Libri Rijadus Salihin

Kategoria VLERA E DHIKRIT NË RRATHË, PREFERIMI I MBAJTJES SË TIJ DHE NDALIMI I MOSMBAJTJES SË TIJ PA SHKAK TË ARSYESHËM

All-llahu i Madhëruar thotë:

“Qëndro vendosmërisht në anën e atyre që i luten Zotit të vet në mëngjes dhe në mbrëmje, me dëshirë që të meritojnë simpatinë e Tij, dhe mos i hiq sytë tu prej tyre...”

(el-Kehf, 28)

Hadithi 1455 Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Vërtet All-llahu i Madhëruar ka engjëj që udhëtojnë gjithnjë dhe kërkojnë ithtarë të dhikrit, e kur gjejnë popullin që e përmend All-llahun e Madhëruar, engjëjt thërrasin: ‘Ejani te nevojat tuaja!’, e pastaj i rrethojnë me krahët e tyre deri në qiellin e kësaj bote, kurse Krijuesi i tyre, edhe pse e di më mirë se ata, i pyet: ‘Ç’po flasin njerëzit e Mi?’” Ka thënë: “Engjëjt thonë: ‘Po të lavdojnë (tesbih) Ty, po të madhërojnë (tekbir) Ty, po të falënderojnë (tahmid) Ty dhe po të lartësojnë (temxhid) Ty’. All-llahu tha: ‘A më kanë parë robërit e Mi?’ Engjëjt thanë: ‘Jo, për All-llahun, ata nuk ë kanë parë!’ All-llahu pyeti: ‘Si do të ishin, sikur të më shihnin?’ Engjëjt thonë: ‘Sikur Të të shihnin, ata edhe më tepër do Të të adhuronin, do Të të falënderonin dhe do Të të lavdonin’. All-llahu tha: ‘A po kërkojnë diçka robërit e Mi?’ Engjëjt thanë: ‘Po Të lusin për Xhenet’.” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. tha: “All-llahu thotë: ‘A e kanë parë atë?’ Engjëjt thanë: ‘Jo, për All-llahun, o Krijues, nuk e kanë parë Xhenetin’. All-llahu atëherë u tha: ‘E si do të luteshin për Xhenetin, sikur ta kishin parë?’ Engjëjt thanë: ‘Sikur ta kishin parë Xhenetin, ata edhe më shumë do të lakmonin për të, edhe më shumë do të kërkonin dhe edhe më shumë do të dëshironin’. Atëherë All-llahu i pyeti ata: ‘Prej çfarë gjëje ata kër-kojnë mbrojtje dhe strehim?’ Engjëjt thanë: ‘Ata kërkojnë mbrojtje nga zjarri’. All-llahu tha: ‘A e kanë parë ata zjarrin?’ Engjëjt thanë: ‘Jo, për All-llahun, nuk e kanë parë!’ All-llahu tha: ‘E si do të kërkonin ata mbrojtjen nga zjarri sikur ta kishin parë?’ Engjëjt thanë: ‘Sikur ta kishin parë zjarrin, ata edhe më shumë do të iknin nga ai, dhe edhe më shumë do të frikësoheshin nga ai’. All-llahu i Madhëruar thotë: ‘Bëhuni dëshmitarë që po ua fal atyre.” Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Një prej engjëjve thotë: ‘O Krijues, në mesin e tyre është një që nuk është prej tyre, Ai ka ardhur në mesin e tyre për shkaqe private.’ All-llahu i Madhëruar thotë: ‘Ata të gjithë së bashku ulen, nuk mund të jetë i pakënaqur një fqinj i tyre që qëndron ulur në shoqërinë e njëjtë.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 1456 Nga Ebu Hurejra r.a. dhe nga Ebu Seidi r.a. transmetohet se kanë thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Asnjë grup njerëzish nuk do të ulen ta përmendin All-llahun dhe që engjëjt nuk do t’i rrethojnë, nuk do t’i kaplojë mëshira dhe nuk do të lëshohet mbi ta qetësia shpirtërore dhe që All-llahu nuk do t’i theksojë dhe njoftojë me shpirtrat e tij të zgjedhur dhe me engjëjt e botëve të larta hyjnore.” Share

(Transmeton Muslimi)

Hadithi 1457 Nga Ebu Uakid el-Harith b. Aufi r.a. transmetohet se njëherë i Dërguari i All-llahut është ulur në xhami, rreth tij ishin as’habët, e me atë rast erdhën tre persona në xhami. Dy prej tyre u nisën në drejtim të të Dërguarit të All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., kurse një shkoi. Dy që u nisën nga Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., kur erdhën deri te rrethi rreth Muhamedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., një prej tyre e pa një vend të zbrazët dhe u ul. Personi i dytë u ul prapa rrethit, kurse shoku i tyre i tretë doli nga xhamia. Pasi i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. mbaroi me ligjëratën tha: “A dëshironi t’ju njoftoj për gjendjen e këtyre tre ardhaca-këve? Një nga ata iu mbështet All-llahut dhe All-llahu e ka pranu-ar, i dyti ka ngurruar nga turpi, prandaj edhe All-llahu duke u turpëruar, ka ngurruar nga ai (dënimin), kurse sa i përket të tretit që ktheu shpinën, edhe All-llahu ka kthyer nga ai (mëshirën e Tij).” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 1458 Nga Ebu Seid el-Hudrij r.a. transmetohet të ketë thënë: Muaviu me një rast doli në xhami në rrethin e xhematit dhe tha: “Pse qëndroni këtu?” U përgjigjën: “Qëndrojmë ulur që ta përmendim All-llahun.” (Muaviu) ka thënë: “Ju qëndroni ulur këtu vetëm për All-llahun?” Thanë: “Veçmas për këtë qëndrojmë këtu.” Muaviu ka thënë: “Sa më përket mua, unë nuk ju jam përbetuar nga dyshimi ndaj thënies tuaj. Askush në shtëpinë (vendin) tim për të Dërguarin e All-llahut nuk ka komunikuar më pak hadithe se unë, por këtë herë ju komunikoj se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. me një rast doli në mesin e as’habëve, të cilët ishin ulur në hallkë në xhami, dhe u tha: “Për ç’arsye qëndroni ulur këtu?” Thanë: “Ne këtu qëndrojmë ulur për ta përmendur All-llahun dhe për ta falënderuar që na ka përudhur në Islam dhe që na e ka dhuruar atë.” (I Dërguari i All-llahut) ka thënë: “Ju këtu qëndroni ulur vetëm për All-llahun? Sa më përket mua, unë nuk ju jam përbetuar nga dyshimi ndaj jush, por do t’ju komunikoj se më ka ardhur Xhibrili sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. dhe më ka lajmëruar se All-llahu krenohet me ju para engjëjve.” Share

(Transmeton Muslimi)