Surja Junus indeksuar me numër 10 , numri i ajeteve 109
1 Elif, Lam, Ra. Këto janë ajetet e librit të pacenueshëm.
‘ELIF-LAM-RA TILKE ‘AJATUL-KITABIL-HEKIMI
2 A ishte çudi për njerëzit, që Ne një njeriut nga mesi i tyre i thamë: "Tërhiqjaju vërejtjen njerëzve, kurse ata që besuan gëzoi se me të vërtetë kanë pozitë të lartë te Zoti i tyre". E ata që nuk besuan thanë: "S'ka dyshim, kjo është një magji e vërtetë!
‘EKANE LILNNASI ‘AXHEBÆN ‘EN ‘EWHEJNA ‘ILA REXHULIN MINHUM ‘EN ‘ENDHIRI EN-NASE WE BESHSHIRIL-LEDHINE ‘AMENU ‘ENNE LEHUM KADEME SIDKIN ‘INDE RABBIHIM KALEL-KAFIRUNE ‘INNE HADHA LESAHIRUN MUBINUN
3 Vërtet Zoti juaj është All-llahu, i cili krijoi qiejt e tokën brenda gjashtë ditësh e pastaj qëndroi mbi Arshin; Ai rregullon gjendjen. Ndërmjetsues nuk do të ketë vetëm po qe se lejon Ai. Ky, Madhëria e Tij është All-llahu, Zoti juaj, pra adhurojeni Atë! A nuk merrni mësim?
‘INNE REBBEKUMU ELLAHUL-LEDHI HALEKA ES-SEMAWATI WEL-’ERDE FI SITTETI ‘EJJAMIN THUMME ESTEWA ‘ALEL-’ARSHI JUDEBBIRUL-’EMRE MA MIN SHEFI’IN ‘ILLA MIN BA’DI ‘IDHNIHI DHELIKUMU ELLAHU REBBUKUM FA’BUDUHU ‘EFELA TEDHEKKERUNE
4 Kthimi i të gjithë juve është te Ai, premtimi i All-llahut është i vërtetë. Ai e filloi krijimin e pastaj e përsërit atë për t'i shpërblyer me të drejtë ata që besuan dhe bënë vepra të mira. E për ata që mohuan, ka pije të valë dhe dënim të dhembshëm, për shkak se ata mohonin.
‘ILEJHI MERXHI’UKUM XHEMI’ÆN WA’DEL-LAHI HEKKÆN ‘INNEHU JEBDE’UL-HALKA THUMME JU’IDUHU LIJEXHZIJEL-LEDHINE ‘AMENU WE ‘AMILU ES-SALIHATI BIL-KISTI WEL-LEDHINE KEFERU LEHUM SHERABUN MIN HEMIMIN WE ‘ADHABUN ‘ELIMUN BIMA KANU JEKFURUNE
5 Ai e bëri diellin shndritës, e hënën dritë dhe asaj (hënës) ia caktoi fazat, që ta dini numrin e viteve dhe llogarinë. All-llahu nuk e krijoi këtë për tjetër, pos me qëllim të caktuar. Ai ia sqaron argumentet një populli që kupton.
HUWEL-LEDHI XHE’ALE ESH-SHEMSE DIJA’EN WEL-KAMERE NURÆN WE KADDEREHU MENAZILE LITA’LEMU ‘ADEDE ES-SININE WEL-HISABE MA HALEKAL-LAHU DHALIKE ‘ILLA BIL-HEKKI JUFESSILUL-’AJATI LIKAWMIN JA’LEMUNE
6 Në ndërrimin e natës e të ditës, dhe në çka krijoi All-llahu në qiej e në tokë, vërtet ka fakte për njerëzit që kanë droje.
‘INNE FI EHTILAFIL-LEJLI WE EN-NEHARI WE MA HALEKAL-LAHU FI ES-SEMAWATI WEL-’ERDI LE’AJATIN LIKAWMIN JETTEKUNE
7 Ata që nuk presin takimin Tonë, që janë të kënaqur me jetën e Dunjasë dhe kanë gjetur prehje në të, dhe ata që janë indiferentë ndaj argumenteve tona.
‘INNEL-LEDHINE LA JERXHUNE LIKA’ENA WE REDU BIL-HEJÆTI ED-DUNJA WE ETME’ENNU BIHA WEL-LEDHINE HUM ‘AN ‘AJATINA GAFILUNE
8 Vendi për të tillët është zjarri, për shkak të asaj që punuan.
‘ULA’IKE ME’WAHUMU EN-NARU BIMA KANU JEKSIBUNE
9 E ata që besuan dhe bënë vepra të mira, Zoti i tyre, për shkak të besimit të tyre i udhëzon në xhennete të begatshme në të cilët rrjedhin lumenj.
‘INNEL-LEDHINE ‘AMENU WE ‘AMILU ES-SALIHATI JEHDIHIM REBBUHUM BI’IMANIHIM TEXHRI MIN TEHTIHIMUL-’ENHARU FI XHENNATI EN-NA’IMI
10 "Lutja e tyre aty është: "I lartë je o All-llah!", e përshëndetja e tyre është: "Selam!" dhe lutja e fundit e tyre: "Falënderimi i qoftë All-llahut, Zotit të botëve!
DA’WAHUM FIHA SUBHANEKEL-LEHUMME WE TEHIJETUHUM FIHA SELAMUN WE ‘AHIRU DA’WAHUM ‘ENIL-HEMDU LILLAHI RABBIL-’ALEMINE
11 Sikur All-llahu t'ua shpejtonte njerëzve pranimin e kërkesës për të keqen, ashtu si e pranon shpejtimin e kërkesës për të mirën, atyre do t'u përfundonte afati (i vdekjes). Po Ne, ata që nuk janë të bindur se do të vijnë para nesh, i lëmë të bredhin në mashtrimet e tyre.
WE LEW JU’AXHXHILU ELLAHU LILNNASI ESH-SHERRE ESTI’XHALEHUM BIL-HAJRI LEKUDIJE ‘ILEJHIM ‘EXHELUHUM FENEDHERUL-LEDHINE LA JERXHUNE LIKA’ENA FI TUGJANIHIM JA’MEHUNE
12 E kur njeriun e godet dëmi, ai na lutet qoftë shtrirë, ulur ose në këmbë, e kur Ne ia largojmë të keqen atij, ai vazhdon sikurse të mos na ishte lutur fare për dëmin që e pat goditur. Kështu kriminelëve u duket mirë ajo që veprojnë.
WE ‘IDHA MESSEL-’INSANE ED-DURRU DA’ANA LIXHENBIHI ‘EW KA’IDÆN ‘EW KA’IMÆN FELEMMA KESHEFNA ‘ANHU DURREHU MERRE KE’EN LEM JED’UNA ‘ILA DURRIN MESSEHU KEDHALIKE ZUJJINE LILMUSRIFINE MA KANU JA’MELUNE
13 Ne kemi shkatërruar gjenerata para jush (o idhujtarë), pse bënin krime dhe pse nuk besonin, edhe pse të dërguarit u erdhën me argumente të qarta. Kështu i shpërblejmë Ne njerëzit kriminelë.
