Libri Rijadus Salihin

Kategoria VLERA E SHOQËRIMIT ME NJERËZ, SHKUARJA NË TUBIMET DHE XHEMATET E TYRE, NË VENDET E MIRËSISË, NË TUBIMET E MËSIMIT DHE TË DHIKRIT ME TA, VIZITA E TË SËMURËVE TË TYRE, SHKUARJA NË XHENAZET E TYRE, NDIHMA E TË NEVOJSHMËVE, UDHËZIMI I TË PADISHMËVE DHE DOBI TË TJERA PËR ATË QË ËSHTË NË GJENDJE TË URDHËROJË PËR TË MIRË DHE TË NDALOJË NGA E KEQJA, PËRMBAJTJA E VETVETES NGA MUNDIMI (TË TJERËT) DHE DURIMI NË MUNDIME (NGA TË TJERËT)

Dije, se shoqërimi me njerëz në mënyrën e sipërtheksuar është i lavdëruar, sepse ashtu ka vepruar edhe vetë i Dërguari i All-llahut, por edhe të gjithë Pejgamberët e tjerë, salavatull-llahi ve selam-uhu alejhim, pastaj hulefaurr-rrashidinët, sahabët e tjerë, tabiinët dhe dijetarët e të zgjedhurit e muslimanëve pas tyre. Kjo ka qenë rruga dhe drejtimi në të cilin kanë ecur shumica e tabiinëve, këtë e kanë rekomanduar Shafi’iju, Ahmedi dhe shumica e fukahave r.a.

(Për të gjitha këto tema ekzistojnë kapitujt të veçantë në këtë libër, ndaj këtu do të lëshohet theksimi i ajeteve dhe haditheve në detaje.)

Do të kufizohemi vetëm në theksimin e një ajeti kur’anor për të parë dhe kuptuar rëndësinë e shoqërimit ndërmjet masave njerëzore. All-llahu i Madhëruar thotë:

“Ndihmojeni njëri-tjetrin në bamirësi dhe devotshmëri.”

(el-Maide, 2)