Libri Rijadus Salihin

Kategoria VIZITA E NJERËZVE TË MIRË, QËNDRIMI ME TA, SHOQËRIMI DHE DASHURIA E TYRE, THIRRJA E TYRE PËR VIZITË, PËR T’U LUTUR PËR TY DHE VIZITA E VENDEVE TË RËNDËSISHME (ISLAME)

All-llahu i Madhëruar thotë:

“Dhe kur i tha Musa djalit të vet: “Do të shkoj derisa të arrij aty ku bashkohen dy dete, ose do të ec dhe vetëm do të ec. Dhe kur ata dy arritën deri në vendin ku ata dy duhej të bashkohen, e harruan peshkun e tyre, e ai u nis rrugës së vet nëpër det. Po kur u largua, (Musa) i tha djalit të vet: “Na jep të hamë mëngjesin, sepse nga kjo rrugë jona jemi lodhur. A e sheh? i tha ky. Kur u ndalëm në atë breg, e unë e harrova peshkun, këtë s’e ka bërë tjetërkush përpos vetë djallit, që ta përmend atë. Ai patjetër do të jetë zhytur në det, për çudi! Tha: Kjo është ajo që na duhet dhe u kthyen të dy rrugës prej nga kishin ardhur. Dhe e gjetën një njeri nga robërit Tanë, të cilit i patëm dhënë mëshirë nga ana Jonë dhe i mësuam atë që e dimë vetëm Ne. “A mund të të bëj shoqëri?” i tha Musa. “Por të ma mësosh tërë atë drejtësi që e ke mësuar ti.”

(el-Kehf, 60-66)

Dhe ka thënë:

“Qëndro vendosmërisht në anën e atyre, të cilët i luten Zotit të vet në mëngjes dhe në mbrëmje me dëshirë që të meritojnë simpatinë e Tij.”

(el-Kehf, 28)

Hadithi 365 Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Një njeri e vizitoi një vëlla të vetin në një fshat tjetër. All-llahu i Madhëruar ia cakton një engjëll për ta vëzhguar gjatë rrugës së tij dhe kur erdhi tek ai (engjëlli) i tha: “Ku po shkon?” Tha: “Te një vëlla imi në këtë fshat.” Tha: “A mos ke ti tek ai ndonjë interes material?” Tha: “Jo, por unë atë e dua për All-llahun!” (Engjëlli) Tha: “Unë jam i dërguar nga All-llahu te ti për të njoftuar se All-llahu të do ty ashtu siç e do ti atë njeri.” Share

(Transmeton Muslimi)

Hadithi 366 Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Kush e viziton një të sëmurë ose e viziton vëlla-në e tij për All-llah, do të thërrasë një thirrës (engjëll) se ti je i mrekullueshëm dhe ke vepruar për mrekulli dhe se ke fituar (rezervuar) një vend në Xhenet.” Share

(Transmeton Tirmidhiu dhe thotë hadithi hasen)

Hadithi 367 Transmetohet nga Ebu Musa el-Esh’arij r.a. se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Shembulli i qëndrimit me njerëz të mirë dhe me njerëz të këqinj është sikurse shitorja e miskut (parfumeria) dhe farkëtorja. Shitësi i miskut ose të jep ose të shet, ose së paku prej tij kundërmon erë e këndshme. Kurse farkëtari ose t’i djeg teshat, ose prej tij do të vijë erë e pakëndshme (nga thëngjilli).” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 368 Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Gruaja martohet për katër gjëra: pasuria materiale, prejardhja, bukuria dhe feja e saj. Andaj, përcaktohu për atë që është e dhënë në fe, përndryshe mbetesh përdhé!” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 369 Transmetohet nga Ibni Abbasi r.a. se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. i ka thënë Xhibrilit: “Çka po të pengon ty që nuk po na viziton më shpesh?” Pastaj u shpall ajeti: (Xhibrili tha) “Dhe ne zbresim (në Tokë) vetëm me urdhrin e Zotit tënd. Atij i përket ajo që është para nesh dhe që është pas nesh, dhe ajo që është në mes këtyre dyjave.” (Merjem, 64) Share

(Transmeton Buhariu)

