Libri Rijadus Salihin

Kategoria VLERA E AGJËRIMIT DITËN E AREFATIT, DITËN E ASHURASË DHE DITËN E NËNTË TË MUAJIT MUHARREM

Hadithi 1258 Ebu Katade thotë: “E pyetën as-habët të Dërguarin e All-llahut për agjërimin ditën e Arefatit, e ai tha: “Agjërimi i Arefes i shlyen mëkatet e vitit të kaluar dhe të vitit që ka ngelur.” Share

(Transmeton Muslimi)

Hadithi 1259 Ibnu Abbasi r.anhuma thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka agjëruar ditën e Ashurasë dhe ka urdhëruar agjërimin e kësaj dite. Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 1260 Ebu Katade r.a. thotë se as-habët e kanë pyetur të Dërguarin e All-llahut për agjërimin e ditës së Ashurasë, e ai ka thënë: “Agjëri-mi i ditës së Ashurasë i shlyen mëkatet e vitit të kaluar.” Share

(Transmeton Muslimi)

Hadithi 1261 Ibnu Abbasi r.anhuma thotë se i Dërguari i All-llahut ka thënë: “Nëse mbetem gjallë deri në vitin e ardhshëm, me siguri do ta agjëroj ditën e nëntë të muajit Muharrem.” Share

(Transmeton Muslimi)