Libri Rijadus Salihin

Kategoria PËR VLERËN E SELAMIT DHE PËRHAPJEN E TIJ

All-llahu i Madhëruar thotë:

“O besimtarë, mos hyni në shtëpi të huaj pa marrë leje dhe pa i përshëndetur njerëzit e saj.”

(en-Nûr:27)

Po ashtu, All-llahu xh.sh. thotë:

“Por, kur të hyni në shtëpi, ju të përshëndetni me përshëndetje të caktuar nga All-llahu, të uruar e të bekuar.”

(en-Nûr:61)

All-llahu xh.sh. gjithashtu thotë:

“Kur të përshëndeteni nga dikush kthejani me përshëndetje më të mirë ose me (përshëndetje) të njëjtë!”

(en-Nisa:86)

All-llahu xh.sh. thotë:

“A të ka arritur rrëfimi për musafirët e nderuar të Ibrahimit, kur hynë dhe thanë: ‘Paqe!’ Dhe ai u tha: ‘Paqe, o njerëz të panjohur!”

(edh-Dharrijat:24-25)

Hadithi 850 Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Pasi All-llahu e krijoi Ademin a.s. i tha: “Shko dhe përshëndete atë grup të melekëve që janë ulur dhe dëgjo si do të përshëndesin. Ajo përshëndetje do të jetë përshëndetja jote si dhe përshëndetja e pasardhësve të tu.” Ademi a.s. u tha: “Es-selamu alejkum”, e ata u përgjigjën: “Es-selamu alejke ue rahmetull-llah!” (Paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi ty!), duke ia shtuar: “Ue rahmetull-llah” (mëshira e Zotit).” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 851 Ebu Umare El-Berra ibni Azibi r.anhuma thotë: “Pejgamberi i All-llahut më ka urdhëruar me shtatë gjëra: vizitën e të sëmurit, përcjelljen e xhenazes, kërkimin e shëndetit për atë që teshtin, ndihmën e të dobëtit, ndihmën e të shtypurit, përhapjen e selamit – paqes dhe pranimin e betimit të atij i cili betohet në diçka.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 852 Ebu Hurejra r.a. thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Nuk do të hyni në Xhenet derisa të besoni dhe nuk do të besoni derisa ta doni njëri-tjetrin. A nuk dëshironi t’ju udhëzoj në një gjë, nëse e bëni atë do ta doni njëri-tjetrin? Përhapni selamin (përshënde-tjen) ndërmjet jush!” Share

(Transmeton Muslimi)

Hadithi 853 Ebu Jusuf Abdull-llah ibni Selami r.a. thotë se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë: “O njerëz, përhapeni selamin (thirrni në paqe), jepni ushqim, mbani lidhjet familjare, faluni kur njerëzit flenë, do të hyni në Xhenet me selam.” Share

(Transmeton Tirmidhiu dhe thotë hadith hasen sahih)

Hadithi 854 Tufejl ibni Ubejje bin Ka’bi tregon se ai shkonte tek Abdull-llah ibni Umeri dhe herët në mëngjes shkonin me të në treg. Thotë: “Kudo që shkonim nëpër treg, Abdull-llahu e përshëndeste secilin me radhë, njerëzit e rëndomtë, tregtarët, të varfrit, nuk kalonte pranë askujt pa e përshëndetur.” Tufejli pastaj vazhdon: “Njëherë shkova tek Abdull-llah ibni Umeri r.a. dhe ai më ftoi që të shkoj me të në treg e unë i thashë: Çfarë po kërkon në treg, kur nuk do të shesësh e as nuk do të blesh asgjë, nuk do të vësh në licitacion asgjë e as nuk do të rrish me askënd në treg. Rri me ne këtu të bisedojmë.” Abdull-llah ibni Umeri r.anhuma më tha: “O Ebu Batn (Tufejli ishte barkmadh), ne shkojmë për shkak të selamit, përshën-desim këdo që takojmë.” Share

(Transmeton Maliku në Muvatta me isnad sahih)