Libri Rijadus Salihin
Kategoria VLERA E SUNETEVE TË RREGULLTA
Hadithi 1106 Abdull-llah ibni Mugaffel r.a. thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Ndërmjet dy ezaneve (në mes ezanit dhe ikametit) falet një namaz! Ndërmjet çdo dy ezaneve falet një namaz, ndërmjet dy ezaneve është një namaz.” Kur këtë e tha për të tretën herë, atëherë shtoi: “Për atë që dëshiron.”
(Muttefekun alejhi)