Libri Rijadus Salihin

Kategoria VLERA E XHUMASË, DETYRIMI I SAJ, LARJA NË TË

All-llahu xh.sh. thotë:

“Kur të kryhet namazi i xhumasë, atëherë shpërnda-huni nëpër tokë dhe kërkoni mirësinë e All-llahut dhe përmendeni All-llahun shpesh, ndoshta do të shpëtoni.”

(El-Xhuma: 10)

Hadithi 1156 Ebu HurejrA r.a. thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Pesë namazet, xhumaja deri në xhuma, Ramazani deri në Ramazan e shlyejnë çdo gjë në mes tyre, nëse shmangen gabimet e mëdha.” Share

(Transmeton Muslimi)

Hadithi 1158 Ibnu Umeri r.a. thotë se i Dërguari i All-llahut ka thënë: “Kur ndonjërit prej jush i vjen dita e xhuma, le të lahet.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 1159 Ebu Seid El-Hudriu r.a. thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Gusli (larja e përgjithshme e trupit) në ditën e xhuma, është detyrim për çdo musliman të rritur.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 1160 Semure r.a. thotë se i Dërguari i All-llahut ka thënë: “Kush merr abdest ditën e xhuma, është e mjaftueshme dhe e bukur, ndërsa ai që pastrohet në tërësi është edhe më mirë.” Share

(Transmetojnë Ebu Davudi dhe Tirmidhiu)

Hadithi 1163 Ebu Hurejra r.a. thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka mbajtur fjalim (hutbe) një ditë të xhuma dhe në të ka thënë: “Në këtë ditë gjendet një moment (orë), nëse ai përputhet me një rob musliman duke u falur dhe ai kërkon diçka prej All-llahut, me të vërtetë ai do ta arrijë atë.” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. dha shenjë me dorën e vet se janë pakë ata të cilët e shfrytëzojnë këtë.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 1164 Ebu Burde ibni Ebu Musa El-Esh’ariu r.a. thotë se Abdull-llah ibni Umeri r.anhuma ka thënë: “A e ke dëgjuar babanë tënd duke treguar se ç’ka thënë i Dërguari i All-llahut për vlerën e momentit të caktuar të ditës së xhuma?” Unë i thashë: “Po, e kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë: “Ai moment i vlefshëm është ndërmjet uljes së imamit dhe mbarimit të namazit.” Share

(Transmeton Muslimi)