Libri Rijadus Salihin

Kategoria VETËKONTROLLIMI (EL-MURAKABE)

All-llahu i Madhërishëm thotë:

“I Cili të sheh kur ngrihesh të kryesh faljen, namazin, me të tjerët.”

(esh-Shuara, 2l8-2l9)

“Ai është me ju, kudo qofshi.”

(el-Hadid, 4)

“Për All-llahun nuk ka asgjë të fshehur, as në tokë e as në qiell.”

(Ali Imran, 5)

“Sepse Zoti yt është njëmend në pritë.”

(el-Fexhr,l4)

“Ai e di ç’fshehin sytë mashtrues dhe ç’fshehin kraharorët.”

(el-Mu’minu, l9)

Ajetet e Kur’anit mbi këtë temë janë të njohura dhe të shumta, kurse prej haditheve po theksojmë disa:

Hadithi 61 Transmetohet nga Umer ibn Hattabi r.a. të ketë thënë: “Një ditë ishim duke ndenjur tek i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. kur u duk një njeri me rroba shumë të bardha dhe flokë shumë të zinj. Në të nuk hetohej ndonjë shenjë udhëtimi dhe askush prej nesh nuk e njohu. U ul pranë Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. duke i mbështetur gjunjët e vet në gjunjët e tij, i vendosi duart e veta në kofshët e tij dhe tha: “O Muhammed, më trego ç’është Islami?” I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. tha: “Islami është të dëshmosh se nuk ka zot tjetër përveç All-llahut dhe se Muhammedi është i Dërguar i All-llahut, ta kryesh namazin, ta ndash zekatin, ta agjërosh ramazanin, ta vizitosh Ka’bën, nëse ke mundësi ta bësh këtë!” Ai tha: “Të vërtetën e the.” Ne u çuditëm: “Po e pyet dhe po ia vërteton.” Ai tha: “Më trego, ç’është imani?” (Pejgamberi) Tha: “Të besosh All-llahun, engjëjt e Tij, Librat e Tij të Dërguarit e Tij, Ditën e Fundit dhe të besosh në caktimin e Tij të së mirës dhe të së keqes.” Tha: “Të vërtetën e the.” Tha: “Më trego ç’është ihsani?” (Pejgamberi) Tha: “Ta adhu-rosh All-llahun sikur ta shohësh, sepse edhe pse ti nuk e sheh, Ai vërtet të sheh ty.” Tha: “Më trego ç’është çasti (i fundit, dita e shkatërrimit)?” (Pejgamberi) Tha: “Për këtë i pyeturi nuk di më shumë nga ai që pyet.” Tha: “Më trego mbi shenjat e tij?” (Pejgam-beri) Tha: “Kur robëresha t’i lindë vetes zonjushë, kur të shihen barinjtë këmbëzbathur, të zhveshur e të mjerë se si garojnë në ndërtimin e ndërtesave të mëdha.” Pastaj shkoi, kurse unë mbeta një kohë. Pastaj (i Dërguari) tha: “O Umer, a e di kush ishte pyetë-si?” Thashë: “All-llahu dhe i Dërguari i Tij më së miri e dinë.” Tha: “Vërtet ishte Xhibrili, erdhi t’jua mësojë fenë tuaj.” Share

(Transmeton Muslimi)

Hadithi 62 Nga Ebu Dherr Xhundub ibn Xhunadeh dhe Ebu Abdurrahman Muadh ibn Xhebeli r. anhuma transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Ki ndërmend (frikësohu) All-llahun kudo që të jesh. Të keqen përcille me të mirë, ajo do ta fshijë të keqen. Dhe me njerëzit bëhu i moralshëm-me moral dhe sjellje të mira.” Share

(Transmeton Tirmidhiu dhe thotë se është hadith hasen)

Hadithi 63 Transmetohet nga Ibni Abbasi r.a., se ka thënë: “Isha pas Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. një ditë, kur më tha: “O vogëlush, unë po t’i mësoj disa fjalë: Ruhu nga All-llahu (duke i kryer urdhrat e Tij dhe duke u larguar nga ndalimet e Tij), dhe Ai ty do të të ruajë, ruhu nga All-llahu dhe Ai do të jetë me ty (do të të mbrojë dhe të ndihmojë), nëse e lut dikë, atëherë lute vetëm All-llahun, nëse kërkon ndihmë, atëherë kërko vetëm prej All-llahut. Dije se sikur mbarë populli të mblidhet për të të ndihmuar në diçka, ata nuk mund të të ndihmojnë asgjë më tepër sesa të ka përcaktuar All-llahu. Po edhe sikur të mblidhen për të të dëmtuar diçka, ata nuk do t’ia dalin të të dëmtojnë përveç asaj që All-llahu të ka përcaktuar. Lapsat (për shënimin e përcaktimeve) janë ngritur, kurse ngjyra e shkrimit (të fatit) është tharë. (Do të thotë: nuk mund të shlyhet dhe të ndryshohet përcaktimi).” Share

(Transmeton Tirmidhiu dhe thotë se është hadith hasen sahih)

Hadithi 64 Transmetohet nga Enesi r.a. të ketë thënë: “Vërtet ju i bëni disa punë të cilat në sytë tuaj janë më të vogla se qimja e flokut, kurse ne në kohën e të Dërguarit të All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. i numëronim dhe i konsideronim prej gabimeve (mëkateve) më të mëdha.” Share

(Transmeton Buhariu)

