARIN ‘ANIDIN
16 E pas tij (kryelartit) është xhehennemi, në të cilin i jepet ujë i ndyrë (që rrjedh prej lëkurave të djegura),
MIN WERA’IHI XHEHENNEMU WE JUSKA MIN MA’IN SEDIDIN
17 Përpiqet ta përbijë, po jo nuk mund ta gëlltisë atë, atij i vjen vdekja nga të gjitha anët (sipas shenjave shkatërruese), po ai nuk vdes (e të shpëtojë prej vuajtjeve), atë e pret dënim shumë i rëndë.
JETEXHERRA’UHU WE LA JEKADU JUSIGUHU WE JE’TIHIL-MEWTU MIN KULLI MEKANIN WE MA HUWE BIMEJJITIN WE MIN WERA’IHI ‘ADHABUN GALIDHUN
18 Shembulli i veprave të atyre që nuk besuan është si hiri, të cilin me puhi e shkapërderdh era në ndonjë ditë të stuhishme, e ata nuk mund të realizojnë asgjë nga veprat që kanë bërë, e ky është ai dështimi i madh.
METHELUL-LEDHINE KEFERU BIREBBIHIM ‘A’MALUHUM KEREMADIN ESHTEDDET BIHI ER-RIHU FI JEWMIN ‘ASIFIN LA JEKDIRUNE MIMMA KESEBU ‘ALA SHEJ’IN DHALIKE HUWE ED-DELALUL-BA’IDU
19 A nuk e ke kuptuar ti se All-llahu krijoi qiejt dhe tokën me urtësi, e nëse Ai do, juve ju zhduk e sjell krijesë (popull) të re.
‘ELEM TERA ‘ENNEL-LAHE HALEKA ES-SEMAWATI WEL-’ERDE BIL-HEKKI ‘IN JESHE’ JUDH/HIBKUM WE JE’TI BIHALKIN XHEDIDIN
20 E kjo nuk është e vështirë (rëndë) për All-llahun.
WE MA DHALIKE ‘ALA ELLAHI BI’AZIZIN
21 E të gjithë (njerëzit) sheshas i paraqiten All-llahut. Ata të dobëtit (masa e nënshtruar) i thonë parisë (udhëheqëse): "Ne ishim pasuesit tuaj, andaj a mund të na lehtësoni diç nga dënimi i All-llahut?". Ata (paria) thonë: "Sukur të na kishte udhëzuar All-llahu, ne do t'ju udhëzonim juve. Për ne tash është njësoj, u pikëlluam thellë ose duruam, për ne nuk ka ikje (shpëtim)".
WE BEREZU LILLAHI XHEMI’ÆN FEKALE ED-DU’AFA’U LILLEDHINE ESTEKBERU ‘INNA KUNNA LEKUM TEBA’ÆN FEHEL ‘ENTUM MUGNUNE ‘ANNA MIN ‘ADHABI ELLAHI MIN SHEJ’IN KALU LEW HEDANALLAHU LEHEDEJNAKUM SEWA’UN ‘ALEJNA ‘EXHEZI’NA ‘EM SEBERNA MA LENA MIN MEHISIN
22 E pasi të kryhet çështja (të hyjnë ata të xhennetit dhe të xhehennemit në të, xhehennemlinjve) djalli (u mban ligjëratën e shëmtuar), dhe u thotë: "Vërtet, All-llahu ju pat premtuar premtim të vërtetë, e unë ju pata premtuar dhe, qe, nuk e zbatova premtimin ndaj jush. Po unë nuk pata kurrfarë pushteti ndaj jush (që t'ju detyroj), përpos që ju thirra (në rrugë të gabuar), e ju m'u përgjigjët; atëherë pra mos më qortoni mua, po qortojeni veten. Unë nuk mund t'ju shpëtoj juve, e as ju nuk mund të më shpëtoni mua. Unë mohoj shoqërimin tuaj që ma bëtë mua më parë (më adhuruat në vend të Zotit)". S'ka dyshim, jobesimtarët kanë dënim të dhembshëm.
WE KALE ESH-SHEJTANU LEMMA KUDIJEL-’EMRU ‘INNALL-LLAHE WE’ADEKUM WA’DEL-HEKKI WE WE’ADTUKUM FE’EHLEFTUKUM WE MA KANE LI ‘ALEJKUM MIN SULTANIN ‘ILLA ‘EN DE’AWTUKUM FASTEXHEBTUM LI FELA TELUMUNI WE LUMU ‘ENFUSEKUM MA ‘ENA BIMUSRIHIKUM WE MA ‘ENTUM BIMUSRIHIJE ‘INNI KEFERTU BIMA ‘ESHREKTUMUNI MIN KABLU ‘INNE EDH-DHALIMINE LEHUM ‘ADHABUN ‘ELIMUN
23 E ata, të cilët besuan dhe bënë vepra të mira, me urdhrin e Zotit të tyre u vendosën në xhennete, nën pallatet e të cilëve rrjedhin lumenj, ku do të jenë përgjithmonë. Përshëndetja e tyre në të është "Selam" - paqe.