WE LEKAD ‘EHLEKNAL-KURUNE MIN KABLIKUM LEMMA DHELEMU WE XHA’ET/HUM RUSULUHUM BIL-BEJJINATI WE MA KANU LIJU’UMINU KEDHALIKE NEXHZIL-KAWMEL-MUXHRIMINE
14 Pastaj juve ju bëmë zëvendësues pas tyre në Tokë për t'ju parë si do të veproni.
THUMME XHE’ALNAKUM HALA’IFE FIL-’ERDI MIN BA’DIHIM LINENDHURE KEJFE TA’MELUNE
15 Dhe kur atyre u lexohen ajetet Tona të qarta, ata që nuk besojnë takimin Tonë (ringjalljen), thonë: "Sillna një Kur'an tjetër, ose ndryshoje këtë!". Thuaj: "Mua nuk më takon që ta ndryshoj vetë, unë e përcjell vetëm atë që më shpallet, unë nëse kundërshtoj Zotit tim i frikësohem dënimit të një Ditës së madhe".
WE ‘IDHA TUTLA ‘ALEJHIM ‘AJATUNA BEJJINATIN KALEL-LEDHINE LA JERXHUNE LIKA’ENA E’TI BIKUR’ANIN GAJRI HADHA ‘EW BEDDILHU KUL MA JEKUNU LI ‘EN ‘UBEDDILEHU MIN TILKA’I NEFSI ‘IN ‘ETTEBI’U ‘ILLA MA JUHA ‘ILEJJE ‘INNI ‘EHAFU ‘IN ‘ASEJTU RABBI ‘ADHABE JEWMIN ‘ADHIMIN
16 Thuaj: "Sikur të kishte dashur All-llahu, unë nuk do t'ua kisha lexuar juve atë, as nuk u kisha njoftuar me të. Unë para tij kam jetuar një kohë në mesin tuaj (as nuk kam ditur as nuk kam lexuar), a nuk mendoni?"
KUL LEW SHA’EL-LAHU MA TELEWTUHU ‘ALEJKUM WE LA ‘EDRAKUM BIHI FEKAD LEBITHTU FIKUM ‘UMURÆN MIN KABLIHI ‘EFELA TA’KILUNE
17 A ka më mizor se ai që shpif ndaj All-llahut gënjeshtër ose i përgënjeshtron faktet e Tij? Mëkatarët vërtet s'kanë për të shpëtuar.
FEMEN ‘EDHLEMU MIMMENI EFTERA ‘ALA ELLAHI KEDHIBÆN ‘EW KEDHDHEBE BI’AJATIHI ‘INNEHU LA JUFLIHUL-MUXHRIMUNE
18 Ata pos All-llahut adhurojnë çdo gjë që nuk bën as dobi, e thonë: "Këta janë ndërmjetësuesit tanë te All-llahu!". Thuaj: "A po e informoni All-llahun me diçka që Ai nuk e di se ç'ka në qiej dhe në tokë?" E pastër është madhëria e Tij nga ajo që i shoqërojnë!
WE JA’BUDUNE MIN DUNI ELLAHI MA LA JEDURRUHUM WE LA JENFA’UHUM WE JEKULUNE HA’UULA’ SHUFA’A’UUNA ‘INDEL-LAHI KUL ‘ETUNEBBI’UNEL-LAHE BIMA LA JA’LEMU FI ES-SEMAWATI WE LA FIL-’ERDI SUBHANEHU WE TA’ALA ‘AMMA JUSHRIKUNE
19 Njerëzit nuk ishin tjetër pos të një feje, e u përçanë. E sikur të mos ishte caktim i hershëm nga Zoti yt, do të përfundohej (me dënim) mes tyre, për atë që ishin të përçarë.
WE MA KANE EN-NASU ‘ILLA ‘UMMETEN WAHIDETEN FAHTELEFU WE LEWLA KELIMETUN SEBEKAT MIN RABBIKE LEKUDIJE BEJNEHUM FIMA FIHI JEHTELIFUNE
20 Dhe thonin: "Përse nuk i vjen atij (Muhammedit) ndonjë mrekulli nga Zoti i tij?". Po ti thuaj: "E fshehta është (çështje) vetëm e All-llahut (Ai sjell mrekulli). Prandaj, ju pritni se edhe unë së bashku me ju po pres!"
WE JEKULUNE LEWLA ‘UNZILE ‘ALEJHI ‘AJETUN MIN RABBIHI FEKUL ‘INNEMAL-GAJBU LILLAHI FANTEDHIRU ‘INNI ME’AKUM MINEL-MUNTEDHIRINE
21 E kur Ne ua dhurojmë njerëzve mëshirën pasi t'i ketë goditur e keqja (skamja), kur qe, ata u bëjnë hile argumenteve tona. Thuaj: "All-llahu është më i shpejti në ndëshkim". S'ka dyshim, përcjellësit tanë (melaiket) regjistrojnë atë që po thurni ju.
WE ‘IDHA ‘EDHEKNA EN-NASE REHMETEN MIN BA’DI DERRA’E MESSET/HUM ‘IDHA LEHUM MEKRUN FI ‘AJATINA KULI ELLAHU ‘ESRA’U MEKRÆN ‘INNE RUSULENA JEKTUBUNE MA TEMKURUN
22 Ai (All-llahu) ua bëri të mundshëm udhëtimin në tokë e në det, deri kur jeni në anije që lundrojnë me ta (me udhëtarët) me anë të një ere të lehtë dhe janë të lumtur me të (me erën e lehtë), ia beh një erë e fortë dhe nga të gjitha anët rrethohen nga valët dhe binden se janë të shkatërruar, e lusin All-llahun pa farë përzierje të idhujve (duke thënë): "Nëse na shpëton nga kjo (katastrofë), ne do të jemi gjithnjë falënderues!"
HUWEL-LEDHI JUSEJJIRUKUM FIL-BERRI WEL-BEHRI HETTA ‘IDHA KUNTUM FIL-FULKI WE XHEREJNE BIHIM BIRIHIN TEJJIBETIN WE FERIHU BIHA XHA’ET/HA RIHUN ‘ASIFUN WE XHA’EHUMUL-MEWXHU MIN KULLI MEKANIN WE DHENNU ‘ENNEHUM ‘UHITE BIHIM DE’AW ELLAHE MUHLISINE LEHU ED-DINE LE’IN ‘ENXHEJTENA MIN HEDHIHI LENEKUNENNE MINE ESH-SHAKIRINE
23 E kur Ai (All-llahu) i shpëtoi ata, ja, ata veprojnë mbrapshtë në tokë, pa arsye. O ju njerëz! Kryeneçësia juaj është vetëm kundër vetes suaj, është përjetim i jetës së kësaj bote, pastaj kthimi juaj është te Ne, e Ne ju shpërblejmë për veprimet tuaja.
