Libri Rijadus Salihin
Kategoria PËR UDHËZIMIN DHE KËSHILLIMIN
All-llahu xh.sh. thotë:
“Dhe konsultohu me ta në punë!”
(Ali Imran:159)
All-llahu xh.sh. thotë:
“Dhe ata konsultohen mes veti për punët e veta.”
(esh-Shûrâ:35)
Hadithi 722 Xhabiri r.a. thotë: “Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. na mësonte istiharen (të kërkuarit e asaj që është më së miri)) në të gjitha gjërat, ashtu siç na i mësonte suret e Kur’anit. Ai thotë: “Kur dikush prej jush dëshiron të bëjë diçka, le të falë dy rekate, jasht farzit, pastaj le të thotë: “O Zoti im, Ty të drejtohem që të më orientosh me dijen Tënde për atë që është më mirë për mua. Ty të drejtohem që të më japësh fuqi për kryerjen e punëve të mira, me fuqinë Tënde, kërkoj dhuntinë Tënde të pakufishme, Ti je i Gjithëfuqishëm, ndërsa unë nuk kam fuqi, Ti je Ai që posedon dituri, ndërsa unë nuk di dhe Ti je Ai që i di të fshehtat. O Zoti im, nëse sipas dijenisë Tënde, kjo punë është e mirë (hajr) për mua, për fenë time, jetën time si dhe për përfundimin tim - ose të thotë: Për këtë jetën time kalimtare dhe për jetën e ardhshme të amshue-shme - atëherë Ti më ndihmo në këtë punën time, lehtësoma mua dhe bëre atë të begatshme. Po, nëse në dijeninë Tënde e di, se kjo punë për mua është e dëmshme (sherr), në fenë time, në jetën time dhe në përfundimin tim - ose të thotë: Në këtë jetë timen si dhe jetën e ardhshme të përhershme - atëherë largoje atë prej meje dhe më largo mua nga ajo. Më cakto mua të mirën (hajrin) kudo qoftë, pastaj më bëj të kënaqur me të.” Transmetuesi thotë se lutësi e shpreh dëshirën e vet.
(Transmeton Buhariu)