WE ‘UDHILEL-LEDHINE ‘AMENU WE ‘AMILU ES-SALIHATI XHENNATIN TEXHRI MIN TEHTIHAL-’ENHARU HALIDINE FIHA BI’IDHNI RABBIHIM TEHIJETUHUM FIHA SELAMUN
24 A nuk ke kuptuar se si All-llahu bëri shembull: fjalën e mirë si pema e mirë që rrënjët e saj janë thellë (në tokë) e degët e saj janë lart,
‘ELEM TERA KEJFE DEREBEL-LAHU METHELÆN KELIMETEN TEJJIBETEN KESHEXHERETIN TEJJIBETIN ‘ESLUHA THABITUN WE FER’UHA FI ES-SEMA’I
25 E që me vullnetin e Zotit, ajo e jep frutin e vet në çdo kohë. All-llahu pra u parashtron njerëzve shembuj ashtu që ata të mendojnë.
TU’UTI ‘UKULEHA KULLE HININ BI’IDHNI RABBIHA WE JEDRIBU ELLAHUL-’EMTHALE LILNNASI LE’ALLEHUM JETEDHEKKERUNE
26 Dhe shembulli i fjalës së keqe është si një pemë e keqe që është shkulur mbi tokë e që nuk ka të qëndruar.
WE METHELU KELIMETIN HABITHETIN KESHEXHERETIN HABITHETIN EXHTUTHTHET MIN FEWKIL-’ERDI MA LEHA MIN KARARIN
27 All-llahu i forcon ata që besuan në fjalën e fortë (të mirë) në jetën e kësaj bote edhe në botën tjetër, ndërsa mizorët All-llahu i bën të humbur. All-llahu punon çka të dojë.
JUTHEBBITU ELLAHUL-LEDHINE ‘AMENU BIL-KAWLI ETH-THABITI FIL-HEJÆTI ED-DUNJA WE FIL-’AHIRETI WE JUDILLU ELLAHU EDH-DHALIMINE WE JEF’ALU ELLAHU MA JESHA’U
28 A nuk i vërejte ata që dhuntinë e All-llahut e ndërruan me mosbesim dhe popullin e vet e sollën në vendin e shkatërrimit,
‘ELEM TERA ‘ILAL-LEDHINE BEDDELU NI’METEL-LAHI KUFRÆN WE ‘EHELLU KAWMEHUM DAREL-BEWARI
29 (e sollën) Në xhehennem. Në të e shijojnë djegien, e sa vend i keq është ai.
XHEHENNEME JESLEWNEHA WE BI’SEL-KARARU
30 Ata i bënin (krahasonin) shokë All-llahut për t'i shmangur (njerëzit) nga rruga e Tij. Thuaj: "Shfrytëzoni përjetimet, se e ardhmja e juaj është te zjarri!"
WE XHE’ALU LILLAHI ‘ENDADÆN LIJUDILLU ‘AN SEBILIHI KUL TEMETTA’U FE’INNE MESIREKUM ‘ILA EN-NARI
31 Robërve të Mi, të cilët besuan thuaju: "Ta falin rregullisht namazin dhe me atë që i furnizuam ata, të japin fshehtas e haptas, para se të vijë një ditë që në te nuk ka as kompensim as miqësi".
KUL LI’IBADIJEL-LEDHINE ‘AMENU JUKIMU ES-SELÆTE WE JUNFIKU MIMMA REZEKNAHUM SIRRÆN WE ‘ALANIJETEN MIN KABLI ‘EN JE’TIJE JEWMUN LA BEJ’UN FIHI WE LA HILALUN
32 All-llahu është Ai që i krijoi qiejt dhe tokën, dhe Ai lëshoi prej së larti ujë (shi), e me të nxjerr fruta si ushqim për ju, dhe për të mirën tuaj u vuri në shërbim anijet, të lundrojnë nëpër det me urdhrin e Tij, e në shërbimin tuaj i vuri edhe lumenjtë.