FELEMMA ‘ENXHAHUM ‘IDHA HUM JEBGUNE FIL-’ERDI BIGAJRIL-HEKKI JA ‘EJJUHA EN-NASU ‘INNEMA BEGJUKUM ‘ALA ‘ENFUSIKUM META’AL-HEJÆTI ED-DUNJA THUMME ‘ILEJNA MERXHI’UKUM FENUNEBBI’UKUM BIMA KUNTUM TA’MELUNE
24 Shembulli i jetës së kësaj bote është si i një shiu që e kemi zbritur nga qielli, e me anën e të cilit gërshetohen bimët e tokës (mbijnë dhe shpeshtohen të gjitha llojet) prej nga hanë njerëzit e kafshët deri kur toka të ketë marrë stolinë e vet dhe të jetë zbukuruar (me bimë, pemë e behar), e banorët e saj të mendojnë se janë të zotët e saj, e asaj i vjen urdhri Ynë, natën ose ditën, Ne e bëjmë atë (të mbjellat) të korrur sikurse të mos ekzistonte dje. Kështu Ne ua sqarojmë faktet njerëzve që mendojnë.
‘INNEMA METHELUL-HEJÆTI ED-DUNJA KEMA’IN ‘ENZELNAHU MINE ES-SEMA’I FAHTELETE BIHI NEBATUL-’ERDI MIMMA JE’KULU EN-NASU WEL-’EN’AM HETTA ‘IDHA ‘EHADHETIL-’ERDU ZUHRUFEHA WE EZZEJJENET WE DHENNE ‘EHLUHA ‘ENNEHUM KADIRUNE ‘ALEJHA ‘ETAHA ‘EMRUNA LEJLÆN ‘EW NEHARÆN FEXHE’ALNAHA HESIDÆN KE’EN LEM TEGNE BIL-’EMSI KEDHALIKE NUFESSILUL-’AJATI LIKAWMIN JETEFEKKERUNE
25 All-llahu thërret për në xhennet, dhe atë që do, e vë në rrugë të drejtë.
WEL-LAHU JED’U ‘ILA DARI ES-SELAMI WE JEHDI MEN JESHA’U ‘ILA SIRATIN MUSTEKIMIN
26 Atyre që bëjnë vepra të mira, u takon e mira (xhenneti) edhe më tepër (e shohin All-llahun). Fytyrat e tyre nuk i mbulon pluhuri i zi as nënçmimi, ata janë banues të xhennetit, aty janë përgjithmonë.
LILLEDHINE ‘EHSENUL-HUSNA WE ZIJADETUN WE LA JERHEKU WUXHUHEHUM KATERUN WE LA DHILLETUN ‘ULA’IKE ‘ESHABUL-XHENNETI HUM FIHA HALIDUNE
27 E ata që bënë të këqija, dënimi i së keqes është aq sa është ajo, ata i mbulon poshtërimi. Ata nuk mund t'i mbrojë kush nga All-llahu, fytyrat e tyre, porsi t'i kishte mbuluar ndonjë copë e errët e natës. Ata janë banues të përjetshëm të zjarrit.
WEL-LEDHINE KESEBU ES-SEJJI’ATI XHEZA’U SEJJI’ETIN BIMITHLIHA WE TERHEKUHUM DHILLETUN MA LEHUM MINEL-LAHI MIN ‘ASIMIN KE’ENNEMA ‘UGSHIJET WUXHUHUHUM KITA’ÆN MINEL-LEJLI MUDHLIMÆN ‘ULA’IKE ‘ESHABU EN-NARI HUM FIHA HALIDUNE
28 "Atë ditë i tubojmë të gjithë, ndërkaq atyre që i kanë bërë shok All-llahut u themi: "Rrini në vendin tuaj, ju dhe idhujt tuaj!". Ne ndajmë ata. E idhujt e tyre u thonë: "Ju nuk na adhuruat ne!
WE JEWME NEHSHURUHUM XHEMI’ÆN THUMME NEKULU LILLEDHINE ‘ESHREKU MEKANEKUM ‘ENTUM WE SHUREKA’UUKUM FEZEJJELNA BEJNEHUM WE KALE SHUREKA’UUHUM MA KUNTUM ‘IJANA TA’BUDUNE
29 All-llahu na mjafton si dëshmues mes nesh e jush (kështu u thonë idhujt idhujtarëve). Ne nuk dimë gjë për adhurimin tuaj ndaj nesh (ne nuk dëgjojmë, nuk shohim e nuk kuptojmë).
FEKEFA BILLAHI SHEHIDÆN BEJNENA WE BEJNEKUM ‘IN KUNNA ‘AN ‘IBADETIKUM LEGAFILINE
30 Aty, në atë vend, secili njeri provohet me atë që e ka bërë më parë dhe kthehen te All-llahu, Sundimtari i tyre i vërtetë dhe humb (shkon huq) prej tyre ajo që trillonin (se do t'u bëjnë shefatë).
HUNALIKE TEBLU KULLU NEFSIN MA ‘ESLEFET WE RUDDU ‘ILA ELLAHI MEWLAHUMUL-HEKKI WE DELLE ‘ANHUM MA KANU JEFTERUNE
31 Thuaj: "Kush ju furnizon me ushqim nga qielli e toka, kush e ka në dorë të dëgjuarit e të pamët (tuaj), kush e nxjerr të gjallin nga i vdekuri e kush e nxjerr të vdekurin nga i gjalli, kush rregullon çdo çështje?" Ata do të thonë: "All-llahu". Ti thuaj: "A nuk i frikësoheni?" (dënimit).
KUL MEN JERZUKUKUM MINE ES-SEMA’I WEL-’ERDI ‘EMMEN JEMLIKU ES-SEM’A WEL-’EBSARE WE MEN JUHRIXHUL-HEJJE MINEL-MEJJITI WE JUHRIXHUL-MEJJITE MINEL-HEJJI WE MEN JUDEBBIRUL-’EMRE FESEJEKULUNEL-LAHU FEKUL ‘EFELA TETTEKUNE
32 E ky është All-llahu, Zoti juaj i vërtetë. Pas të vërtetës nuk ka tjetër pos iluzione, e si po ia ktheni shpinën (të vërtetës)?
FEDHELIKUMU ELLAHU REBBUKUMUL-HEKKU FEMADHA BA’DEL-HEKKI ‘ILLA ED-DELALU FE’ENNA TUSREFUNE
33 Kështu është pra, vendimi i Zotit tënd kundër të shfrenuarve, pse ata nuk besojnë.
KEDHALIKE HEKKAT KELIMETU RABBIKE ‘ALEL-LEDHINE FESEKU ‘ENNEHUM LA JU’UMINUNE
34 Thuaj: "A ka prej idhujve tuaj ndokush që ta fillojë krijimin e mandej atë (pas vdekjes) ta rikthejë?". Thuaj: "All-llahu e nis krijimin dhe sërish e rikthen. Si i largoheni pra të vërtetës?"
KUL HEL MIN SHUREKA’IKUM MEN JEBDE’UL-HALKA THUMME JU’IDUHU KULI ELLAHU JEBDE’UL-HALKA THUMME JU’IDUHU FE’ENNA TU’UFEKUNE
35 Thuaj: "A ka ndokush prej idhujve tuaj që ndonjë të humbur ta drejtojë në rrugën e drejtë?" Thuaj: "Vetëm All-llahu udhëzon në të vërtetën. Atëherë pra, a është më e drejtë të shkohet pas atij që udhëzon në rrugën e drejtë, apo pas atij që nuk udhëzon, (sepse nuk mund ta udhëzojë as vetveten) vetëm nëse prej dikuj tjetër udhëzohet? Ç'është me ju? Si gjykoni?"
