Libri Rijadus Salihin

Kategoria VLERA E EZANIT

Hadithi 1041 Muavija r.a. thotë se e ka dëgjuar Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. duke thënë: “Muezinët do të jenë më qafëgjatët (më të pashmit) në Ditën e gjykimit.” Share

(Transmeton Muslimi)

Hadithi 1042 Abdull-llah ibni Abdurrahman bin Ebu Sa’asaa tregon se Ebu Seid El-Hudriu i ka thënë: “Unë të shoh ty që i do dhentë dhe shkretëtirën, kur të jesh me dhen në shkretëtirë dhe kur të thërrasësh ezanin për namaz, atëherë ngrije zërin. Vërtet çdokush që e dëgjon zërin e namazit, qoftë xhind, njeri ose diçka tjetër, do të bëhet dëshmitar Ditën e Gjykimit.” Ebu Seidi pastaj tha: “Unë këtë e kam dëgjuar prej të Dërguarit të All-llahut.” Share

(Transmeton Buhariu)

Hadithi 1043 Ebu Hurejra r.a. thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Kur thirret ezani për namaz, atëherë shejtani lëshon një zë dhe ikën që të mos e dëgjojë ezanin. Dhe kur të përfundojë ezani, ai kthehet derisa të tubohen njerëzit për namaz dhe derisa të bëhet ikameti, atëherë u afrohet njerëzve dhe u pëshpërit: Përkujtoje këtë, për-kujtoje atë, etj., gjë të cilën njeriu nuk do ta kishte përkujtuar pa namaz, kështu që njeriu nuk di sa ka falur.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 1044 Abdull-llah ibni Amr ibni Asi r.anhuma thotë se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë: “Kur ta dëgjoni ezanin, thoni ashtu siç thotë muezini, e pastaj bini salavat për mua, sepse kush bie salavat për mua një herë, All-llahu i Madhëruar vetëm për atë salavat për mua, do të bijë dhjetë salavate për të. Pas salavateve luteni All-llahun për mua për “vesile”, e ai është vend i posaçëm në Xhenet, i cili i takon një robi prej robërve të All-llahut e shpresoj se ai rob do të jem unë. Ai i cili bën lutje (dua) për “vesile”, unë do t’i bëhem atij ndërmjetës (shefaatxhi).” Share

(Transmeton Muslimi)

Hadithi 1046 Xhabiri r.a. thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Kush thotë pasi ta dëgjojë thirrjen (ezanin): “O Zoti im dhe Zot i kësaj thirrjeje të përsosur dhe i namazit që do të falet, jepja Muhammedit “vasilen dhe fadilen”, vend të posaçëm dhe përparësi dhe ringjalle atë në vendin më të famshëm, të cilin ia ke premtuar. Kush e thotë këtë do të jem shefaatxhi i tij në Ditën e Gjykimit.” Share

(Transmeton Buhariu)

Hadithi 1048 Enesi r.a. thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Lutja (duaja) në mes ezanit dhe ikametit nuk kthehet.” Share

(Transmetojnë Ebu Davudi dhe Tirmidhiu dhe thonë hadith hasen)