ELLAHUL-LEDHI HALEKA ES-SEMAWATI WEL-’ERDE WE ‘ENZELE MINE ES-SEMA’I MA’EN FE’EHREXHE BIHI MINE ETH-THEMERATI RIZKÆN LEKUM WE SEHHARE LEKUMUL-FULKE LITEXHRIJE FIL-BEHRI BI’EMRIHI WE SEHHARE LEKUMUL-’ENHARE
33 Për ju i nënshtroi diellin dhë hënën që në mënyrë të zakonshme vazhdimisht udhëtojnë. Për ju përshtati edhe natën e ditën.
WE SEHHARE LEKUMU ESH-SHEMSE WEL-KAMERE DA’IBEJNI WE SEHHARE LEKUMUL-LEJLE WE EN-NEHAR
34 Dhe Ai ju dha gjithatë që e kërkuat (që kërkoi nevoja juaj) dhe, edhe në qoftë se përpiqeni t'i numëroni të mirat e All-llahut, nuk do të mund të arrini t'i përkufizoni (në numër). Vërtet, njeriu është i padrejtë dhe shumë përbuzës.
WE ‘ATAKUM MIN KULLI MA SE’ELTUMUHU WE ‘IN TA’UDDU NI’METEL-LAHI LA TUHSUHA ‘INNEL-’INSANE LEDHELUMUN KEFFARUN
35 (Përkujto) Kur Ibrahimi tha: "Zoti im! Bëje këtë qytet të sigurt dhe më mbro mua e bijtë e mi nga adhurimi i idhujve (statuja gurësh)."
WE ‘IDH KALE ‘IBRAHIMU RABBI EXH’AL HADHAL-BELEDE ‘AMINÆN WE EXHNUBNI WE BENIJE ‘EN NA’BUDEL-’ESNAME
36 Zoti im! Ata vërtet i shmangin (nga rruga e drejtë) shumë njerëz. E kush më respekton mua, ai është i imi (në fe), e kush më kundërshton mua, atëherë Ti je që fal dhe që mëshiron.
REBBI ‘INNEHUNNE ‘EDLELNE KETHIRÆN MINE EN-NASI FEMEN TEBI’ANI FE’INNEHU MINNI WE MEN ‘ASANI FE’INNEKE GAFURUN REHIMUN
37 Zoti ynë! Unë një pjesë të familjes sime e vendosa në një luginë, ku nuk ka bimë, e pranë shtëpisë Tënde të shenjtë. Zoti ynë (i vendosa aty) që ta falin namazin, pra bën që zemrat e disa njerëzve të mallëngjehen për ata, dhe, për të falënderuar me mirënjohje, furnizoi ata me fruta.
REBBENA ‘INNI ‘ESKENTU MIN DHURRIJETI BIWADIN GAJRI DHI ZER’IN ‘INDE BEJTIKEL-MUHERREMI REBBENA LIJUKIMU ES-SELÆTE FAXH’AL ‘EF’IDETEN MINE EN-NASI TEHWI ‘ILEJHIM WE ERZUKHUM MINE ETH-THEMERATI LE’ALLEHUM JESHKURUNE
38 Zoti ynë! S'ka dyshim se Ti e di çka fshehim dhe çka publikojmë, se All-llahut nuk mund t'i fshihet asnjë send në tokë e as në qiell.
REBBENA ‘INNEKE TA’LEMU MA NUHFI WE MA NU’LINU WE MA JEHFA ‘ALA ELLAHI MIN SHEJ’IN FIL-’ERDI WE LA FI ES-SEMA’I
39 Falënderimi i qoftë All-llahut, i cili në pleqëri më fali mua Ismailin dhe Is'hakun! Vërtet, Zoi im dëgjon dhe i përgjigjet lutjes.
EL-HEMDU LILLAHIL-LEDHI WEHEBE LI ‘ALEL-KIBERI ‘ISMA’ILE WE ‘ISHAKA ‘INNE RABBI LESEMI’U ED-DU’A’I
40 O Zoti im! Më bën mua nga ata që falin namazin, e edhe prej pasardhësve të mi dhe pranoje lutjen time o Zoti ynë!
REBBI EXH’ALNI MUKIME ES-SELÆTI WE MIN DHURRIJETI REBBENA WE TEKABBEL DU’A’I
41 Zoti ynë! Më fal (gabimet) mua edhe prindërve të mi, fali edhe të gjithë besimtarët ditën kur jepet llogaria.
REBBENA EGFIR LI WE LIWALIDEJJE WE LILMU’UMININE JEWME JEKUMUL-HISABU
42 E ti kurrsesi mos e mendo All-llahun si të pakujdesshëm ndaj asaj që veprojnë zullumqarët; Ai vetëm është duke i lënë ata përderisa një ditë në të cilën sytë shtangen (mbesin të hapur).