KUL HEL MIN SHUREKA’IKUM MEN JEHDI ‘ILAL-HEKKI KULI ELLAHU JEHDI LILHEKKI ‘EFEMEN JEHDI ‘ILAL-HEKKI ‘EHEKKU ‘EN JUTTEBE’A ‘EMMEN LA JEHIDDI ‘ILLA ‘EN JUHDA FEMA LEKUM KEJFE TEHKUMUNE
36 Shumica e tyre nuk përkojnë tjetër pos supozim, e supozimi nuk është asgjë ndaj të vërtetës. All-llahu di shumë mirë për atë që punojnë.
WE MA JETTEBI’U ‘EKTHERUHUM ‘ILLA DHENNÆN ‘INNE EDH-DHENNE LA JUGNI MINEL-HEKKI SHEJ’ÆN ‘INNALL-LLAHE ‘ALIMUN BIMA JEF’ALUNE
37 Nuk është e logjikshme të mendohet se ky Kur'an është i trilluar prej dikujt pos All-llahut, por është vërtetues i asaj (shpalljes) që ishte më parë, dhe sqarues e komentues i librit. Nuk ka farë dyshimi se është (i zbritur) nga Zoti i botëve.
WE MA KANE HADHAL-KUR’ANU ‘EN JUFTERA MIN DUNI ELLAHI WE LEKIN TESDIKAL-LEDHI BEJNE JEDEJHI WE TEFSILEL-KITABI LA REJBE FIHI MIN RABBIL-’ALEMINE
38 Përkundër kësaj, ata (idhujtarët) thonë se atë e trilloi ai (Muhammedi). Ti thuaj: "Silleni pra ju një kaptinë të ngjashme me këtë, madje thirrni kë të doni në ndihmë, pos All-llahut, po qe se jeni të drejtë në atë që thoni".
‘EM JEKULUNE EFTERAHU KUL FE’TU BISURETIN MITHLIHI WE ED’U MENI ESTETA’TUM MIN DUNI ELLAHI ‘IN KUNTUM SADIKINE
39 Por ja, ata përgënjeshtruan atë (Kur'anin) pa e kuptuar dhe pa ju ardhur shpjegimi i tij. Po kështu, gënjenin edhe ata që ishin më përpara. Shiko si ishte përfundimi i zullumqarëve.
BEL KEDHDHEBU BIMA LEM JUHITU BI’ILMIHI WE LEMMA JE’TIHIM TE’WILUHU KEDHALIKE KEDHDHEBEL-LEDHINE MIN KABLIHIM FANDHUR KEJFE KANE ‘AKIBETU EDH-DHALIMINE
40 Ka prej tyre (te të cilët u dërgua Muhammedi) që e besojnë atë (Kur'anin), e ka prej tyre edhe asish që atë nuk e besojnë. Zoti i njeh më së miri kokëfortit.
WE MINHUM MEN JU’UMINU BIHI WE MINHUM MEN LA JU’UMINU BIHI WE REBBUKE ‘A’LEMU BIL-MUFSIDINE
41 Po nëse ata të përgënjeshtruan ty, thuaj: "Mua më takon (shpërblimi nga) vepra ime e juve veprimi juaj, ju nuk përgjigjeni për atë që bëj unë, e as unë për atë që bëni ju".
WE ‘IN KEDHDHEBUKE FEKUL LI ‘AMELI WE LEKUM ‘AMELUKUM ‘ENTUM BERI’UNE MIMMA ‘A’MELU WE ‘ENA BERI’UN MIMMA TA’MELUNE
42 Ka prej tyre që të dëgjojnë (kur lexon, por formalisht). A mund ta bësh të shurdhëtin të dëgjojë, edhe kur ata nuk kuptojnë?
WE MINHUM MEN JESTEMI’UNE ‘ILEJKE ‘EFE’ENTE TUSMI’U ES-SUMME WE LEW KANU LA JA’KILUNE
43 Ka prej tyre që të shikon ty (duket se po të shikon). A mund ta udhëzosh ti të verbërin, kur ata nuk shohin (të vërtetën)?
WE MINHUM MEN JENDHURU ‘ILEJKE ‘EFE’ENTE TEHDIL-’UMJE WE LEW KANU LA JUBSIRUNE
44 All-llahu nuk u bën asgjë të padrejtë njerëzve, por ata i bëjnë të padrejtë vetes së tyre.
‘INNALL-LLAHE LA JEDHLIMU EN-NASE SHEJ’ÆN WE LEKINNE EN-NASE ‘ENFUSEHUM JEDHLIMUNE
45 (Përkujto) Ditën kur i tubojmë ata, (atyre u duket) sikur nuk qëndruan (në Dunja) vetëm një moment të ditës, atëherë njihen mes vete. E vërtet, kanë dështuar ata që nuk besuan këtë prezencë para All-llahut, edhe nuk gjetën udhën e drejtë.
WE JEWME JEHSHURUHUM KE’EN LEM JELBETHU ‘ILLA SA’ATEN MINE EN-NEHARI JETA’AREFUNE BEJNEHUM KAD HASIREL-LEDHINE KEDHDHEBU BILIKA’I ELLAHI WE MA KANU MUHTEDINE
46 Nëse ta bëjmë të mundshme të shohish diçka nga (dënimi) që ua premtuan atyre (mirë), ose ta marrim shpirtin ty (kurse ti nuk sheh gjë), e ardhmja e tyre është vetëm te Ne. All-llahu është dëshmues i asaj që punojnë.
WE ‘IMMA NURIJENNEKE BA’DEL-LEDHI NA’IDUHUM ‘EW NETEWEFFEJENNEKE FE’ILEJNA MERXHI’UHUM THUMMEL-LAHU SHEHIDUN ‘ALA MA JEF’ALUNE
47 Secili popull kishte të dërguarin e vet, e kur u vinte i dërguari i tyre bëhej gjykimi i drejtë mes tyre, atyre nuk u bëhet padrejtësi.
WE LIKULLI ‘UMMETIN RESULUN FE’IDHA XHA’E RESULUHUM KUDIJE BEJNEHUM BIL-KISTI WE HUM LA JUDHLEMUNE
48 Ata thonë: "Kur do të jetë ky premtim (dënim), nëse jeni të drejtë ç'ka thoni?"
WE JEKULUNE META HADHAL-WA’DU ‘IN KUNTUM SADIKINE
49 Thuaj: "Unë nuk mund t'i sjell vetes sime as dëm as dobi, pos atë që dëshiron All-llahu". Çdo popull ka afatin (e caktuar), e kur të vijë afati i tyre, ata nuk mund ta vonojnë as për një moment e as ta ngutin.
