Libri Rijadus Salihin

Kategoria VLERA E LUTJES NË MUNGESË

All-llahu i Madhëruar thotë:

“Kurse ata që kanë ardhur pas atyre, thonë: “O Zoti ynë! Na e fal neve dhe vëllezërve tanë që na kanë prirë në besim.”

(el-Hashr, 10)

“Kërko falje për mëkatet e tua dhe për besimtarët e besimtaret!”

(Muhammed,19)

“All-llahu i Madhëruar na lajmëron se Ibrahimi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. është lutur: “O Zoti ynë më fal mua,edhe prindërit e mi, edhe tërë besimtarët - atë ditë kur të jepet llogari.”

(Ibrahim, 41)

Hadithi 1502 Nga Ebu ed-Derda r.a. transmetohet se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. duke thënë: “Nuk ka rob musliman, që e lut All-llahun për vëllanë e tij jo të pranishëm, e që engjëlli mos t’i thotë: “Edhe ty të qoftë po ashtu!” Share

(Transmeton Muslimi)

Hadithi 1503 Nga Ebu ed-Derdai r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. pat thënë: “Lutja e një njeriu musliman për vëllanë e tij jo të pranishëm është e pranueshme. Te koka e lutësit është një engjëll i autorizuar, i cili, kur lutësi kurdoqoftë bën një lutje në dobi të vëllait të tij, engjëlli i autorizuar në lutje thotë: “Pranoje, o Zot, edhe ty të qoftë po ashtu!” Share

(Transmeton Muslimi)