Hadithi 65 Nga Ebu Hurejra r.a. përcillet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Vërtet All-llahu i Madhëruar xhelozon (nuk duron në asgjë shok). Xhelozia (mosdurimi i zënies shok) i All-llahut është kur njeriu i bën ato vepra të cilat All-llahu i ka ndaluar.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 66 Nga Ebu Hurejra r.a. përcillet se e ka dëgjuar Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. duke thënë: “Tre njerëz nga Beni Israilët, All-llahu xh.sh. dëshiroi t’i sprovojë. Njëri prej tyre ishte zgjeban, i dyti qelan kurse i treti i verbër. All-llahu ua dërgoi një engjëll, i cili së pari i vjen zgjebanit dhe i thotë: “Çdo të dëshiroje më së shumti?” Tha: “Më së shumti do të dëshiroja të kem ngjyrë dhe lëkurë të mirë dhe të çlirohem nga kjo për shkak të së cilës më urrejnë njerëzit.” Engjëlli e fërkoi me dorë dhe prej tij ranë krejt zgjebet dhe e fitoi ngjyrën e mirë (të trupit). (Pastaj engjëlli) Tha: “Cilën pasuri dëshiron më së shumti?” Tha: “Devetë - ose lopët” (nuk i kujtohet saktë transmetuesit), ai ia jep një deve barsë dhe i thotë: “All-llahu të bekoftë me të!” Pastaj shkoi te qelani dhe i tha: “Çdo të dëshiroje më së shumti?” (Qelani) Tha: “Flokë të bukura dhe të largohet prej meje ajo prej së cilës njerëzit neveriten nga unë.” “Engjëlli e fërkon dhe ai shërohet e i jepen flokë të bukur. (Engjëlli) Tha: “Cilën pasuri dëshiron më së shumti?” (Qelani) Tha: “Lopët.” Engjëlli ia jep një lopë barsë dhe i thotë: “All-llahu të bekoftë me te.” Engjëlli i shkon të verbërit e i thotë: “Çdo të dëshiroje më së shumti?” (I verbëri) Tha: “Të ma kthejë All-llahu të parët, që t’i shoh njerëzit.” Engjëlli e fërkon dhe All-llahu ia kthen të parët. (Engjëlli) Tha: “Cilën pasuri e dëshiron më së shumëti?” (I verbëri) Tha: “Dhentë!” Engjëlli ia jep një dele që lind. Te të tre pasuria u shtua e u rrit, kështu që njëri (zgjebani) bëri një luginë me deve, i dyti (qelani) e bëri një luginë me lopë dhe i treti (i verbëri) bëri një luginë me dele. Pas kësaj engjëlli i vjen zgjebanit në formën dhe pamjen e tij të mëparshme e i thotë: “Unë jam një njeri i mjerë, më janë këputur penjtë në udhëtimin tim, andaj sot askush nuk mund të më ndihmojë përveç All-llahut, pastaj ti, andaj po të lutem në emrin e Atij që të ka dhënë ngjyrë dhe lëkurë aq të bukur dhe që të ka dhënë kaq deve, të më japësh një deve që të mund ta vazhdoj rrugën.” (Ish zgjeb-ani, tani pasanik) Tha: “Jo, unë kam shumë obligime (borxhe).” (Engjëlli) I tha: “Sikur po të njoh unë ty, a mos ke qenë një zgjeban nga i cili neveriteshin njerëzit, një i varfër të cilin All-llahu e ka pasuruar?” Tha: “Unë këtë pasuri e kam trashëguar nga të parët e mëdhenj.” (Engjëlli i) Tha: “Nëse po gënjen, le të të kthejë All-llahu në atë gjendje në të cilën ke qenë!” Engjëlli pastaj i shkon qelanit, por në formën dhe pamjen e tij të mëparshme, e i thotë ashtu siç i tha zgjebanit, por edhe ky i përgjigjet ashtu siç iu pat përgjigjur zgjebani. (Engjëlli) Tha: “Nëse po gënjen, le të të kthejë All-llahu në atë gjendje në të cilën ke qenë!” Pastaj engjëlli i shkon ish të verbërit, por në formën dhe pamjen e tij të mëparshme, dhe i thotë: “Unë jam i mjerë dhe udhëtar, më janë këputur penjtë në udhëtimin tim, andaj sot askush nuk mund të më ndihmojë përveç All-llahut, pastaj ti. Të lutem me atë që të ka kthyer të parët, më jep një dele, që (të ndihmohem me te e) të vazhdoj rrugën.” (Ish i verbri) Tha: “Vërtet unë kam qenë i verbër, por All-llahu ma ka kthyer të parët. Merr vëlla çka të duash dhe lër çka të duash! Pasha All-llahun, asgjë sot nuk të ndaloj të marrësh në emër të All-llahut të Gjithëfuqishëm e të Madhërishëm. (Engjëlli) Tha: “Mbaje krejt pasurinë, ju vetëm keni qenë të sprovuar. All-llahu është i kënaqur me ty, kurse është i hidhëruar me dy shokët e tu.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 67 Nga Ebu Ja’la Shedad ibn Evs r.a. përcillet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Njeri i mençur është ai që e kontrollon vetveten dhe punon për jetën pas vdekjes, kurse njeri i dobët është ai që ndjek dëshirat e epshit të vet dhe pa arsye (pa kurrfarë merite) shpreson se All-llahu do t'ia falë.” Share

(Transmeton Tirmidhiu dhe thotë hadithi hasen)

Hadithi 68 Nga Ebu Hurejra r.a. përcillet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Nga Islami i mirë i një njeriu është largimi nga ajo që nuk i intereson.” Share

(Hadith hasen. Transmeton Tirmidhiu dhe të tjerët)