Libri Rijadus Salihin

Kategoria SUNETET E DREKËS

Hadithi 1122 Aishja r.anha thotë: “Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. i falte në dhomën time para farzit të drekës nga katër rekate, pastaj dilte dhe falte me xhemat farzin, pastaj prapë hynte në dhomën time dhe i falte dy rekate sunet. Kur e falte farzin e akshamit me xhemat, hynte në dhomën time dhe i falte dy rekate sunet. Kur e falte namazin e jacisë, hynte në dhomën time dhe i falte dy rekate nafile.” Share

(Transmeton Muslimi)

Hadithi 1123 Ummi Habibe r.anha thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Kush i fal katër rekate para namazit të drekës dhe katër rekate pas, All-llahu do ta ruajë atë prej zjarrit.” Share

(Transmetojnë Ebu Davudi dhe Tirmidhiu dhe thonë hadith hasen sahih)

Hadithi 1125 Aishja r.anha tregon se i Dërguari i All-llahut, nëse nuk i falte katër rekate para farzit të drekës për ndonjë arsye, ato i falte pas farzit. Share

(Transmeton Tirmidhiu dhe thotë hadith hasen)