Hadithi 372 Transmetohet nga Ebu Musa el-Esh’arij r.a. se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Njeriu në botën e ardhme do të jetë me atë që e ka dashur.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 373 Transmetohet nga Enesi r.a. se një beduin i tha të Dërguarit të All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.: “Kur është Kijameti?” I Dërguari i All-llahut s.a. v.s. tha: “Çka ke përgatitur për të?” Tha: “Dashurinë për All-llahun dhe të Dërguarin e Tij.” (Pejgamberi) Tha: “Ti (do të) jesh me atë që ke dashur.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 374 Transmetohet nga Ibni Mes’udi r.a. se ka thënë: “Erdhi një njeri tek i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. dhe i tha: “O i Dërguari i All-llahut, çfarë thua për një njeri i cili i do të vetët, por nuk mund t’i arrijë ata?” I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. tha: “Njeriu do të jetë me atë që e ka dashur.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 377 Transmetohet nga Usejr ibn Amri e i thuhet Ibni Xhabir, se ka thënë: “Umer ibn el-Hattabi r.a. kur i erdhën njësitë (luftarake) nga Jemeni i pyeti: “A është në mesin tuaj Uvejs ibn Amir?” Derisa erdhi te Uvejsi r.a. dhe i tha: “A je ti Uvejs ibn ‘Amir?” (Uvejsi) Tha: “Po!” “A je nga (fisi) Muradi dhe nga (familja) Karani?” (Uvejsi) Tha: “Po.” (Umeri prapë vazhdoi) “A e ke pasur gërbulën e pastaj je shëruar prej saj përveç një vendi sa një dirhem?” Tha: “Po.” (Umeri) Tha: “A ke nënë?” Tha: “Po.” Tha (Umeri): “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. duke thënë: “Do t'ju vijë juve Uvejs ibn Amiri me njësitë e Jemenit nga Muradi, pastaj nga Karani, ai e ka pasur sëmundjen e gërbulës dhe është shëruar, përveç nga vendi sa një dirhem. Ai e ka nënën ndaj së cilës është shumë bamirës, sikur ta luste ai All-llahun për diçka, do t’ia plotë-sojë, andaj nëse mundesh, (lute) që ai të kërkojë falje (magfiret) për ty, bëje!” (Umeri i tha): “Kërko magfiret për mua!” (Dhe Uvej-si) kërkoi falje për të. Pastaj Umeri i tha: “Ku dëshiron të shkosh?” Tha: “Në Kufe.” (Umeri) Tha: “A t’i shkruaj mëkëmbësit të atjeshëm?” (Uvejsi) Tha: “Unë do të jem me njerëz të parëndësi-shëm, këtë e kam qejf më tepër!” Në vitin e adhshëm në haxh vjen një njeri i dalluar nga Kufa, i cili takohet me Umerin e ky e pyet për Uvejsin. Ai tha: “E kam lënë me një shtëpi të keqe me pak gjësende. (Umeri) Tha: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. duke thënë: “Do t'ju vijë Uvejs ibn Amiri me njësitë e Jemenit nga Muradi, nga Karani, që ka qenë i sëmurë nga gërbula e pastaj është shëruar, përveç një vendi sa një dirhem. Ka një nënë ndaj së cilës sillet me shumë bamirësi. Nëse i lutet All-llahut diçka, ia pranon, prandaj, nëse mundesh, kërko që ai të lutet për ty.” (Ky njeri nga Kufa) Shkon te Uvejsi dhe i thotë: “Kërko falje për mua!” (Uvejsi) Tha: “Ti ke qenë më vonë në udhëtim të mirë, andaj ti lutu për mua!” Pastaj i tha: “A e ke takuar Umerin?” Tha: “Po.” (Më në fund Uvejsi) Iu lut (All-llahut) për faljen e atij. Pas kësaj njerëzit e zbulojnë Uvejsin (dhe bëjnë një pushtim të vërtetë drejt tij) dhe ky largohet prej tyre.” Në një transmetim tjetër nga Umeri r.a. thuhet se ka thënë: “Unë, vërtet e kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. duke thënë: “Vërtet tabiiju më i mirë është një njeri i quajtur Uvejs, që ka një nënë, ka qenë i sëmurë nga gërbula, andaj i thoni të bëjë lutje për ju për magfiret.” Share

(Transmeton Muslimi)