Libri Rijadus Salihin

Kategoria SQARIMI I GRUPIT TË DËSHMORËVE (SHEHIDËVE) NË SHPËRBLIMIN E TYRE NË AHIRET, TË CILËVE U LAHET DHE U FALET XHENAZJA ME DALLIM PREJ ATIJ QË VRITET NË LUFTË ME PABESIMTARËT

Hadithi 1362 Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut ka thënë: “Kë quani ju dëshmor?” (As’habët) kanë thënë: “O i Dërguari i All-llahut, kush vritet në rrugën e All-llahut, ai është dëshmor.” (Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.) ka thënë: “Atëherë vërtet do të kishte pak dëshmorë në umetin tim.” (As’habët) kanë thënë: “E kush është dëshmor, o i Dërguari i All-llahut?” Ka thënë: “Kush është vrarë në rrugën e All-llahut, ai është dëshmor; kush ka vde-kur në rrugën e All-llahut, ai është dëshmor; kush vdes nga murta-ja, ai është dëshmor; kush vdes nga barku (sëmundje interne) është dëshmor dhe kush përmbytet është dëshmor.” Share

(Transmeton Muslimi)

Hadithi 1363 Nga Abdull-llah b. Amr b. el-Asi r.a. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Kush vritet në mbrojtjen e pasurisë së tij është dëshmor.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 1365 Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet të ketë thënë: “Erdhi një njeri tek i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. dhe tha: “O i Dërguari i All-llahut: ç’mendon, nëse do të vinte një njeri që të grabisë mallin tim?” (Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.) ka thënë: “Mos ia jep pasurinë tënde.” Njeriu tha: “Ç’mendon, nëse ai më sulmon fizikisht?” Tha: “Lufto me të!” Njeriu tha: “E nëse ai më vret?” Tha: “Atëherë ti je dësh-mor.” Njeriu tha: “Ç’mendon nëse unë e vras atë?” Tha: “Ai është në zjarr.” Share

(Transmeton Muslimi)