KUL LA ‘EMLIKU LINEFSI DERRÆN WE LA NEF’ÆN ‘ILLA MA SHA’EL-LAHU LIKULLI ‘UMMETIN ‘EXHELUN ‘IDHA XHA’E ‘EXHELUHUM FELA JESTE’HIRUNE SA’ATEN WE LA JESTEKDIMUNE
50 Thuaj: "Më tregoni, nëse u vjen dënimi i Tij natën ose ditën, e çka i shtyen të nguten për të kriminelët?"
KUL ‘ERE’EJTUM ‘IN ‘ETAKUM ‘ADHABUHU BEJATÆN ‘EW NEHARÆN MADHA JESTA’XHILU MINHUL-MUXHRIMUNE
51 A pasi që të ndodhë (dënimi) do ta besoni atë? A tani!? (po besoni), e ju ishit ata që kërkonit t'u vijë më shpejtë?
‘ETHUMME ‘IDHA MA WEKA’A ‘AMENTUM BIHI ‘AL’ANE WE KAD KUNTUM BIHI TESTA’XHILUNE
52 "Më vonë (në ditën e kijametit) atyre që bënë zullum u thuhet: "Shijoni dënimin e përjetshëm!" Mos jeni dënuar më shumë se ç'keni merituar?
THUMME KILE LILLEDHINE DHELEMU DHUKU ‘ADHABEL-HULDI HEL TUXHZEWNE ‘ILLA BIMA KUNTUM TEKSIBUNE
53 E ata kërkojnë t'u tregosh (e do të thonë): "A është e vërtetë ajo (që thua për dënimin)?". Thuaj: "Po, pasha Zotin tim, ajo është më se e vërtetë, dhe ju nuk do të mund ta pengoni kurrsesi".
WE JESTENBI’UNEKE ‘EHEKKUN HUWE KUL ‘I WE RABBI ‘INNEHU LEHEKKUN WE MA ‘ENTUM BIMU’XHIZINE
54 Secili njeri që e ka dëmtuar veten (duke mosbesuar), po të ishte e tij çdo gjë që ekziston në tokë, ai do ta flijonte atë (për të shpëtuar). E kur e shohin dënimin, ata fshehin dëshpërimin (nga hutia). Atëherë bëhet gjykimi i drejtë mes tyre nuk u bëhet padrejtë.
WE LEW ‘ENNE LIKULLI NEFSIN DHELEMET MA FIL-’ERDI LAFTEDET BIHI WE ‘ESERRU EN-NEDAMETE LEMMA RE’EWL-’ADHABE WE KUDIJE BEJNEHUM BIL-KISTI WE HUM LA JUDHLEMUNE
55 Vini re! Nuk ka dyshim se gjithçka që gjendet në qiej e në tokë është e All-llahut! Kini kujdes. Premtimi i All-llahut është më se i vërtetë, por shumica e tyre nuk e dinë.
‘ELA ‘INNE LILLAHI MA FI ES-SEMAWATI WEL-’ERDI ‘ELA ‘INNE WA’DEL-LAHI HEKKUN WE LEKINNE ‘EKTHEREHUM LA JA’LEMUNE
56 Ai jep jetë dhe vdekje, dhe vetëm te Ai do të ktheheni.
HUWE JUHJI WE JUMITU WE ‘ILEJHI TURXHA’UNE
57 O ju njerëz! Juve ju erdhi nga Zoti juaj këshilla (Kur'ani) dhe shërimi i asaj që gjendet në kraharorët tuaj (në zemra), edhe udhëzim e mëshirë për besimtarët.
JA ‘EJJUHA EN-NASU KAD XHA’ETKUM MEW’IDHETUN MIN RABBIKUM WE SHIFA’UN LIMA FI ES-SUDURI WE HUDEN WE REHMETUN LILMU’UMININE
58 Thuaj: "Vetëm mirësisë së All-llahut dhe mëshirës së Tij le t'i gëzohen, se është shumë më e dobishme se ajo që grumbullojnë ata".
KUL BIFEDLI ELLAHI WE BIREHMETIHI FEBIDHALIKE FELJEFREHU HUWE HAJRUN MIMMA JEXHMA’UNE
59 Thuaj: "Më thuani, atë që All-llahu ju dha si ushqim (të lejuar), e ju nga ai diçka bëtë të ndaluar e diçka të lejuar?" Thuaj: "A ju lejoi All-llahu ju, ose ju i shpifni All-llahut?"
KUL ‘ERE’EJTUM MA ‘ENZELEL-LAHU LEKUM MIN RIZKIN FEXHE’ALTUM MINHU HERAMÆN WE HELALÆN KUL ‘ALLLEHU ‘EDHINE LEKUM ‘EM ‘ALA ELLAHI TEFTERUNE
60 Po çfarë është mendimi i atyre që i shpifin All-llahut, për ditën e kijametit? All-llahu është dhurues i madh ndaj njerëzve, por shumica e tyre nuk falënderojnë.
WE MA DHENNUL-LEDHINE JEFTERUNE ‘ALA ELLAHIL-KEDHIBE JEWMEL-KIJAMETI ‘INNALL-LLAHE LEDHU FEDLIN ‘ALA EN-NASI WE LEKINNE ‘EKTHEREHUM LA JESHKURUNE
61 Ti nuk angazhohesh me asnjë çështje, nuk lexon nga ai pjesë nga Kur'ani dhe nuk bëni ndonjë vepër, vetëm se ne jemi prezentuesit tuaj, kur ju ndërmerrni atë. Zotit tënd nuk mund t'i fshihet as në tokë e as në qiell as sa grimca e as më e vogël se ajo e as më e madhe, por vetëm sa është evidentuar në librin e sigurt.
WE MA TEKUNU FI SHE’NIN WE MA TETLU MINHU MIN KUR’ANIN WE LA TA’MELUNE MIN ‘AMELIN ‘ILLA KUNNA ‘ALEJKUM SHUHUDÆN ‘IDH TUFIDUNE FIHI WE MA JA’ZUBU ‘AN RABBIKE MIN MITHKALI DHERRETIN FIL-’ERDI WE LA FI ES-SEMA’I WE LA ‘ESGARE MIN DHALIKE WE LA ‘EKBERE ‘ILLA FI KITABIN MUBININ
62 Ta keni të ditur se të dashurit e All-llahut (evliatë) nuk kanë frikë (në botën tjetër) e as kurrfarë brengosje?
‘ELA ‘INNE ‘EWLIJA’EL-LAHI LA HAWFUN ‘ALEJHIM WE LA HUM JEHZENUNE
63 (Ata janë ata) Të cilët besuan dhe ishin të ruajtur.
EL-LEDHINE ‘AMENU WE KANU JETTEKUNE
64 Atyre u jepet myzhde në jetën e Dunjasë (në çastin e vdekjes) dhe në jetën tjetër (për shpëtim dhe xhennet). Premtimet e All-llahut nuk mund të pësojnë ndryshim. E, ai është sukses i madh.
LEHUMUL-BUSHRA FIL-HEJÆTI ED-DUNJA WE FIL-’AHIRETI LA TEBDILE LIKELIMATI ELLAHI DHALIKE HUWEL-FEWZUL-’ADHIMU
65 Po ty mos të të mundojnë thëniet e tyre. E tërë fuqia dhe ngadhënjimi i takon vetëm All-llahut. Ai i dëgjon dhe i di të gjitha.
