Libri Rijadus Salihin

Kategoria TEKBIRET E UDHËTARIT NËPËR KODRINA DHE FALËNDERIMI NËPËR RRAFSHINA SI DHE NDALIMI I NGRITJES SË TEPËRT TË ZËRIT GJATË TEKBIREVE

Hadithi 982 Xhabiri r.a. thotë: “Ne thonim tekbire kur ngriteshim në kodrina, ndërsa falënderonim kur zbritnim në rrafshina.” Share

(Transmeton Buhariu)

Hadithi 985 Ebu Hurejra r.a. tregon se një njeri ka thënë: “O i Dërguari i All-llahut, kam ndërmend të udhëtoj, prandaj më porosit diçka.” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. i tha: “Të porosis takuallukun (frikën nga All-llahu) dhe të marrësh tekbire në çdo kodrinë.” Pasi njeriu shkoi, Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. tha: “O Zoti im, shkurtoja largësinë dhe lehtësoja udhëtimin!” Share

(Transmeton Tirmidhiu dhe thotë hadith hasen)

Hadithi 986 Ebu Musa El-Esh’ariu r.a. thotë: “Ishim me të Dërguarin e All-llahut në një udhëtim dhe çdo herë që i afroheshim ndonjë rraf-shine, thoshim me zë: “La ilahe il-lall-llah, All-llahu ekber.” Zëri ynë ngrihej lart. I Dërguari i All-llahut me një rast tha: “O njerëz, frenoni vetveten, sepse ju nuk i luteni të shurdhëtit apo atij që nuk është i pranishëm. Ai është me ju. Ai dëgjon dhe është afër.” Share

(Muttefekun alejhi)