Libri Rijadus Salihin

Kategoria TËRHEQJA E VËREJTJES (PËR KUJDES) NGA OFENDIMI I NJERËZVE TË MIRË, TË DOBTËVE DHE TË VARFËRVE

All-llahu i Madhëruar thotë:

“Kurse ata, të cilët i ofendojnë besimtarët dhe besimtaret për diçka që nuk e meritojnë, ngarkohen vetë me shpifje dhe mëkat haptazi.”

(el-Ahzab, 58)

Dhe thotë:

“Prandaj bonjakun mos e nënçmo. Dhe lypësin mos e refuzo.”

(ed-Duha, 9-10)

Sa i përket haditheve për këtë temë, ato janë shumë. Prej tyre është hadithi i transmetuar nga Ebu Hurejra r.a. në kapitullin paraprak që fillon me fjalët: “Kush i bën armiqësi një mikut tim, do t’i shpall luftë.” Hadithi tjetër i kësaj teme është ai që transmetohet nga Sa’d ibn Ebi Vekkasi r.a., i cili nga fundi thekson: “O Ebu Bekër, nëse ti i hidhëron ata, e ke hidhëruar Krijuesin tend.”

Hadithi 394 Transmetohet nga Xhundub ibn Abdull-llah r.a. se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Kush e fal namazin e sabahut, ai është nën mbrojtjen e All-llahut, andaj mos t’i kundërvihet askush kësaj mbrojtjeje me diçka, sepse kush i kundërvihet mbrojtjes së All-llahut, do ta arrijë atë All-llahu, dhe pastaj do ta gjuajë me fytyrë në zjarr të Xhehenemit.” Share

(Transmeton Muslimi)