Libri Rijadus Salihin
Kategoria PËR VAZHDUESHMËRINË E TRADITAVE TË MIRA
All-llahu i Madhëruar thotë:
“Vërtet All-llahu nuk do ta ndryshoj gjendjen e një populli, derisa ai të mos e ndryshojë vetveten.”
(er-Ra’d:11)
All-llahu xh.sh. thotë:
“Dhe mos u bëni si ajo, e cila e prishi tjerrin e saj pasi ta ketë dredhur fort.”
(en-Nahl:92)
All-llahu xh.sh. prapë thotë:
“Dhe të mos jeni sikur ata të cilëve qysh më herët u është dhënë Libri. Atyre u është zgjatur koha, andaj zemrat e tyre janë bërë të ashpra.”
(el-Hadid:16)
All-llahu xh.sh. po ashtu thotë:
“Mirëpo, ata nuk kujdesen për këtë si duhet.”
(el-Hadid:27)
Hadithi 697 Abdull-llah ibn Amr ibn Asi r.anhuma thotë: “Pejgamberi s.a. v.s. më ka thënë: “O Abdull-llah, mos u bë si filani, i cili natën e shndërroi në namaz e pastaj e la edhe namazin e natës.”
(Muttefekun alejhi)