Libri Rijadus Salihin
Kategoria PËR VALIUN (SUNDUESIN) E DREJTË
All-llahu i Madhëruar thotë:
“All-llahu urdhëron drejtësi dhe mirësi, ndihmë dhe respekt ndaj të afërmve.”
(en-Nahl:90)
All-llahu xh.sh. gjithashtu thotë:
“Dhe punoni me drejtësi, All-llahu njëmend i do të drejtët.”
(el-Huxhurat:9)
Hadithi 665 Nga Abdull-llah ibni Amr ibni El-Asi r.anhuma tregohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Njerëzit e drejtë tek All-llahu do të jenë në minbera prej nurit (dritës): ata persona që kanë gjykuar në mënyrë të drejtë, ata që ishin të drejtë në familjet e tyre, si dhe ata që janë të drejtë me ata që i kanë nën mbikëqyrje.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 666 Nga Avf ibni Maliku r.a. thuhet: “E kam dëgjuar Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. duke thënë: “Udhëheqësit tuaj më të mirë janë ata që ju duan dhe i doni dhe ata për të cilët ju luteni dhe ata luten për ju. Ndërsa udhëheqësit tuaj më të këqijnj janë ata të cilët ju i urreni dhe ata ju urrejnë si dhe ata të cilët ju i mallkoni dhe ata ju mallkojnë!” Avfi r.a. tha: “Atëherë ne i thamë: “O Pejgamber i All-llahut, a do t’u kundërvihemi ne?” Tha: “Jo, derisa të falin së bashku me ju namazin. Jo, derisa të falin së bashku me ju namazin.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 667 Ijad ibni Himari r.a. thotë: “E kam dëgjuar Pejgamberin s.a. v.s. duke thënë: “Banorë të Xhenetit janë tre persona: udhëheqësi i drejtë që u përmbahet këshillave, njeriu i mëshirshëm, zemra e të cilit është e butë për çdo të afërm dhe për çdo musliman, si dhe njeriu i pastër e i ndershëm, i cili ka shumë fëmijë.”
(Transmeton Muslimi)