Libri Rijadus Salihin

Kategoria VLERA E UDHËTIMIT PËR SHKAK TË SHITBLERJES, DHËNIES DHE MARRJES, GJYKIMIT TË DREJTË, MATJES SË SAKTË, NDALIMI I HEQJES NË PESHË, KUJDESI I TË PASURVE NDAJ TË VARFËRVE

All-llahu i Madhëruar thotë:

“Të pyesin se ç’do të japin. Thuaj: “Atë që e jepni prej pasurisë jepni për prindërit, jepni për të afërmit, për bonjakët, për të varfërit, për kurbetçinjtë. E çdo të mirë që punoni, s’ka dyshim se All-llahu e di.”

(el-Bekare, 215)

“O populli im! Matni drejt, si me litër ashtu edhe me kandar dhe mos ua mungoni njerëzve gjërat e tyre dhe mos beni në tokë keq dhe trazira.”

(Hud, 85)

“Të mjerët ata që nuk peshojnë drejt, që nuk blejnë e marrin masën e plotë prej të tjerëve, por kur u masin të tjerëve me litër e kandar ua mungojnë. A nuk mendojnë ata se do të ngjallen, në një ditë të madhe, në ditën kur njerëzit do të ngrihen me urdhër të Zotit të botëve.”

(el-Mutaffifîn, 1-6)

Hadithi 1377 Nga Ebu Katade r.a. transmetohet se ka thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. duke thënë: “Kush gëzohet që All-llahu ta shpëtojë nga vështirësitë e Ditës së Gjykimit, le t’ia zgjasë nevojtarit afatin e kthimit apo le t’ia falë borxhin.” Share

(Transmeton Muslimi)

Hadithi 1378 Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Një njeri u jepte hua njerëzve. Ai i ka thënë djaloshit të tij: “Kur t’i shkosh një nevojtari falja atij, që All-llahu neve të na falë. E kur i erdhi All-llahut (vdiq), Ai ia fali të gjitha.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 1379 Nga Ebu Mes’ud el-Bedrij r.a. transmetohet se ka thënë: I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Do të japë llogari një njeri nga popujt e kaluar, e nuk do të gjendet asnjë e mirë përveç asaj që është përzier me njerëzit dhe ka qenë i lehtë (në shitblerje dhe dhënie të borxhit) dhe i urdhëronte shërbëtorët e tij që t’i kapërcejnë ata që kanë vështirësi. All-llahu i Madhëruar për të do të thotë: “Ne jemi më të obliguar me këtë (lehtësim) ndaj tij, para-ndaj kapërcejeni atë.” Share

(Transmeton Muslimi)

Hadithi 1380 Nga Hudhejfe r.a. transmetohet se ka thënë: “Do të sjellë All-llahu i Madhëruar afër Vetes një prej robërve të Tij, të cilit i ka dhënë pasuri dhe do t’i thotë: “Ç’ke vepruar në botë?” (Hudhejfe) ka thënë: “E All-llahut nuk mund t’ia fshehin asnjë fjalë.” (en-Nisa, 42). Robi do të thotë: “Zoti im, më ke dhënë pasuri dhe unë kam bërë shitblerje me njerëzit. Karakteri im ka qenë durimi dhe lëshimi pe para borxhlinjve dhe ua kam lehtësuar gjithnjë nevojta-rëve dhe gjithnjë kam lejuar ta vonojnë borxhin.” All-llahu i Madhë-ruar thotë: “Unë kam obligim më të madh për këtë, kapërcejeni robin Tim.” Ukbe b. Amiri dhe Ebu Mes’ud el-Ensariu r.a. thonë: “Kështu e kemi dëgjuar nga i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.” Share

(Transmeton Muslimi)

Hadithi 1381 Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Kush e pret nevojtarin apo ia heq ndonjë vështirësi, All-llahu do ta ketë në mbrojtjen e Vet atë ditë, kur nuk do të ketë mbrojtje tjetër përveç mbrojtjes së Tij.” 363 Share

(Tirmidhiu, i cili thotë se ky është hadith hasen sahih)