Libri Rijadus Salihin

Kategoria VLERA E MIRËSISË NDAJ ROBËRVE

All-llahu i Madhëruar thotë:

“Adhurone All-llahun dhe asnjë send mos e trajtoni të barabartë me Të!” Jini të mirë me prindërit dhe të afërmit, me bonjakët dhe të varfërit e ngratë, me fqinjët e afërt edhe me fqinjët e largët, me shokët për rreth e udhëtarët dhe ata që janë nën kujdesin tuaj. All-llahu, pa dyshim, nuk i do ata që janë mendjemëdhenj dhe arroga-ntë.”

(en-Nisa, 36)

Hadithi 1369 Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Kur njërit nga ju shërbëtori ia sjell ushqimin dhe nëse nuk e ulë (në sofër) pranë vetes, atëherë le t’i japë një kafshatë apo dy, një haje apo dy, sepse ai është pronar dhe përkujdesës i tij.” Share

(Transmeton Buhariu)