WE LA JEHZUNKE KAWLUHUM ‘INNEL-’IZZETE LILLAHI XHEMI’ÆN HUWE ES-SEMI’UL-’ALIMU
66 Ta keni të ditur se gjithçka që është në qiej e në tokë janë në pushtetin e All-llahut (pra, edhe idhujtarët). E ata, që pos All-llahut adhurojnë, në të vërtetë nuk janë kah pasojnë zota, ata nuk janë kah pasojnë tjetër pos supozimeve dhe nuk janë tjetër vetëm se gënjejnë
‘ELA ‘INNE LILLAHI MEN FI ES-SEMAWATI WE MEN FIL-’ERDI WE MA JETTEBI’UL-LEDHINE JED’UNE MIN DUNI ELLAHI SHUREKA’E ‘IN JETTEBI’UNE ‘ILLA EDH-DHENNE WE ‘IN HUM ‘ILLA JEHRUSUNE
67 Ai (All-llahu) e bëri për ju natën që në të të pushoni, e ditën të ndritshme (të shihni). Në këtë, (që bëri), vërtet ka argumente për një popull që dëgjon.
HUWEL-LEDHI XHE’ALE LEKUMUL-LEJLE LITESKUNU FIHI WE EN-NEHARE MUBSIRÆN ‘INNE FI DHALIKE LE’AJATIN LIKAWMIN JESMA’UNE
68 (Pas të gjitha argumenteve) Ata (jobesimtarët) thanë: "All-llahu ka fëmijë". Larg asaj është All-llahu, Ai s'ka nevojë, e Tij është çka ka në qiej dhe çka ka në tokë, ju nuk keni argumente për këtë (që ta thoni), a thoni për All-llahun çka nuk dini?
KALU ETTEHADHEL-LAHU WELEDÆN SUBHANEHU HUWEL-GANIJU LEHU MA FI ES-SEMAWATI WE MA FIL-’ERDI ‘IN ‘INDEKUM MIN SULTANIN BIHEDHA ‘ETEKULUNE ‘ALA ELLAHI MA LA TA’LEMUNE
69 Thuaj: "Ata që trillojnë gënjeshtër për All-llahun, nuk kanë për të shpëtuar".
KUL ‘INNEL-LEDHINE JEFTERUNE ‘ALA ELLAHIL-KEDHIBE LA JUFLIHUNE
70 Ata kanë një përjetim në Dunja, pastaj kthimi i tyre është vetëm te Ne, e Ne do të bëjmë që ata ta shijojnë dënimin e dhembshëm për shkak se nuk besonin.
META’UN FI ED-DUNJA THUMME ‘ILEJNA MERXHI’UHUM THUMME NUDHIKUHUMUL-’ADHABE ESH-SHEDIDE BIMA KANU JEKFURUNE
71 Lexoju atyre ngjarjen e Nuhut, kur popullit të vet i tha: "O populli im, nëse u vjen rëndë qëndrimi im në mesin tuaj, përkujtimet e mia me ajetet e All-llahut, e unë iu kam mbështetur vetëm All-llahut, ju vendosni për qëllimin tuaj, thirrni në ndihmë edhe zotat tuaj, e mos e mbani fshehtë, dhe zbatoni atë kundër meje e mos pritni".
WE ETLU ‘ALEJHIM NEBE’E NUHIN ‘IDH KALE LIKAWMIHI JA KAWMI ‘IN KANE KEBURE ‘ALEJKUM MEKAMI WE TEDHKIRI BI’AJA TI ELLAHI FE’ALA ELLAHI TEWEKKELTU FE’EXHMI’U ‘EMREKUM WE SHUREKA’EKUM THUMME LA JEKUN ‘EMRUKUM ‘ALEJKUM GUMMETEN THUMME EKDU ‘ILEJJE WE LA TUNDHIRUNI
72 "E nëse prapësoheni (nga mësimet e mia), unë nuk u kërkoj ndonjë shpërblim, se shpërblimi im është vetëm prej All-llahut. Unë jam i urdhëruar të jem njëri prej muslimanëve".
FE’IN TEWELLEJTUM FEMA SE’ELTUKUM MIN ‘EXHRIN ‘IN ‘EXHRI ‘ILLA ‘ALA ELLAHI WE ‘UMIRTU ‘EN ‘EKUNE MINEL-MUSLIMINE
73 E ata (populli i tij) e konsideruan atë rrenacak e Ne e shpëtuam atë dhe ata që ishin bashkë me të në anije, dhe i bëmë që ata të jenë pasardhës (zëvendësues), kurse ata që i përgënjeshtruan ajetet tona i përmbytëm. Shih pra, si ishte fundi i gënjeshtarëve.
FEKEDHDHEBUHU FENEXHXHEJNAHU WE MEN ME’AHU FIL-FULKI WE XHE’ALNAHUM HALA’IFE WE ‘EGREKNAL-LEDHINE KEDHDHEBU BI’AJATINA FANDHUR KEJFE KANE ‘AKIBETUL-MUNDHERINE
74 Mandej pas tij dërguam të dërguar te popujt e tyre, të cilët erdhën dhe u sollën atyre argumente të forta, por ata nuk i besuan asaj, të cilën më parë e kishin përgënjeshtruar. Kështu, pra vulosim zemrat atyre që i kalojnë kufijtë.
THUMME BE’ATHNA MIN BA’DIHI RUSULÆN ‘ILA KAWMIHIM FEXHA’UHUM BIL-BEJJINATI FEMA KANU LIJU’UMINU BIMA KEDHDHEBU BIHI MIN KABLU KEDHALIKE NETBA’U ‘ALA KULUBIL-MU’TEDINE
75 Pastaj, pas tyre dërguam Musain dhe Harunin me argumentet tona, te Faraoni dhe paria e rrethit të tij, po ata paraqitën kryelartësi, pse ishte popull që bënte krime.
THUMME BE’ATHNA MIN BA’DIHIM MUSA WE HARUNE ‘ILA FIR’AWNE WE MELE’IHI BI’AJATINA FASTEKBERU WE KANU KAWMÆN MUXHRIMINE
76 E kur u erdhi atyre e vërteta e sigurt nga Ne, ata thanë: "Kjo nuk është tjetër pos magji e qartë".
FELEMMA XHA’EHUMUL-HEKKU MIN ‘INDINA KALU ‘INNE HADHA LESIHRUN MUBINUN
77 Musai tha: "A të vërtetës i thoni magji? A magji është kjo? Magjistarët nuk shpëtojnë?"
KALE MUSA ‘ETEKULUNE LILHEKKI LEMMA XHA’EKUM ‘ESIHRUN HADHA WE LA JUFLIHU ES-SAHIRUNE
78 Ata thanë: "Mos erdhe të na largosh nga ajo (feja) që e gjetëm te prindërit tanë, për t'ju mbetur juve dyve madhështia në tokë? Po ne nuk ju besojmë juve dyve".