WE LA TEHSEBENNEL-LAHE GAFILÆN ‘AMMA JA’MELU EDH-DHALIMUNE ‘INNEMA JU’UEHHIRUHUM LIJEWMIN TESHHASU FIHIL-’EBSARU
43 (atë ditë) Ata të ngutur e duke u ngritur kokat e tyre lart, nuk lëvizin sytë e tyre (për të shikuar), e zemrat e tyre janë të zbrazura (nga frika).
MUHTI’INE MUKNI’I RU’USIHIM LA JERTEDDU ‘ILEJHIM TERFUHUM WE ‘EF’IDETUHUM HEWA’UN
44 Dhe ti tërhiqju vërejtjen njerëzve për ditën kur atyre do t'u vijë dënimi, e ata që ishin mizorë thonë: "Zoti ynë! Na jep afat për një kohë të shkurtër t'i përgjigjemi thirrjes Tënde (për besim) dhe t'i pasojmë të dërguarit!" A nuk u betuat ju më parë se për ju nuk ka lëkundje (prej Dunjasë në botën tjetër)?
WE ‘ENDHIRI EN-NASE JEWME JE’TIHIMUL-’ADHABU FEJEKULUL-LEDHINE DHELEMU REBBENA ‘EHHIRNA ‘ILA ‘EXHELIN KARIBIN NUXHIB DA’WETEKE WE NETTEBI’I ER-RUSULE ‘EWELEM TEKUNU ‘EKSEMTUM MIN KABLU MA LEKUM MIN ZEWALIN
45 Dhe ju u vendosët në vendbanimet e atyre që e dëmtuan vetveten (e Ne i shkatërruam) dhe e kishit të qartë se si vepruam Ne me ta, dhe ju sollëm shembuj edhe juve.
WE SEKENTUM FI MESAKINIL-LEDHINE DHELEMU ‘ENFUSEHUM WE TEBEJJENE LEKUM KEJFE FE’ALNA BIHIM WE DEREBNA LEKUMUL-’EMTHALE
46 (megjithatë) Ata përgatitën kurthin e tyre, por kurthi i tyre gjendet në duar të All-llahut, qoftë ai kurthi i tyre që shkulen edhe kodrat nga ai.
WE KAD MEKERU MEKREHUM WE ‘INDEL-LAHI MEKRUHUM WE ‘IN KANE MEKRUHUM LITEZULE MINHUL-XHIBALU
47 E kurrsesi mos mendo se All-llahu e shkelë premtimin e vet që ua dha të dërguarve të Tij. All-llahu është triumfues që ndërmerr masa ndëshkuese.
FELA TEHSEBENNEL-LAHE MUHLIFE WA’DIHI RUSULEHU ‘INNALL-LLAHE ‘AZIZUN DHU ENTIKAMIN
48 (ndëshkon kundërshtarët) Ditën kur toka ndryshohet në tjetër tokë, e edhe qiejt (në tjerë qiej), e ata (njerëzit) të gjithë dalin sheshazi para All-llahut, Një, Mbizotërues.
JEWME TUBEDDELUL-’ERDU GAJREL-’ERDI WE ES-SEMAWATU WE BEREZU LILLAHIL-WAHIDIL-KAHHARI
49 E idhujtarët atë ditë i sheh të lidhur në pranga.
WE TERAL-MUXHRIMINE JEWME’IDHIN MUKARRENINE FIL-’ESFADI
50 Petkat e tyre janë nga katrani (pezhgveja - zifti), kurse fytyrat e tyre do t'i mbulojë zjarri.
SERABILUHUM MIN KATIRANIN WE TEGSHA WUXHUHEHUMU EN-NARU
51 (dalin para Zotit) Për ta shpërblyer All-llahu secilin njeri me atë që e fitoi. Vërtet, All-llahu është llogaritar i shpejtë.
LIJEXHZIJEL-LAHU KULLE NEFSIN MA KESEBET ‘INNALL-LLAHE SERI’UL-HISABI
52 Ky (Kur'ani) është kumtesë për njerëzit, që me të të këshillohen dhe të dinë se Ai është vetëm një Zot, dhe që t'i këshillojë ata që kanë mend.
HADHA BELAGUN LILNNASI WE LIJUNDHERU BIHI WE LIJA’LEMU ‘ENNEMA HUWE ‘ILEHUN WAHIDUN WE LIJEDHDHEKKERE ‘ULUL-’ELBABI