Surja Adijat indeksuar me numër 100 , numri i ajeteve
11
1
Pasha vrapuesit e shpejtë (kuajt) që hingëllojnë!

WEL-’ADIJATI DEBHÆN
2
E që me thundrat e tyre nxjerrin xixëllima zjarri nga gurët,

FALMURIJATI KADHÆN
3
Dhe të cilët vërsulen herët në agim.

FALMUGIRATI SUBHÆN
4
E me të (vërsulje) atëherë çojnë pluhur.

FE’ETHERNE BIHI NEK’ÆN
5
Dhe ashtu hidhen në mesin e grumbullit (të armikut).

FEWESETNE BIHI XHEM’ÆN
6
Vërtet, njeriu është përbuzës ndaj Zotit të vet.

‘INNEL-’INSANE LIREBBIHI LEKENUDUN
7
Edhe vetë është dëshmues i asaj (përbuzjeje).

WE ‘INNEHU ‘ALA DHALIKE LESHEHIDUN
8
Dhe ai është që shumë e do pasurinë.

WE ‘INNEHU LIHUBBIL-HAJRI LESHEDIDUN
9
A nuk e di ai se kur të nxirret çka është në varreza?

‘EFELA JA’LEMU ‘IDHA BU’THIRE MA FIL-KUBURI
10
Dhe të tubohet (të dalë në shesh) ajo që ishte në gjoksa.

WE HUSSILE MA FI ES-SUDURI
11
E atë ditë, pa dyshim Zoti i tyre është i njohur hollësisht për punën e tyre!

‘INNE REBBEHUM BIHIM JEWME’IDHIN LEHABIRUN