KALU ‘EXHI’TENA LITELFITENA ‘AMMA WEXHEDNA ‘ALEJHI ‘ABA’ENA WE TEKUNE LEKUMAL-KIBRIJA’U FIL-’ERDI WE MA NEHNU LEKUMA BIMU’UMININE
79 Faraoni tha: "Sillmëni mua të gjithë magjistarët e aftë".
WE KALE FIR’AWNU E’TUNI BIKULLI SAHIRIN ‘ALIMIN
80 E kur erdhën magjistarët, Musai u tha: "Hidhni ç'keni për të hedhur".
FELEMMA XHA’E ES-SEHERETU KALE LEHUM MUSA ‘ELKU MA ‘ENTUM MULKUNE
81 E kur i hodhën ata, Musai u tha: "Kjo që e sollët ju tash, vërtet është magji!" Po All-llahu do ta asgjësojë këtë, sepse All-llahu nuk e përkrah veprën e të prishurve.
FELEMMA ‘ELKAW KALE MUSA MA XHI’TUM BIHI ES-SIHRU ‘INNALL-LLAHE SEJUBTILUHU ‘INNALL-LLAHE LA JUSLIHU ‘AMELEL-MUFSIDINE
82 Dhe me argumentet e veta All-llahu e fuqizon të vërtetën, ndonëse e urrejnë të pabesët.
WE JUHIKKU ELLAHUL-HEKKA BIKELIMATIHI WE LEW KERIHEL-MUXHRIMUNE
83 Duke pasur frikë nga faraoni dhe nga rrethi i tij se do t'i turturojnë, Musait nuk i besoi kush pos një pjese e pasardhësve të popullit të tij. Vërtet, faraoni ishte mbizotërues në tokë dhe ai ishte prej shkatërrimtarëve.
FEMA ‘AMENE LIMUSA ‘ILLA DHURRIJETUN MIN KAWMIHI ‘ALA HAWFIN MIN FIR’AWNE WE MELE’IHIM ‘EN JEFTINEHUM WE ‘INNE FIR’AWNE LA’ALIN FIL-’ERDI WE ‘INNEHU LEMINEL-MUSRIFINE
84 Musai tha: "O populli im, nëse i keni besuar All-llahut, vetëm atij mbështetuni, nëse jeni të dorëzuar (vendimit të Tij)!"
WE KALE MUSA JA KAWMI ‘IN KUNTUM ‘AMENTUM BILLAHI FE’ALEJHI TEWEKKELU ‘IN KUNTUM MUSLIMINE
85 Ata iu përgjigjën duke i thënë: "All-llahut iu kemi mbështetur, Zoti ynë, mos i mundëso popullit mizor të na sprovojë!"
FEKALU ‘ALA ELLAHI TEWEKKELNA REBBENA LA TEXH’ALNA FITNETEN LILKAWMI EDH-DHALIMINE
86 "Dhe me mëshirën tënde, na shpëto prej popullit jobesimtar!"
WE NEXHXHINA BIREHMETIKE MINEL-KAWMIL-KAFIRINE
87 Ne i thamë Musait dhe vëllait të tij t'i bëni vend në Egjipt popullit tuaj, shtëpitë tuaja t'i bëni faltore e ta falni namazin rregullisht. Ti (Musa) përgëzoi besimtarët!
WE ‘EWHEJNA ‘ILA MUSA WE ‘EHIHI ‘EN TEBEWWE’A LIKAWMIKUMA BIMISRE BUJUTÆN WE EXH’ALU BUJUTEKUM KIBLETEN WE ‘EKIMU ES-SELÆTE WE BESHSHIRIL-MU’UMININE
88 Musai tha: "Zoti ynë, Ti i ke dhënë faraonit dhe parisë së tij mjete të përjetimit dhe pasuri në jetën e kësaj bote, ashtu që o Zoti ynë, po i largojnë njerëzit prej rrugës tënde. Zoti ynë, zhduke pasurinë e tyre, shtrëngoi zemrat e tyre, që të mos besojnë derisa ta shijojnë dënimin e idhët".
WE KALE MUSA REBBENA ‘INNEKE ‘ATEJTE FIR’AWNE WE MELE’EHU ZINETEN WE ‘EMWALÆN FIL-HEJÆTI ED-DUNJA REBBENA LIJUDILLU ‘AN SEBILIKE REBBENA ETMIS ‘ALA ‘EMWALIHIM WE ESHDUD ‘ALA KULUBIHIM FELA JU’UMINU HETTA JEREWL-’ADHABEL-’ELIME
89 Ai (All-llahu) tha: "Lutja juaj është pranuar, prandaj ju të dy qëndroni ashtu si jeni e mos ndiqni rrugën e atyre që nuk dinë!"
KALE KAD ‘UXHIBET DA’WETUKUMA FASTEKIMA WE LA TETTEBI’ANI SEBILEL-LEDHINE LA JA’LEMUNE
90 Ne i kapërcyem beni israilët përtej detit, e faraoni dhe ushtria e tij i ndoqi mizorisht dhe armiqësisht derisa e përfshiu atë përmbysja, e ai tha: "Besova se nuk ka zot tjetër pos Atij që i besuan beni israilët, edhe unë jam nga muslimanët!"
WE XHAWEZNA BIBENI ‘ISRA’ILEL-BEHRE FE’ETBE’AHUM FIR’AWNU WE XHUNUDUHU BEGJÆN WE’ADWEN HETTA ‘IDHA ‘EDREKEHUL-GAREKU KALE ‘AMENTU ‘ENNEHU LA ‘ILAHE ‘ILLAL-LEDHI ‘AMENET BIHI BENU ‘ISRA’ILE WE ‘ENA MINEL-MUSLIMINE
91 Ti tani beson, ndërsa më parë kundërshtove dhe ishe njëri prej shkatërruesve!
‘AL’ANE WE KAD ‘ASEJTE KABLU WE KUNTE MINEL-MUFSIDINE
92 Sot po të shpëtojmë ty (po të nxjerrim prej detit) me trupin tënd (të vdekur), që të shërbesh si argument për ata që vijnë pas teje. Vërtet, ekziston një shumicë njerëzish që nuk hulumtojnë argumentet Tona.
FALJEWME NUNEXHXHIKE BIBEDENIKE LITEKUNE LIMEN HALFEKE ‘AJETEN WE ‘INNE KETHIRÆN MINE EN-NASI ‘AN ‘AJATINA LEGAFILUNE
93 Në të vërtetë, Ne i vendosëm beni israilët (pas shkatërrimit të armiqve të tyre) në një vend të mirë, i furnizuam ata me ushqime të dobishme dhe nuk ishin të përçarë (rreth fesë), vetëm pasi që u erdhi atyre dituria (Tevrati). Zoti yt, do të gjykojë mes tyre në ditën e kijametit, për atë që ishin përçarë.
WE LEKAD BEWWE’NA BENI ‘ISRA’ILE MUBEWWE’E SIDKIN WE REZEKNAHUM MINET-TEJJIBATI FEMA EHTELEFU HETTA XHA’EHUMUL-’ILMU ‘INNE REBBEKE JEKDI BEJNEHUM JEWMEL-KIJAMETI FIMA KANU FIHI JEHTELIFUNE
94 Po, (fjala vjen), nëse je në dyshim për këtë që të zbritëm ty (për ngjarjet e pejgamberëve), atëherë pyeti ata që lexojnë librin para teje. Ty të erdhi nga Zoti yt e vërteta, pra, mos u bë prej atyre që dyshojnë.
