Libri Rijadus Salihin

Kategoria VLERA E PASURISË SË ATIJ QË ËSHTË FALËNDERUES (ALL-LLAHUN), I CILI E FITON DHE E SHPENZON PASURINË SIÇ ËSHTË PARAPARË (FETARISHT)

All-llahu i Madhëruar thotë:

“Sa i përket atij që jep edhe ruhet. Edhe e dëshmon më të bukurën. Atij do t’ia lehtësojmë (rrugën) për lehtësim.”

(el-Lejl, 5-7)

“Do të jetë larg tij ai që ruhet. Ai që jep (sadaka) nga pasuria e vet, e pastrohet. Dhe jo atij prej të cilit do të shpërblehet me ndonjë dhunti. Por vetëm që të përfitojë afërsinë e Zotit të vet të lartmadhërishëm. Dhe ai, pa mëdyshje, do të kënaqet.”

(el-Lejl, 17-21)

“Bukur është kur jepni lëmoshë haptazi, por ëshë më mirë për ju nëse ua jepni të varfërve fshehurazi. Dhe Ai do t’ua falë disa vepra tuaja të këqija. All-llahu është i informuar se ç’bëni.”

(el-Bekare, 271)

“Nuk do të arrini mirësinë e plotë derisa të mos ndani një pjesë të asaj që e keni më të dashur. Ju çkado qoftë të ndani, ani, All-llahu me siguri e di atë.”

(Ali ‘Imran, 92)

Ajetet mbi vlerën e shpenzimit në dëgjueshmëri të All-llahut janë të shumta dhe të njohura.

Hadithi 578 Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se të varfrit e muhaxhirëve erdhën tek i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. dhe i thanë: “Pasanikët na i morën gradat e larta dhe shpërblimin e përhershëm!” (Pejgam-beri) Tha: “Ç’është ajo?” Ata thanë: “Ata falin namaz si ne, agjë-rojnë si ne, ata ndajnë sadaka, kurse ne nuk mundemi, ata lirojnë robër, kurse ne nuk mundemi.” Atëherë i Dërguari i All-llahut s.a. v.s. u tha: “A doni t’ju mësoj diçka me çka do t’i arrini ata që ju kanë kaluar dhe do t’i tejkaloni ata që janë pas jush dhe nuk do të jetë askush më i vlefshëm se ju, përveç atij që vepron sikur ju?” Thanë: “Gjithsesi, o i Dërguari i All-llahut!” Tha: “Shqiptoni tesbih (subhanall-llah, Lavdi All-llahut), tekbir (All-llahu ekber: All-llahu është më i Madhi) dhe tahmid (Elhamduli-l-lah: Falënderimi All-llahut) pas çdo namazi nga 33 herë.” (Pas një kohe) U kthyen tek i Dërguari i All-llahut të varfrit e muhaxhirëve dhe i thanë: “Kanë dëgjuar vëllezërit tanë pasanikë se ç’po veprojmë dhe ata po bëjnë të njëjtën!” I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. tha: “Ajo është prej shpërblimit të All-llahut, që ia jep kujt të dojë.” Share

(Muttefekun alejhi)