Libri Rijadus Salihin

Kategoria VLERA E URISË, E JETËS MODESTE DHE VLERA E MODESTISË NË NGRËNIE, PIRJE, VESHMBATHJE DHE NË DËFRIMET E TJERA TË SHPIRTIT SI DHE BRAKTISJA E KËNAQËSIVE

All-llahu i Madhëruar thotë:

“Por pas atyre mbetën pasardhës të këqij, që e lanë namazin dhe u dhanë pas epsheve. Ata, mbase do të pësojnë. Përveç atyre që janë penduar dhe kanë besuar edhe kanë bërë vepra të mira. Atyre nuk do t’u bëhet kurrfarë e padrejte.”

(Merjem, 59-60)

“Dhe doli para popullit të vet me stolitë e tij, e ata, që adhuronin jetën e kësaj bote, thoshin: -Eh sikur edhe ne të kishim atë që iu dha Karunit! Ai është, njëmend, fatlum. -Të mjerët ju - thoshin të diturit. -Për atë që beson dhe bën vepra të mira, më i mirë është shpërbli-mi i All-llahut.”

(el-Kasas, 79-80)

“Pastaj, atë ditë do të pyeteni patjetër për kënaqësi-të.”

(et-Tekathur, 8)

“Kush e dëshiron këtë botë Ne kujt të duam i japim shpejt çka të dëshirojë, por pastaj i përgatisim Xhehe-nemin në të cilin do të digjet i turpëruar dhe i përu-lur.”

(el-Isra, 18)

Ajetet për këtë temë janë të shumta dhe të njohura. Kurse hadithet si vijon:

Hadithi 498 Transmetohet nga Ebu Se’id el-Makburij, nga Ebu Hurejra r.a. se ky kaloi (njëherë) pranë disa njerëzve që kishin përpara një dele të pjekur dhe e thirrën, por ai refuzoi që të hajë duke thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka shkuar nga kjo botë e nuk është ngopur me bukë të elbit.” Share

(Transmeton Buhariu)

Hadithi 499 Transmetohet nga Enesi r.a. se ka thënë: “Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. deri kur ka vdekur nuk ka ngrënë asnjëherë në tavolinë, as nuk ka ngrënë bukë të situr.” Share

(Transmeton Buhariu)

Hadithi 502 Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. doli një ditë, a një natë, kur edhe Ebu Bekri dhe Umeri r.a. kishin dalë. Atëherë (Pejgamberi) tha: “Ç’ju ka shtyrë të dilni nga shtëpitë tuaja në këtë kohë?” Thanë: “Uria, o i Dërguari i All-llahut!” Tha: “Edhe mua, pasha atë në dorë të të Cilit është shpirti im, më ka nxjerrë (prej shtëpisë) ajo që ju ka nxjerrë juve. Çohuni!” Pastaj u ngritën me të dhe erdhën te një njeri prej ensarëve, mirëpo ai nuk ishte në shtëpi. Kur e pa (Pejgamberin) gruaja (e atij njeriu), tha: “Mirësevini, urdhëroni!” I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. i tha: “Ku është filani (për të zotin e shtëpisë)?” Tha: “Ka shkuar të na kërkojë ujë për pije.” Në atë çast erdhi ensariu, shikoi të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. dhe dy shokët e tij, pastaj tha: “Falënderimi i qoftë All-llahut, sot askush nuk ka mysafirë më të ndershëm se unë!” Pastaj shkoi. Më pas erdhi me një kalavesh hurme në të cilën kishte hurma të njoma, të thata dhe të lëngëta (por të pjekura) dhe ju tha: “Urdhëroni, hani! Pastaj e mori bris-kun, kurse i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. i tha: “Kujdes, mos e merr (mos e prej) atë që milet dhe jep qumësht!” Pastaj (ensariu) preu mish deleje nga i cili hëngrën, edhe nga kalaveshi me hurma të lloj-llojshme dhe pinë ujë. Pasi hëngrën dhe pinë, i Dërguari i i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. i tha Ebu Bekrit dhe Umerit r.a.: “Pasha Atë në dorë të të Cilit është shpirti im, në Ditën e Gjykimit do të pyeteni për këtë begati. Nga shtëpia ju ka nxjerrë uria, pastaj nuk jeni kthyer derisa ju ka arritur kjo begati.” Share

