Libri Rijadus Salihin

Kategoria PËR VIZITËN E TË SËMURIT

Hadithi 899 Berra ibni Azibi r.anhuma thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. na ka urdhëruar: “Ta vizitojmë të sëmurin, ta përcjellim xhenazen, të kërkojmë shëndet për atë që teshtin (nëse thotë ‘El-hamdulil-lah’), ta respektojmë betimin, t’i dalim në ndihmë të shtypurit, t’i përgjigjemi ftesës dhe të përhapim paqen (selamin).” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 900 Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. thotë: “Muslimani ndaj muslimanit ka këto pesë obligime: pranimin e selamit, vizitën e të sëmurit, përcjelljen e xhenazes, përgjigjen e ftesës si dhe kërkimin e shëndetit për ata që teshtijnë.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 901 Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i All-llahut ka thënë: “Vërtet All-llahu i Madhëruar do të thotë Ditën e Kijametit: “O njeri, isha i sëmurë dhe nuk më vizitove!” Njeriu atëherë do të përgjigjet: “O Zoti im, si do të të vizitoj Ty, kur Ti je Zot i të gjitha botëve?” All-llahu do të thotë: “A nuk e ke ditur se robi im ishte i sëmurë dhe nuk e ke vizituar? A nuk e di se, sikur ta kishe vizituar, me siguri do të më kishe gjetur Mua tek ai. O njeri, kam kërkuar prej teje ushqim, por nuk më ke dhënë.” Njeriu do të përgjigjet: “O Zoti im, si do të të jap unë Ty ushqim, kur Ti je Zot i të gjitha botëve?” All-llahu do të thotë: “A nuk e ke ditur që robi im ka kërkuar prej teje ushqim e ti nuk i ke dhënë? A nuk e ke ditur se, sikur t’i kishe dhënë ushqim, do të më kishe gjetur Mua tek ai. O njeri, Unë kam kërkuar prej teje të më japësh ujë, por ti nuk më ke dhënë të pijë!” Njeriu do të thotë: “O Zoti im, si do të të jap unë Ty ujë, kur Ti je Zot i të gjitha botëve?” All-llahu do të thotë: “Ka kërkuar robi Im ujë prej teje e ti nuk i ke dhënë. Sikur t’i kishe dhënë ujë atij, do të më kishe gjetur Mua tek ai!” Share

(Transmeton Muslimi)

Hadithi 902 Ebu Musa r.a. tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Vizitoni të sëmurit, ushqeni të uriturit dhe lironi të kapurit rob.” Share

(Transmeton Buhariu)

Hadithi 903 Thevban r.a. tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Musli-mani, kur e viziton vëllanë e vet musliman, vazhdimisht është në hurfen e Xhenetit derisa të kthehet.” Të pranishmit e pyetën se ç’është hurfa e Xhenetit? Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. u përgjigj: “Ata janë portokajt e këputur, pemët e Xhenetit.” Share

(Transmeton Muslimi)

Hadithi 904 Aliu r.a. tregon se e ka dëgjuar Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. duke thënë: “Ai musliman që e viziton muslimanin në mëngjes, shtatëdhjetë mijë melekë do të luten për të deri në mbrëmje, e nëse e viziton pas akshamit dhe në kohën e jacisë, atëherë do të luten për të shtatëdhjetë mijë melekë deri në agim. Shpërblimi i tij do të jetë një pemë e veçantë, portokaj të vjelur.” Share

(Transmeton Tirmidhiu)

Hadithi 905 Enesi r.a. thotë: “Një djalë i ri çifut shërbente tek i Dërguari i All-llahut dhe një ditë u sëmur. Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. erdhi ta vizitojë, u ul afër kokës së tij dhe i tha: “Pranoje Islamin!” Djaloshi e shikoi babanë e vet, i cili ishte aty. I ati i tha: “Dëgjoje Ebul Kasemin!” Djaloshi e pranoi Islamin. Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. atëherë doli duke thënë: “Falënderimi i qoftë All-llahut, i Cili e shpëtoi nga zjarri i Xhehenemit.” Share

(Transmeton Buhariu)