Libri Rijadus Salihin

Kategoria VLERA E LEXIMIT TË KUR’ANIT

Hadithi 998 Ebu Umame r.a. thotë se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë: “Lexojeni Kur’anin, vërtet ai do të ndërmjetësojë Ditën e Gjykimit për të zotët e vet.” Share

(Transmeton Muslimi)

Hadithi 999 Nevvas bin Sem’ani r.a. thotë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë: “Ditën e Gjykimit do të vijë Kur’ani dhe të zotët e tij, të cilët vepronin sipas tij në këtë botë (dunja); u prijnë suret “El-Bekaretu” dhe “Ali imran”, të cilat ndërmjetësojnë për shokun (lexuesin) e vet.” Share

(Transmeton Muslimi)

Hadithi 1000 Uthman ibnu Affani r.a. thotë se i Dërguari i All-llahut ka thënë: “Më i miri prej jush është ai i cili mëson Kur’an dhe ia mëson atë dikujt.” Share

(Transmeton Buhariu)

Hadithi 1002 Ebu Musa El-Esh’ariu r.a. thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Shembulli i besimtarit që lexon Kur’anin është sikurse shembulli i qitrës (etruxhxhetu): aroma e së cilës është e mirë dhe shijen e ka të mirë; shembulli i besimtarit që nuk e lexon Kur’anin është sikurse hurma (temretu): nuk ka erë, por shijen e ka të ëmbël; ndërsa shembulli i munafikut (hipokritit) që lexon Kur’anin është sikurse shembulli i krizantemës (lule vjeshte) (rejhanetu), aroma e së cilës është e mirë, ndërsa shija e idhët. Shembulli i munafikut që nuk e lexon Kur’anin, është sikurse shembulli i kungullit të egër (handzaletu), që nuk ka aromë, kurse shijen e ka të idhët.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 1003 Umer ibnul Hattabi r.a. thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Vërtet All-llahu me këtë Libër do t’i ngrejë disa popuj, ndërsa disa të tjerë do t’i degradojë.” Share

(Transmeton Muslimi)

Hadithi 1004 Ibnu Umer ibnul Hattabi r.a. tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Nuk ka xhelozi vetëm në dy veta: Njeriut të cilit All-llahu ia ka dhënë Kur’anin dhe ai është me të ditë e natë dhe njeriut të cilit All-llahu i ka dhënë pasuri dhe ai atë e harxhon natë e ditë në bamirësi.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 1005 Berra bin Azib r.anhuma thotë: “Ishte një njeri i cili lexonte suretul Kehf dhe tek ai ishte një kalë i lidhur me dy litarë. Në një moment zbriti një re dhe filloi t’i afrohet, ndërsa kali filloi të ikë prej saj. Pasi agoi, njeriu erdhi te Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. dhe i tregoi për atë që kishte ndodhur. Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. tha: “Kjo është mëshirë, zbriti për hir të Kur’anit.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 1008 Abdull-llah ibnu Amr ibnul Asi r.anhuma tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Zotëruesit të Kur’anit do t’i thuhet: Lexo dhe hip lartë, lexoje ashtu si e ke lexuar në dynja. Vendi yt do të jetë te ajeti i fundit të cilin do ta lexosh.” Share