Libri Rijadus Salihin

Kategoria URDHËROHET DËGJUESHMËRIA E UDHËHEQËSVE NË TË MIRA, NDËRSA NDALOHET DËGJUESHMËRIA E TYRE NË TË KËQIJA

All-llahu i Madhëruar thotë:

“O besimtarë, përuljuni All-llahut dhe përuljuni Pejga-mberit, por edhe përfaqësuesve tuaj.”

(en-Nisa:59)

Hadithi 670 Ibnu Umeri r.anhuma thotë: “E kam dëgjuar Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. duke thënë: “Kush e heq dorën e vet nga dëgjueshmëria, do ta takojë All-llahun Ditën e Gjykimit, por nuk do të ketë argument mbrojtës. Kush vdes dhe në qafën e vet nuk ka besë të dhënë, vdes me vdekje injoranti.” Share

(Transmeton Muslimi)

Hadithi 677 Ibni Abbasi r.anhuma tregon se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Kush urren diçka nga prijësit e vet, le të durojë, sepse ai i cili largohet nga sulltani (udhëheqësi) i vet vetëm për një pëllëm-bë, do të vdes me vdekje injoranti.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 678 Ebu Bekerete tregon se e ka dëgjuar Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. duke thënë: “Kush e nënçmon udhëheqjen e vet, All-llahu do ta nënçmo-jë atë.” Share

(Transmeton Tirmidhiu dhe thotë se është hadith hasen)