FE’IN KUNTE FI SHEKKIN MIMMA ‘ENZELNA ‘ILEJKE FAS’ELIL-LEDHINE JEKRE’UNEL-KITABE MIN KABLIKE LEKAD XHA’EKEL-HEKKU MIN RABBIKE FELA TEKUNENNE MINEL-MUMTERINE
95 Dhe mos u bë prej atyre që i përgënjeshtruan argumentet e All-llahut, e të bëhesh nga të dështuarit.
WE LA TEKUNENNE MINEL-LEDHINE KEDHDHEBU BI’AJATI ELLAHI FETEKUNE MINEL-HASIRINE
96 Kundër atyre, për të cilët ka përfunduar caktimi i Zotit tënd, ata nuk besojnë.
‘INNEL-LEDHINE HEKKAT ‘ALEJHIM KELIMETU RABBIKE LA JU’UMINUNE
97 Edhe sikur t'u kishin paraqitur atyre çdo lloj argumenti, ata nuk besojnë derisa të shohin dënimin e rëndë.
WE LEW XHA’ET/HUM KULLU ‘AJETIN HETTA JEREWL-’ADHABEL-’ELIME
98 Përse nuk pati vendbanim që të ketë besuar e besimi i tij të ketë ndihmuar (në shpëtim), pos popullit të Junusit, që pasi që besoi, Ne larguam prej tyre dënimin shëmtues në jetën e kësaj bote dhe i lejuam të jetojnë deri në një afat të caktuar.
FELEWLA KANET KARJETUN ‘AMENET FENEFE’AHA ‘IMANUHA ‘ILLA KAWME JUNIS LEMMA ‘AMENU KESHEFNA ‘ANHUM ‘ADHABEL-HIZJI FIL-HEJÆTI ED-DUNJA WE METTA’NAHUM ‘ILA HININ
99 Sikur të kishte dashur Zoti yt, do t'i besonin çka janë në tokë që të gjithë. A ti do t'i detyrosh njerëzit të bëhen besimtarë?
WE LEW SHA’E REBBUKE LE’AMENE MEN FIL-’ERDI KULLUHUM XHEMI’ÆN ‘EFE’ENTE TUKRIHU EN-NASE HETTA JEKUNU MU’UMININE
100 Nuk është e mundur për asnjë njeri të besojë (ndryshe), pos me ndihmën e All-llahut. E dënimin u jep atyre që nuk mendojnë.
WE MA KANE LINEFSIN ‘EN TU’UMINE ‘ILLA BI’IDHNI ELLAHI WE JEXH’ALU ER-RIXHSE ‘ALEL-LEDHINE LA JA’KILUNE
101 Thuaj: "Vështroni me vëmendje çka ka (nga argumentet) në qiej e në tokë. Po argumentet dhe qortimet nuk bëjnë dobi ndaj një populli që nuk beson."
KUL ENDHURU MADHA FI ES-SEMAWATI WEL-’ERDI WE MA TUGNIL-’AJATU WE EN-NUDHURU ‘AN KAWMIN LA JU’UMINUNE
102 A janë duke pritur tjetër (fat) pos ditët (e zeza) si të atyre që ekzistonin para tyre? Thuaj: "Pritni, pra, se edhe unë bashkë me ju po pres!"
FEHEL JENTEDHIRUNE ‘ILLA MITHLE ‘EJJAMIL-LEDHINE HALEW MIN KABLIHIM KUL FANTEDHIRU ‘INNI ME’AKUM MINEL-MUNTEDHIRINE
103 E Ne pastaj i shpëtojmë të dërguarit tanë edhe ata që besuan. Ja kështu është detyrë e Jona, t'i shpëtojmë besimtarët.
THUMME NUNEXHXHI RUSULENA WEL-LEDHINE ‘AMENU KEDHALIKE HEKKÆN ‘ALEJNA NUNXHIL-MU’UMININE
104 Thuaj: "O ju njerëz, nëse ju dyshoni në fenë time, unë nuk adhuroj ata që ju adhuroni pos All-llahut, por adhuroj All-llahun që u jepë vdekjen (ashtu si u ka dhënë jetën), dhe jam i urdhëruar të jem besimtar (i Zotit një)".
KUL JA ‘EJJUHA EN-NASU ‘IN KUNTUM FI SHEKKIN MIN DINI FELA ‘A’BUDUL-LEDHINE TA’BUDUNE MIN DUNI ELLAHI WE LEKIN ‘A’BUDU ELLAHEL-LEDHI JETEWEFFAKUM WE ‘UMIRTU ‘EN ‘EKUNE MINEL-MU’UMININE
105 Dhe (jam i urdhëruar): Përqëndrohu me tërë qenien tënde në fenë e drejtë, e mos u bë nga idhujtarët!
WE ‘EN ‘EKIM WEXHHEKE LILDDINI HENIFÆN WE LA TEKUNENNE MINEL-MUSHRIKINE
106 Dhe mos lut tjetërkë pos All-llahut, ndonjë (idhull) që nuk të sjellë as dobi as dëm, e nëse e bën atë, dije se i ke bërë padrejt vetvetes.
WE LA TED’U MIN DUNI ELLAHI MA LA JENFA’UKE WE LA JEDURRUKE FE’IN FE’ALTE FE’INNEKE ‘IDHÆN MINE EDH-DHALIMINE
107 Nëse All-llahu të provon me ndonjë të keqe, atë s'mund ta largojë kush pos Tij, po nëse dëshiron të japë ndonjë të mirë, s'ka kush që mund ta pengojë dhuntinë e Tij. E shpërblen me të atë që do nga robtë e Tij. Ai falë dhe mëshiron shumë.
WE ‘IN JEMSESKEL-LAHU BIDURRIN FELA KASHIFE LEHU ‘ILLA HUWE WE ‘IN JURIDKE BIHAJRIN FELA RADDE LIFEDLIHI JUSIBU BIHI MEN JESHA’U MIN ‘IBADIHI WE HUWEL-GAFURU ER-REHIMU
108 Thuaj: "O ju njerëz, juve ju erdhi e vërteta nga Zoti juaj, e kush merr rrugën e drejtë, ai e ka vetëm për veten e vet, ndërsa kush e merr të shtrembërën, ai e ka humbur veten. Unë nuk jam roje e juaj"!
KUL JA ‘EJJUHA EN-NASU KAD XHA’EKUMUL-HEKKU MIN RABBIKUM FEMENI EHTEDA FE’INNEMA JEHTEDI LINEFSIHI WE MEN DELLE FE’INNEMA JEDILLU ‘ALEJHA WE MA ‘ENA ‘ALEJKUM BIWEKILIN
109 Ti ec pas asaj që të shpallet dhe bëhu i durueshëm derisa All-llahu të gjykojë. Ai është më i miri i gjykatësve!
WE ETTEBI’ MA JUHA ‘ILEJKE WE ESBIR HETTA JEHKUMEL-LAHU WE HUWE HAJRUL-HAKIMINE