(Transmeton Muslimi)

Hadithi 504 Transmetohet nga Ebu Musa el-Esh’arij r.a. se ka thënë: “Aishja r.a. i nxori e na i tregoi dy ndërresa - këmishën dhe mbule-sën (e pjesës së poshtme të trupit), të cilat ishin shumë të vrazhda e të trasha dhe tha: “Në këto të dyja ka ndërruar jetë i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 505 Transmetohet nga Sa’d ibn Ebi Vekkasi r.a. se ka thënë: “Unë jam i pari i arabëve që kam gjuajtur shtizën në rrugë të All-llahut. Kemi qenë në betejë me të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. dhe nuk kemi pasur tjetër ushqim përveç fletëve të hublës dhe semurës (dy lloje drush të shkretëtirës), saqë ndonjëri prej nesh i nxirrte jashtë (kur e kryente nevojën) sikurse i hanë delet e që nuk përzihej (nga thatësia).” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 506 Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “O All-llahu im, bëje Ti furnizimin e familjes së Muhammedit (në ushqim).” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 509 Transmetohet nga Aishja r.a. të ketë thënë: “Ndërroi jetë i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., kurse mburoja e tij ishte e depozituar te një çifut për 30 sa'a elb.” (Sa’: masë peshë e njohur, 3,332 kg) Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 511 Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se ka thënë: “Vërtet i kam parë shtatëdhjetë sofistë (të varfër të cilët nuk kanë pasur shtëpi andaj kanë banuar në sofa të xhamisë gjatë kohës së Pejgamberit), asnjëri prej tyre nuk kishte gunë (mantel), por vetëm ndërresë (çarçaf për mbulimin prej mesit e teposhtë), ose vetëm këmishë të thjeshtë të lidhur për qafe. Ato disave iu arrinin deri nën gjunj, kurse disave deri në zog të këmbëve, të cilat i mbanin me dorë nga frika se mos u shihen vendet e turpshme (avreti).” Share

(Transmeton Buhariu)

Hadithi 512 Transmetohet nga Aishja r.a. se ka thënë: “Shtrati i të Dërguarit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka qenë prej lëkurës, i mbushur me palmë.” Share

(Transmeton Buhariu)

Hadithi 515 Transmetohet nga Ebu Umameje r.a. se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “O biri i Ademit, nëse e shpenzon tepricën (e pasurisë), më mirë është për ty, kurse nëse e mban, është më keq për ty. Askush nuk të qorton nëse jeton në mënyrë modeste. Dhe fillo (me rastin e shpenzimit) prej atyre që je i obliguar t’i furnizosh.” Share

(Transmeton Tirmidhiu dhe thotë hadith hasen sahih)

Hadithi 516 Transmetohet nga Ubejdullah ibn Mihsan el-Ensarij el-Hatmij r.a. se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Kush gdhihet prej jush i sigurtë në shpirtin e tij, i shëndoshë në trupin e tij dhe ka ushqim për një ditë, është sikur t’i jetë dhënë krejt bota.” Share

(Transmeton Tirmidhiu dhe thotë hadith hasen)

Hadithi 517 Transmetohet nga Abdull-llah ibn Amr ibn el-’Asi r.a. se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Ka shpëtuar ai që është bërë musliman, ka furnizim (vetëm) aq sa i nevojitet dhe e ka bërë All-llahu të kënaqur me atë që i ka dhënë.” Share

(Transmeton Muslimi)

Hadithi 518 Transmetohet nga Ebu Muhammed Fedalete ibn Ubejd el-Ensarij r.a. se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem duke thënë: “I lumi ai që është udhëzuar në Islam, jetesën e ka të mjaftueshme dhe është i kënaqur (me atë që ka).” Share

(Transmeton Tirmidhiu dhe thotë hadith hasen sahih)

Hadithi 519 Transmetohet nga Ibni Abbasi r.a. se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. rregullisht i ka kaluar netët i uritur (pa ngrënë), edhe familja e tij nuk kanë pasur darkë, kurse buka e tyre më së shumti ka qenë prej elbit.” Share

(Transmeton Tirmidhiu dhe thotë hadith hasen sahih)